Carl Menger

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Carl Menger

Carl Menger  (28 shkurt 1840 – 26 shkurt 1921) ishte një ekonomist i famshëm austriak. Menger konsiderohet themeluesi i shkollës Austriake të ekonomisë. Menger zhvilloi teorinë e margjinalizmit (marginal utility), e cila përgënjeshtroi teoritë e vlerës të bazuara mbi koston e prodhimit.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Carl Menger lindi më 28 shkurt 1840.

Mendimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Menger është i famshëm për teorinë e margjinalizmit (marginal ulility), por ka dhënë edhe kontribute të tjera të rëndësishme në teorinë e çmimeve dhe ishte themelor në të ashtuquajturin Methodenstreit, një diatribë rreth metodës së duhur të shkencës ekonomike - një debat epistemologjik mes metodës shkencoreracionalizmit kritik dhe metodës dialektike të shkollës së Frankfurtit.

Në librin e vet The Origins of Money (Origjina e Parasë), Menger shpjegon se nuk është qeveria që e krijon paranë (si koncept dhe konsensus) por tregu. Individët vendosin se cila është e mira e tregut që mund të përdoret më së miri si një medium shkëmbimi. "Vetë njeriu është fillimi dhe fundi i çdo ekonomie", dhe kështu është edhe në të vendosurit se çfarë duhet për përdoret dhe shkëmbehet si para.[1]

Menger zhvilloi një teori të plotë të institucioneve shoqërore që lindin nga ndërveprimet mes njerëzve, çdonjë me dijen dhe eksperiencat e veta subjektive. Është evoluimi i vetvetishëm i këtyre veprimeve njerëzore që krijojnë institucionet ku individët zbulojnë disa modele sjelljeje që ndihmojnë çdo person të arrijë qëllimet e veta me efiçiencë. Asgjë nuk është aq qendrore për këtë evolucion sa zhvillimi i parasë, që bën të mundur ndarjen e punës dhe kënaqjen e dëshirave dhe nevojave.[2]

Veprat[redakto | redakto tekstin burimor]

Untersuchungen über das Methode der socialwissenschaften und der politischen Ökonomie insbesondere, 1933
  • Principles of Economics (1871)
  • Investigations into the Method of the Social Sciences with Special Reference to Economics (1883)
  • The Errors of Historicism in German Economics (1884)
  • The Theory of Capital (1888)
  • Money (1892)

Bibliografi[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Carl Menger and the Evolution of Payments Systems: From Barter to Electronic Money. Edward Elgar 2002, ISBN 978-1-84064-918-5


Shiko dhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca dhe shënime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Carl Menger (1840–1921)The Concise Encyclopedia of Economics. Library of Economics and Liberty (2nd ed.) (Liberty Fund). 2008
  2. ^ Carl Menger and Doug French. "Menger Explains the Origins of Money", Mises Daily , 4 janar 2010