Islami në Bosnje dhe Hercegovinë
Islami në Bosnje dhe Hercegovinë ka një traditë të pasur shumëshekullore, rrënjët e të cilit fillojnë disa shekuj prapa në histori. Shumicën e popullsisë myslimane në BeH e përbëjnë boshnjakët, të cilët kryesisht janë synitë hanefi, edhe pse sufijt kanë pasur ndikim të madh historik në këto toka. Megjithatë, për shkak të ndikimit bashkëkohor gjatë 75 viteve të kaluara, sot ka në mes boshnjakëve ateistë, agnostikë dhe deistë. Pranë boshnjakëve, pjesë e popullsisë myslimane në BeH janë edhe turqit, shqiptarët dhe një pjesë e romëve që këtë shtet e konsiderojnë atdhe.
Nga 3,531,159 banorët e Bosnjës dhe Hercegovinës (sipas regjistrimit të vitit 2013), 1,790,454 banorë u deklarouan si pjesëtarë të fesë islame, që është më shumë se gjysma e popullsisë së përgjithshme të shtetit, përkatësisht 50,70%.[1]
Historia e islamit në Bosnje dhe Hercegovinë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Islami u shfaq dukshëm në Bosnje me ardhjen e osmanëve në shekullin XV. Përhapja e fesë islame në Bosnje është një nga fenomenet më të mëdha botërore kur është fjala për kalimin vullnetar në islam. Boshnjakët e pranuan islamin vullnetarisht në numër të madh. Me ardhjen tashmë të Mehmetit II në Bosnje janë regjistruar në kalime masive në islam tek banorët lokalë, si p.sh. në Jajcë, kur në një ditë më shumë se 30,000 familje kaluan në islam[2]. Procesi i kalimit në islam është përshpejtuar me krijimin e vendbanimeve myslimane, të mbledhur rreth institucioneve kulturore islame, të tilla si xhamitë dhe teqetë.
Shkatërrimi i objekteve islame në periudhën 1992-1995
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, në mënyrë sistematike, e në masë të madhe u shkatërruan ose u dëmtuan objekte fetare islame në territorin e tërë shtetit, e sidomos në territoret që ishin nën kontrollin e VRS (serbëve) dhe HVO (kroatëve). Pjesë e numrit të madh të objekteve islame të shkatërruara ishin edhe dy xhami, që janë pjesë e listës së vendeve të trashëgimisë botërore të UNESCO-s: xhamitë banjallukase Arnaudija dhe Ferhadija.
Objekte | të shkatërruara | të dëmtuara | Gjithësej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
nga ekstremistët serbë | nga ekstremistët
kroatë |
nga ekstremistët serbë |
nga ekstremistët
kroatë |
Gjithësej të shkatrruara gjatë luftës | Gjithësej të dëmtuara gjatë luftës | Gjithësej | Nurmi i përgjithshëm i objekteve para luftës | Përqindja e objekteve të shkatërruara dhe të dëmtuara | |
Xhami | 249 | 58 | 540 | 80 | 307 | 620 | 927 | 1.149 | 81% |
Mesxhide | 21 | 20 | 175 | 43 | 41 | 218 | 259 | 557 | 47% |
Mejtepe | 14 | 4 | 55 | 14 | 18 | 69 | 87 | 954 | 9% |
Teqe | 4 | 1 | 3 | 1 | 5 | 4 | 9 | 15 | 60% |
Tyrbe | 6 | 1 | 34 | 3 | 7 | 37 | 44 | 90 | 49% |
Objekte të vakëfit | 125 | 24 | 345 | 60 | 149 | 405 | 554 | 1.425 | 39% |
Gjithësej | 419 | 108 | 1.152 | 201 | 527 | 1.353 | 1.880 | 4.190 | 45% |
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Popis stanovništva, domaćinstava i stanova u Bosni i Hercegovini, 2013." (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 dhjetor 2017. Marrë më 20 korrik 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Korijeni Bosne i Bosanstva" Enver Imamović
- ^ Maya Shatzmiller (2002).