Organizata e Kombeve të Bashkuara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Organizaten e Kombeve të Bashkume)
Organizata e Kombeve të Bashkuara
ShkurtesaOKB
Formuar më26 Qershor 1945
LlojiOrganizatë ndërqeveritare
SeliaNju Jork, SHBA
Rajoni i shërbimit
Boten
Anëtarësia
193 shtete anëtare
2 shtete vëzhguese
Gjuha zyrtare
Sekretar i përgjithshëm
Portugalia António Guterres
Faqja në internethttps://www.un.org/

Organizata e Kombeve të Bashkuara (shkurt: OKB), është themeluar pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Qendra e OKB-së është në Gjenevë, ndërsa aktivitetet i zhvillon në qendrën e selisë në Nju Jork, SHBA.

Sekretari i përgjithshëm aktual është António Guterres.

OKB është organizata më e madhe në botë e cila për qëllim ka sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale. Ajo u formua në vitin 1945 me iniciativën e shteteve fituese të Luftës së Dytë Botërore (ShBA, Kina, Anglia, Bashkimi Sovjetik dhe Franca) dhe zëvendësoi Lidhjen e Kombeve e cila ishte formuar në vitin 1919 por nuk ishte tregua efektive për mënjanimin e Luftës së Dytë Botërore. Në fillim në OKB u anëtarësuan vetëm shtetet fituese dhe neutrale të Luftës së Dytë Botërore, por më pas u anëtarësuan edhe shtetet e tjera si Gjermania e Japonia mes tjerash. Fluksi më i madh i anëtarësimit në OKB ishte gjatë viteve 1950-60 kur kolonitë e vjetra u çliruan dhe formuan shtete të pavarura. Sot OKB ka 193 shtete anëtare.

Struktura e sistemit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  Shtetet Anëtare të KB
  Shtetet vëzhguese të KB-së (Palestinë, Vatikan)
  Shtetet joanëtare të pranueshme (Niue, Ishujt Kuk)
  Territoret jo-vetëqeverisëse
  Antarktidë (territor ndërkombëtar)
  • Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Nju Jork.
  • Këshilli i Sigurimit të OKB-së, Gjenevë.
  • Këshilli Ekonomik dhe Social i OKB-së.
  • Këshilli i Mirëbesimit i OKB-së.
  • Sekretariati i OKB-së.
  • Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Hagë.

Asambleja e Përgjithshme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të gjitha shtetet anëtare të OKB-së janë të përfaqësuara ne Asamblenë e Përgjithshme. Ky organ seancat i mban të rregullta nga shtatori deri në dhjetor dhe në të diskutohen problemet e ndryshme globale. Vendimet e rëndësishme te cilat merren ne Asamblenë e Përgjithshme duhet të vendosen nga 2/3 e shumicës kurse ato më pak të rëndësishme vendosen me sistemin 50%+1 dhe çdo anëtare ka të drejtën e një vote. Të gjitha vendimet e këtij organi njihen si Rezoluta.

Këshilli i Sigurimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këshilli i Sigurimit i OKB-së është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve. Vendimet e këtij organi quhen rezoluta dhe janë të obligueshme. Këshilli i Sigurimit ka pasur takimin e parë në janar 1946. KS mund të përdor edhe forcë në konflikte të armatosura, por të gjitha shtetet permanente duhet të jenë dakord. Përbëhet nga 15 antarë, 5 të përhershëm që vijnë nga shtetet fituese e krijuese të OKB (SHBA,Anglia,,Franca,Rusia,Kina) dhe 10 të tjerë jo të përhershëm dhe zgjidhen nga Asambleja me rotacion çdo 2 vite.

Këshilli Ekonomik dhe Social[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këshilli Ekonomik e Social është përgjegjës për problemet ekonomike, sociale, kulturore, humanitare për të gjithë komunitetin botëror. Veprimtaria e tij zhvillohet për vendet më pak të zhvilluara përmes organeve të specializuara të OKB, si: UNDP (Program për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara), UNHCR (Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët), UNICEF (Fondacioni Ndërkombëtar i Fëmijëve në nevojë), UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencë e Kulturën).

Këshilli i Kujdestarisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eshte nje organ i suprimuar ne kuadrin e OKB. Ai konsiderohej si teper efektiv ne vitet 60 - 70 gjate kalimit nga sistemi i kolonizimit ne fitimin e pavaresise ne vendet e Afrikes dhe Azise.

Sekretariati[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

OKB-ja administrohet nga sekretariati, i cili bashke me Asamblene e PErgjithshmme dhe Keshilllin e Sigurimit e kane qendren ne ndertesen e OKB-se ne New York, Shba. Sekretariati udhehiqet nga Sekretaiati i apergjithshem i OKB-se i cili zgjidhet ne cdo kater vjet me te drejten e rizgjidhjes. Nen varesine e tij jane 20 nensekretsre te pergjithshem, te cilet kryejne, njekihesisht, edhe rolin e drejtuesit ne seksionet e administrtes se OKB-se. PERvec punes udheheqese ne Asamblene e Pergjithshme dhe Keshillin e Pergjithshem, sekretariati mbledh fakte dhe te dhena per situaten ekonomike ne bote, shkuan raporte dhe informacion per veprimtarine e OKB-se.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjykata ndërkombëtare e ka qendrën në Hagë dhe përbëhet nga 15 gjyqtarë që zgjidhen nga Asambleja. Si organ juridik, OKB ka detyrë të vendosë për probleme te ndjeshme.

Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]