Ekonomia e Bullgarisë
Me fitimin e pavarësisë në kongresin e Berlinit, Bullgaria ballafaqohet me varfërinë në kapital, me probleme të shumta politike dhe ekonomike dhe së shpejti bëhet sferë ndikuese e kapitalit të huaj. Importi i kapitalit të jashtëm nuk solli vendin në pozitë më të mirë. Shkalla e ulët e fuqive prodhuese solli atë që bujqësia të sigurojë 2/3 e të ardhurave kombëtare dhe 90% të eksportit të vendit. Industria ka dhënë rreth 1/3 e të ardhurave nacionale dhe gjithsej 5% të eksportit të vendit. Relacionet e tilla e kanë përcaktuar bujqësinë si degë kryesore të ekonomisë. Edhe pse ka kushte të favorshme natyrore, fragmentimi i pronave ishte problem për zbatimin e mjeteve agroteknike. Kësaj t’i shtojmë edhe bazën e ulët të mekanizmit dhe të kimikizimit në bujqësi. Ajo pak industri ka qenë orientuar në përpunimin e lëndëve të para nga bujqësia .
Ndërrimet e mëdha në ekonomi që kanë ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore ishin bazë e mira e një ritmi më të shpejtuar.
Industria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Industria e Bullgarisë mbështetet në pasuritë naturore,edhe pse sipëfaqja e saj është e vogël. Miniralet e dobishme janë të llojllojshme në saje të ndryshushmërisë së ndërtimit litologjik, mirpo, nevojat e industrisë në lëndët e para mezi i plotësojnë prej burimeve të vendit.
Bazën energjetike e përbën thëngjilli. Me naftë Bullgaria ka deficit. Lumenjtë e Bullgarisë kanë potencial të mjaftueshëm energjetik, mirëpo shfrytëzimi i tyre ende është i vogël.
Kapacitetet e para të metalurgjisë së zezë janë ndërtuar afër Pernikut. Më vonë në Kremikovc afër Sofjes ndërtohet gjiganti i metalurgjisë së zezë.
Bujqësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bullgaria ka përbërjë të mirë të tokave bujqësore. Arat së bashku me sipërfaqet me pemë zënë 39 % të sipërfaqes, livadhet dhe kullosat 16%, pyjet 30% dhe tokat joproduktive 14%.
Blegtoria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Transporti dhe tregëtia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull nga Ekonomia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |