Shko te përmbajtja

Djamel Mesbah

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Djamel Mesbah
Djamel Mesbah në 2014.
Informacioni personal
Emri i plotë Djamel Eddine Mesbah
Data e lindjes 9 tetor 1984 (41 vjeç)           
Vendi i lindjes Zighoud Youcef, Algjeri
Gjatësia 1.80 m (5 ft 11 in)
Pozicioni(et) Mbrojtës i majtë
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Milan
Numri 15
Karriera me të rinjtë
19952001 US Annecy-le-Vieux
20012003 Servette FC
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
20032004 Servette 11 (3)
20042006 Basel 11 (1)
2006Lorient (i huazuar) 0 (0)
20062008 Aarau 60 (1)
20082009 Luzern 6 (0)
20082009Avellino (i huazuar) 27 (2)
20092012 Lecce 82 (6)
2012 Milan 5 (0)
Karriera ndërkombëtare
2010 Algjeria 10 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 00:00, 4 mars, 2012 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 00:00, 4 mars, 2012 (UTC)

Djamel Eddine Mesbah (lindur më 9 tetor 1984 në Zighud Jusef) është një futbollist profesionist algjerian i cili luan si bek i majtë për skuadrën italiane nga Serie A, A.C. Milan.

Karriera e hershme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mesbah e filloi karrierën e tij në radhët e të rinjve të skuadrës franceze, US Annecy-le-Vieux para se të vërehej nga skautët zviceranServette FC në vitin 2001. Ai përparoi në radhët e Servette FC dhe e pati debutimin e tij në Super ligën zvicerane të sezonit 2003-04, duke luajtur në 11 ndeshje dhe duke shënuar 3 gola.

Në verën e vitit 2004, ai u largua nga skuadra pasi që ata u përballën më vështirësi finaciare dhe u bashkua me FC Basel. Kryesisht i përdorur si zëvendësues, a luajti vetën një ndeshje dhe shënoi 1 gol. Në janar të vitit 2006, ai u huazua tek FC Lorient të cilët garonin në Ligue 2 në atë kohë. Megjithatë, ai u lëndua përpara se të debutojë dhe nuk u paraqit në asnjë ndeshje për ta.

Në verën e vitit 2006, ai nënshkroi me FC Aarau, një skuadër zvicerane e cila garonte në divizionin e dytë të vendit. Ai qëndroi me ta për dy sezoni dhe ishte startues gjatë gjithë kohës.

Ai u ble nga FC Luzern më 1 korrik 2008, por pati vetëm 6 paraqitje gjatë gjithë vitit, të gjitha këta duke i filluar si zëvendësues).

Më 1 shtator 2008, ai u ble nga A.S. Avellino 1912, skuadra e parë italiane në karrierën e tij.

Në qershor të vitit 2009 ai u ble nga U.S. Lecce. Tek Lecce ai kryesisht luante si mesfushor krahu në të majtë, por herë pas here si mesfushor qendror por edhe si mbrojtës në krahun e majtë. Aftësia e tij për të luajtur mirë në shumë pozita, tërhoqi interesimin e shumë skuadra italiane.

Më 18 janar 2012, US Lecce njoftoi se Mesbah do të kargohet nga skuadra për tu bashkuar me AC Milanin.

Përditësuar më 20 shkurt 2012
Performancat në klub Liga Kupa Kontinentale Gjithësej
SezoniKlubiLiga NdeshjeGolaNdeshjeGola NdeshjeGola NdeshjeGola
Zvicër LigaSchweizer Cup Kupa e ligës Gjithësej
2003–04ServetteSuper Liga Zvicerane 113113
2004–05Basel6161
2005–065050
2006–07FC Aarau270270
2007–08Liga Sfiduese Zvicerane331331
2008–09LuzernLiga Sfiduese Zvicerane6060
GjithësejZvicër 885885
Francë LigaCoupe de France Coupe de la Ligue Gjithësej
2005–06LorientLigue 2 00000000
GjithësejFrancë 00000000
Itali LigaCoppa Italia Kupa e ligës Gjithësej
2008–09AvellinoSerie B 2720000272
2009–10Lecce3630000363
2010–11Serie A3320000332
2011–12Milan40000040
GjithësejItali 100700001007
Gjithësej karriera 18812000018812
201050
201140
201200
Gjithsej90
FC Basel

Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]