Kërceni tek përmbajtja

Christian Abbiati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Christian Abbiati
Informacioni personal
Emri i plotë Christian Abbiati
Data e lindjes 8 korrik 1977 (47 vjeç)
Vëndi i lindjes Abbiategrasso, Itali
Gjatësia 1.91 m (6 ft 3 in)
Pozicioni(et) Portier
Karriera me të rinjtë
1991–1992 Trezzano
1992–1993 Assago
1993–1994 Corsico
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1994–1998 Monza 52 (0)
1995–1996Borgosesia (huazim) 29 (0)
1998–2016 Milan 281 (0)
2005–2006Juventus (huazim) 19 (0)
2006–2007Torino (huazim) 36 (0)
2007–2008Atlético Madrid (huazim) 21 (0)
Gjithsej 438 (0)
Karriera ndërkombëtare
1998–2000 Italia U21 20 (0)
2003–2005 Italia 4 (0)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 19 maj 2013
‡ Ndeshjet dhe golat e Kombëtares, të sakta prej datës 16 nëntor 2005

Christian Abbiati (Italisht: [ˈkristjan abˈbjaːti]; lindur më 8 korrik 1977) është një ish futbollist profesionist italian i cili ka luajtur si portier.

Abbiati, i cili ishte pjesë e Milanit që nga viti 1996, e nisi karrierën si profesionist te Monza, para se të kalonte te Milani ku luajti më shumë se 300 ndeshje zyrtare. Ai gjithashtu pati periudha si i huazuar te Borgosesia Calcio, Juventus, Torino dhe Atlético Madrid. Gjatë karrierës së tij ai fitoi tre tituj të Serie A, një Kupë Italie, dy Superkupa Italiane, një Ligë Kampionesh dhe UEFA Super Kupë.

Abbiati u thirr për herë të parë në ekipin kombëtar italian në vitin 2000 ku ai ishte portier rezervë në Euro 2000, ku ekipi arriti në finale. Debutimi i tij erdhi tre vite më vonë në një ndeshje miqësore kundër Zvicrës. Ai zhvilloi gjithsej katër paraqitje me të kaltrit.

Milan[1][2]
  1. ^ "Christian Abbiati". acmilan.com (në anglisht). A.C. Milan. Marrë më 16 dhjetor 2015.
  2. ^ "Christian Abbiati" (në anglisht). Eurosport. Marrë më 16 dhjetor 2015.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]