Fortesa e Xhangalbarit: Dallime mes rishikimesh
artikull mbi Keshtjellen e Xhangalbarit ne |
(Pa ndryshime)
|
Versioni aktual i datës 25 tetor 2024 15:06
Fortesa e Xhangalbarit | |
---|---|
Emri amëtar bengalisht: জঙ্গলবাড়ি দুর্গ | |
Fortesa e Isa Khanit në Xhangalbari | |
Lloji | Kështjellë |
Vendndodhja | Katundi Xhangalbari, komuna Kadirganxh, në upazilën Karimganxh të distriktit të Kishoreganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh |
Qyteti më i afërt | Kishoreganxh |
Koordinatat | 24°27′01″N 90°50′32″E / 24.4503°N 90.8421°E |
Ndërtuar | Para vitit 1585 |
Organi drejtues | Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit |
Fortesa e Xhangalbarit është një kështjellë monumentale e vendosur në fshatin Xhangalbari në upazilën Karimganxh të distriktit të Kishoreganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh.[1] Ajo u rikonstruktua në Xhangalbari nga Isa Khani si kryeqyteti i dytë i Isa Khanit. Masnad-e-Ala-Bir Isa Khan ishte drejtuesi i Bara Bhujanëve të Bengalit.[2] Tashmë ajo është e listuar si një vend arkeologjik nga Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit. Fortesa gjendet në brigjet e lumit Narsunda në fshatin Xhangalbari të komunës së Kadirxhangalit nën upazilën Karimganxh të distriktit të Kishoreganxhit.[3]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Isa Khani (bengalishtja e mesme: ঈশা খাঁ, rreth. 17 prill 1536 – 29 gusht 1599) ishte udhëheqësi i feudalëve Baro-Bhujanë të shekullit të XVI të Bengalit.[4] Gjatë sundimit të tij, ai arriti ti bashkoi feudalët e Bengalit dhe i rezistoi pushtimit Mogul]]. Vetëm pas vdekjes së tij rajoni ra tërësisht nën sundimin Mogul. Ai mbeti një figurë ikonike përgjatë gjithë Bengalit Perëndimor dhe Bangladeshit si një simbol i bashkimit dhe shpirtit të tij rrebel.
Isa Khani lindi në shekullin e XVI në një familje zamindare të njohur si devanë të Sarailit në rajonin e Bhatit të Sulltanatit të Bengalit.[4] Ka të dhëna kontradiktore në lidhje me origjinën e tij. Sipas një tradite, gjyshi i tij, Bhagirat ishte një bais raxhputian nga Oudhi, që erdhi në Bengal në kërkim të fatit. Babai i tij, Sulaiman Khani, fillimisht i quajtur Kalidas Gaxhdani, u konvertua në Islam dhe fitoi një zotërim në rajonin e Bhatit. Një tjetër traditë sugjeron se Isa Khani ishte afghan me origjin.[5][6] Abu'l Fazl, në librin e tij Ain-i-Akbari, e quan atë "Isa Afghani", megjithëse te Akbarnama i jep atij një origjinë bais raxhpute.[7][8] Nëna e Isa Khanit, Sajeda Momena Khatun, ishte vajza e sulltan Ghijasudin Mahmud Shahut.[9]
Në vitin 1585, ai sulmoi dy sunduesit e Koçit, Ram Hazra dhe Lakshman Hazra, duke pushtuar Fortesën e tyre të Xhangalbarit (në upazilën e tanishme Karimganxh, distrikti i Kishoreganxhit).[10][11]
Një tjetër burim nga tradita vendore tregon se kjo ndodhi në vitin 1586 pasi Man Singhu e kishte mundur atë në betejën e Egarasindhurit. Në të njëjtin vit, subahdari mogul Shahbaz Khani i dërgoi prapë forcat e tij kundër Isait në jug.[1]
Ndërtues të fortesës nuk ishin as mbreti i Koçit, Lakshman Hazra, as Isa Khani. Besohet se ajo është ndërtuar në periudhën para-mogule. Megjithatë, pas zaptimit të fortesës, Isa Khani ndërtoi disa struktura brenda saj.[1] Nga kjo fortesë, më vonë ai kapi një tërësi prej 22 parganash, duke përfshirë edhe Sonargaonin.[12] Në vitin 1597, ai mundi Man Singhun, gjeneralin e perandorit mogul Akbar në Egarsindur të Pakundias.[13]
Djali i Isa Khanit, Musa Khani, pasi u bë besnik ndaj Perandorisë Mogule, pas vdekjes së tij mori kontrollin e Sonargaonit, por më 10 korrik 1610 ai u shfronëzua nga gjenerali mogul Islam Khan Çishti. Pas kësaj, pasardhësit e Isait e lanë Sonargaonin dhe u vendosën në Fortesën e Xhangalbarit.[14]
Në vitin 2005, Devan Amin Dau Khani, pasardhësi i 14-të i Isa Khanit jetonte në Fortesën e Xhangalbarit në fshatin Egarasindur. Fortesa duket se kishte një pjesë ballore qarkore dhe 40 dhoma. Fortesa më së shumti u shkatërrua nga tërmeti i vitit 1893.[15]
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fortesa tani ka dy tarraca të ndara nga mure të gjatë prej tullash që shtrihen nga veriu në jug. Banorët vendorë e quajnë murin si Muri i Pallatit. Në anën jugore ndodhet një hark. Kundrejt portës ndodhet një ndërtesë e drejtuar nga lindja e quajtur 'Karaçi'. Mbrapa portës ndodhet një tjetër ndërtesë e drejtuar nga jugu që quhet 'Andar Mahal'. I gjithë muri me tulla është i lyer me gëlqere.[13] Në anët jugore, perëndimore dhe veriore janë gërmuar hendeqe të thellë. Hendeku është i lidhur me lumin Narsunda në perëndim. Përballë shtëpisë është gërmuar një pellg (dighi) nga koha e Isa Khanit. Pranë saj ndodhet një xhami me tre kate, që besohet se është ndërtuar nga Isa Khani. Ajo ka pamjen e Arkitekturës Mogule.[16] Përkrahë xhamisë ndodhet një varrezë e shtruar e pasardhësve të Isa Khanit. Në 12 qershor 2005, administrata vendore rinovoi Sallën Darbar brenda fortesës dhe krijoi Muzeun Përkujtimor dhe Bibliotekën e Isa Khanit. Në të gjenden piktura të ndryshme të Isa Khanit, listat e pasardhësve dhe artifakte të ndryshme.[3]
Galeri Pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Isa Khani
- Fortesa e Haxhiganxhit
- Fortesa e Idrakpurit
- Fortesa e Sonakandës
- Fortesa e Lalbagut
- Sonargaoni
- Panam Nagari
- Bara Sardar Bari
- Ura e Panamit
- Varri i Kolombo Sahibit
- Rrënojat e Vari-Bateshvarit
- Rrënojat e Raxhasanit
- Bikramapuri
- Pallati i Raxha Harishçandrës
- Shankhanidhi House
- Historia e Dhakës
- Historia e Bangladeshit
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Shahnaj Husne Jahan. "Jangalbari Fort". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 3 nëntor 2021.
- ^ Mohammad Abdul Selim (10 qershor 2012). "ঈশা খাঁর দ্বিতীয় রাজধানী". Daily Sangram (në bengalisht). Marrë më 7 tetor 2016.
- ^ a b Simmi Ahmed (11 nëntor 2015). "ঈশা খাঁর জঙ্গলবাড়ি". ajkerpatrika.com (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2017. Marrë më 7 tetor 2016.
- ^ a b Chisti, AA Sheikh Muhammad Asrarul Hoque (2012). "Isa Khan". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; SabbirAhmed (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Dhaka: Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M.
- ^ Nagendra Nath Acharyya (1966). The History of Medieval Assam, from the Thirteenth to the Seventeenth Century: A Critical and Comprehensive History of Assam During the First Four Centuries of Ahom Rule, Based on Original Assamese Sources, Available Both in India and England (në anglisht). Dutta Baruah. fq. 207.
- ^ Kaushik Roy (3 qershor 2015). Warfare in Pre-British India – 1500 BCE to 1740 CE (në anglisht). Routledge. fq. 176. ISBN 978-1-317-58692-0.
- ^ Atul Chandra Roy (1968). History of Bengal: Mughal Period (1526-1765) (në anglisht). Kolkata: Nababharat Publishers. fq. 50.
- ^ Abdul Karim (1992). History of Bengal: Mughal Period; From the fall of Daud Karrani, 1576 to the death of Jahangir, 1627 (në anglisht). Institute of Bangladesh Studies, University of Rajshahi. fq. 76.
- ^ Mohammad Abdur Rahim, red. (1995). Islam in Bangladesh Through Ages (në anglisht). Islamic Foundation Bangladesh. fq. 30.
- ^ Dineshchandra Sen (1988). The Ballads of Bengal (në anglisht). Vëll. 2. Mittal Publications. fq. 315.
- ^ Rita Bhowmick (4 shkurt 2014). "ইতিহাস খুঁজে ফেরা". Daily Jugator (në bengalisht). Marrë më 7 tetor 2016.
- ^ "জঙ্গলবাড়ি দুর্গ". kishorgonj.com (në bengalisht). 23 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 21 prill 2017. Marrë më 7 tetor 2016.
- ^ a b Rumon Chakraborty (18 janar 2015). "ঈশা খাঁর জঙ্গলবাড়ি দূর্গ". Risingbd.com (në bengalisht). Marrë më 7 tetor 2016.
- ^ Muazzam Hossain Khan (2012). "Musa Khan". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 3 nëntor 2021.
- ^ Khodeja Sultana Lopa (16 prill 2005). "The Rich Tradition of Kishoreganj". Star Weekend Magazine (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2014. Marrë më 25 dhjetor 2012.
- ^ "কিশোরগঞ্জে ঈশা খাঁর স্মৃতি নিশ্চিহ্নের পথে". bonikbarta.com (në bengalisht). 29 shkurt 2016. Marrë më 7 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nagendra Nath Acharyya (1966). The History of Medieval Assam, from the Thirteenth to the Seventeenth Century: A Critical and Comprehensive History of Assam During the First Four Centuries of Ahom Rule, Based on Original Assamese Sources, Available Both in India and England (në anglisht). Dutta Baruah.
- AA Sheikh Muhammad Asrarul Hoque Chisti (2012). "Isa Khan". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; SabbirAhmed (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Dhaka: Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M.
- Kamal Chowdhury (2005). Banglar Baro Bhuiyan and Maharaj Pratapaditya (në anglisht).
- Abdul Karim (1991). Safar A. Akanda (red.). "Masnad-I-Ali Isa Khan". Journal of the Institute of Bangladesh Studies (në anglisht). Raxhshahi: Institute of Bangladesh Studies, Rajshahi University. 14.
- Abdul Karim (1992). History of Bengal: Mughal Period; From the fall of Daud Karrani, 1576 to the death of Jahangir, 1627 (në anglisht). Raxhshahi: Institute of Bangladesh Studies, University of Rajshahi.
- Muazzam Hossain Khan (2012). "Musa Khan". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 3 nëntor 2021.
- Khodeja Sultana Lopa (16 prill 2005). "The Rich Tradition of Kishoreganj". Star Weekend Magazine (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2014. Marrë më 25 dhjetor 2012.
- Mohammad Abdur Rahim, red. (1995). Islam in Bangladesh Through Ages (në anglisht). Islamic Foundation Bangladesh.
- Kaushik Roy (3 qershor 2015). Warfare in Pre-British India – 1500 BCE to 1740 CE (në anglisht). Routledge. ISBN 978-1-317-58692-0.
- Atul Chandra Roy (1968). History of Bengal: Mughal Period (1526-1765) (në anglisht). Kolkata: Nababharat Publishers.
- Dineshchandra Sen (1988). The Ballads of Bengal (në anglisht). Vëll. 2. Mittal Publications.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Page Moduli:Side box/styles.css has no content.
"জেলার ঐতিহাসিক ও দর্শণীয় স্থান". Bangladesh National Information Portal, Kishoreganj district (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2016.