Niclas Füllkrug
Füllkrug me Werder Bremenin në vitin 2021 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Niclas Füllkrug[1] | ||
Datëlindja | 9 shkurt 1993 | ||
Vendlindja | Hanover, Gjermani | ||
Gjatësia | 1.89 m (6 ft 2 in)[2] | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | West Ham United | ||
Numri | 11 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1996–2005 | TuS Ricklingen[3] | ||
2005–2006 | Sportfreunde Ricklingen[3] | ||
2006–2012 | Werder Bremen[3] | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2011–2014 | Werder Bremen II | 26 | (10) |
2012–2014 | Werder Bremen | 23 | (2) |
2013–2014 | → Greuther Fürth (huazim) | 21 | (6) |
2014–2016 | 1. FC Nürnberg | 54 | (17) |
2016–2019 | Hannover 96 | 75 | (21) |
2019–2023 | Werder Bremen | 90 | (45) |
2023–2024 | Borussia Dortmund | 29 | (12) |
2024– | West Ham United | 3 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2010 | Gjermania U18 | 1 | (0) |
2011–2012 | Gjermania U19 | 7 | (5) |
2012–2014 | Gjermania U20 | 9 | (3) |
2022– | Gjermania | 22 | (14) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 23:51, 31 gusht 2024 (UTC) ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 19:14, 7 shtator 2024 (UTC) |
Niclas Füllkrug (lindur më 9 shkurt 1993) është një futbollist profesionist gjerman i cili luan si sulmues për klubin anglez West Ham United dhe kombëtaren gjermane.
Füllkrug e nisi karrierën e tij te Werder Bremeni, duke luajtur fillimisht me ekipin rezervë. Ai më pas debutoi me ekipin e parë si dhe shpenzoi sezonin 2013–14 në huazim te Greuther Fürth. Pas kësaj, ai u transferua te 1. FC Nürnberg, duke zhvilluar paraqitje pozitive që i mundësuan një kalim te Hannover 96. Në prill 2019, ai u rikthye te Werder Bremeni, duke luajtur katër sezone para se të kalonte te Borussia Dortmundi në vitin 2023.
Füllkrug ka luajtur me disa ekipe moshash të Gjermanisë. Ai u ftua për herë të parë në ekipin e parë në nëntor 2022 dhe ka luajtur në FIFA Kupën e Botës 2022 dhe UEFA Euro 2024.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Werder Bremen
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Füllkrug luajti për tetë vite me klubin TuS Ricklingen, pjesë e qarkut Ricklingen të Hanoverit,[4] ku u stërvit nga babai i tij.[5] Gjatë kohës së tij me këtë klub, ai regjistroi mesatarisht 160 gola për sezon.[5] Ai u bë pjesë e akademisë së Werder Bremenit në verën e vitit 2006 në moshën 14 vjeç, duke refuzuar oferta nga pesë klube të Bundesligës, përfshirë Hannover 96.[5]
Pasi shpenzoi disa vite në akademi, Füllkrug filloi karrierën e tij si profesionist me ekipin rezervë të klubit.
Më 24 gusht 2013, Füllkrug u huazua te Greuther Fürth për një sezon.[6][7] Më 2 nëntor, ai shënoi katër gola, tre prej të cilave brënda 12 minutash, në një fitore 6–2 kundër Erzgebirge Aue në transfertë.[8] Në mars 2014, ai pësoi një dëmtim në ligamentin e kyçit të djathtë në fitoren 2–0 kundër VfL Bochum; ky dëmtim e mbajti jashtë fushës për katër javë.[9]
1. FC Nürnberg
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në verën e vitit 2014, Füllkrug u transferua te 1. FC Nürnberg në njē marrëveshje "afatgjate", e cila u raportua të ishte tre-vjeçare.[10][11] Si pjesë e transferimit, Werder Bremeni siguroi të drejtën e riblerjes për një shumë të pacaktuar.[11]
Hannover 96
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në korrik 2016, Füllkrug u transferua te Hannover 96, duke firmosur një marrëveshje katër-vjeçare. Shuma e transferimit u raportua të ishte 2 milion € plus 1 milion € bonuse të ndryshme.[12][13]
Füllkrug nuk shënoi në tetë ndeshjet e para në Bundesligë për sezonin 2017–18; golat e tij të parë erdhën në formën e një dopiete në fitoren 2–1 kundër Augsburgut. Më 13 janar 2018, ai shënoi një tregolësh në ndeshjen kundër Mainz 05.[14] Ai vazhdoi me formën pozitive,[15] duke e mbyllur sezonin me 14 gola;[16] paraqitjet e tij bënë që media ta lidhte me një thirrje të mundshme në ekipin kombëtar.[17]
Në verën e vitit 2018, Borussia Mönchengladbach bëri një ofertë zyrtare për Füllkrug, duke ofruar 18 milion €. Për sulmuesin kishte oferta edhe nga Anglia, por Hannoveri i refuzoi, duke njoftuar rinovimin e kontratës me lojtarin deri në vitin 2022.[16][18]
Ai pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në një ndeshje kundër Eintracht Frankfurtit më 30 shtator.[19][20] Pavarësisht kësaj, ai u aktivizua në ndeshjen e rradhës në kampionat kundër Stuttgartit, duke ndihmuar ekipin të merrte një fitore 3–1 dhe të largohej nga vendi i fundit në renditje.[21][22] Pavarësisht se nuk ishte rikuperuar nga dëmtimi në kyç, Füllkrug u aktivizua në dy ndeshjet e rradhës kundër Bayer Leverkusenit[23] dhe Augsburgut.[24] Pas kësaj, ai humbi ndeshjen e kupës kundër Wolfsburgut, ku Hannover u eliminua. I pyetur për mungesën e Füllkrug, trajneri André Breitenreiter deklaroi se ky dëmtim e ka ndjekur lojtarin për vite me rradhë, duke shtuar se ai vendosi të mos luante në këtë ndeshje pasi nuk ndihej "i sigurtë".[25] Pasi u konsultua me një specialist,[26] Füllkrug u rikthye në stërvitje më 20 nëntor[27] dhe u aktivizua në katër ndeshjet e rradhës së ekipit.[28][29][30][31]
Megjithatë, problemet në gju u rikthyen sërisht, duke bërë që ai të humbiste ndeshjen kundër Freiburgut.[32] Klubi njoftoi se dëmtimi ishte i rëndë dhe se lojtari me shumë mundësi do të humbiste pjesën e mbetur të sezonit.[33] Dëmtimi kërkonte operacion dhe u zbulua se ishte dëmtim i kërcit në gjurin e tij të djathtë, dëmtimi i tretë i këtij lloji të karrierës së tij. Ai më parë ka pësuar dëmtim të kërcit me Werder Bremenin (janar 2013, gjuri i djathtë) dhe Nürnbergun (mars 2015, gjuri i majtë).[34]
Rikthimi te Werder Bremen
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në prill 2019, Werder Bremen njoftoi se Füllkrug do të bëhej lojtar i tyre që nga sezoni i ardhshëm 2019–20. Shuma e transferimit nuk u bë e ditur edhe pse media gjermane kishte disa verdikte: Deichstube raportoi se Bremen pagoi 6.3 milion € plus 500,000 € bonuse[35] kurse Sportbuzzer pretendoi se transferimi kushtoi 7 milion €.[36] Ish klubi i tij 1. FC Nürnberg përtoi 10% të shumës së transferimit.[37] Sezoni i tij i parë pas rikthimit u kushtëzua nga një dëmtim i rëndë që pësoi në gju në shtator 2019, duke humbur disa muaj.[38] Ai e mbylli sezonin me vetëm 11 ndeshje dhe 4 gola.[39]
Më 26 shtator 2020, Füllkrug shënoi tregolëshin e tij të dytë në Bundesligë në fitoren 3–1 në transfertë kundër Schalke 04.[40] Në atë sezon, ai u kushtëzua sërisht nga dëmtimet, duke u aktivizuar në vetëm 21 ndeshje midis kampionatit dhe kupës.
Në fillimin e sezonit 2021–22, Füllkrug e humbi vendin e titullarit ndaj blerjes së re Marvin Ducksch. Megjithatë, me ardhjen e Ole Werner si trajneri i ri, Füllkrug dhe Ducksch filluan të luanin sëbashku.[41] Ai shënoi 19 gola në ligën e dytë gjermane duke ndihmuar Werderin të rikthehej në elitë pas një sezoni.[42] Pas rikthimit në Bundesligë, Füllkrug përjetoi një formë shumë të mirë, duke shënuar 10 gola në 14 ndeshjet e para të sezonit. Kjo gjë shtyu trajnerin e ekipit kombëtar Hansi Flick t'a ftonte për të luajtur në Kupën e Botës në Katar.[43] Ai e mbylli sezonin si kryegolashënuesi i kampionatit me 16 gola sëbashku me Christopher Nkunkun, duke u bërë lojtari i parë i Werderit që shpallet golashënuesi më i mirë i Bundesligës që nga Miroslav Klose në sezonin 2005–06.[44]
Borussia Dortmund
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 31 gusht 2023, Borussia Dortmund njoftoi transferimin e Füllkrug në një marrëveshje tre-vjeçare për 13 milion € plus 2 milion € bonuse.[45][46]
Füllkrug shënoi golin e parë me klubin më 29 shtator në fitoren 3–1 në transfertë kundër Hoffenheimit.[47] Goli i tij i parë në UEFA Ligën e Kampioneve erdhi më 7 nëntor në fitores 2–0 kundër Newcastle United në fazën e grupeve.[48] Më 28 janar 2024, ai shënoi një tregolësh, përfshirë dy penallti, në fitoren 3–1 kundër Bochumit në kampionat.[49] Më 16 prill, Füllkrug shënoi në fitoren 4–2 kundër Atlético Madridit në ndeshjen e dytë çerek-finale të Ligës së Kampioneve, duke ndihmuar Dortmundin të kualifikohej në gjysëm-finale për herë të parë pas 11 vitesh me rezultatin e përgjithshëm 5–4.[50] Në ndeshjen e parë gjysëm-finale kundër Paris Saint-Germain, ai shënoi golin e vetëm të fitores 1–0 në Signal Iduna Park.[51]
Füllkrug e mbylli sezonin e parë dhe të vetëm me Dortmundin si golashënuesi i dytë më i mirë i klubit në Bundesligë me 12 gola.[52]
West Ham United
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 5 gusht 2024, Füllkrug i'u bashkua klubit anglez West Ham United në një marrëveshje katër-vjeçare. Klubi sipas raportimeve pagoi 27 milion £ për kartonin e tij.[53][54] Ai bëri debutimin e tij në Premier Ligë më 17 gusht në humbjen 2–1 kundër Aston Villës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[55]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në nëntor 2022, Füllkrug ishte pjesë e ekipit që do të luante në FIFA Kupën e Botës 2022.[56] Ai shënoi në debutimin e tij në ndeshjen miqësore kundër Omanit. Ai gjithashtu u bë lojtari më i vjetër që debuton me kombëtaren në moshën 29 vjeç e 280 ditë që nga Martin Max, i cili ishte 33 vjeç e 253 ditë në debutimin e tij në vitin 2002.[57] Më 27 nëntor, ai regjistroi golin e parë në Kupën e Botës në barazimin 1–1 kundër Spanjës në fazën e grupeve.[58] Katër ditë më pas, ai shënoi sërisht, këtë herë në fitoren 4–2 kundër Kosta Rikës që nuk ishte e mjaftueshme për të kaluar grupin; Gjermania u rendit në vendin e tretë duke u eleminuar.[59]
Në maj 2024, Füllkrug u thirr për të marrë pjesë në UEFA Euro 2024.[60] Ai debutoi në ndeshjen hapëse të turnamentit kundër Skocisë, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 63të. Ai shënoi vetëm pesë minuta më vonë, duke kontribuar në fitoren 5–1.[61][62] Në ndeshjen e fundit në grup, Füllkrug u aktivizua sërisht si zëvëndësues dhe shënoi në minutat shtesë kundër Zvicrës, duke shmangur humbjen e Gjermanisë si dhe duke i dhënë kualifikimin në fazën me eliminim direkt si fitues i grupit.[63]
Profili i lojtarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Füllkrug është një qëndër-sulmues tipik, potent dhe me instikt për gol. Ai mund të gjuaj me të dyja këmbët si dhe është një lojtar i fuqishëm në duelet ajërore. Ai gjithashtu zotëron një gjuajtje të fuqishme dhe të saktë nga distanca.[64][65]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pseudonimi i Füllkrug është "Lücke" (boshllëk në gjermanisht) për shkak të boshllëkut në dhëmbët e tij të para.[15] Ai një grua që quhet Lisa si dhe një vajzë që ka lindur në vitin 2019.[15] Motra e tij, Anna-Lena, luan si sulmuese për Hannover 96 kurse gjyshi i tij, Gerd, ka luajtur më parë për SV Arminia Hannover.[66]
Pas një aksidenti në fushën stërvitore të Werder Bremenit, Füllkrug përfundoi i shtruar në spital me dhëmbin e shokut të tij të skuadrës në ballë.[15]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi | Sezoni | Liga | Kupa Kombëtare | Kupa e Ligës | Evropa | Tjetër | Gjithsej | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Werder Bremen II | 2011–12 | 3. Liga | 22 | 5 | – | – | – | – | 22 | 5 | ||||
2012–13 | Regionalliga Nord | 4 | 5 | – | – | – | – | 4 | 5 | |||||
Gjithsej | 26 | 10 | – | – | – | – | 26 | 10 | ||||||
Werder Bremen | 2011–12 | Bundesliga | 11 | 1 | 0 | 0 | – | – | – | 11 | 1 | |||
2012–13 | Bundesliga | 12 | 1 | 1 | 1 | – | – | – | 13 | 2 | ||||
2013–14 | Bundesliga | 0 | 0 | 1 | 0 | – | – | – | 1 | 0 | ||||
Gjithsej | 23 | 2 | 2 | 1 | – | – | – | 25 | 3 | |||||
Greuther Fürth (huazim) | 2013–14 | 2. Bundesliga | 21 | 6 | 1 | 0 | – | – | 2[a] | 0 | 24 | 6 | ||
1. FC Nürnberg | 2014–15 | 2. Bundesliga | 24 | 3 | 1 | 0 | – | – | – | 25 | 3 | |||
2015–16 | 2. Bundesliga | 30 | 14 | 2 | 1 | – | – | 2[a] | 0 | 34 | 15 | |||
Gjithsej | 54 | 17 | 3 | 1 | – | – | 2 | 0 | 59 | 18 | ||||
1. FC Nürnberg II | 2015–16 | Regionalliga Bayern | 1 | 0 | – | – | – | – | 1 | 0 | ||||
Hannover 96 | 2016–17 | 2. Bundesliga | 27 | 5 | 2 | 0 | – | – | – | 29 | 5 | |||
2017–18 | Bundesliga | 34 | 14 | 2 | 2 | – | – | – | 36 | 16 | ||||
2018–19 | Bundesliga | 14 | 2 | 1 | 1 | – | – | – | 15 | 3 | ||||
Gjithsej | 75 | 21 | 5 | 3 | – | – | – | 80 | 24 | |||||
Werder Bremen | 2019–20 | Bundesliga | 8 | 4 | 1 | 0 | – | – | 2[a] | 0 | 11 | 4 | ||
2020–21 | Bundesliga | 19 | 6 | 2 | 0 | – | – | – | 21 | 6 | ||||
2021–22 | 2. Bundesliga | 33 | 19 | 1 | 0 | – | – | – | 34 | 19 | ||||
2022–23 | Bundesliga | 28 | 16 | 2 | 0 | – | – | – | 30 | 16 | ||||
2023–24 | Bundesliga | 2 | 0 | 1 | 1 | – | – | – | 3 | 1 | ||||
Gjithsej | 90 | 45 | 7 | 1 | – | – | 2 | 0 | 99 | 46 | ||||
Borussia Dortmund | 2023–24 | Bundesliga | 29 | 12 | 1 | 0 | – | 13[b] | 3 | – | 43 | 15 | ||
West Ham United | 2024–25 | Premier League | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | – | – | 0 | 0 | ||
Gjithsej karriera | 319 | 113 | 19 | 6 | 0 | 0 | 13 | 3 | 6 | 0 | 357 | 122 |
- ^ a b c Të gjitha ndeshjet në fazën play-off për rënje të Bundesligës
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligës së Kampioneve
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Gjermania | 2022 | 4 | 3 |
2023 | 9 | 7 | |
2024 | 8 | 3 | |
Gjithsej | 21 | 13 |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rezultatet e Gjermanisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Füllkrug.
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 16 nëntor 2022 | Kompleksi Sportiv Sulltan Qaboos, Muscat, Oman | 1 | Oman | 1–0 | 1–0 | Ndeshje miqësore |
2 | 27 nëntor 2022 | Stadiumi Al Bayt, Al Khor, Katar | 3 | Spanja | 1–1 | 1–1 | FIFA Kupa e Botës 2022 |
3 | 1 dhjetor 2022 | Stadiumi Al Bayt, Al Khor, Katar | 4 | Kosta Rika | 4–2 | 4–2 | FIFA Kupa e Botës 2022 |
4 | 25 mars 2023 | Mewa Arena, Mainz, Gjermani | 5 | Peru | 1–0 | 2–0 | Ndeshje miqësore |
5 | 2–0 | ||||||
6 | 28 mars 2023 | RheinEnergieStadion, Këln, Gjermani | 6 | Belgjika | 1–2 | 2–3 | Ndeshje miqësore |
7 | 12 qershor 2023 | Weserstadion, Bremen, Gjermani | 7 | Ukraina | 1–0 | 3–3 | Ndeshje miqësore |
8 | 14 tetor 2023 | Pratt & Whitney Stadium, East Hartford, Shtetet e Bashkuara | 10 | Shtetet e Bashkuara të Amerikës | 2–1 | 3–1 | Ndeshje miqësore |
9 | 17 tetor 2023 | Lincoln Financial Field, Philadelphia, Shtetet e Bashkuara | 11 | Meksika | 2–2 | 2–2 | Ndeshje miqësore |
10 | 18 nëntor 2023 | Olympiastadion, Berlin, Gjermani | 12 | Turqia | 2–2 | 2–3 | Ndeshje miqësore |
11 | 26 mars 2024 | Waldstadion, Frankfurt, Gjermani | 15 | Holanda | 2–1 | 2–1 | Ndeshje miqësore |
12 | 14 qershor 2024 | Allianz Arena, Mynih, Gjermani | 17 | Skocia | 4–0 | 5–1 | UEFA Euro 2024 |
13 | 23 qershor 2024 | Waldstadion, Frankfurt, Gjermani | 19 | Zvicra | 1–1 | 1–1 | UEFA Euro 2024 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Borussia Dortmund
- UEFA Liga e Kampioneve finalist: 2023–24[71]
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lojtari i Muajit i Bundesligës: shtator 2022,[72] tetor 2022[72]
- Ekipi i Sezonit i Bundesligës: 2022–23[73]
- Ekipi i Sezonit i Bundesligës nga VDV (sindikata e futbollistëve në Gjermani): 2022–23[74]
- Golashënuesi më i mirë i Bundesligës: 2022–23 (16 gola)[44]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "FIFA World Cup Qatar 2022 – Squad list: Germany (GER)" (PDF) (në anglisht). FIFA. 15 nëntor 2022. fq. 13. Marrë më 15 nëntor 2022.
- ^ "Niclas Füllkrug" (në gjermanisht). SV Werder Bremen. Marrë më 1 shtator 2022.
- ^ a b c "Niclas Füllkrug". kicker Online (në gjermanisht). Marrë më 26 prill 2019.
- ^ "Fidele Dörp | Archiv: November 2006". fidele-doerp.de (në gjermanisht). Marrë më 29 nëntor 2022.
- ^ a b c "Talent Niclas Füllkrug (Jahrgang 93) von den Sportfreunden aus Ricklingen wechselt zu Werder Bremen". archive.ph (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2013. Marrë më 29 nëntor 2022.
- ^ "Fürth leiht Füllkrug ein Jahr von Werder Bremen". nordbayern.de (në gjermanisht). 24 gusht 2013. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ "Fürth holt Niclas Füllkrug auf Leihbasis" (në gjermanisht). 24 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2013. Marrë më 6 tetor 2013.
- ^ "6:2! Füllkrug-Hattrick in zwölf Minuten". kicker Online (në gjermanisht). 2 nëntor 2013. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ "Bänderriss legt Füllkrug lahm". nordbayern.de (në gjermanisht). 12 mars 2014. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ "Gestern Fürth, heute Nürnberg: Füllkrug wechselt zum FCN". nordbayern.de (në gjermanisht). 26 qershor 2016. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ a b "Füllkrug unterschreibt Dreijahresvertrag beim FCN". kicker.de (në gjermanisht). 26 qershor 2016. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ Dirk Tietenberg (19 korrik 2016). "Hannover 96: Zwei für die erste Klasse". Neue Presse (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2019. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ "Füllkrug kehrt in seine Heimat zurück". Hannover 96 (në gjermanisht). 18 korrik 2016. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ "Niclas Füllkrug hat-trick completes fightback for Hannover over Mainz". Bundesliga (në anglisht). 13 janar 2018. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ a b c d "Füllkrug's on fire! Bundesliga defences are terrified as the Hannover marksman takes aim". Bundesliga (në anglisht). Marrë më 26 prill 2019.
- ^ a b ""Meine Heimat": Füllkrug verlängert in Hannover". kicker.de (në gjermanisht). 31 gusht 2018. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ "Watch: Germany's World Cup dark horses". Bundesliga (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2018. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ "Geplatzer Gladbach-Wechsel: Füllkrug "nicht beleidigt"". kicker.de (në gjermanisht). Marrë më 26 nëntor 2023.
- ^ "Hannover 96 verliert auch bei Eintracht Frankfurt - Füllkrug muss angeschlagen runter" (në gjermanisht). Sportbuzzer. 30 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2019. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ "Kapselverletzung bei Niclas Füllkrug – Ausfall gegen den VfB Stuttgart droht". Sportbuzzer (në gjermanisht). 1 tetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2019. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ Alexander Flohr (7 tetor 2018). ""Einer dieser Helden": So wichtig war Niclas Füllkrug für Hannover 96 gegen Stuttgart". Sportbuzzer (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2019. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ "Maßflanke Albornoz, Kopfball Wood: 96 atmet auf". kicker.de (në gjermanisht). 6 tetor 2018. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ "Bellarabi bewahrt Bayer vor der Niederlage". kicker.de (në gjermanisht). 20 tetor 2018. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ "Khedira nutzt Antons Patzer". kicker.de (në gjermanisht). 27 tetor 2018. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ Andreas Willeke (1 nëntor 2018). ""Die alte Geschichte": Der Knie-Fall Niclas Füllkrug macht Hannover 96 Sorgen". Sportbuzzer (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2022. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ Andreas Willeke (12 nëntor 2018). "Hannover 96: Füllkrug wie Sarenren Bazee? Profi-Heiler soll helfen". Sportbuzzer (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2022. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ Dirk Tietenberg (20 nëntor 2018). "Korb trainiert allein, Schwegler fehlt gegen Gladbach: Der Stand im 96-Verletztenlager". Sportbuzzer (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2019. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ "Hazard und Stindl sehenswert: Gladbachs Heimserie hält". kicker.de (në gjermanisht). 25 nëntor 2018. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ "Dank Torunarigha: Hertha siegt in Hannover". kicker.de (në gjermanisht). 1 dhjetor 2018. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ "Videobeweis, Fehlentscheidung, Gelb-Rot: Wildes Remis in Mainz". kicker.de (në gjermanisht). 9 dhjetor 2018. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ "Traumhaft beim 4:0: Kimmichs Volley, Alabas Dropkick". kicker.de (në gjermanisht). 15 dhjetor 2018. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ "Niclas Füllkrug überraschend nicht im 96-Kader gegen den SC Freiburg". Sportbuzzer (në gjermanisht). 19 dhjetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2022. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ ""Riesiger Schock" für Hannover: Saison-Aus für Füllkrug". kicker.de (në gjermanisht). 21 dhjetor 2018. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ "Füllkrug erfolgreich am Knie operiert". kicker.de (në gjermanisht). 27 dhjetor 2018. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ "Offiziel: Werder holt Füllkrug zurück". Deichstube (në gjermanisht). Kreiszeitung. 25 prill 2019. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ "Hannover 96: Die Rückkehr von Niclas Füllkrug zu Werder Bremen ist perfekt!". Sportbuzzer (në gjermanisht). 25 prill 2019. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2022. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ "Auch der Club verdient: Füllkrug-Wechsel perfekt". nordbayern.de (në gjermanisht). 26 prill 2019. Marrë më 26 prill 2019.
- ^ "Niclas Füllkrug suffers ligament injury in training". werder.de (në anglisht). SV Werder Bremen. Marrë më 19 maj 2024.
- ^ "Niclas Füllkrug | Laufbahn | Spielerprofil". kicker.de (në gjermanisht). Marrë më 19 maj 2024.
- ^ "Niclas Füllkrug hits hat-trick as Werder Bremen add to Schalke's woes" (në anglisht). Bundesliga. 26 shtator 2020.
- ^ "Füllkrug and Ducksch revelling in a wonderful friendship at leaders Werder Bremen" (në anglisht). Bundesliga. Marrë më 19 maj 2024.
- ^ Gill Clark (27 nëntor 2022). "Who is Niclas Fullkrug? Germany star's incredible rise from unheralded second tier star to World Cup hero". Goal.com (në anglisht).
- ^ "Niclas Füllkrug: Who is the Werder Bremen and Germany striker?" (në anglisht). Bundesliga. 1 dhjetor 2022.
- ^ a b "Christopher Nkunku and Niclas Füllkrug share 2022/23 Bundesliga top goalscorer trophy" (në anglisht). Bundesliga. 27 maj 2023. Marrë më 27 maj 2023.
- ^ "Borussia Dortmund verpflichtet Nationalstürmer Niclas Füllkrug" (në gjermanisht). Borussia Dortmund. 31 gusht 2023.
- ^ "Dortmund officially introduce Füllkrug". Bulinews (në anglisht). 31 gusht 2023. Marrë më 1 shtator 2023.
- ^ "Dortmund siegt bei Füllkrugs Torpremiere". faz.net (në gjermanisht). 29 shtator 2023.
- ^ "Borussia Dortmund schlägt Newcastle United und stößt Tür zum Achtelfinale weit auf: Füllkrug und Brandt treffen" (në gjermanisht). Eurosport. 8 nëntor 2023.
- ^ "Füllkrug-Gala lässt BVB jubeln" (në gjermanisht). Sport1. 28 janar 2024.
- ^ "„Wenn man sieht, wo ich herkomme", ruft Füllkrug ungläubig". welt.de (në gjermanisht). 17 prill 2024.
- ^ "Borussia Dortmund 1–0 Paris Saint Germain" (në anglisht). BBC Sport. 1 maj 2024.
- ^ "Torjäger | Bundesliga 2023/24". kicker.de (në gjermanisht). Marrë më 19 maj 2024.
- ^ "Hammers complete signing of Germany international Niclas Füllkrug" (në anglisht). West Ham United F.C. 5 gusht 2024. Marrë më 5 gusht 2024.
- ^ "Niclas Fullkrug: West Ham sign Germany forward for £27m from Borussia Dortmund" (në anglisht). BBC Sport. 5 gusht 2024. Marrë më 5 gusht 2024.
- ^ "Match Report-Hammers beaten by Aston Villa in season opener" (në anglisht). West Ham United F.C. 19 gusht 2024. Marrë më 23 gusht 2024.
- ^ ""War ein langer Weg!" Füllkrugs emotionale Worte zur Nominierung". sport1.de (në gjermanisht). 11 nëntor 2022.
- ^ optafranz. "Aged 29 years and 280 days, Niclas Füllkrug is the oldest outfield player to make his debut for Germany in 20 years" (në anglisht). Twitter. Marrë më 16 nëntor 2022.
- ^ "Niclas Füllkrug rettet gegen Spanien ein Unentschieden". DW (në gjermanisht). 27 nëntor 2022.
- ^ "World Cup 2022 – Costa Rica 2–4 Germany: Four-time tournament winners exit at group stage again". Sky Sports (në anglisht). 1 dhjetor 2022.
- ^ "Germany announce squad for 2024 European Championships". DFB – Deutscher Fußball-Bund e.V. (në anglisht). Marrë më 19 maj 2024.
- ^ "Germany 5–1 Scotland: Hosts hit ground running in Munich" (në anglisht). UEFA. 14 qershor 2024.
- ^ "Ruthless Germany humble 10-man Scotland in Euro 2024 opener" (në anglisht). BBC Sport. 14 qershor 2024. Marrë më 15 qershor 2024.
- ^ "Switzerland 1 Germany 1: Fullkrug is the saviour but hosts look vulnerable" (në anglisht). The New York Times. 23 qershor 2024.
- ^ "Niclas Füllkrug: Who is the Werder Bremen and Germany striker?" (në anglisht). Bundesliga. Marrë më 17 nëntor 2022.
- ^ Antony Martin. "Niclas Fullkrug makes admission that will stun the West Ham fans" (në anglisht). Hammers News. Marrë më 10 gusht 2024.
- ^ Rainer Hennies (1 shkurt 2019). "Anna-Lena Füllkrug: "Sportlerin des Jahres"". fussball.de (në gjermanisht).
- ^ "Niclas Füllkrug" (në anglisht). World Football. Marrë më 13 qershor 2020.
- ^ "Niclas Füllkrug" (në anglisht). World Football. Marrë më 13 gusht 2024.
- ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Niclas Füllkrug" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
- ^ "Niclas Füllkrug". EU-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 22 qershor 2016.
- ^ Phil McNulty (1 qershor 2024). "Real Madrid 2–0 Borussia Dortmund" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 1 qershor 2024.
- ^ a b "Bundesliga Player of the Month" (në anglisht). EA Sports. Marrë më 29 shtator 2022.
- ^ "The official Bundesliga Team of the Season 2022/23" (në anglisht). Bundesliga. 13 maj 2023. Marrë më 18 maj 2023.
- ^ "Jude Bellingham ist VDV-Spieler der Saison" (në gjermanisht). VDV. 7 qershor 2023. Arkivuar nga origjinali më 13 qershor 2023. Marrë më 7 qershor 2023.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Niclas Füllkrug. |
- Niclas Füllkrug te Soccerbase
- Niclas Füllkrug te BDFutbol
- Lindje 1993
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë gjermanë
- Futbollistë në kombëtaren gjermane
- Futbollistë në SV Werder Bremen
- Futbollistë në SV Werder Bremen II
- Futbollistë në SpVgg Greuther Fürth
- Futbollistë në 1. FC Nürnberg
- Futbollistë në Hannover 96
- Futbollistë në Borussia Dortmund
- Futbollistë në West Ham United F.C.
- Futbollistë në Regionalliga
- Futbollistë 3. Liga
- Futbollistë në 2. Bundesliga
- Futbollistë në Bundesliga
- Futbollistë në Premier League
- Futbollistë në FIFA Kupën e Botës 2022
- Futbollistë në UEFA Euro 2024