Peter Boettke

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Peter Joseph Boettke (lindur më 3 janar 1960) është një ekonomist amerikan dhe proponent i Shkollës Austriake të Ekonomisë. Aktualisht është Profesor i Ekonomisë dhe Filozofisë në George Mason University; Profesor për Studimin e Kapitalizmit në BB&T; Drejtor i Programit F.A. Hayek për Studimet e Avancuara në Filozofi, Politikë dhe Ekonomi në Mercatus Center, GMU.

Jeta e hershme dhe edukimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Boettke është lindur në Rahway, New Jersey nga Fred dhe Elinor Boettke dhe qëndroi në vendlindje deri sa u spostua në Pennsylvani ku shkoi në Kolegj. Në Grove City College ai u interesua për ekonominë ndërsa merrte mësim nga Hans Sennholzi,[1] dhe nga ku zhvilloi bindjet e veta fetare.[2] Pasi mori një B.A. (1983) në ekonomi; Boettke ndoqi George Mason University ku fitoi në M.A. (1987) dhe një Ph.D. (1989) në ekonomi me tezën e titulluar The political economy of Soviet socialism, 1918-1928 nën kujdesin e Don Lavoies.[3]

Anarkizmi analitik[redakto | redakto tekstin burimor]

Anarkizmi analitik është emri që Peter Boettke i ka dhënë ekonomisë politike pozitive të anarkizmit, apo anarkizmit nga pikëpamja ekonomike, në traditën libertariane të veprës For a New Liberty (1973) të Murray Rothbardit dhe të veprës The Machinery of Freedom (1973) nga David Friedman.

Boettke argumenton se anarkizmi analitik është zhvilluar nga kjo traditë, dhe aktualisht po ndiqet nga ekonomistë si Peter Leeson, Edward Stringham dhe Christopher Coyne.[4] Këta profesorë janë të lidhur me Mercatus Center (Qëndra Mercatus) dhe me fakultetin e ekonomisë të Universitetit George Mason.

Botime[redakto | redakto tekstin burimor]

Autor[redakto | redakto tekstin burimor]

  • The Political Economy of Soviet Socialism: The Formative Years, 1918-1928, 1990
  • Why Perestroika Failed: The Economics and Politics of Socialism Transformation, 1993
  • Calculation and Coordination: Essays on Socialism and Transitional Political Economy, 2001
  • The Economic Way of Thinking, 2005

Redaktor[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Market Process: Essays in Contemporary Austrian Economics, 1994
  • The Collapse of Development Planning, 1994
  • The Elgar Companion to Austrian Economics, 1994
  • The Market Process, 1998
  • The Legacy of F. A. Hayek: Politics, Philosophy, Economics, 1999
  • Socialism and the Market: The Socialist Calculation Debate Revisited, 2000

Shiko dhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Shënime dhe referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "Spreading Hayek, Spurning Keynes: Professor Leads an Austrian Revival," Wall Street Journal, 27 gusht 2010,
  2. ^ "Religion and Economics". Spiritually—that Jesus Christ is Lord and Savoir [sic] and that one must commit to a personal relationship with God and to strive to live a Christ-centered life. Historically—the role of the Christian Church in the development of Western Civilization. Intellectually—the philosophical and epistemological importance of Christian presuppositionalism.
  3. ^ Biografia e Boettkes në fakultet tek George Mason University
  4. ^ Analytical Anarchism research program, Analytical Anarchism

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]