Parku Kombëtar i Prespës
Stampa:Infobox Zonë e mbrojtur

Parku Kombëtar i Prespës ndodhet në qarkun e Korçës, rrethet e Korçës dhe Devollit, dhe është parku më i madh në Shqipëri.[1] Sipërfaqja e tij 27 750 ha përfshin dhe dy liqenet e Prespës.[2]
Parku është një zonë e rëndësishme për shpendët, në mënyrë të veçantë për llojin globalisht të kërcënuar, karabullakun (Phalacrocorax pygmeus).[3] Është zona ku takohen dhe lloje të tjerë globalisht të kërcënuar si Lutra lutra, Rhinolophus sp. dhe M. capaccinii, Pelecanus crispus dhe P. onocrotalus.[3] Shpatet e Malit të Thatë zihen nga pyje ahu dhe kullotat subalpine e alpine, ku takohen disa bimë të rralla. Brenda zonës ndodhet dhe mjaft zona me vlera arkeologjike dhe biospeleologjike, në mënyrë të veçantë për lakuriqët e natës.[3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "RRJETI I ZONAVE TE MBROJTURA NE SHQIPERI" (PDF). mjedisi.gov.a. mjedisi.gov.al. Marrë më 24 maj 2016.
- ↑ "Parku Kombëtar i Prespës". www.albania.al. www.albania.al. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2016. Marrë më 18 shtator 2016.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 3 "Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri". akzm.gov.al. akzm.gov.al. Marrë më 24 maj 2016.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)
- Burime
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Parku Kombëtar "Prespa" në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura
- Parku Kombëtar i Prespës në ProtectedPlanet