Debatik Curri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Debatik Curri
Debatik Curri.jpg
Të dhënat personale
Emri i plotëDebatik Curri
Data e lindjes (1984-12-28) 28 Dhjetor 1984 (35 vjeç)
Vendi i lindjesPrishtinë, Kosovë
Gjatësia1.89 m
PozicioniMbrojtës
Informacionet për klubin
Klubi aktualPrishtina
Numri3
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2003–2005Prishtina24(0)
2005–2010Vorskla148(19)
2010–2013Gençlerbirliği33(0)
2013Hoverla5(0)
2014Sevastopol7(0)
2014–2015Tirana27(2)
2015–2016Flamurtari8(0)
2016–2018Prishtina58(3)
Ekipi kombëtar
2006–2015Shqipëria44(1)
2014Kosova1(0)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase .
† Ndeshje (Gola).

Debatik Curri (lindur më 28 dhjetor 1984) është një ish futbollist shqiptar i cili luante si mbrojtës.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Curri filloi karrierën e tij si profesionist te PrishtinaKosovë ku gjatë dy viteve zhvilloi 24 paraqitje.

Vorskla Poltava[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1 Korrik 2005, Curri firmosi me klubin ukrainas Vorskla Poltava. Gjatë gjashtë sezoneve ai koleksionoi 164 ndeshje dhe 30 gola. Gjatë këtyre sezoneve ai ka luajtur me patriotët dhe shokët e skuadrës në kombëtare Armend Dallku & Ahmed Januzi.

Genclerbirligi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 16 maj 2010, Curri firmosi një kontratë tre vjeçare me klubin turk Gençlerbirliği që luante në Süper Lig.[1] Ai qëndroi deri në fund të kontratës së tij duke luajtur 35 ndeshje dhe duke shënuar një gol.

Hoverla Uzhhorod[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 23 korrik 2013, Curri u rikthye në Premier Ligën Ukrainase duke firmosur një kontratë dy-vjeçare Hoverla Uzhhorod.[2][3]

Sevastopol[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi kontrata e tij me Hoverla Uzhhorod mbaronte në vitin 2015, Curri u largua më herët nga klubi duke firmosur më 18 janar 2014 me klubin Premier Leagues Ukrainase Sevastopol, duke u bashkuar me shqiptarin nga Maqedonia, Besart Ibraimi.[4] Pasi kaloi disa ndeshje si zëvëndësim i papërdorur, ai bëri debutimin e tij me klubin më 29 mars 2014 në barazimin pa gola kundër Karpaty Lviv. Për ndeshjen tjetër një javë më vonë, më 4 prill 2014, Curri luajti si titullar kundër ish skuadrës së tij ku ka luajtur prej pesë vitesh Vorskla Poltava, duke kontribuar në fitoren 1–0. Ai u bë një lojtar titullar duke vazhduar të luajë në ndeshjen kundër Tavriya Simferopol që përfundoi me fitoren 2–0.

Tirana[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fillim të merkatos verore, klubet shqiptare Flamurtari dhe Tirana shfaqën interes për të firmosur me Currin, i cili ishte pa skuadër.[5] Tirana u tërhoq fillimit nga gara për shkak të kërkesave financiare të mbrojtësit.[6] Por më vonë Tirana u rikthye duke firmosur me Currin më 27 korrik 2014.[7]

Ai bëri debutimin e tij me klubin më 24 gusht 2014 në ndeshjen e parë të sezonit 2014–15 ku Tirana mposhti me rezultatin 3–0 kundër Apolonisë.[8]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Curri në një ndeshje me kombëtaren

Curri luajti 44 ndeshje me kombëtaren shqiptare në periudhën 2006– 2015.[9] Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren më 22 mars 2006 në miqësoren kundër Gjeorgjisë që u mbyll në barazimin 0–0. Ai shënoi golin e parë më 11 tetor të atij viti në humbjen 2–1 kundër Holandës në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2008.

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 11 Tetor 2006 Amsterdam Arena, Amsterdam, Hollandë Flamuri Hollanda 2–1 Humbje Kualifikueset e Euro 2008

Statistikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 24 Gusht 2014

Performanca Liga Kupa Kontinenti Total
Sezoni Klubi Liga Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Ukrainë Liga Kupa Ukrainase Europa Total
2004–05 Vorskla Poltava Premier League Ukrainase 14 1 0 0 14 1
2005–06 28 5 4 0 32 5
2006–07 24 8 1 0 25 8
2007–08 28 7 3 1 31 8
2008–09 28 4 4 0 32 4
2009–10 26 4 2 1 2 0 30 5
Turqi Liga Türkiye Kupası Europa Total
2010–11 Gençlerbirliği Süper Lig Turke 6 0 0 0 6 0
2011–12 14 0 1 1 15 1
2012–13 13 0 1 0 14 0
Ukrainë Liga Kupa Ukrainase Europa Total
2013–14 Hoverla Uzhhorod Premier League Ukrainase 5 0 0 0 5 0
Sevastopol 7 0 0 0 7 0
Shqipëri Liga Kupa e Shqipërisë Europa Total
2014–15 Tirana Kategoria Superiore 1 0 0 0 1 0
Total Shqipëri 1 0 0 0 0 0 1 0
Ukrainë 160 29 14 2 2 0 176 31
Turqi 33 0 2 1 35 1
Karriera në total 194 29 16 3 2 0 212 32

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: [10]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria 2006 4 1
2007 8 0
2008 7 0
2009 9 0
2010 5 0
2011 3 0
2012 2 0
2013 2 0
2014 4 0
Gjithsej 44 1
Kosova 2014 1 0
Gjithsej 1 0

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Debatik Curri 3 vjet kontrate me Gençlerbirligi". Albania Soccer. 16 maj 2010. Marrë më 16 maj 2010.
  2. ^ "Debatik Curri rikthehet ne Ukraine". ASport.com. 23 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali origjinali më 26 korrik 2013. Marrë më 23 korrik 2013.
  3. ^ "Debatik Curri firmos në Ukrainë me Ghoverla Uzhorod". Panorama Sport. 24 korrik 2013. Marrë më 22 qershor 2020.
  4. ^ "Curri rikthehet në Ukrainë, firmos me Sevastopol". ASport.com. 18 janar 2014. Arkivuar nga origjinali origjinali më 21 janar 2014. Marrë më 18 janar 2014.
  5. ^ "Tirana sfidon vlonjatët për Debatik Currin, lojtari në dilemë. Malaj vishet bardheblu". Panorama Sport. 14 korrik 2014. Marrë më 14 korrik 2014.
  6. ^ "Klubi hoqi dorë se Curri donte 110 mijë euro". Panorama Sport. 24 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali origjinali më 27 korrik 2014. Marrë më 24 korrik 2014.
  7. ^ "Debatik Curri lojtari më i ri i Tironës". Supersport.al. 27 korrik 2014. Marrë më 27 korrik 2014.
  8. ^ Adela Merko (25 gusht 2014). ""Fluturon" Tirana, gola dhe spektakël ndaj Apolonisë. Magani: S'duhet të shpërdoronim". Panorama Sport. Marrë më 25 gusht 2014.
  9. ^ Roberto Mamrud. "Albania – Record International Players" [Shqipëria – Rekordi i Lojtarëve Ndërkombëtar] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 11 dhjetor 2009.
  10. ^ "Debatik Curri" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 25 gusht 2014.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]