Shko te përmbajtja

Ismet Munishi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ismet Munishi, lindi më 3 tetor 1974GjilanKosovës, ai është futbollist shqiptar, i njohur edhe në stadiumet ndërkombëtare.
Aktualisht ndodhet në Kosovë. Ka luajtur edhe për ekipin e superligës shqiptare KF Partizani. Momentalisht Ismet Munishi kryen detyrën e Trajnerit në Suharek tek Ballkani.

Që në moshë të re filloi aktivizohet me KF Prishtina në ekipin e pionerëve. Më pas u aktivizua si profesionist në ekipet e futbollit në Kosovë. Në atë kohë sporti i futbollit në Kosovë përballej me shumë probleme si pasojë e pavarësimit të tij nga futbolli i atëhershëm jugosllav. Ismet Munishi arriti rezultate të larta dhe përparoi në karrierën e tij në klubet KF Flamurtari dhe KF Prishtina, dhe më pas kaloi në Slloveni, në vitin 1997, dhe bëhet kampion i Sllovenisë me ekipin Maribor Branik, ku edhe pati shansin që të luaj në fazat kualifikuese të Ligës së KampionëveUEFA-s.

Pas arritjeve që pati në Slloveni ai u aktivizua në futbollin turk, në klubin që në atë kohë renditej në Ligën e parë turke, ShekersporAnkarasë, ku luajti për një vit e gjysëm. Më pas ai shkon në Izrael përkatësisht në Klubin Maccabi Herzliya. Qëndrimi i tij në Izrael zgjati vetëm gjashtë muaj. U rikthye përsëri në kampionatin slloven në klubin OlimpijaLubjanës, dhe më vonë u aktivizua në kampionatin bullgar.

Ai u rikthye në Kosovë pas luftës dhe u aktivizua me disa klube të Ligës së Parë si KF Flamurtari, KF Kosova. Më vonë ai u aktivizua edhe me klube shqiptare të Ligës së Parë si KS LaçiLaçit dhe KF BesaKavajës për tu transferuar përsëri në Ukrainë në ekipin e Ligës së Parë VorsklaPoltavës së bashku me bashkëkombasit e tij Armend Dallku dhe Debatik Curri.

Pas qendrimit të tij 15 mujor në Ligën Elite të Ukrainës kthehet në Shqipëri për tu inkuadruar në Kampionatin Shqiptar me ekipin KS BesaKavajës, ku aty përfundoi sezonin 2005/2006. Ne sezonin 2006/2007 ishte pjesë e ekipit kosovar në Superligë, KF Trepca. Por në këtë Klub qëndroj vetëm 6 muaj, dhe më në fund në mars 2007 është bërë pjesë në ekipin tjetër të Superligës Kosovare, KF Vllaznimi. Ndërsa aktivitetin e tij si menaxher i futbollistve e vazhdon edhe më tutje.

Aktivizimi me klubet sportive

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trivia

Shih edhe

Vite aktivKlubiVendi
1995-1996KF FlamurtariPrishtinë/Kosovë
1996-1997NK Maribor Pivovarna LaskoMaribor/Slloveni
1997-1997NK Maribor TitanikMaribor/Slloveni
1997-1998SekersporAnkara/Turqi
1998-1999Maccabi HrzliyaTel Aviv/Izrael
1999-2000Mura Murska SobotaSlloveni
2000-2001NK Olimpjia LjubljanaLublanë/Slloveni
2001-2001Korotan PrevaljeSlloveni
2001-2003KocaelisporTurqi
2003-2003NK Era SmartnoSlloveni
2003-2004KF FlamurtariPrishtinë/Kosovë
2004-2004KF Kosova(Pr)Prishtinë/Kosovë
2004-2004KS LaçiLaç/Shqipëri
2004-2005Vorskla NaftogazPoltavë/Ukrainë
2005-2006KS BesaKavajë/Shqipëri
2006-2006KF PartizaniTiranë/Shqipëri
2006-2007KF TrepçaMitrovicë/Kosovë
2007-2008KF VllaznimiGjakovë/Kosovë
2008-???KF TrepçaMitrovicë/Kosovë