Jump to content

Rajoni i Prishtinës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Regjioni i Prishtinës)
Rajoni i Prishtinës
Приштински округ
Prištinski okrug
Harta e Kosovës me Prishtinën e theksuar
Koordinatat: 42°N 21°E / 42°N 21°E / 42; 21
ShtetiKosova
Komunat
Sipërfaqja
 • Gjithsej2.470 km2 (0.954 sq mi)
Popullsia
 (2011)
 • Gjithsej477.312
Emri i banorëvePrishtinas/e
Zona kohoreUTC+1 (OEQ)
 • Verës (DST)UTC+2 (OVEQ)
Kodi postar
10000
IZHNJ (2018)0.757[1]
e lartë · 1-a

Rajoni i Prishtinës (serbisht: Приштински округ, Prištinski okrug) është njëri nga shtatë rajonet e Kosovës. Kryeqendra është Prishtina. Rajoni i Prishtinës është rajoni më i banuar në Kosovë.

Njësitë vendore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rajoni i Prishtinës përfshinë 8 komuna dhe 298 vendbanime më të vogla.

Komuna Popullsia (2011) Sipërfaqja (km2) Dendësiteti (km2) Vendbanime
Prishtina 198,897 572 347.7 41
Besiana 88,499 632 133.5 76
Drenasi 58,531 290 201.8 37
Lipjani 57,605 422 136.5 70
Fushë Kosova 34,827 83 419.6 15
Kastrioti 21,549 105 205.2 19
Graçanica 10,675 131 81.5 16
Artana 6,729 204 33.0 24
Rajoni i Prishtinës 477,312 2,470 193.2 298

Gjurmët e banimit në Prishtine dhe rrethine i gjejmë që në parahistori. Lokalitetet e Neolitit të hershëm, si në Matiçan, Graçanicë, Ulpianë etj. pastaj në epokën e bronzit, deri te etnokultura dardane që nga shek. VIII e VI p.e. sonë e vërteton ketë. Në të dhënat historike të shkruara deri në shek. XIV, për Prishtinën kemi të dhëna të pakta e fragmentare. Shkrimet e para për Prishtinën si një fshatë janë bërë nga Johan Kantakuzes, perandor i Bizantit i cili përmend kishën e Shën Mërisë.

Krijimi i rajonit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas fundit të sundimit osman dhe disa lloje të administrimit gjerë pas shtet rrethimit të shpalluar në Kosovë nga RSF e Jugosllavisë, qyteti shërbente si qendër administruese për hapsira të ndryshme. Pas shtet rrethimit dhe me ndarjen në rajone ekonomike dhe shoqërore, qyteti bëhet qendër e një hapësirë që në histori hyri si rajoni i Prishtinës. Këtë ndarje në vitet e fundit, para shëndrimit të konfliktit në luftë të armatosur e kundërshtonte sistemi i dhunëshem i instaluar nga Millosheviqi, të cilët kishin parashikuar ndarjen sipas një sistemi tjetër. Ky sistem i pregatitur nga Beogradi i përgjigjej më shumë strategjisë ushtarake dhe politikave aktuale të kohës (Rasti i komunës së Fushë Kosovës). Pas disa kundërshtimeve rreth reformave për komua, sistemi i Milosheviqit me heqen e Autonomis dhe shpëndarjen e Kuvendit të Kosovës, e futi në zbatim sistemin e ri. Ndarjen në rajone sipas sistemit të Beogradit pas nënshkrimi të marrveshjes teknike për sektore e morri edhe NATO.

Kodi Postar i Kosovës - 10000 Prishtinë
Qarku Komuna Vendbanimi Numri
Prishtinë Prishtina Prishtina 10000
Prishtinë Prishtina Prishtinë 1 10010
Prishtinë Prishtina QTP 10020
Prishtinë Prishtina Prishtinë 3 10030
Prishtinë Prishtina Prishtinë 4 10040
Prishtinë Prishtina Prishtinë 5 10050
Prishtinë Prishtina Prishtinë 6 10060
Prishtinë Prishtina Prishtinë 7 10070
Prishtinë Prishtina Prishtinë 8 10080
Prishtinë Prishtina Prishtinë 9 10090
Prishtinë Prishtina Prishtinë 10 10100
Prishtinë Prishtina Prishtinë 11 10110
Prishtinë Prishtina Prishtinë 12 10120
Prishtinë Prishtina Prishtinë 13 10130
Prishtinë Prishtina Graçanica 10500
Prishtinë Prishtina Hajvalia 10510
Prishtinë Prishtina Bardhosh 10520
Prishtinë Prishtina Keçekollë 10530
Prishtinë Besianë Besianë 11000
Prishtinë Besianë Lluzanë 11050
Prishtinë Besianë Orllan 11060
Prishtinë Besianë Kërpimeh 11070
Prishtinë Fsh. Kosovë Fsh. Kosovë 12000
Prishtinë Fsh. Kosovë Fsh. Kosovë 12010
Prishtinë Fsh. Kosovë Sllatin e Madhe 12050
Prishtinë Drenas Drenas 13000
Prishtinë Drenas Komoran 13050
Prishtinë Lypjan Lypjan 14000
Prishtinë Lypjan Janjevë 14050
Prishtinë Lypjan Magure 14060
Prishtinë Obiliq Obiliq 15000
Prishtinë Obiliq Muzakaj 15050
Prishtinë Obiliq Artanë 16000
Ref: PTK

Posta dhe Telekomi i Kosovës sipas Unionit Postar Univerzal për Prishtinën ka caktuar numrat e kodeve postare të paraqitura në tabelë.

  • Snoj, Marko. Origjina e emrit të vendit Prishtinë. Në: Bokshi, Besim, Eqrem Basha, Mehmet Kraja (red.) Studime filologjike shqiptare. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, 2008, fq. 277-281. ISBN 978-9951-413-68-8


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Sub-national HDI - Area Database - Global Data Lab". hdi.globaldatalab.org (në anglisht). Marrë më 2018-09-13.