Njësia administrative Arras

Coordinates: 41°26′N 20°12′E / 41.44°N 20.20°E / 41.44; 20.20
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

41°26′N 20°12′E / 41.44°N 20.20°E / 41.44; 20.20

Njësia administrative Arras

Njësia administrative Arras është një komunë në Rrethin e DibrësShqipëri.

Komuna Arras shtrihet në veri-perëndim të rrethit Dibër dhe ka 9 fshatra me 5600 banorë. Zona është me tradita historike dhe kulturore. Në vitin 1984 kjo zonë është përcaktuar nga historianët si qendra e Principatës së Kastriotëve dhe vendlindja e heroit kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeut. Për këtë në fshatin Sinë e Poshtme të komunës u ndërtua më 1985 muzeu "Vendlindja e Kastriotëve".

Komuna e Arrasit ka 5600 banorë në 9 fshatra, Arrasi, Sina e Poshtme, Sina e Sipërme, Çidhën, Grykë Noke, Gur i Zi, Mustafë, Lazrej, dhe Kodër Leshaj.

Komuna ofron për komunitetin shërbimin e furnizimit me ujë te pijshëm ne 3 fshatra, dhe shërbimin e ujitjes në 70 % të territorit, furnizimin e shkollave me lëndë djegëse, mirëmbajtjen e shkollave dhe ambienteve shëndetësore etj.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas Historisë së Skënderbeut shkruar nga Marin Barleti, kjo zonë cilësohej si vendlindje e Kastriotëve dhe emërtohet Çidna, sot Çidhën (emri i sotëm historik i zonës tonë dhe i fshatit më të madh të komunës). Në zonë ka mjaft toponime dhe mure të një kalaje të asaj kohe. Në rrugën kryesore Arras-Çidhën ndodhet kepi i Qytetit me vendin ku mateshin vajzat për martesë. Çidhëna vlerësohet sipas historianëve si kalaja natyrale e Skënderbeut.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komuna Arrës kufizohet në lindje nga lumi Drin, në veri nga komuna e Zall-Dardhës, në jug nga komuna e Muhurrit dhe në perëndim nga malet e komunës Lurë. Komuna ka një sipërfaqe prej 70 km², reliev të thyer që shtrihet nga Drini me lartësi 380 m mbi nivelin e detit e vazhdon në ngritje deri në 1800 m në malet e Pllajut e të Rujës. Nga malet e Lurës (liqejt) buron lumi I Setës që përshkon komunën, duke krijuar bukuri të rralla natyrore si grykën e Gjalicës, të kepit të qytetit etj.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi kryesor i jetesës së popullsisë është emigracioni, bujqësia dhe blegtoria. Komuna ka 1300 ha tokë arë dhe duke pasur pozicion gjeografik te përshtatshëm, zona ka kushte klimaterike te favorshme për kultivimin e te gjitha bimëve te arave dhe kulturave drufrutore. Kohët e fundit po shtohen blloqet me vreshta e pemëtari. Në shpatet me drejtim nga jugu, në fshatrat Arras e Cidhën kultivohet edhe fiku e hurma. Komuna ka mjaft burime ujore. Nga lumi i Setës furnizohen me ujë për ujitje 4 kanale vaditës për 4 komuna të tjera të rrethit të Dibrës dhe 19 fshatra me ujë të pijshëm. Blegtoria është e mbështetur në kultivimin e gjedhit dhe të bagëtive të imta dhe nuk është shumë e zhvilluar. Komuna renditet në komunat e varfra nga ana ekonomike, biznesi përfaqësohet me një rezervat për kultivimin e troftës e me disa njësi të shitjes me pakicë e kafene të vogla në fshatra. Taksat vendore janë të kufizuara deri tani për tokën dhe ndërtesat. Ne lumin Setë është ndërtuar në vitet 80-të një hidrocentral me fuqi 1200 kW.

Në komunë është përfunduar studimi për ndërtimin e një fabrike çimentoje.

Arsimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komuna ka 1100 nxënës në një shkollë të mesme, katër shkolla nëntëvjeçare, 9-të shkolla fillore dhe një kopsht.

Shëndetësia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shërbimi shëndetësor është I organizuar në një qendër shëndetësore dhe dy klinika ku shërbejnë një mjek dhe 14 punonjës.

Qeverisja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komuna ka këshillin me 15 anëtarë, ka 9 kryetarë fshatrash dhe 11 punonjës të administratës.

Vendbanimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]