Menaxhimi
Menaxhimi, (ang.: management - sq.: udhëheqje, prirje, lat.: manum agere = prijë me dorë), nënkupton planifikimin, organizimin, udhëheqjen, koordinimin dhe kontrollin një organizmi (të përbër nga një ose më shumë njerëz ose grupe) për të arritur qëllimin e caktuar.
Mary Parker Follett, (1868–1933), e defioni menaxhimin si "arti për realizimin e veprimeve përmes njerëzve"[1], kurse Henri Fajol[2] konsideronte se menaxhimi përbëhet prej pesë funksioneve: planifikimi, organizimi, udhëheqja, koordinimi dhe kontrolli.
Mbi menaxhimin janë dhënë lloje të ndryshme të definicioneve nga ato më të thjeshtat si "menaxhimi është ajo çka menaxherët bëjnë" gjer tek ato më të detajuarat.
Njeriu i cili kryen këtë funksion njihet si menaxher ose udhëheqës.
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Baza e foljes në gjuhën angleze managme që në shqip ka kuptimin udhëheq, prijë, e ka prejardhjen prej fjalës italiane mannegiare që don të thot: lëviz me dorë, merrem me, trajtoj, sillem, reagoj, që ka për qëllim të marrurit posaçërisht me kalin. Kjo fjalë italiane rrjedh nga fjala latine manus që don të thotë dorë. Kurse fjala frenge mesnagement (e më vonë ménagement) ka ndikuar drejtë për drejtë në paraqitjen e fjalës angleze management gjatë shekujve XVII dhe XVIII.[3]
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Procesi menaxhues
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Procesi i menaxhimit përbëhet nga 5 faza:
- - identifikimi i problemit
- - planifikimi
- - vendosja
- - zbatimit dhe
- - kontrollimi
Për secilen fazë duhet te posedohen informacione specifike. Pastaj një komunikim i gjerësishëm mes pjesëmarrësve te te gjitha fazave është i nevojshëm.
Praktikat primare te procesit te menaxhmimit përmbajnë:
- Identifikimi i aktiviteteve dhe detyrave te nevojshme.
- Kontrollimi i mënyrës përkatëse te parashikuar.
- Planifikimi dhe ndërtimi i resurseve dhe infrastrukturës së nevojshme.
- Kujdesi për mbarëvajtjen e plotë te punës së nevojshme.
- Mbikqyrja e ecurisë së punës.
- Kontrollimi i produkteve te ecurisë së punës dhe vlerësimi i rezultateve.
- Drejtimi i korrekturës gjatë shmangieve.
- Kontrollimi i rezultatit përfundimtar.
Parimet, detyrat dhe veglat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në literatur bëhen dallime mes parimeve, detyrave dhe veglave te menaxhimit:
- Parimet
- Një proces i menaxhimit do te duhej te ishte i orientuar drejt rezultateve, i plotë dhe konstruktiv. Zbatuesi duhet te koncentrohet në atë që është me esenciale. Koncentrimi në forcat e vetanake si dhe krijimi i besimit tek pjesëmarrësit qojnë drejt një pasqyrimi shtesë pozitiv dhe te sinqertë te procesit.
- Detyrat
- Detyrat shkojnë paralel me pesë fazat dhe orientohen në ato.
- Veglat
- - Mbledhja
- - Raportimi
- - Job design & Assignment Control
- - Metodika personale e punës
- - Buxheti & buxhetimi
- - Vlerësimi i punës, produktit apo shërbimeve
- - Renditja sistematike
Konceptet e menaxhimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Te gjitha konceptet dhe teknikat e menaxhimit fillojnë gjithnjë nga stili kooperativ i udhëheqjes si teknika te sipërmarrjes. Këtu udhëheqësi sipas rregullit është koordinator dhe jep informacionet në grupin punues. Grupi merr pjesë aktive në procesin e gjetjes së vendimeve. Aktualisht jane te themeluara konceptet e mëposhtme te menaxhimit:
- - Modeli 7-S (ndarja e ndërmarrjes në shtatë s-sektorë: strategy, structur, systems, skills, staff, style, shared vlues; pra strategjia, struktura, sistemi, aftësia, stafi, stili dhe vlerat e përgjithshme)
- - Bussiness Process Reengineering (Njohuritë e Costumer-Ralationship-Management përpunohen mirë dhe permanent në zinxhirin e prodhimit dhe procesit te ndërmarrjes)
- - Lean Management ("menaxhimi i hollë" efektiv)
- - Management by delegation - përmes delegimit (Detyrat ndahet nga udhëheqesi tek punëtorët, të cilët përgjigjen plotësisht në lidhje me vendimet dhe zhvillimet, p.sh. zhvillimi i një detyre te plotë konsumatore përmes një grupi te punëtorëve)
- - Management by objectives - përmes objetivave (Udhëheqësit dhe punëtorët pajtohen në caqe te përbashkët për bashkëpunëtorët. Punëtori paraqet vet rrugën e arritjes së cakut. Më në fund paraqitet një krahasim "do të duhej - është". Përshembull një formulim realist dhe eksakt i cakut: "rritje fitimi prej 5%")
- - Management by exception - përmes përjashtimit (Punëtorët vendosin dhe veprojnë te pavarur në situatat normale dhe raste te zakonshme. Udhëheqësit ndërhyjnë vetëm në raste dhe situata te jashtzakonshme. Për shembull në rastin e mëposhtëm paraqitet një rast normal: dhënja e rabatit deri në lartësi maksimale prej 20% nga punëtorët)
Gabimet e menaxhimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gabimet e menaxhimit gati gjithnjë shkaktohen përmes përdorimit te metodave, menyrave dhe veprimeve te papërshtatshme (managementvoodoo).
Arsyet e perdorimit te menyrave te podobishme ose te papërshtatshme janë te ndryshme. Përvec tjerash:
- - "Ketë e kemi bërë gjithnjë kështu", respektivisht "ketë nuk e kemi bërë asnjëherë kështu".
- - Sepse në një menyrë (proces) të dhënë është dhënë ashtu.
- - Sepse vepruesi në fakt beson ne metodologji, por nuk e kontrollon objektivisht ndikimin. (verbësia e ndërmarrjes).
- - Sepse vepruesi nuk njeh asnjë alternativë, por dicka duhet te ndodhë (hutimi).
Perdorimi i metodave te papërshtatshme menaxhuese mund te humbas resurse (si kohën dhe kapitalin) dhe te shkaktoj dëme te metutjeshme.[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Vocational Business: Training, Developing and Motivating People by Richard Barrett - Business & Economics - 2003. - Faqe 51.
- ^ Administration industrielle et générale - prévoyance organisation - commandement, coordination – contrôle, Paris : Dunod, 1966
- ^ Oxford English Dictionary
- ^ "Ekonomia-Islame.com". Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2021. Marrë më 24 prill 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)