Jump to content

Ebu Daudi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ebu Davud)

Ebu Daud (Emri i plotë: Imami, Shejhus-Sunne), i pari prej Hafidhave, Muhadithi i Basrasë, i quajtur Sulejman ibën Esh’ath ibën Sheddad ibën Amër ibën Amir sipas Ebu Hatimit kurse sipas Ebu Ubejd El Axhurrit dhe Ebu Bekr El Hatibit quhet Sulejman ibën Esh’ath ibën Is’hak ibën Beshir ibën Sheddad, prej fisit El Ezd që jetonte në krahinën Sixhistan (Sistan) mes Kirmanit dhe Horasanit ne jug –perendim të Afganistanit (es-Sijer 13/203 dhe Tarih Bagdad 9/55)

Në vitin 202H në Sixhistan lindi Imam Ebu Daudi ku e kaloi fëmijërinë. Për fëmijërinë e tij nuk ka informata më të hollësishme përpos faktit se në moshën rinore doli prej qytetit të tij në kërkim të diturisë.

Në kërkim të diturisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ebu Daudi ndoqi rrugën e dijetarëve të kohës së tij të cilit udhtonin shumë në kërkim të hadithit. Edhe ai si mocanikët e tij udhtoi në shumë vende. Në kërkim të diturisë udhtoi në Horasan, Irak, gadishullin Arabik, Siri, Egjipt.

Dhehebiu thotë: në moshën 18 veçare arriti në Bagdad para se të viziton Basranë pastaj udhëtoi në tërë botën Islame duke tubuar dhe shenuar hadithe në mënyrë të shkathtë. (Es-Sijer 13/213)

Në udhetimet e tij të shpeshta është takuar me shumë dijetarë dhe imamë prej të cilëve mësoi dhe përfitoi. Dhehebiu në librën e tij Es-Sijer me emër shënon mbi 48 mësues prej të cilëve përfitoi Imam Ebu Daudi:

Dëgjoi prej:

Ka’nabiut dhe Sulejman ibën Harbit në ne Mekke

Muslim ibën Ibrahimit, Abdull-llah ibën Rexhait dhe Ebul Velid Et-Tajalisit në Basra

El Hasen El Buranit dhe Ahmed El Jerbu’it në Kufe

Is’hak ibën Rahavejhit në Horasan

Ahmed ibën Hanbelit në Bagdad

Kutejbes në Belh

Në mesin e mësuesve të tij do të gjejmë Imamë të hadithit dhe shkencës së tij siç janë Ahmed ibën Hanbeli, Ali ibën Medini, Jahja ibën Me’ini, Museddedi, Se’id ibën Mensuri, Ebu Bekr ibën Ebi Shejbe dhe tjerë.

Prej diturisë së tij kanë përfituar shumë nxënës dhe transmetues të hadithit. Ne do t’i përmendim vetëm më të rrëndësishmit:

Tirmidhiu i cili transmetoi prej tij në Sunenin e tij

Nesaiu ne Sunenin e tij, në librin El Kuna dhe në Amelul jeumi ve lejle

Ibrahim El Akuli

Ebu Bekr ibën Hal-lali

Zekerija ibën Jahja Es-Saxhi

Ebu Bekr ibën Ebi Dunja

Ebu Bishr Ed-Dulabi

Ebu Ubejd El Axhurri

Ebu Avane dhe Ahmed ibën Hanbeli i cili prej tij transmeton një hadith

(Es-sijer 13/205-208 dhe Tehdhibut-Tehdhib 4/151)

Disa fjalë të imamëve për imam Ebu Daudin

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ata e që e njohtuan dëshmojnë për vendin e lartë që e ze ky Imam në historinë e arte të Ehlul Hadithit (dijetërëve të hadithit). Imam që harxhoi jetën dhe pasurinë në kërkim të hadithit dhe në shënimin e tij…

Të lejojmë që për të flasin ata që e njohën më mirë :

Imam Ahmed El Hereviu thotë: Ebu Daudi ka qenë njëri prej Hafidhave të Islamit dhe të haditheve pejgamberike…

I njohur me devotshmëri dhe të përmbajturit nga gjërat e dyshimta (el-vera), një prej kalorësve të hadithit

Imam Ebu Bekr El Hal-lali thotë: I pari i Imamëve në kohën e tij…(Es-Sijer 13/211)

El Hafidh Musa ibën Harun thotë: U krijua Ebu Daudi në këtë botë për hadith dhe në ahiret për xhennet. Nuk kam parë njeri më të mirë se ai.

Imam Ebu Hatim ibën Hibbani ka thënë: Ebu Daudi ishtë një prej imamëve të dynjasë. Dijetarë me kujtesë të fortë, me njohuri të fikhut, i përmbajtur, preciz, tuboi hadhithe dhe i shënoi. Ishte mbrojtës i Sunnetit.

Imam Hakimi ka thënë: Ebu Daudi ishte imam i hadithit në kohën e tij pa ekzagjerim (stërzmadhim) (Es-Sijer 13/212)

Muhammed Es-Sagani dhe Ibrahim El Harbi kanë thënë: All-llahu ia zbuti Ebu Daudit hadithin siç ia zbuti Daudit [alejhis-selam] hekurin. (Tehdhibul Kemal 11/365)

Imam Dhehebiu thotë: Përkrah diturisë që e pati në lëminë e hadithit dhe shkencat e tij ai ishte njëri prej fukahave (dijetarët e fikhut) të mëdhenj. Këtë e vërteton edhe libri i tij. Në hallkën e Imam Ahmedit qendroi një kohë të gjatë duke e pyetur për shumë çështje të besimit dhe dispozitave fetare që kanë lidhje me fikhun. Ndoqi metodën e selefit në përcjelljen e sunnetit dhe pranimit të tij duke mos u zhytur në ngushticat e apologjetikës (kelamit). (Es-Sijer 13/215)

  • Suneni i Ebu Daudit (pjesërisht e botuar në gjuhen shqipe)
  • El Mesail eleti halefe fiha El Imam Ahmed ibën Hanbel
  • Sualat El Axhurri
  • El Merasil
  • Kitabul Kader
  • Kitabun-Nasih
  • Musned Malik
  • Kitabu As-hab Sha’bi
  • Kitabun fir-rixhal
  • Kitabuz-Zuhd
  • Risaletun fi vesfi telif likitab Es-Sunen

Vlersime mbi librin "Suneni i Ebu Daudit"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ebu Bekr El Hatibi ka thënë: Suneni i Ebu Daudit është libër i ndershëm. Në shkencën e fesë nuk është shkruar libër si ky i pranuar prej gjitha njerëzve dhe fukahave…

Ahmed ibën Hanbeli lexoi dhe e pëlqeu këtë vepër (Tarih Bagdad 9/55-64)

Ibën El E’arabi thotë: Kush e mëson Kur’anin dhe Sunenin e Ebu Daudit ka përfituar dituri të mjaftueshme… (Mukadimetu Tuhfetil Ahfedhi fq.100)

Me 16 Sheval të vitit 275H në qytetin e Basrasë ndërroi jetë Imam Ebu Daudi. All-llahu e mëshiroftë me mëshirën e tij të gjërë. Amin.