Jump to content

Jofeja në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Jo-fetaria në Shqipëri)
:
:

Praktikimi i fesë në Shqipëri (UNDP 2018) [1]

  Praktikon fe (37.3%)
  Nuk praktikon fe (62.7%)

Afetaria, agnosticizmi dhe ateizmi gjenden te shqiptarët krahas feve tradicionale të Islamit dhe Krishtërimit.[2]

Shqipëria në tërësi ka nivel të ulët fetarizimi, sipas studimeve të viteve 2008, 2009 dhe 2015, Shqipëria ishte vendi i 20-të më pak fetar në botë. Po ashtu shumica e shqiptarëve bëjnë një jetë laike pa kushtëzime fetare.[3][4]

Ismet Toto, promovuesi i parë i ateizmit në Shqipëri

Fillesat e afetarisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Afetaria në Shqipëri u shfaq pas një periudhe të antiklerikalizmit dhe shekullarizmit në kontekstin e rritjes së nacionalizmit shqiptar gjatë periudhës Osmane. Në periudhën e vonshme të Perandorisë Osmane, nacionalizmi shqiptar i shtyu shqiptarët që të linin mënjëanë dallimet fetare dhe nxiti diçka që shumë historianë e quajnë "fenë civile të shqiptarizmës". Poezia e famshme "Moj Shqypni" e Pashko Vasës i kërkonte shqiptarëve që të "E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria!" [5]

Rilindas shqiptarë të shekullit e 19-të si Faik bej Konica, Jani Vreto dhe Zef Jubani ishin kritik në retorikën e tyre ndaj feve dhe klerit, (Faik Konica shkoi deri në atë pikë sa të thoshte "Më vjen për të vjellur nga çdo fe") [6] por avokati i parë i braktises së fesë qe publicisti dhe revolucionari Ismet Toto, i cili në 1934 shkruajti polemikën "Grindja me Klerin". Ky i fundit u pasua nga Anastas Plasari që shkruajti veprën "Sëmundja fetare" në 1935.[7][8] Poeti i njohur i asaj periudhe, Migjeni, shkruajti poezinë "Blasfemi" e cila kishte nota të theksuara kritike ndaj fesë.

Një figurë tjetër e rëndësishme e asaj kohe ishte politikani, aktivisti pro pavarësisë dhe kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Hysen Hoxha (1861–1934) , i cili gjithashtu ishte xhaxhai i Enver Hoxhës. Ai njihej si një "radikal ateist anti-kolonialist" dhe qëndrimet e tij kanë ndikuar te qasja ndaj fesë që pati Enver Hoxha. [9]

Lasgush Poradeci shkruajti poezinë "Eskursioni teologjik i Sokratit" me qasje ateiste

"Nuk ka Zeus, as nuk ka zot, Ferr,

Lugat t'imagjinuar,

po ka popull të paditur,

popull q'ende s'është zgjuar."[10][11]

— Lasgush Poradeci, Eskursioni teologjik i Sokratit

Gjatë diktaturës komuniste në vitin 1946 fillimisht feja u kufizua dhe në 1967 u ndalua tërësisht gjatë regjimit të Enver Hoxhës (por një sasi praktikimi privat mbijetoi). Deri maj të 1967 institucionet fetare ishin detyruar të dorëzonin 2,169 objekte fetare. Revista kulturore "Nëndori" e raportoi ngjarjen duke thënë se rinia kishte krijuar "shtetin e parë ateist në botë. [12] Kufizimet u zbutën në 1985 dhe në 1990 u hoqën fare nën udhëheqjen e Ramiz Alisë.

:
:
:
:

Besimi në Shqipëri (2016 Barem-WIN/ Gallup International)[13]

  Fetar (56%)
  Jofetar (30%)
  Ateist (9%)
  Nuk e di/nuk tha gjë (5%)

Në ditët e sotme numri i afetarëve në Shqipëri varion shumë sipas burimit.

Sipas një studimi të Gallup International në 2016, 30% e shqiptarëve nuk ishin fetarë, ndërkohë një 9% tjetër ishte ateist (56% ishin fetarë). [14] Në Censusin e 2011 (i cili pati kontestime të shumta Këshilli i Evropës dhe organizma të tjerë)[15]numri i ateistëve ishte 2.5%, i besimtarëve të pa cilësuar ishte 5.49%, ndërsa e të padeklaruarve ishte 13.79%. [16] Një studim tjetër nga Gallup në 2009 nxorri se për 53 % të shqiptarëve feja nuk kishte rëndësi [17], ndërsa një burim tjetër flet për 72% jo praktikantë. Në përgjithësi shqiptarët edhe kur identifikohen me një besim fetar, ata praktikojnë e praktikojnë pak ose aspak atë. Sipas një studimi nga fondacioni "Friedrich Ebert", 84% e të rinjve të moshave 16-27 vjeç praktikojnë besim fetar vetëm gjatë festave (61%) ose asnjëherë (23%).[18]

Në dallim nga shoqëritë myslimane, shumica dërrmuese e burrave shqiptarë të moshave 15-59 vjeç nuk janë të rrethprerë (bërë synet). Sipas një studimi nga INSTAT 36.8% e burrave shqiptarë ishin të rrethprerë, ndërsa te myslimanët kjo kjo shifra shkonte 46.5%, ndërkohë që kjo praktikë është thuasje universale (mbi 90%) në botën islame. [19][20] [21]

Një studim mjekësor i 2008 në Tiranë nxorri se 67% e myslimanëve dhe 55% e të krishterëve ishin tërësisht jopraktikantë të fesë. Ndjekja e rregullt e objekteve të kultit ishte e ulët për të dyja grupet pasi 6% e myslimanëve dhe 9% e të krishterëve shkonin njëherë në dy javë në objektet e kultit. Faljet disa herë në ditë ishin po ashtu shumë të rralla (2% e Myslimanët dhe 3% e të krishterët). Agjërimi i rregullt gjatë Ramazanit apo Kreshmave ishte 5% për myslimanët dhe 6% për të krishterët. [22]

Sipas sondazhit WIN/Gallup International në 2016 për besimet e shqiptarëve:

  • 80% besojnë në ndonjë zot
  • 40% besojnë në jetën pas vdekjes
  • 57% besojnë se njerëzit kanë shpirt
  • 40% besojnë në ferr
  • 41% besojnë në parasjë [23]

Afetaria në shoqëri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Shqipëri identiteti fetar është lidhur më shumë me origjinën familjare se sa me praktikën faktuale, kjo edhe në qoftë se personi në fjalë nuk është fetar. Për shkak të arsyeve historike, socio-ekonomike dhe kulturore ka ende peshë shoqërore në shumë kontekste. [24]

Sipas një studimi të organizatës UNDP të OKB-së, pesë faktorët kryesorë që mundësojnë tolerancën fetare në Shqipëri janë evidentuar të mëposhtmet:

  • Indiferenca fetare ose mungesa e njohurive për fetë (76% e shqiptarëve mendojnë kështu)
  • Kultura vendore (kombëtare) dhe dominimi i traditave kombëtare ndaj atyre fetare (83.3% )
  • Respekti i ndërsjellë dhe respektim për liritë individuale
  • Sekularizmi (83.1%)
  • Ateizmi i trashëguar nga periudha komuniste (67.6%) [25]

Disa intelektualë shqiptarë janë ankuar për krijimin e një tabuje rreth ateizmit siç u pa në vizitën e Papës ku ateizmi u lidh me krimet e komunizmit. [26] Po ashtu ka pasur ankesa mbi diskursin fetar brenda dhe jashtë Shqipërisë që citojnë statistikat e vjetëruara fetare që e paraqesin vendin sikur është 100% fetar, duke mënjanuar ekzistencën e jofetarëve/ateistëve.[27]

Figura publike ateiste dhe afetare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ismail Kadare, shkrimtari i famshëm me origjinë myslimane i cili e ka quajtur veten ateist.[28][29]

Disa nga ateistët më të njohur në Shqipëri janë Ismail Kadare, Dritëro Agolli,[30] Ben Blushi,[31] Fatos Lubonja,[32] Mustafa Nano,[33] Saimir Pirgu,[34] Diana Çuli,[35] Elton Deda,[36] Fatos Tarifa,[37] Edmond Tupja,[38] Ylli Rakipi,[39] Gilman Bakalli,[40] Blendi Fevziu,[41] Moikom Zeqo,[42] dhe Rrahman Parllaku.[43]

Në 8 korrik 2014 kryeministri Edi Rama u shpreh në në lidhje me fenë se "Unë nuk praktikoj besim tjetër, përveç atij tek vetja dhe tek njerëzit, por nuk besoj se sidoqoftë eksiztenca ose jo e Zotit është një çështje që mund të zgjidhet ndonjëherë nga të vdekshmit." [44]

  1. ^ "Religious Tolerance in Albania" (PDF). UNDP. 25 prill 2018. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 maj 2018. Marrë më 18 qershor 2018. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Bogdani, Mirela; Loughlin, John (2007). Albania and the European Union: The Tumultuous Journey Towards Integration and Accession. I.B.Tauris. fq. 34. ISBN 978-1-84511-308-7. Marrë më 16 prill 2017. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Mapped: The world's most (and least) religious countries" (në anglisht). The Telegraph. 14 janar 2018. Marrë më 23 mars 2018.
  4. ^ ""Religious Tolerance in Albania"" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 tetor 2018. Marrë më 30 maj 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Duijzings, Ger. "Religion and the Politics of 'Albanianism'". In Schwandler-Stevens and Jurgen, Albanian Identities: Myth and History. Pages 61-62. Page 62: "nationalist rhetoric declared it [religion/millet] to be unimportant (and that religious fanaticism to be alien to the Albanian soul)", page 61:"From the beginning, national ideologists propagated a kind of 'civil religion' of Albanianism, which was epitomized in Pashko Vasa's famous and influential nationalist poem O moj Shqypni ("O poor Albania"): "Awaken, Albanians, wake from your slumber. Let us all be brothers, swear an oath not to mind church or mosque. The faith of the Albanian is Albanianism!'"
  6. ^ "Myslimanët shqiptarë, "në anën e gabuar të historisë"" (në anglisht). Gazeta Shqip. 11 shtator 2014. Marrë më 27 korrik 2017. Është spekuluar shumë lidhur me identitetin fetar të Konicës. Fakti që ai ka lindur në një familje myslimane nuk ha fare diskutim, e prandaj të vjen çudi se si miku i tij, poeti francez, Guillame Apollinaire, ka shkruar për të se "[ka lindur] në një familje që ka ruajtur besimin katolik"; nuk merret vesh se nga e ka nxjerrë këtë xhevahir. Ndonjë tjetër ka mbrojtur tezën se ai është konvertuar në vitin 1895 në katolik, madje është pagëzuar, ka marrë emrin Domenic, mirëpo Konica vetë, edhe pas këtij momenti, jo vetëm që nuk ka folur kurrë për konvertimin e vet në fenë katolike, por ka vijuar të shkruajë me gjuhën e një ateisti nervoz. "Më vjen për të vjellur nga çdo fe", thosh ai në një shkrim të vitit 1897, d.m.th. dy vjet pas konvertimit putativ në fenë katolike.
  7. ^ Jorgaqi, Nasho (22 dhjetor 2013). "Ismet Toto, intelektuali kryengritës". Shqiptarja.com. Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2017. Marrë më 29 korrik 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2017. Marrë më 2 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  9. ^ GazetaBlic (2016-03-15). "Enver Hoxha dhe një nga misteret më të mëdha në histori - GazetaBlic". GazetaBlic. Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2017. Marrë më 2017-08-03. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Eskursioni teologjik i Sokratit". Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2020. Marrë më 23 janar 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "A quote by Lasgush Poradeci". www.goodreads.com. Marrë më 2018-01-23. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Albania – The Cultural and Ideological Revolution" (në anglisht). Marrë më 14 maj 2015.
  13. ^ "Research: 95 percent of Turkey believes in god, 74 percent is 'religious'(In Turkish)". 6 maj 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Religion prevails in the world" (PDF). Gallup. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 nëntor 2017. Marrë më 2017-07-30. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Third Opinion on Albania, adopted on 23 November 2011. Published Strasbourg 4 June 2012. Available here: http://www.coe.int/t/dghl/monitoring/minorities/3_fcnmdocs/PDF_3rd_OP_Albania_en.pdf
  16. ^ "Publikime". Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2015. Marrë më 14 maj 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Gallup Balkan Monitor: 2009 Survey Results". www.balkanupdate.com (në anglisht). Marrë më 2017-09-03.
  18. ^ "Albanian Youth 2015" (PDF). “Friedrich Ebert” Foundation: 35. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ [1] WHO page 236
  20. ^ Morris, BJ; Wamai, RG; Henebeng, EB; Tobian, AA; Klausner, JD; Banerjee, J; Hankins, CA (2016). "Estimation of country-specific and global prevalence of male circumcision". Popul Health Metr. 14: 4. doi:10.1186/s12963-016-0073-5. PMC 4772313. PMID 26933388. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja)
  21. ^ "Albania Demographic and Health Survey, 2017 - 2018" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 16 janar 2019.
  22. ^ Burazeri, Genc; Goda, Artan; Kark, Jeremy D. (dhjetor 2008). "Religious observance and acute coronary syndrome in predominantly Muslim Albania: a population-based case-control study in Tirana". Annals of Epidemiology. 18 (12): 937–945. doi:10.1016/j.annepidem.2008.09.001. ISSN 1873-2585. PMID 19041593. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Religion prevails in the world" (PDF). Gallup. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 nëntor 2017. Marrë më 2017-07-30. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ De Rapper, Gilles (2008). "Religion in Post-Communist Albania: Muslims, Christians, and the idea of 'culture' in Devoll, Southern Albania". Anthropological Notebooks (në anglisht). 14 (2): 31–45 [37–39].
  25. ^ ""Religious Tolerance in Albania"" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 tetor 2018. Marrë më 30 maj 2018.
  26. ^ Stampa:Cite article. Quote: "Në diskursin dominant në Shqipëri është bërë krejt e natyrshme që ateizmi të paraqitet si diçka e mangët në krahasim me religjionin. Në anën tjetër religjioni të paraqitet si një pasuri shtesë në jetën e njeriut. Pasuri që ka qenë e ndaluar për popullin shqiptar gjatë periudhës totalitariste. Ky deformim në hartën semantike të diskursit shqiptar u shpërfaq krejt qartë edhe gjatë vizitës së Papës në Shqipëri. Gati në të gjitha fjalimet u përmend me të madhe ajo që u quajt “krimet e ateizmit komunist”. Këtu në fakt e kishin fjalën për krimet ndaj të gjitha ideologjive që ishin bërë gjatë periudhës kur Shqipëria kishte diktaturë. Por me këtë formulimin “krimet e ateizmit komunist” po dilte thuaja ka qenë ateizmi ai që ka shtyrë liderët e asaj kohe të ndërtojnë një sistem totalitar represiv. "; Quote : "E dyta është fjalia “me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale”, sikur besimi në zot të jetë në kategori të vlerave universale. Çka nuk është*. Po të ishte besimi në zot vlerë universale, atëhere si do të kategorizoheshin ata që nuk besojnë në zot? Pa vlera universale? Mos të harrojmë që njerëzit që nuk besojnë në zot nuk janë të paktë në numër. "
  27. ^ "Feja dhe statistikat fetare në Shqipëri, sipas Ateisteve". 360grade.al. Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2017. Marrë më 2017-07-20.
  28. ^ "Born near the Greek border in Gjirokaster in 1936, of two Muslim parents, Kadare claims to be an atheist. However, much of his language, especially when he talks of forgiving the old Stalinist order rather than seeking revenge, is Christian. The paradox, then, is that Kadare is a humanist who claims that the greatest riches of Albanian culture derive from its Christian tradition." John Murray, 'The Orphan's Voice', The Independent (London), January 25, 1998, Page 25.
  29. ^ Muslim Identity and the Balkan State, Hugh Poulton, Suha Taji-Farouki, 1997, ISBN 1-85065-276-7, google print, p. 133.
  30. ^ "Sadije Agolli: Dritëroi e kishte parashikuar vdekjen, pse vendosi të ikë". Marrë më 2018-10-16.
  31. ^ "OPINION – A NA KERCENON TERRORIZMI ISLAMIK ? – TV KLAN". TV Klan. Marrë më 30 korrik 2017.
  32. ^ Opinion.al. "TOLERANCA FETARE, REALITET APO MIT?". Opinion.al. Marrë më 2017-07-30.
  33. ^ "Myslimanët nuk janë shumicë; por edhe sikur të ishin…. | Gazeta Mapo". www.mapo.al (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 8 shtator 2017. Marrë më 2017-09-08.
  34. ^ "Mediat italiane: Saimir Pirgu si në përrallë, nga Shqipëria në operat e mëdha - Shqiptarja.com". shqiptarja.com. Marrë më 2019-02-15.
  35. ^ "Debati për veshjen islame, Diana Çuli: Fetë monoteiste diskriminojnë gratë - Tirana Post". Tirana Post. 2017-07-11. Marrë më 2017-07-30.
  36. ^ "Elton Deda: Nuk besoj në zot, pasi nuk ka zot" (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2017. Marrë më 2017-07-30.
  37. ^ "Replikë absurdit të Fatos Tarifës: "A na duhet më Feja"?!". Agjencia e Lajmeve SOT NEWS (në anglisht). 2015-04-14. Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2023. Marrë më 2018-06-24.
  38. ^ "Edmond Tupja: Na duhet një Robin Hood, unë kam marrë damkën e turpit e lirisë". Balkanweb.com. Marrë më 2018-06-24.
  39. ^ "Flet nga qelia imami Bujar Hysa: Lidhjet e mia me ISIS dhe si më dënuan amerikanët". Marrë më 2018-06-24.
  40. ^ "Gilman Bakalli: Kam marrë kërcënime nga myslimanët. Kemi frikë të kritikojmë". Gazeta Dita (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2021. Marrë më 2018-11-09.
  41. ^ GazetaExpress (2015-09-27). "Megjithëse ateist Blendi ka shkuar në haxh". Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2018. Marrë më 2018-06-25.
  42. ^ "Frederik Rreshpja: MoikomZeqo midis artit dhe shkencës - Shqiptarja.com". shqiptarja.com. Marrë më 2019-02-25.
  43. ^ "Flet gjenerali 100 vjeçar: Kush janë 4 kriminelët e Shqipërisë, si e njoh Berishën dhe Ramën". Dosja AL (në anglishte amerikane). 2019-05-03. Marrë më 2019-05-03.
  44. ^ "Edi Rama: "Unë nuk praktikoj besim tjetër, përveç atij tek vetja dhe tek njerëzit, por nuk besoj se sidoqoftë eksiztenca ose jo e Zotit është një çështje që mund të zgjidhet ndonjëherë nga të vdekshmit". Facebook. 8 korrik 2014.