Turku
Turku Turku – Åbo | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 184.190[1] |
Faqja zyrtare | www.turku.fi |
Turku (finlandisht:ˈturku; suedisht: Åbo) është një qytet në bregdetin jugperëndimor të Finlandës në grykën e lumit lumit Aura[4][5], në rajonin e Finlandës Jugperëndimore. Turku, si një qytet, u themelua në fund të shekullit të 13-të, kjo e bën atë qytetin më të vjetër në Finlandë. Shumë shpejt bëhet qyteti më i rëndësishëm në Finlandë, një status që e ka mbajtur për qindra vite. Pasi Finlanda u bë pjesë e Perandorisë Ruse (1809) dhe kryeqyteti i Dukës të Madh të Finlandës u zhvendos në Helsinki (1812), Turku vazhdoi të jetë qyteti më i populluar në Finlandë deri në fund të viteve 1840, dhe përsëri mbetet një udhëheqës i rajonit, një biznes i rëndësishëm dhe një qendër kulturore.
Për shkak të historisë të gjatë, Turku ka qenë vendi i shumë ngjarjeve të rëndësishme dhe ka ndikuar gjerësisht në historinë finlandeze. Së bashku me Talin, kryeqytetin e Estonisë, Turku ishte caktuar Kryeqyteti Evropian i Kulturës për vitin 2011. Në vitin 1996 ai u shpall zyrtarisht Qyteti i Krishtlindjeve në Finlandë [6].
Për shkak të vendndodhjes të tij, Turku është një port detar i njohur si për tregëti ashtu edhe për pasagjerët, me rreth tre milion pasagjerë që udhëtojnë nëpërmjet Portit në Turku çdo vit për në Stockholm dhe Mariehamn [4].
Deri më 30 shtator 2014, popullsia në Turku ishte 183,811[7], duke e bërë atë qytetin e gjashtë më të madh në Finlandë [1]. Deri në datën 31 gusht 2008, në nën-rajonet e Turku-t jetonin rreth 303,492 banorë, duke e ranguar atë si zona e tretë urbane më e madhe në Finlandë pas zonave të Helsinkit dhe Tampere.
Qyteti është zyrtarisht dygjuhësh, dhe se 5.2% e popullsisë identifikohen me Suedishten si gjuhë të amtare [8].
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri finlandez Turku vjen nga një fjalë nga Sllavishtja Lindore e Vjetër, tǔrgǔ, që do të thotë "Treg" ose "pazar" [9]. Fjala turku akoma do të thotë "treg" në disa shprehje në Finlandisht. Në suedisht fjala për "treg" është torg, dhe ndoshta është huazuar nga Sllavishtja Lindore e Vjetër, gjithashtu ka qënë prezent edhe në Suedishten e vjetër [10].
Emërimi suedez i qytetit është Åbo dhe mund të jetë thjesht një kombinim i å ("lum; përrua; rrjedhë e madhe") dhe bo ("strehë, vendbanim"). Pasi ky lloj shjegimi nuk paraqitet në asnjë emërim tjetër në suedisht për vendet në Finlandë, etimologët besojnë se ka ndonjë shpjegim tjetër. Njëra teori është se emri vjen nga "Aabo", interpretim finlandez i "Avram" (Abrahamit) Rus, i cili mund të jetë gjithashtu origjina e emrit të lumit Aura [11].
Megjithatë ekziston një term i vjetër ligjor i quajtur "åborätt" (që afërsisht do të thotë "e drejta për të jetuar në të"), e cila i dha qytetarëve (i quajtur "Åbo") të drejtën e trashëgueshme për të jetuar në tokën në pronësi të kurorës [12].
Në finlandisht, rasa gjinore e Turku është Turun, që do të thotë "i Turku-t". Emrat finlandez të organizatave dhe institucioneve nga Turku shpesh fillojnë më këtë fjalë, si në këtë rast "Turun yliopisto" për Universiteti i Turku-t.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Turku ka një histori të gjatë si qyteti më i madh i Finlandës dhe herë pas here si qendër administrative e vendit, por në dyqind vitet e fundit ka qenë e tejkaluar nga Helsinki. Identiteti i qytetit vjen nga statusi si qyteti më i vjetër në Finlandë [13] dhe kryeqyteti i parë i vendit.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "VÄESTÖTIETOJÄRJESTELMÄ REKISTERITILANNE 30.11.2014 Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine" (finlandisht dhe suedisht). Qendra e regjistrimit të popullsisë Në Finlandë. Marrë më 29 dhjetor 2014.
- ^ "Taajamat väkiluvun ja väestöntiheyden mukaan 31.12.2011". Tiedote (në finlandisht). Statistics Finland (Tilastokeskus). 2011-12-31. Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2013. Marrë më 28 mars 2013.
- ^ "Seutukuntien ennakkoväkiluku alueittain, elokuu 2013". Tiedote (në finlandisht). Statistics Finland (Tilastokeskus). 2013-08-31. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2013. Marrë më 2 tetor 2013.
- ^ a b "Statistical yearbook of Turku" (në finlandisht). 2008-07-17. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2007. Marrë më 13 korrik 2015.
- ^ ,'Aluetietopankki' në webfaqen e Kuntaliitto
- ^ "Christmas City » Turku, the Finnish Christmas City". www.turku.fi. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2011. Marrë më 2009-05-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2014. Marrë më 13 korrik 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Population according to language and the number of foreigners and land area km2 by area as of 31 December 2008 Arkivuar 17 gusht 2009 tek Wayback Machine". Statistics Finland's PX-Web databases. Statistics Finland. Retrieved 29 March 2009.
- ^ "Keskiaika - Suomen kaupungit keskiajalla". Katajala.net. Marrë më 2011-09-16.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Svenska Akademiens ordbok, "torg", column T2031 [1] Arkivuar 9 shkurt 2015 tek Wayback Machine
- ^ YLE, 1000 km ortnamn, 2003, http://vetamix.net/video/ortnamnet-%C3%A5bo_2273. Retrieved 2015-
- ^ sv:Åborätt
- ^ "Destinations in Finland - Official Travel and Tourism Guide". Visitfinland.com. Marrë më 2009-05-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhjet e jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Uebfaqja Zyrtare e qytetit http://www.turku.fi/.
- Uebfaqja e organizatës turistike Turku TouRing - https://web.archive.org/web/20060202002518/http://www.turkutouring.fi/.
- Turku – Qyteti zyrtar i Krishtlindjeve në Finlandë
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Artikuj që përmbajnë tekst në Finnish
- Artikuj që përmbajnë tekst në Swedish
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Finlandë
- Qytete në Finlandë
- Komunat e Finlandës Jugperëndimore