Jump to content

Vlado Dapçeviq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vlado Dapçeviq
Lindi12. korrik 2001.
Kombësiamalazez
Partia politikePartia e punës (Serbia)
Më përpara:Partia komuniste e Jugosllavisë

Vladimir Vlado Dapçeviqi (19172001), revolucionari, pjesëmarrësi i Luftës për çlirim kombëtar, nënkoloneli i UNÇJ-së, dhe pas luftës ndjekësi i rezolutës së Informbiro-së dhe i burgosuri politik i regjimit të Josip Broz Titos.

Ishte vëllai i vogël i heroit kombëtar Peka Dapçeviq-it.

"Për ta kuptuar krejt veprimin tim dhe kokëfortësinë e marrë dhe e pabesueshme, siç ndoshta do të duket dikujt, dhe për ta kuptuar luftën e vazhdueshme kundër të gjithëve – dikush ndoshta do të mendojë që unë kam qenë i çmendur ose diçka të ngjashme – në fund dua të them që veprimet e mia megjithatë kanë qenë racionale dhe të bazuara në bindjet e mia ideologjike dhe politike. Gjatë tërë jetës sime kam bërë përpjekje që të mbetem i qendrueshëm në atë që besoj, pavarësisht nga pasojat."

Lindi më 14. qershor në vitin 1917 në fshatin Ljubotinj, afër Cetinjës. Vjen nga familja e nëpunësve. Ndiqte Gjimnazin e Cetinjës, por e përjashtuan për shkak të organizimit të grevës së nxënësve.

Më vitin 1933, si gjashtëmbëdhjetvjeçar u bë anëtar të LRKJ-së (Lidhja e Rinisë Komuniste të Jugosllavisë), dhe po atë vit u arrestua për herë të parë për shkak të shpërndarjes së ideve komuniste. Në PKJ u pranua më 1934.

Më vitin 1935 mori pjesë në demonstrata të mëdha partiake dhe në përleshje me polici dhe për atë shkak u arrestua. Në burgim kaloi një muaj. Shkollimin e vazhoi në Podgoricë, Nikshiq dhe në Prizren, por e përjashtuan nga të gjitha këto vende. Më në fund u përjashtua nga të gjitha shkollat e Mbretërisë Jugosllave si pasojë të aktiviteteve të tij komuniste. U zgjodh sekretar organizues i Komitetit krahinor të ARKJ-së për Mal të Zi, Bokë, Sanxhak, Kosovo dhe Metohi si shpërblim për organizimin e njësive partiake.

Gjatë ndërhyrjes së policisë në PKJ më vitin 1936 u arrestua numri i madh të anëtarëve të partisë. Komiteti krahinor në Mal të Zi u përgjigj duke organiziuar demonstrata në të cilat ndodhi një konflikt serioz me policinë. Në këto përleshje humbën jetën 12 protestuesit, u plagosën rreth 50, kurse 400 prej tyre u arestuan. Pas direktivës së patisë për t`i ndaluar konfliktet Vlado u dorëzua në polici. Në burgun e Sarajevës kaloi gati katër muaj derisa të gjithë u liruan për shkak të shtypjes së publikut ndërkombëtar.

"Në këtë ndërhyrje u rrëzuan organizata të lidhura me të burgosurit. Unë mora për dëtyrë t`i krijoj organizata të reja dhe t`i fuqizoj këto eksiztuese. Vazhduam me punë sikur ndëhyrje nuk ndodhi. Ecja netve nga fshati në fshat, anëtarët e partisë më fhshihnin, më ushqenin."

Në fillim të vitit 1937 u vendos si sekretari organizues i KV (komiteti vendor) të PKJ-së për Cetinjë. U aplikua si vullnetar për në Spanjë, por policia e zbuloi dhe e arrestoi një grup të madh të vullnetarëve.

Studimet në Beograd

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Menjëherë hyra në veprimin e organizatës partiake dhe në luftën e ashpër dhe e përgjakshme e cila po zhvillonte në atë kohë, jo vetëm me policinë, por edhe me lotiqevcët. Për ju sot është e vështirë edhe të kuptoni. Do të ta tregoj vetëm një pjesë të kësaj. Nje herë, pas grindjesh dhe zënkash të shumta, lotiqevcët u futën në Fakultetin teknik. Të armatosur. Secili i mbante nga dy pistoleta. Masaloviqi, kryetari i kabinetit të Nediqit dhe më vonë edhe komandanti i rojës shtetërore serbe, ua ka dhënë për t`i vrarë komunistët në Universitet. Ishin afër dyzet veta. Deshën të dilnin në balkon, ta mbanin një fjalim dhe pastaj t`i thyen ato dyqane të hebrenjve në Rrugën e Aleksandrit, në Bulevardin e revolucionit e tanishëm. Pikërisht në atë moment unë isha duke u folur studentëve. Kjo ndodhi në daljen nga auditori. Sapo më panë, më gjuajtën me armë. Që sot shihen vrimat në atë mur mermeri. Ata po sulmonin me pistoleta, kurse ne me karrige të Fakultetit teknik. E plagosën në dorë një Vukadinoviq dhe këta të mi u hezituan. Së pari provuam të dalim nga dera kryesore, por ata hapën zjarr ndaj nesh. Në katin e sipërm u barrikadua Këshilli studentor për veprim dhe i hidhte nga lart banka të hekurta. Në një moment pashë dy prej tyre që përvidheshin, hodha karrige dhe i godita. Por karrigia ishte e rëndë, prej ahu, më tërhoqi pak dhe unë dola nga streha. Në atë çast hodha shikimin majtas dhe e pash tjetrin si përvidhej. Hapi zjarr ndaj meje. Plumbi më goditi poshtë mollëzës, kaloi mbi qiellëzës dhe më hyri në fyt."

Vlado që më 1939 e mori lejën për ta kaluar maturë në Kotor. Të njëjtin vit u regjistrua në Fakultetin Teknologjik në Beograd.

Universitet luftonte për mbrojtjen e autonomisë së Universitetit, dhe organizonte njësitë partiake midis studentëve dhe punëtorëve. Në një nga përleshjet me lotiqevcët u plagos me armë zjarri në kokë. Mori pjesë në demonstrata të mëdha të studentëve më dhjetor 1939 kur katërmbëdhjet shokë u vranë. Ditën e nesërme mbajti fjalim në tubim përkujtimor gjatë të cilit përsëri ndodhi konflikt me lotiqevcët.

Gjatë vitit 1940 mori pjesë në plenumin e komitetit krahinor të PKJ-së për Mal të Zi. Sipas vlerësimit të Vlados që atëherë „filluan disa intriga, karijerizëm, disa ndyrësi të cilat mua më kanë tmerruar“, Pastaj sipas detyrës shkon në Gjirin e Kotorrit, ku punon për krijimin e organizatave të reja partiake. Konfliktet përçarëse brenda PKJ-së shkaktojnë shpërbërjen e Komitetit rajonal të PKJ-së për Cetinjë, anëtari i të cilit ishte edhe Vlado.

Lufta e dytë botërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Gjatë bombardimit më 6 prill të vitit 1941 Vlado gjendej në Beograd. Nga atje shkoi në Mal të Zi ku mori pjesë në organizimin e kryengritjes. Mori pjesë në mënyrë aktive në Kryengritjen e popullit të Malit të Zi më trembëdhjetë korrik. Si luftëtari i Batalionit të Lovqenit mori pjesë në sulmin në Pljevlja.

Në vjesht të vitit 1941 Vlado e kundërshtoi direktivën e Partisë për kthimin e një numri të caktuar të luftëtarëve shtëpive të tyre dhe prandaj e përjashtuan nga PKJ. Bashkë me luftëtarët e Batalionit të Lovqenit mori pjesë në krijimin e Brigadës së parë të proletariatit dhe u bë luftëtar i Batalionit të saj të parë (të Lovqenit). Pas Marshimit të Igmanit dhe pas ardhjes në Foçë, në fillim të vitit 1942 përsëri u pranua në parti dhe u vendos për komisionerin politik të Aradhës vullnetare të Drinës.

Në mes të vitit 1942 u vendos si komandant i Trupës së parë të Batalionit të parë (Lovqen) të Brigadës së parë të proletariatit. Për shkak të kritikave përsëri e përjashtuan nga partia. Si komandanti i dhjetra bombardierëve mori pjesë në një sërë veprimesh deri sa e plagosën në fund të vitit 1942.

Mori pjesë në betejën në Neretvë dhe në Sutjeskë pas të cilave përsëri e pranuan në PKJ dhe e vendosën për komisionerin politik të Brigadës së shtatë të Krahinës. Në gjysmën e parë të vitit 1944 e vendosën për komisionerin politik e Shkollës së Oficerëve në Shtatmadhorinë, po pastaj edhe për komisionerin e Divizionit të dhjetë të Krahinës të UNÇJ-së. Nga lufta doli me gradën e nënkolonelit.

Informbiroja dhe burgimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas luftës u vendos si mësimdhënësi në Shkollën e lartë partiake, dhe pastaj më vitin 1947 si kryetari i administratës për agjitacion dhe propagandë të Ushtrisë jugosllave.

Mori pjesë në Kongresin e pestë të PKJ-së në korrik të vitit 1948 në Beograd. Duke e pranuar rezolutën e Informbirosë provoi të ikte nga shteti bashkë me gjeneralët Arsa Jovanoviqin dhe Branko Petriçeviqin. Ikja u pengua dhe me këtë rast gjeneral Arso Jovanoviqi, kryetari i Shtatmadhorisë së Ushtrisë jugosllave, u vra në kufirin me Rumani. Vlados ia doli të ikte dhe për një kohë të shkurtër u fsheh në Beograd, por në përpjekjen e dytë të ikjes u burgos në kufirin hungarez.

"Atëherë ndodhi një gjë shumë interesante. Kur hetuesit mbaruan punë, materialet kundër nesh ua dhanë kryeprokurorit ushtarak dhe Gjykatës së Lartë Ushtarake për ngritjen e aktakuzatës. Megjithatë, ata u përgjigjën që në tërë këtë nuk kishte elemente të veprës penale, që këto ishin rebelime dhe shkelje partiake dhe që mund të na ndëshkonin vetëm në mënyrë partiake. Kryetari i Gjykatës ishte gjeneral Kërxhiqi, kurse prokurori Veljko Zhizhiqi. Kur ata i refuzuan, i thirrën zëvendësit e tyre Lakoviqin dhe Lakiqin. Edhe ata i refuzuan. Të gjithë i arrestuan dhe i dërguan në Goli otok. Paramendoje sa trima ishin ata njerëz atëherë!"

Në burgun hetues në Glavnjaçë dhe në Banjicë kaloi 22 muaj, kurse më 1950 u dënua me njëzet vjet burg. Nga qershori i vitit 1950 deri më 6 dhjetor të vitit 1956 ndodhej në kampet e përqendrimit Stara Gradishka, Bileqë dhe Goli Otok. Dapçeviqin dhe ndjekësit e tjerë të Informbirosë i mundonin rëndë në burg duke përdorur metoda më të ashpra si „shpalir“, linçim ose „notimi spanjoll“ famëkeq. Në Gradishkë, në punën e detyrueshme, shefat e tyre ishin ustashë të burgosur dhe të dënuar. Midis tyre edhe prerës të dënuar nga njëzet vjet burg secili.

"Atë Gradishkë e mbaj mend si tre muaj të mundimeve të papërshkrueshme, torturave dhe poshtërimëve të cilat njerëzimi nuk i mban mend. [...] Tortuart të shumëllojshme kam kaluar në Jugosllavinë e vjetër, por edhe më vonë në Goli otok, por tmerri më i madh se këto tortura nuk eksizston."

Kur doli nga burgu, më 1958, për shkak të kërcënimeve me arrestimi të prapshëm, iku në Republikën Popullore të Shqipërisë bashkë me një grup të shokëve. Në Shqipëri lindi konflikt midis emigrantëve për shkak të drejtimit të luftës së mëtejshme. Vlado dëshironte ta vazhdonte luftën në Jugosllavi, kurse shumica vendosi të shkonte në BRSS. Pas disa muajsh të pasigurisë, pushteti shqiptar i dërgon në BRSS.

Kur erdhën në Bashkimi Sovjetik patën mundësi të vazhdonin shkollim dhe të marrin një punë të përshtashme, gjë që Vlado e refuzoi dhe vazhdoi me veprimtarinë politike. Në prag të Konferencës së partive komuniste në Moskë më vitin 1961 organizoi një propagandë të fuqishme. Konferenca miratoi rezolutën me të cilën Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë u dënua si partia revizioniste dhe antimarksiste.

Gjatë shpërthimit të Krizës kubane më vitin 1962 Vlado organizonte vullnetarët për shkuarjen në Kubë. Edhe pse kubanët i miratuan vizat, pushteti sovjetik nuk e lejoi shkuarjen e vullnetarëve. Pas Kongresit të njëzet e dytë të patisë së Bashkimit Sovjetik (PKBS) Vlado e mbështeti qëndrimin e komunistëve shqiptarë dhe kinezë në konflikt me PKBS-in dhe me këtë futi në rrezik mbijetesën e ardhshme në BRSS.

Gjatë qendrimit në Odesë, gjatë viteve 1964 dhe 1965 punonte në tezën e doktoraturës për historinë e lëvizjes së punëtorëve jugosllavë. Në fillim të vitit 1965 provoi të ikte si vullnetar në Vijetnam, por pushteti sovjetik e ndaloi. Iku nga BRSS-i më vitin 1965 dhe shkoi në Evropën Perëndimore.

Për të mbijetuar në Belgjikë, Zvicër dhe në Holandë bënte punë më të rëndë fizike. Njëkohësisht bënte përpjekje që të zhvillonte veprimtarinë politike midis emigrantëve ekonomikë jugosllavë, por nuk arriti. Policia e këtyre vendeve e arrestonte disa herë dhe e dëbonte nga një shtet në shtetin tjetër. Që më vitin 1969 Belgjika ia miratoi qëndrimin e përhershëm. Nga Belgjika u lidhi me partitë e Evropës Perëndimore dhe mori pjesë në veprimtarinë e tyre.

Burgimi i sërishëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Ligji respektohej në atë Jugosllavi, kurse në këtë nuk respektohet aspak. A kam qenë unë njëzet e dy muaj e gjysëm nën hetimin policor në vitin 1948?! A kam qenë tani nën hetimin policor katër muaj e gjysëm?!"

Në bashkëpunimin e policisë jugosllave dhe rumune u arrestua më vitin 1975 në Bukuresht. Në Jugosllavi u dënua me vdekje, po dënimi u zëvendësua me 20 vjet burg. U mbajt në izolim të plot.

Në qershor të vitit 1988 e liruan nga bugu i Pozharevcit dhe e dëbuan nga Jugosllavia. Pas anulimit të ndalimit të kthimit Vlado u kthye në RSFJ në shtator të vitit 1990. Në intervista të numërta dhe në paraqitje publike tregonte per rrezikun nga shpërthimi i luftës dhe shpërndarjes së Jugosllavisë.

Themelimi i Partisë së punës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Ndodhej në krye të PKJ-së së sapothemeluar gati një vit, por për shkak të luftës së tij të ashpër kundër nacizmit në parti, kjo parti u shpërbë. Vlado më 27 mars 1992 formoi Partinë e Punës. Në kohën e luftës në territorin e ish Jugosllavisë fuqizonte në mënyrë aktive vetëdijën antinacist me qëllim që ta ndalonte luftën duke kritikuar regjimin e Milosheviqit.

Vdiq më 12 korrik 2001 në Beograd.

Familja e tërë e Vlados mori pjesë në LNÇ, vëllezërit Peko dhe Milutin, por edhe motra Danica. Vëllai Milutin dhe motra Danica, si edhe vetë Vlado, mbështetën Informbironë më 1948 dhe përjetuan fatin e ngjashëm.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]