Njësia administrative Tropojë
42°14′N 20°06′E / 42.24°N 20.10°E
Njësia administrative Tropojë | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 5 606 |
Faqja zyrtare | Komuna e Tropojës |
Komuna Tropojë është një komunë në Rrethin e Tropojës në Shqipëri.[1] Tropoja apo shpesh përmendet si Tropoja e vjetër është vendbanim në Shqipërinë veriore dhe sot është zona me e lidhur me Kosovën.
Vendbanimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna Tropojë |
---|
Astë · Babinë · Begaj · Buçaj · Gegaj · Hasaj · Kasaj · Kërrnajë · Koçanë · Kojel · Kovaç · Mejdan · Myhejan · Papaj · Sopot · Shkëlzen · Shumicë · Tropojë · Viçidol |
redaktoni kutinë |
Histori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tropoja njihet historikisht si pjesë e Malësisë së Gjakovës. Gjatë Perandorisë Osmane ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës. Kufiri i vitit 1912 që shkëputi pjesën më të madhe të Kosovës nga Shqipëria la Tropojën në izolim dhe vështirësoi jetën e banorëve. Kufiri la të izoluar edhe ekonominë e Tropojës.
Nga çlirimi i Shqipërisë e deri në Luftën e dytë botërore Tropoja së bashku me të gjitha vendbanimet e tjera të Tropojës, Hasit dhe Kukësit që kishin mbetur këndej kufirit ishte pjesë e Prefekturës së Kosovës, që ishte një nga 10 zonat administrative të Shqipërisë së lirë.
Sot Tropoja është pjesë e Rrethit të Tropojës, të cilit edhe i ka dhënë emrin.
Me çlirimin e Kosovës në vitin 1999 fillon një fazë e re për jetën e banorëve të cilët tani mund të shfrytëzojnë shkollat apo spitalet në Kosovë.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tropoja ndodhet rreth 220 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, dhe 120 km larg Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës. Pozita gjeografike ka imponuar një lloj izolimi ekonomik nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Komunikacioni rrugor me Kosovën mundëson tregti të shpejtë.
Tropoja ka sipërfaqe mjaftë të madhe të tokave të punueshme, në të cilat kultivohen drithërat, mollët, gështenjat, kumbullat e dëgjuara tropojane, ndërsa në blegtori mbizotërojnë të imtat.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Krahina e Bytycit
- Historia e Shqipërisë
- Lista e qyteteve të Shqipërisë
- Nikaj e Mertur
- Qytetet shqiptare
- Turizmi në Shqipëri
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Klipe kengesh dhe vallesh nga Tropoja, Gezim Nika, Fatmira Brecani, Fatime Sokoli, etj.
- Pamje nga Tropoja
- Webfaqe për Tropojën
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- Pages with non-numeric formatnum arguments
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- Qytete në Shqipëri
- Tropojë
- AL-gjeo-cung