Lufta e Vlorës
Lufta e Vlorës | |||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Në drejtim të akrepave të orës nga lart: bazë italiane; Ushtarë shqiptarë; Topat italianë të kapur nga vullnetarë shqiptare gjatë njërës prej betejave | |||||||||
| |||||||||
Pjesëmarrësit | |||||||||
Principata e Shqipërisë | Mbretëria e Italisë | ||||||||
Komandantët | |||||||||
Osman Haxhiu Qazim Koculi Ahmet Lepenica Selam Musai † |
Giovanni Giolitti Settimio Piancentini Enrico Gotti † | ||||||||
Fuqia | |||||||||
4,000 – 10,000 | 25,000 200 artileri | ||||||||
Humbjet | |||||||||
750 të vrarë | 3,000 të vrarë |
Lufta e Vlorës më 1920, Lufta Çlirimtare e Vlorës ose Lufta e Njëzetës ishte një seri betejash mes forcave të Italisë dhe patriotëve shqiptarë në zonën e Vlorës për zotërimin e qytetit të Vlorës.
Lufta zgjati tre muaj dhe ishte një lëvizje e madhe për të mbrojtur qytetin e Vlorës nga copëtimi total që do i bënin pushtuesit italianë. Në këtë luftë duhet përmendur dhe kapedani Hodo Zeqiri që ka qenë një ndër heronjtë e udhëheqësit legjendar të kësaj lufte. Më 3 shtator 1920 pas shumë luftimeve të pabarabarta forcat shqiptare hynë fitimtare në qytetin e Vlorës duke i detyruar pushtuesit italianë të largoheshin, jo vetëm nga rrethi i saj por edhe nga Saranda, Durrësi dhe Shëngjini.
Lufta e Vlorës 1920
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Baçalla, Dukat në 29 maj 1920, u mblodhën rreth 200 burra të krahinës së Vlorës, për t’i dhënë përgjigje aneksimit të Vlorës nga Italia imperialiste. Ata vendosën t’u përgjigjen edhe fyerjeve të ushtarëve italianë që në 28 nëntor 1919 e lidhën Flamurin Kombëtar në bisht të qenit. Ata donin t’u përgjigjeshin edhe atyre ushtarëve italianë të ndodhur në postë-komandat italiane, në shumicën e fshatrave të Vlorës, që u kërkonin labëve vajzat për të bërë dashuri, e pa pranueshme për mentalitetin e kohës dhe të labit. Ata i jepnin përgjigje edhe konspiracive që u ngritën në Konferencën e Paqes; sipas këtyre konspiratorëve Vlora i jepej Italisë.
Në Vlorë ishin përqëndruar rreth 20.000 trupa, të shpërndarë në këtë mënyrë:
- Në Vlorë-Kaninë qëndra e komandës së lartë, nënkomanda e divizionit të 36, komanda artileri-xhenjo dhe të gjitha drejtorive të shërbimit llogjistik e administrativ. Komandant-Tenente General Settimo Piacentini. Komandant Divizioni—major General Emanuele Pugliese, ndimës i tij General De Luca. Pugliese kish ndërtuar vijën e fortifikimeve rreth qytetit ku u mobilizuan 1200-1500 ardit, nën komanden e kolonel Messe.
- Quota 115- qendër spitalore, automobilistike dhe ushqimore. Komanda e 4 e artilerisë së përzier, komanda e 157-tës bateri malore, batalioni alpin, batalioni 72 i infanterisë, qëndra e karabinjerisë. Kom. General Enriko Gotti, Kom. Garnizoni Cavallo Michele. Në Kotë ndodheshin 4-5 depo me ushqime, ilaçe dhe armatim.
- Gjormi - qëndër e kompanisë mitraliere. Kom. Kapiten Bergamachi
- Kalaja Matohasanaj - batalioni i 72, regjimenti infanterisë, seksion artilerie të baterisë 182 malore 70 m|m . Kom. Një major.
- Kalaja Tepelenë -qendër e një batalioni të infanterisë, seksion artilerie i 157-tës bateri dhe stacion karabinjerësh. Kom major Bronzini
- Llogora-një pjesë e batalionit 35 të regjimentit të 10 bersalierëve, reparti 105. 9 oficer, 65 ushtarë dy topa, 8 mitroloza. Kom kapiten Bonansea.
- Himarë-qëndër e komandës regjimenti 10 të bersalierve dhe batalionit të 35. Kom i zonës general brigade Rossi, kom i batalionit 35 kolonel Manganeli.
- Në Selenicë, trupat i komandonte majori i fanterisë Guadalupi.
- Në gjirin e vlorës ndodhej fllota me anijet “San Mario”, “Bruceti”, “Dulio”, “Alkina”, “Orion”, torpedinierët “Arcione” si dhe vapori “Loyd Triestino”.
- Aviacioni në Ujin e Ftohtë
- Magazinat në Panaja. Post-komanda kishte në Vajzë që shërbente për kurim. Brataj, Drashovicë, Penkovë, Treblovë, Picar, Rexhepaj Sevaster, Tragjas, Dukat, Ramicë, Kuç, Bolenë, Progonat etj. Italianët kishin edhe komandantin e trasportit detar Eugenio Bizio, që e përdorën si ndërmjetës si dhe arbreshin Xhiovani Valencia, i cili në Panaja ndihmoi shqiptarët.
Kjo ishte pak a shumë gjëndja në kampin italian. Përballë këtyre forcave, këtyre gjeneralëve të sprovuar, u renditën gjeneralët pa dipllomë, të fshatrave të Vlorës, por që në zemrat e tyre kishin dipllomën e së drejtës, së mbrojtjes dhe të patriotizmit. Në Baçardha u morën një seri vendimesh të rëndësishme. U vendos t’u shpallej luftë forcave italiane në Vlorë, dhe krahina e Vlorës të bashkohej me pjesën tjetër të Shqiprisë. U zgjodh një këshill ushtarak prej 35 vetësh, i cili emëroi një komandant të luftës dhe zgjodhi një shtab prej 12 vetësh. Komandanti nuk duhej të bënte pjesë në këtë shtab i cili u quajt ”Komiteti Mbrojtja Kombëtare” ose si thirrej në popull “Komisjoni”. Vendimet e “Komitetit” ishin të detyrueshme për komandantin. Komandant u zgjodh major Ahmet Islam Canaj. Këshilli zgjodhi anëtarë të “Komitetit” dhe njezeri vendosi qe Kryetar i Komitetit te ishte Osman Haxhiu dhe antare te Komisionit te ishin 1) Qazim Kokoshi- Vlorë 2) Alem Mehmeti-Tragjas 3) Beqir Sulo Agalliu-Vlorë 4) Ali Beqiri- Velçë 5) Murat Miftari-Tërbaç 6) Hamit Selmani-Dukat 7) Hysni Shehu-Sevaster 8) Myqerem Hamzarai-Kaninë 9) Sali Bedini-Armen 10) Qazim Koculi-Kocul 11). Komiteti prej 12 emrash ishte berthama udheheqese e Luftes se Vlores.
Osman Haxhiu — Vlore — djali i Haxhi Muhametit ish Kryetar i komunitetit Myslyman te qytetit dhe nje nga njerzit me me influence te asaj kohe. Mbaruar studimet ne Selanik ne Kolegjin Amerikan atje "Robert College" dhe kthyer ne Atdhe me detyra ne Administrate si fillim Nen-Prefekt i Fierit dhe me pas Prefekt i Vlores. Mbështetës i Ismail Qemalit, dhe një nga njerzit më të pasur në Vlorës, që e vuri pasurin e tij në shërbim të Atdheut. Kryetar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” dhe udheheqes politik i Luftes se Vlores i zgjedhur Në Baçalla, Dukat në 29 maj 1920, ku u mblodhën rreth 200 burra të krahinës së Vlorës, për t’i dhënë përgjigje aneksimit të Vlorës nga Italia. Pas luftës deputet në Parlamentin e parë Shqiptar. Djali i tij Myhedin Haxhiu, njeri shume i respektuar ne Vlore sherbeu si Kryetarë i Bashkisë së Vlorës dhe ka hyre ne historine e Holokaustit per shpetimin e shume familjeve hebrenjve ne Vlore gjate pushtimit nazist. Emri i Muhedin Haxhiut permendet edhe te libri i Norman Gershman "BESA" per kete akt human ashtu si dhjetra emra te shquar shqiptare qe kane ndihmuar familjet hebrenje ne Shqiperi nga holokausti.
Ahmet Lepenica - Lepenicë — ushtarak i vjetër i Perandorisë Osmane, i qetë dhe serioz, kërkonte garanci për çdo veprim. Në Baçardha u emërua Komandant i përgjithshëm i luftës, pas një jave, në Kotë dha dorë - heqjen dhe u caktua në policinë e luftës, së bashku me Shero Eminin. Vdiq në 1942.
Qazim Koculi - Kocul — mbaroi shkollën e lartë të marinës në Stamboll, shërbeu tre vjet në marinën turke, mbështeti Ismail Qemalin, në Beun u zgjodh antar i “ Komitetit Mbrojtja Kombtare“. Me dorheqjen e Ahmet Lepenicës në Kotë u emrua Komandant i Luftës së Vlorës, të cilën e udhhoqi gjatë gjithë luftës deri në fitoren e saj. Pas luftës prefekt në Vlorë, senator në Lushnje, deputet në Parlament, Kryeministër në 1921. Mbështeti fuqishëm Fan Nolin, ministër në qeverrin e tij. U arratis si kundërshta i Zogut, u këthye në qershor 1939, pas 15 vjetësh. Në dhjetor antar i këshillit të lart. Në 25 nëndor 1942 emrohet nga qeveria e Mustafa Krujës komisar i lart në Vlorë. Pas 40 ditësh pushkatohet nga italianët si hakmarje për 1920-tën
Myqerem Hamzaraj - Kaninë — anëtari më i ri në moshë i “Komitetit Mbrojtja Kombëtare”. Në aktin e shpalljes së Pamvarsisë është edhe firma e Zini Hamzaraj-it, i së njëjtës familje. Senator në Kongresin e Lushnjes. Antar i shoqëris Bashkimi. Ishte njëri nga kryesorët e 1932 në “Lëvizjen e fshehtë të Vlorës” në 1932. Në vitet e luftës antifashiste u angazhua familjarisht. Vdiq në 1946.
Qazim Kokoshi - Vlorë — Delegat në Kuvendin e Vlorës firmosi dokumentin e Pamvarsisë. U zgjodh antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Mbështeti Fan Noli në 1924. Një nga kryesorët e lëvizjes së fshehtë të Vlorës në 1932. Kryetar Bashkie Në Vlorë, deputet i Vlorës, me bindje social-demokrate. Mbas Çlirimit u burgos dhe vdiq në burg, në 1948 një nga familjet më të persekutuara të Vlorës.
Murat Miftari - Tërbaç — nënpunës, i aktivizuar në te gjitha lëvizjet kombëtare. U zgjodh anëtar i ”Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare”, një nga kryesorët në lëvizjen e Vlorës. Familja e tij gjatë luftës antifashiste ishte në krye të Nacional Çlirimtares. Në gjyqet e 1946, si dëshmitar kërkoi maturi dhe mosteprime.
Alem Mehmeti - Tragjas - mori pjesë në të gjitha lëvizjet Kombtare kundër Turqisë. Një nga njerëzit më të afërt të Ismail Qemalit. Komandant i xhandarmërisë (pa rrogë) në qeverinë e përkohshme të 1912. U zgjodh antar i ”Komitetit Mbrojtja Kombëtare”. Vdiq në vitin 1927.
Ali Beqiri - Velçë - mori pjesë në lëvizjen kombtare, edhe ky rrezikoj dënimin me vdekje në Stamboll në 1908. I squat dhe i shkathët në të folur, këto cilsi bë të zgjidhet antar i Mbrojtja Kombtare”. Vdiq në 1942.
Shaqo Rushit Grabova -Sevaster nje nga familjet e vlores me konttribut ne levizjen kombetare u zgjodh antar i komisionit ne beun per luften e vlores i internuar ne sicili te italis, mbeshtetes i qeverris se Ismail Bej Vlores kontribues pjesmarres ne ngritjen e flamurit e priti Ismail Qemalin ne lushnje , antar i levizjes se fshehte te vlores i katerti ne list per vrasjen Esad pash Toptanit ne paris pjesmarres ne kryengritjen e fierit i denuar me vdekje nga mbreti zog i amnistuar me pas i denuar mbas clirimit
Beqir Sulo Agalliu - Vlorë - një nga familjet e Vlorës me kontribut në lëvizjen kombtare U zgjoth antar I “Komitetit Mbrojtja Kombtare”. Përkrahës i Nolit në 1924.Antar i lëvizjes së fshehtë të Vlorës. U internua nga gjermanët dhe vdiq në Mathausen.
Hysni Shehu - Sevaster - një nga njerzit më me autoritet të krahinës së Kudhsit, të cilën e përfaqsoi denjësisht në Luftën e Vlorës si antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare”. Pasardhësit e tij u vran dhe u burgosën pas “çlirimit”
Hamit Selmani - Dukat - u zgjodh anëtar i Komitetit Mbrojtja Kombëtare në moshën 76 vjeç. I hipte kalit dhe gjëndej në Baçardha, në Beun, në mal të Shashicës e kudo ishin shokët. Vdiq në vitin 1923.
Sali Bedini - Armen - dy herë mori pjesë në aktivitetet kombtare, në shpalljen e Pamvarsisë dhe në Luftën e Vlorës, në Baçardha u zgjoth antar i Komitetit Mbrojtja Kombtare. Vdiq në 1925.
Azbi Cano - Mavrovë - Kur Ahmet Lepenica dha dorëheqjen në Kotë, u zëvendësua nga Qazim Koculi si komandant i përgjithshëm i luftës, sipas vendimeve të Baçardhas, nuk ishte më antarë i Komitetit. Në vend të tij në Kotë, Azbi Cano
Skema e luftës së Vlorës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]KOMISIONI Osman Haxhiu - Vlorë Kryetar I Komisionit dhe Kryetar i Komitetit te Mbrojtjes Kombetare qe udhehoqi Luften e Vlores Qazim Kokoshi - Vlorë Murat Miftari - Tërbaç Alem Mehmeti - Tragjas Hamit Selmani - Dukat Hysni Shehu - Sevaster Azbi Çano - Mavrovë Beqir Sulo Agalliu - Vlorë Myqerem Hamzarai - Kaninë Qazim Koculi - Kocul Sali Bedini - Armen Ali Beqiri - Velçë
Komandant i Përgjithshëm i Luftës Ahmet Islam Canaj - (dha dorheqjen pas 6 ditëve Qazim Koculi. Pesë Çetat e mëdha dhe Komandantët e fshatrave (Komandantët e vrarë u zëvendësuan menjëherë),
1) Çeta-Shullërit Komandant Kalo Telhai (dha dorëheqjen pas 6 ditëve) - Barjam Qamili, Ramica - Caush Tafili, Elmas Ademi, Bashaj — Zigur Lelo, Zyber Musai, Dushan Qamili, Matogjin - Demir Mystehaku, Velçë - Caush Mehmeti, Hasan Hyso, Vajzë - Çoban Nuredini,
2) Çeta-Kudhës Komandant Rrapo Çelo, Sevaster -Islam Rushit Grabova-Shaqo Rushit Grabova- Sinan Mustafa Grabova- Hamit Mahili Dushkarak - Qëndro Fega, Shkoza - Kanan Maze, Mane Aliu Rexhepaj - Halim Rakipi, Mërtiraj - Salo Islami,
3) Çeta-Dukat Komandant Sheme Sadiku, Dukat - Hodo Zeqiri, Muhamet Maze, Tragjas - Yzeir Muço, Sinan Mete, Radhima - Bilbil Sinani, Xhafer Asllani, Imer Radhima,
4) Çeta-Lumi Vlorës Komandant Sali Vranishti, Vranisht - Azem Sulo, Daut Seferi, Bolenë - Mato Robi, Kallarat - Feim Çelo, Tërbaç - Selman Hyseni, Selam Abazi, Lepenicë - Sheme Jazo, Gjorm - Selam Hasani, Gumenicë - Bajram Mehmeti, Deli Bajrami, Lapardha - Selim Suleimani, Drashovicë - Hysni Fallani, Vërmik - Neim Braka, Brataj - Memo Meto, Kuç - Xhafer Aliko,
5) Çeta e Fëngut, Komandant Muço Aliu, Treblovë - Hakim Hyseni, Kocul - Lilo Hakani, Bylysh Latifi, Mavrovë - Isuf Rustemi, Romës - Mehmet Musai, Mallkeq - Mehmet Selimi, Armen - Fejzo Islami, Karbunar - Muhamet Cenaj, Gërnec - Dushan Kaçi,
Të pa inkuadruara në këto pesë çeta ishin:
Kanina - Komandant Beqir Velo, Muhamet Bedini, Mustafa Bimo Topalltia - Kom. Neki Hoshtima Narta - Kosta Mano Çeprat - Vesel Çeprat Trevllazri - Kom. Qazim Ismaili, Ahmet Hoxha
Në Vlorë erdhën shumë çeta nga të gjitha anët e vendit:
Çeta e Salaris me Komandant Selam Musai
Kurveleshi - Kom. Riza Runa me tre çeta qe komandoheshin nga Cano Duka, Muslin Kaçupi dhe Shaqo Llapi ndersa Selam Muai me 5 luftetare nga Salaria u inkuadrua ne Forcat e Kurveleshit.
Fterra Xhaferr Shehu me 48 vetë (Xhafer Mato, Jashar Mato, Adem Lona, Xhevdet Braho, Mustafa Mehmeti, Ismail Bezhani, Tahsin Elezi, Asllan Brinja, Huso Zhupa, Esheref Mita, Nimet Mita, Shaqo Mita, Neirn Zani, Ago Dusha, Mato Dusha, Kamber Brinja e të tjere. Dhe në ndihmë të tyre Jahja Mato, Shefqet Shkurti, Dervish Shkurti, Ismail Haxhiu, Zilfo Malo, Kadri Gjoni, Xhafo Brinja, Mustehak Çallo, Xhemil Mehmeti, Avdul Mita etj.)
Mallakastra - Kom. Bektash Cakrani, Telo Zace Behaj, Kamber Belishova, Hysni Toska
Mallakastra e egër - Kom. Halim Hamiti, N/kom. BABA HASAN KREMENARI, Myslym Jonuzaj- Fratar
Skrapari - Kom. Riza Kodheli
Berati - Komandantë Seit Bej Toptani, Izedin Bej Vrioni
Peqini - Kom. Adem Gjinishi
Gjirokastra - Javer Hurshiti, Xhevdet Picari
Çamëri - Alush Seit Taka, Muharem Rushiti
Korça Kom. Kapiten Ferit Frashëri, Sami Koprencka, Tosun Selenica
Tirana - Ismail Haki Kuçi, Ismail Haki Bej Libohova
erdhi edhe një çetë nga Amerika me në krye Aqif Përmetin dhe Kareiman Tatzatin, me Luftën e Vlorës u bashkuan edhe çetat e Shaqo Llapit, Duro Durmishit dhe Myslym Çorrit.
Kishte edhe një grup artilierësh me Kom. Azis Çamin dhe zëvendës Elmas Ademi, me artilier Xhafer Xhuveli dhe Avduraman Çiraku.
Policia e luftës komandohej nga Shero Emini e Ahmet Lepenica.
Të gjitha këto çeta dhe komandantët e tyre komandoheshin nga 12 antarët e “Komitetit të Mbroitjes Kombëtare” dhe Komandanti i përgjithshëm Qazim Koculi.
Në organizimin e luftës ishte edhe gjykata, me Kryetar Neki Xhenetin, prokuror Rasim Babameto dhe Avdul Kuçi antarë gjyqi Sif Kedhi e Agjah Bej Libohova. Sekretar ishin Meçan Selami (Kallarat) e Halim Xhelo (Tërbaç).
Pas luftrave të ashpra u çlirua Kota dhe Drashovica, komanda dhe qëndra u vendos në Drashovicë. Pas disa polemikave u caktua Qazim Kokoshi prefekt. Një nga problemet më të rëndësishme të luftës ishte furnizimi me ushqime dhe municion. Xhaferr bej Ypi, Prefekti i Beratit, vendosi t'i sjellë deri në lumë pranë Selenicës të gjitha ndihmat e qeverisë.
Kryeministri Sulejman bej Delvina dhe ministri i brendshëm Ahmet Zogu ishin dy njerëzit më të fuqishëm, që përkrahën pa rezerva Luftën e Vlorës. Sali Bedini bëri organizimin e Vllehëve të zonës, të cilët me në krye Kol Kitën, me karvanet e kuajve e shpinin furnizimin në magazinat e Llakatundit, Picarit, Lubonjës dhe prej andej në Kotë ku merrej në dorzim nga Ali Gjiriti dhe Izet Borshi.
Përfaqësue i luftës pranë qeverisë ishte ministri fuqiplotë Spiro Jorgo Koleka dhe përfaqësues në shtetin grek me qendër në Korfuz, Hamza Isai. Himara kishte përfaqësues të saj Naqe Konomin. Spitali në Kotë drejtohej nga Dr. Sezai Çomo dhe për mjekimet pëdoreshin mjekët italianë të zënë robër dhe dy amerikanë që kishin ardhur për ndihmë. Me ilaçe furnizonin farmacitë e Rexhep Hitos, Syrja Bej Libohovës, Fadil Kotonit, Nazif Halites dhe Kryqi i Kuq Amerikan. Në Vajzë u grumbulluan robërit dhe komandant i kampit të robërve ishte vendosur Rexhep Sulejmani. U vendos që Piaçentinit t’i dërgohej ultimatumi; tekstin e përgatiti Avdul Kuçi; u dorëzua nga Mehmet Selimi (Mallkeq) i shoqëruar nga Halim Laze (Kaninë) dhe Adem Aliko (Vranisht). Përkthimin e bëri Ulise Bozo i cili shërbeu si ndërlidhës ndërmjet shqiptarëve dhe italianëve.
Shtypi - ngjarjet e Vlorës u pasqyruan në gazetën “Drita” të Veli Harshovës Gjirokastër, “Kuvendi” “Dielli” të Bostonit etj.
Shoqëria “Vatra” e Amerikës dërgoi “Bandën” e shoqërisë së bashku me trupat vullnetare. Bandën e drejtonte muzikanti Thoma Nasi. Nuk mbetën pas as fetarët në këtë luftë, ku spikasin Babai Teqes Tepelenës Ahmet Turhani Baba Xhaferi Përmet, Don Marku, At Shtjefën Gjeçovi, myftiu Osman Muka, etj. Një rrol të veçant pati edhe Xhovani Valencia, arbresh magazinier në Panaja, i cili u dorzoi magazinat shqiptarëve.