Toleranca në Islam

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Toleranca në Islam është baza e krijimit të vllezërisë në fe, në familje, në fis, në komb dhe në shoqëri në tërësi.

Në shoqëritë ku ndiqet morali islam, kishat, xhamitë dhe sinagogat, bashkëjetojnë paqësisht. Kjo pamje e tri faltoreve në një institucion për të pastrehët tregon tolerancën, drejtësinë dhe përpjekjet për paqe që nxisin mësimet e moralit islam.

Koncepti i faljes dhe tolerancës, i përshkruar në Kuran me fjalët "bëni lëshime ndaj njerëzve"[1], është një ndër parimet më themelore të Islamit.

Po t'i hedhim një sy historisë islame, mund të shihet qartë mënyra se si myslimanët e kanë zbatuar këtë tipar të rëndësishëm të moralit kuranor në jetën e shoqërisë. Siç do të vlerësojmë në faqet në vijim të këtij libri, myslimanët kanë sjellë gjithmonë një atmosferë lirie dhe tolerance kudo që kanë shkuar. Ata u kanë krijuar mundësinë njerëzve me fe, gjuhë dhe kultura plotësisht të ndryshme që të jetojnë së bashku në paqe dhe harmoni nën një çati të vetme. Njëra nga arsyet kryesore për ekzistencën shekullore të Perandorisë Osmane, e cila u shtri në një territor shumë të gjerë, ishte atmosfera e tolerancës dhe e mirëkuptimit që Islami sillte me vete. Popujt myslimanë që njiheshin për natyrën e tyre të dashur e tolerante ndër shekuj, kanë qenë gjithmonë ndër popujt më të drejtë. Brenda strukturave shumëkombëtare, të gjitha grupet etnike kanë qenë të lirë të jetojnë sipas besimeve dhe rregullave të veta.

Toleranca e vërtetë mund të sjellë vetëm paqe dhe mirëqenie në botë, nëse zbatohet sipas linjave të përshkruara në Kuran. Për këtë tërheq vëmendjen veçanërisht vargur kuranor që thotë: "Nuk mund të jenë të barabarta një vepër e mirë dhe një vepër e keqe. Largoje të keqen me diçka të mirë dhe ai, nga i cili të ndante armiqësia, do të bëhet për ty një mik i dashur."[2]

Në vargjet e Kuranit, Zoti e përshkruan faljen si një cilësi të lartë dhe në një varg Ai na jep sihariqin se një sjellje e tillë do të shpërblehet: "Shpagimi për një veprim të keq është një tjetër i barasvlershëm me të, por nëse dikush fal dhe pajtohet, do të ketë shpërblimin e tij te Allahu. Pa dyshim, Ai nuk i do, të padrejtët."[3] Në një tjetër varg, Ai i përshkruan besimtarët si "ata që japin në kohë të mira e të vështira, që kontrollojnë zemërimin dhe falin njerëzit. Zoti i do bamirësit."[4]. Zoti ka shpallur në Kuran se të falësh dikë që të ka bërë padrejtësi, përbën një sjellje të virtytshme. Një varg kuranor, në lidhje me këtë temë, thotë:

"...E nuk do të reshtësh së zbuluari tradhti ndër ta, duke përjashtuar vetëm pak prej tyre. Megjithatë, fali ata dhe harro! Allahu i do shpirtmëdhenjtë."[5]

E gjithë kjo tregon se morali që Islami e këshillon njerëzimin, i sjell botës paqen, harmoninë dhe drejtësinë. "Terrorizmi", i cili është kaq shqetësues për botën sot, është vepër e njerëzve të paditur, të cilët janë veprojnë në kundërshtim me moralin kuranor. Për këta njerëz e grupe, zgjidhja është morali i vërtetë kuranor. Me fjalë të tjera, Islami dhe morali kuranor janë ilaçi për terrorizmin.[6]

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]


Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë, por nuk u gjet etiketa <references/>