Shko te përmbajtja

Njësitë administrative të Finlandës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nga të dhënat e vitit 2013, Finlanda është e ndarë në:

  • 19 rajone (finlandisht maakunta, suedisht landskap)
  • rajonet janë të ndara në 70 nën-rajone (finlandisht seutukunta, suedisht ekonomisk region)
  • nën-rajonet janë të ndara në 320 komuna (finlandisht kunta, suedisht kommun).
Harta e komunave dhe rajoneve të Finlandës (2007).
Kufijtë e zi i referohet komunave, e kuqja për rajonet.

Komunat (të cilat gjithashtu e quajnë veten qyteza apo qytete) përbëjnë gjysmën e shpenzimeve publike. Shpenzimet financohet nga tatimi mbi të ardhurat komunale, subvencionet shtetërore, dhe të ardhurat e tjera. Që nga viti 2008, ka pasur 415 komuna, dhe shumica ishin nën 5.000 banorë. Për krahasim, Danimarka ka vendosur kusht një minimum prej 30.000 banorë. Në Finlandë, shteti ka filluar Programin e Reformës për Strukturën dhe Shërbimet Komunale për të reformuar sistemin komunal kompleks dhe të shtrenjtë, por nisma kanë hasur shumë kundërshtime nga burokratët lokale dhe grupet e interesit. Njerëzit shpesh identifikohen me komunën e tyre. Detyrat administrative lokale të qeverisë kryen nga Agjencitë Administrative Shtetërore Rajonale.

KomunaPopullsiaSipërfaqja tokësoreDendësia
Helsinki564.474184,473.061,00
Espoo235.100312,00751,60
Tampere206.171523,40393,90
Vantaa189.442240,54780,40
Turku177.502243,40720,50
Oulu130.049369,43351,40
Lahti98.773134,95730,10
Kuopio91.0261.127,4081,00
Jyväskylä84.482105,90789,00
Pori76.211503,17150,83
Lappeenranta59.077758,0077,70
Rovaniemi58.1007.600,737,60
Joensuu57.8791.173,4049,10
Vaasa57.266183,00311,20
Kotka54.860270,74203,00
Më shumë informacione: Lista e komunave të Finlandës, Lista e komunave të Finlandës sipas popullsisë, dhe Lista e komunave të Finlandës sipas sipërfaqes