Islamofobia
Islamofobia është frika, urrejtja ose paragjykimi ndaj fesë islame ose myslimanëve në përgjithësi,[1][2][3] veçanërisht kur shihet si një forcë gjeopolitike ose burim terrorizmit.[4][5]
Kuptimi i termit vazhdon të debatohet dhe disa e çmojnë atë si problematik. Disa studiues e konsiderojnë Islamofobinë si një formë të ksenofobisë ose racizmit, megjithëse legjitimiteti i këtij përkufizimi është i diskutueshëm. Disa studiues e shohin Islamofobinë dhe racizmin si fenomene pjesërisht të mbivendosura, ndërsa të tjerët e kontestojnë marrëdhënien, kryesisht me arsyetimin se feja nuk është racë. Shkaqet dhe karakteristikat e Islamofobisë janë gjithashtu tema të debatit. Disa komentatorë kanë paraqitur një rritje të islamofobisë që rezulton nga sulmet e 11 shtatorit, ngritja e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit dhe sulmeve të tjera terroriste në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara nga ekstremistët islamikë. Disa e kanë shoqëruar atë me praninë e shtuar të myslimanëve në Shtetet e Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian, ndërsa të tjerët e shohin atë si një përgjigje ndaj shfaqjes së një identiteti global mysliman.
Islamofobia dhe ligjërim publik shqiptar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në mesin e shqiptarëve islamofobia ka të krahasuar me vende të tjera që kanë shumicë myslimane, e që rrënjët i ka në vetë-orientalizimin e elitës politike në shekullin 19.[6] Në ligjërimin publik shqiptar ky fenomen ka nisur me rënien e diktaturës komuniste dhe me përpjekjen rindërtuese të identitetit të ri shqiptar post-komunist.[7]
Në Shqipëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkrimtari Ismail Kadare me prejardhje nga një familje myslimane gjirokastrite,[8] dhe me paraardhësin nga e ëma bektashiun Hoxhë Dobin duke qenë përfaqësues i rrymës letrare të bejtexhinjve,[9] pasi qe angazhuar që në periudhën e diktaturës komuniste me veprat e tij letrare kundër traditave fetare në frymën e Revolucionit Kulturor,[10] propozoi mos-hapjen e xhamive kur presidenti Ramiz Alia po konsideronte lejimin e lirisë fetare në Shqipëri. Duke e argumentuar se Islami përbën një pengesë në ribashkimin me "familjen evropiane".[11]
Më 1992 u shpreh publikisht "Shqiptarët janë ndër ato popuj që kanë vuajtur njëlloj si prej Komunizmit ashtu edhe prej Islamit." Deklaratë kjo që shkaktoi pakënaqësi dhe si pasojë çoi drejt protestave të zëshme nga diaspora shqiptare në New York.[12] Duke iu bashkuar disa intelektualëve katolikë, ai argumentonte se për të fituar një hapje drejt Evropës Perëndimore, duhej lënë Islami nga popullsia me prejardhje myslimane, e madje edhe të konvertoheshin në të krishterë.[13][7]
Kleriku i parë i vrarë nga çetat komuniste qe hoxha i Saukut, Selim Brahja,[14] si dhe pushkatimi i 67 ballistëve në Lushnje pati kriter rrethprerjen,[15] e ndër 2169 objektet e kultit që shkatërroi diktatura komuniste, prej të cilave 530 ishin teqe, tyrbe, mekame dhe dergjahe që i përkisnin tarikatit bektashi. 740 xhami u shkatërruan, disa prej të cilave qenë me rëndësi dhe vlerë arkitekturore të tilla si Xhamia Kubelie në Kavajë, Xhamia e Abdurrahman Pashës në Peqin dhe dy xhamitë në Elbasan që ishin të shekullit të 17.[16] Ndër 1,127 ndërtesat islame që ekzistonin para komunizmit, vetëm 50 xhami ngelën, edhe këto në gjendje të rënduar.[17] Ndërsa për intelektualë katolikë si Zef Pllumi komunizmi shqiptar ishte një “fundamentalizëm islamik i veshur me maskën e komunizmit”, ndërsa për Ardian Ndrecën komunizmi shqiptar kishte origjinë islamike dhe kjo tregohet nga armiqësia e veçantë e komunistëve ndaj Kishës katolike.[7]
Në Kosovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Baleta, Abdi (2002). Kush dhe çfarë fshihet pas trillimit "Komunizmi islamik"?. Logos. ISBN 9789951417013.
- Nurja, Ermal (2012). "The rise and destruction of Ottoman Architecture in Albania: A brief history focused on the mosques". përmbledhur nga Furat, Ayşe Zişan; Er, Hamit (red.). Balkans and Islam Encounter, Transformation, Discontinuity, Continuity (në anglisht). Cambridge: Cambridge Scholars Publishing. fq. 191–207. ISBN 9781443842839.
- Ramet, Sabrina (1989). Religion and nationalism in Soviet and East European politics (në anglisht). Durham: Duke University Press. ISBN 9780822308546.
- Citimet
- ^ "Islamophobia". lexico.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 19 maj 2019. Marrë më 23 janar 2021.
- ^ "Islamophobia". dictionary.com (në anglisht).
- ^ "Islamophobia". collinsdictionary (në anglisht).
- ^ See Egorova; Tudor (2003) pp. 2–3, which cites the conclusions of Marquina and Rebolledo in: "A. Marquina, V. G. Rebolledo, 'The Dialogue between the European Union and the Islamic World' in Interreligious Dialogues: Christians, Jews, Muslims, Annals of the European Academy of Sciences and Arts, v. 24, no. 10, Austria, 2000, pp. 166–68. "
- ^ Wike, Richard; Stokes, Bruce; Simmons, Katie (korrik 2016). Europeans Fear Wave of Refugees Will Mean More Terrorism, Fewer Jobs (PDF) (Reportazh) (në anglisht). Pew Research Center. fq. 4. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 nëntor 2016. Marrë më 27 nëntor 2016.
- ^ Enis Sulstarova (14 maj 2019). "Marrëdhëniet e Orientalizmit dhe islamofobisë në Shqipëri". observer.al. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2021. Marrë më 23 janar 2021.
- ^ a b c Rezart Beka (23 qershor 2019). "Islamofobia në ligjërimin publik shqiptar". erasmusi.org.
- ^ "A Girl in Exile by Ismail Kadare, Reviewed by John Sutherland". The Times (në anglisht). 19 mars 2016.
- ^ Novruz Shehu (11 gusht 2006). "Gjenealogji krijuese hoxhë Dobi, stërgjyshi poet i Kadaresë: duke gërmuar në rrënjët e shpirtit letrar të shkrimtarit të njohur". Shqip. fq. 42. Marrë më 29 tetor 2019.
- ^ Olsi Jazexhi (2017). "Albania". përmbledhur nga Egdunas Racius; Antonina Zhelyazkova (red.). Islamic Leadership in the European Lands of the Former Ottoman and Russian Empires: Legacy, Challenges and Change (në anglisht). Brill. fq. 55. ISBN 9789004352681.
- ^ Besnik Sinani (11 nëntor 2012). "Frika ndaj Islamit në Shqipëri". Arkivuar nga origjinali më 25 nëntor 2020. Marrë më 23 janar 2021.
- ^ Ke, Jing (tetor 2013). "The four others in I. Kadare's works: a study of the Albanian national identity" (në anglisht). Electronic Theses and Dissertations. fq. 36.
- ^ Nathalie Clayer (1997). "Islam, state and society in post-Communist Albania". përmbledhur nga Hugh Poulton (red.). Muslim Identity and the Balkan State (në anglisht). C. Hurst & Co. Publishers. fq. 133. ISBN 9781850652762.
- ^ Butka, Uran (11 nëntor 2016). "Nata e Shën Bartolomeut në Tiranë". rd.al. Marrë më 18 nëntor 2020.
- ^ "Agim Musta: Mehmeti e Dushani i zhveshën ballistët para se t'i pushkatonin". gazetamapo.al. Intervistuar nga Valentina Madani. 30 tetor 2016.
- ^ Nurja 2012, pp. 204–205.
- ^ Ramet 1998, p. 220. "Of the 1,127 mosques in Albania before the communist takeover, only fifty survived that era, most of them dilapidated. As of 1991, only two mosques in Tiranë were fit for use by worshipers."