Jump to content

Albfilm

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shqipëria e Re)

Kinostudio “Shqipëria e Re” u themelua më 10 korrik të vitit 1952 nga rusët.

Realizimi i parë i saj është bashkëprodhimi shqiptaro-rus "Skënderbeu". Ky është i pari realizim "kolosal" i prodhuar nga kjo studio kinematografike. Në vitin 1957 prodhohet filmi i parë i një regjisori shqiptar, Hysen Hakani. Prodhimet në masë fillojnë rreth viteve '70, periudhë që korrespondon uljes së numrit të filmave të importuar. Në vitet '80 Kinostudio "Shqipëria e Re" prodhon rreth 14-15 filma në vit, tematikat janë nga më të ndryshmet. Ndryshimi i sistemit politik dhe kriza ekonomike e viteve '90 sjell transformimin e saj në "Albafilm" dhe në vitin 1996 edhe kjo e fundit mbyll ekzistencën e saj. "Shqipëria e Re" lë në trashëgim rreth 200 filma, një pjesë të cilëve ishin prodhim i propagandës shtetërore, filma të realizuar me mungesa jo të vogla teknike. Me gjithë kornizat ideologjike dhe vetëcensurën, trashëgimia e Kinostudios “Shqipëria e Re” kanë qenë dhe është pjesë e jetës kulturore e shumë brezave shqiptarësh.

  1. Nata, (1998)
  2. Bolero, (1997)
  3. Balada e Kurbinit, (1990)
  4. Muri i gjallë, (1989)
  5. Asgjë nuk harrohet, (1985)
  6. Kohë e largët, (1983)
  7. Apasionata, (1983)
  8. nëntori i dytë, (1982)
  9. Gjurmë në kaltërsi, (1981)
  10. Nje vonese e vogel (1983)
  11. Një natë pa dritë, (1981)
  12. Plaku dhe hasmi, (1981)
  13. Ballë për ballë, (1979)
  14. Gjeneral gramafoni, (1978)
  15. Cirku në fshat, (1977)
  16. Gunat mbi tela, (1977)
  17. Përballimi, (1976)
  18. Fije që priten, (1976)
  19. Lulekuqet mbi mure, (1976)
  20. Zonja nga qyteti, (1976)
  21. Cuca e maleve, (1974)
  22. Brazdat, (1973)
  23. Kapedani, (1972)
  24. Malet me blerim mbuluar, (1971)
  25. Prita, (1968)
  26. Toka jonë, (1964)
  27. Debatik, (1961)
  28. Tana, (1958)
  • Furtuna 1959