Jump to content

Vilajeti i Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Vilajetit të Kosovës)
Vilajeti i Kosovës
Vilajeti i KosovesMemalik-i Mahruse-i Shahane-ye Mahsus Mukemmel ve Mufassal Atlas (1907)

Vilajeti i Shkupit më vonë i Kosovës ishte një ndarje administrative gjatë sundimit të Perandorisë Osmane. Krijimi i tij është bërë më 1868 i njohur si Vilajeti i Prizrenit ku e kishte edhe qendrën. Në këtë kohë vilajeti i Kosovës shtrihej në territoret e Kosovës së vitit 2000, sanxhakut të Dibrës, sanxhakut të Shkupit dhe sanxhakut të Nishit. Në veri dhe veri-lindje kufizohej me Serbinë, në jug-lindje me Maqedoninë, në jug me vilajetin e Manastirit, në jug-perëndim me vilajetin e Shkodrës, ndërsa në veri-perëndim me Malin e Zi dhe Bosnjën.

Vilajeti i Kosovës është themeluar si Vilajet i Prizrenit në 1868 dhe më pas si Vilajet i Kosoves në vitin 1877. Valiu i parë i vilajetit të Kosovës ka qenë Halil Rifat Pasha. Në përbërje të vilajetit të Kosovës kanë qenë 6 sanxhaqet - rrethet, të cilat i udhëhiqnin muttesarrifët apo kryetarët e rretheve. Në kuadër të sanxhaqeve kanë qenë kazatë, e në kuadër të kazave - nahijet. Vilajeti i Kosovës kufizohej në lindje me Bullgarinë, në perëndim me vilajetin e Shkodrës, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën, në veri me Serbinë dhe në jug me vilajetin e Manastirit dhe vilajetin e Selanikut. Vilajeti i Kosovës, duke filluar në lindje nga qyteti i Shtipit e deri në perëndim tek qyteti i Plevljes, përfshinte një territor shumë të gjerë gjeografik. Si kryeqytet i vilajetit të Kosovës ka qenë Prishtina prej vitit 1879 e gjer në vitin 1893, ndërsa prej vitit 1893 e gjer në vitin 1912 ka qenë Shkupi.[1] Para Luftës së Parë Ballkanike, thuhet se deri më tashti pak është ditur se cilët kombësi përbëjnë Perandorinë Osmane. Pasi ceken të gjithë popujt që përbëjnë Perandorinë Osmane ku numërohen ndër të tjerë turqit, turkomanët, arabët, grekët, bullgarët, kurdët, armenët, shqiptarët, serbët, kozakët, izraelitët, cincarët, vllahët, çerkezët, romët, sirianët, latinët e popuj të tjerë, në këtë kontekst shtrohet çeshtja se, si do të mbetet përbërja etnike para dhe pas Luftës së Parë Ballkanike.

Statistikat në dokumentin flet për popullatën serbe në Perandorinë Osmane qet në pah se serbët ishin shumë pak në numër dhe se ata nuk kishin pasur synime për t’iu bashkëngjitur Mbretërisë së Serbisë. Por çfarë flet ky dokument për shqiptarët? Sipas këtij dokumenti, shqiptarët dallohen shumë nga popujt tjerë që jetojnë nën Perandorinë Osmane edhe sa i përket aspektit etnologjik, por edhe atij demografik. Shqiptarët ndahen në gegë Vilajeti i Kosoves dhe Shkodres, që jetojnë në veri dhe në toskë që jetojnë në mes dhe përbëjnë një popullatë prej 1.5 milion (një milion e gjysmë) dhe tri të katërtat e tyre i përkasin fesë myslimane, 200.000 prej tyre janë katolikë romanë dhe të tjerët janë krishterë ortodoks. Popullata shqiptare ka qenë shumicë në trojet që ishin të sajat, por që pas Luftërave Ballkanike dhe terrorit që është ushtruar ata kishin rënë nën sundimin e Serbisë pas vitit 1912.[2]

Në vilajetin e Kosovës jetonin kryesisht shqiptarët, turqit dhe boshnjakët, si myslimanë shumicë, si dhe me pakicë bullgarët, serbët, grekët, vllehtë, si të krishterë. Në vitin 1893 kishte gjithsej 847.419 banorë, prej të cilëve 507.800 myslimanë dhe 340.339 të krishterë.[1]

Struktura e popullsisë brenda kufirit të vilajetit me kalimin e kohës e sidomos pas luftrave ballkanike pësoi ndryshime të mëdha. Kështu më 1921 në hapsirën e ish vilajetit popullsia përbëhej nga shumica shqiptare si dhe nga një numër serbësh dhe maqedonas. Numri i banorëve në vitin 1921 ishte 490 500 frymë, ku 62,0 % e kësaj popullsi përbëhej nga shqiptarët, 26,7 % serbët dhe 3,9 % turqit.[nevojitet citimi]

Selia e Vilajetit të Kosovës në Shkup

Nën administrimin e Vilajetit të Kosovës hynin disa sanxhaqe si:

Administratorët zyrtarë
 periudha  amdiministratori  lindi - vdiq më:
Vilajeti i Prizrenit
 qershor 1869 - janarar 1871   Ismail Rahmi Pasha Tepedelenlizade   1806 - 1875
 janarar 1871 - nëntor 1871   Safvet Pasha Tatar   - 1895
 nëntor 1871 - gusht 1872   Galib Pasha Sari  
 gusht 1872 - prill 1873   Abdurrahman Nureddin Pasha   1836 - 1912
 prill 1873 - Maj 1873   Mehmed Aqif Pasha Arnavud Kalkandelenli   1822 - 1893
 Maj 1873 - prill 1874   Hysejn Hysni Pasha   - 1877
 1874 - 1877   ....  
Vilajeti i Kosovës
 Shkur 1877 - qershor 1878   Halil Rifat Pasha   1827 - 1901
 qershor 1878 - dhjetor 1879   Mehmed Nazif Pasha Manastirli   1832 - 1889
 dhjetor 1879 - gusht 1880   Hysejn Fiqri Pasha   - 1888
 gusht 1880 - qershor 1881   Osman Nuri Pasha Potirikli  
 qershor 1881 - korrik 1883   Ahmed Hifzi Pasha   1832 - 1900
 korrik 1883 - tetor 1885   Abdi Pasha  
 tetor 1885 - tetor 1889   Mehmed Faik Pasha Selanikli   1838 - 1908
 tetor 1889 - dhjetor 1890   Ahmed Ejub Pasha   1833 - 1894
 dhjetor 1890 - qershor 1891   Abdylkadir Qemali Pasha   - 1892
 qershor 1891 - korrik 1892   Mehmed Shaqir Pasha   - 1898
 korrik 1892 - dhjetor 1893   Edhem Pasha  
 dhjetor 1893 - prill 1900   Hafiz Mehmed Pasha Erzurumlu (I-ra)   1847 - 1903
 prill 1900 - janar 1903   Mehmed Reshad Beu  
 janar 1903 - prill 1903   Hafiz Mehmed Pasha Erzurumlu (II-ta)   1847 - 1903
 prill 1903 - prill 1905   Shaqir Pasha  
 prill 1905 - gusht 1908   Mahmud Shevqet Pasha   1856 - 1913
 gusht 1908 - maj 1909   Mehmed Hadi Pasha Bagdadli   1861 - 1932
 Maj 1909 - gusht 1909   Hysejn Hysni Pasha   1856 - 1926
 gusht 1909 - nëntor 1910   Ali Mazhar Beu  
 nëntor 1910 - nëntor 1911   Halil Beu  
 nëntor 1911 - gusht 1912   Mazhar Beu  
 gusht 1912   Ali Galib Pasha Mystedami   1863 - 1918

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Faik Miftari në revistën DITURIA ISLAME: Salnametë (Vjetarët) e Vilajetit të Kosovës. Nr.218, Fq.42 - KBI e Kosovës - Prishtinë, shtypi Koha - 2007 Prishtinë; PDF në internet[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  2. ^ Dokumentet franceze: Ja sa shqiptarë e sa serbë pati në Perandorinë Osmane para Luftës së Parë Ballkanike-[1]