*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 1 Shkurt 2017 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 19 nëntor 2008
Daniele Bonera (Italisht [daˈnjɛle boˈnɛra]; lindur më 31 maj1981) është një ish-futbollist italian i cili aktualisht është një asistent teknik i Milanit në Serie A. Gjatë periudhës 2001–08, Bonera ka qënë lojtar i kombëtares italiane duke luajtur 16 ndeshje.
Bonera firmosi me Brescian në vitin 1995 dhe luajti me skuadrat e moshave deri në sezonin 1998–99, ku bëri debutimin me skuadrën e parë në sezonin 1999–00 në Serie B. Në sezonin 2000–01, Bonera debutoi në Serie A në moshën 19 vjeçare më 1 tetor 2000 në humbjen 4–2 kundër Udineses në Stadio Friuli. Me Biancoazzurrët, Bonera gjithashtu debutoi edhe në Evropë më 25 korrik 2001 kundër çekëve të FK Chmel Blšany, një ndeshje e vlefshme për Kupën Intertoto që e mbyll me fitoren 2–1. Ai luajti gjithsej 72 ndeshje në të gjitha kompedicionet me Brescian në tre sezone.
Bonera firmosi për Parmën në korrik 2002 dhe luajti 32 ndeshje dhe shënoi 1 Gol gjatë sezonit të tij të parë me emilianët në sezonin 2002–03, dhe në 3 sezonet e ardhshme, ai luajti 98 ndeshje në të gjitha kompedicionet, ku 82 ishin në Serie A. Më 28 korrik 2006, Bonera u ble nga Milan për 3,3 milion €.[1][2]
Në 2006, në moshën 25 vjeç, Bonera u ble nga Milan, me klubin që gjithmon e kishte ndjekur që kur ai ishte i vogël.
Ai bëri debutimin e tij në Ligën e Kampioneve me klubin më 17 tetor 2006 kundër skuadrës belge Anderlecht; kjo ishte hera e parë që ai luante në këtë kompedicion. Gjatë ndeshjes, ai u ndështua me karton të kuq në minutën e 47të pasi mori kartonin e dytë të verdhë, kjo erdhi për shkak se Bonera largoi gjuajti topin pas një goditje dënimi të fituar nga futbollistët e Anderlecht. Pasi luajti si mbrojtës i djathtë, ai u zhvendos në qëndër të mbrojtes pas dëmtimit të disa mbrojtësve dhe blerjes së Massimo Oddos nga Lazio në janar 2008, një mbrojtës natyral i djathtë. Bonera bëri paraqitje të mira si qëndër mbrojtës, duke u bërë një nga lojtarët më të mirë të Milanit. Ai luftoi me dëmtimet e vazhdueshme që nuk e lanë të qetë në gjysmën e dytë të sezonit 2008–09, duke i'u bashkuar Alessandro Nestës dhe Kakha Kaladzes në listën e të dëmtuarëe. Në shtator 2009, ai rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2013.[3]
Pas 10 muajsh pa luajtur, Bonera bëri një rikthim të suksesshëm duke luajtur 45 minuta në një ndeshje kundër Noverës në Kupën e Italisë më 13 janar 2010. Për shkak të bashkpunimit të mirë të dy qëndër mbrojtësve Alessandro Nestës dhe Thiago Silvës. Bonera i'u rikthye pozicionit të parë që kishte kur erdhi te Milan, ai zhvilloi paraqitje akoma më të mira se herën e parë kur u vendos në këtë pozicion. Pasi Bonera filloi duke luajtur si titullar në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, rikthimet e Gianluca Zambrottës, Luca Antoninit dhe Massimo Oddos, bënë që ai ta humbiste sërisht vendin e titullarit. Pas Nesta u dëmtua sërisht, Leonardo vendosi që të rikthente në formacion italianin.
Më 23 maj 2013, pas disa spekullimeve për një transferim të tij te rivalët e Juventusit, Bonera firmosi një kontratë të re me Milanin deri më 30 qershor 2013.
Ai ka luajtur 16 ndeshje me Italinë. Pasi bëri debutimin e tij më 5 shtator 2001 kundër Marokut, ai luajti një ndeshje jo-miqësorë nën udhërat e trajnerit në kualifikueset e 2006 Kupës së Botës.
Bonera u thirr në skuadrën që do të luante në Kupën e Botës, por pas rikthimit nga dëmtimi të Gianluca Zambrottës, Bonera u rikthye në shtëpi.[4]
Pas Kupës së Botës 2006, ai u thirr sërisht për herë të parë nga trajneri i parë Roberto Donadoni për ndeshjen kualifikuese të Euro 2008 kundër Skocisë më 28 mars 2007,[5] por nuk mundi të luajë për shkak të një dëmtimi.[6] Në tetor dhe nëntor 2007, ai u thirr sërisht.[7][8] Gjatë një ndeshje miqësore kundër vendit organizator të 2010 Kupës së Botës, Afrikës së Jugës më 17 tetor 2007, më vonë ai hyri së zëvëndësues në vend të Fabio Cannavaros në një ndeshje kundër Ishujve Faroe. Ai më pas nuk u thirr për të luajtur në UEFA Euro 2008.
Pasi Lippi u bë trajner i kombëtares për herë të dytë, ai u thirr sërisht në disa ndeshje.[9][10] Pas dëmtimit, ai u thirr në ndeshjen e fundit miqësore kundër Kamerunit përpara se të bëhej lajmërimi zyrtar për skuadrën që do të luante në Kupën e Botës 2010. Ai dështoi që të bashkohej skuadrës paraprake më 11 maj dhe në qëndrën stërvitore më 4 dhe 5 maj.[11]
^Nadia Carminati (28 korrik 2006). "Milan bag Bonera" [Milan merr Bonerën] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 13 maj 2010.
^"AC Milan 2006 Annual Report" [Raporti vjetor i vitit 2006 i Milanit] (PDF) (në anglisht). A.C. Milan. 5 prill 2007. Arkivuar nga origjinali(PDF) më 25 prill 2011. Marrë më 24 prill 2011.
^"Bonera boost for Milan" [Bonera shtysë për Milanin] (në anglisht). FIFA. 6 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2009. Marrë më 13 maj 2010.
^Simon Fudge (11 qershor 2006). "Azzurri release Bonera" [Të kaltrit heqin Bonerën] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 13 maj 2010.
^Paolo Menicucci (18 mars 2007). "Uncapped duo handed Italy chance" [Dyshja pa asnjë ndeshje i jepet mundësia me Italinë] (në anglisht). UEFA. Marrë më 13 maj 2010.
^Mark Buckingham (23 mars 2007). "Italy drop four from squad" [Italia heq katër nga ekipi] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 13 maj 2010.
^Paolo Menicucci (7 tetor 2007). "Montolivo earns Italy call-up" [Montolivo fiton thirrjen me Italinë] (në anglisht). UEFA. Marrë më 13 maj 2010.
^Paolo Menicucci (11 nëntor 2007). "Palladino in, Del Piero out for Italy" [Palladino brënda, Del Piero jashtë për Italinë] (në anglisht). UEFA. Marrë më 13 maj 2010.
^Roberta Radaelli (16 gusht 2008). "Gilardino leads list of Lippi recalls" [Gilardino udhëheq listën e thirrjeve të Lippit] (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2020. Marrë më 13 maj 2010.