Frédéric Bastiat

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Frédéric Bastiat

Claude Frédéric Bastiat (29 qershor 1801[1][2]24 dhjetor 1850) ishte teorist liberal-klasik francez, ekonomist politik dhe anëtar i asamblesë franceze. Është i njohur për zhvillimin e konceptit të rëndësishëm ekonomik të kostos oportune, dhe për shkruajtjen e të famshmit Tregim i Dritares së Thyer (Parable of the Broken Window). Idetë e hedhura dhe formuluara nga Bastiati janë sot një themel i rëndësishëm për lëvizjet libertariane, për ekonominë e tregut të lirë, dhe shkollën austriake të ekonomisë.[1]

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Bastiati lindi në Bayonne, Aquitaine, një qytet-port në jug të Francës29 qershor të vitit 1801. I ati, Pierre Bastiat, ishte një biznesmen i fuqishëm në qytet. E ëma vdiq në vitin 1808 kur Bastiati ishte vetëm shtatë vjeç;[3] ndërsa i ati Pierre Bastiat vdiq në vitin 1810, duke e lënë F. Bastiatin jetim.[3]

Në moshën 16 vjeçare Bastiat la shkollën për të vazhduar aktivitetin e familjes si eksportues. ekonomisti Thomas DiLorenzo thotë se ky lloj aktiviteti ndikoi thellësisht në teoritë e ardhshme ekonomike të shtjelluara nga F. Bastiati - për të grumbulluar dhe kuptuar drejtëpërdrejtë njohuri se si rregullamentimi ndikon në tregje.[4][5]

 Gjatë kësaj kohe Bastiati filloi të zhvillonte një interes intelektual në fusha të ndryshme si filozofia, historia, politika, feja, udhëtimet, poezia dhe ekonomia politike.[4] Vizioni i tij në favor të lirisë së tregtisë ndërkombëtar do të ndikohej thellë nga beteja e drejtuar  në Angli nga "anti-corn law league" e Richard Cobden-it dhe John Bright-it. Në vitin 1844 debuton në debatin ekonomik kombëtar, mbi temën e proteksionizmit. Në vitin 1845 boton serinë e parë të Sofizmave Ekonomike, përmbledhje shkrimesh të shkurtra në të cilat shkatërron disa nga idetë e gabuara popullore të fushës ekonomike.

Në vitin 1848, pas Revolucionit francez, zgjidhet në asemblenë legjislative kombëtare.[1]

 Karriera e tij publike si ekonomist filloi në tetor të vitit 1844 kur artikulli i tij i parë u botua në Journal des economistes. Nuk zgjati shumë meqë Bastiat u sëmur nga tuberkulozi - të cilin me shumë gjasa e morri gjatë turneve nëpër Francë ku promovonte idetë e veta.

Në vjeshtën e vitit 1850 doktorët e dërguan në Itali, siç bëhej shpesh asokohe, për të kuruar sëmundjen. Udhëtoi në Pizë dhe mëpastaj në Romë. Vdiq në 24 dhjetor të viti 1850 pasi u murmuriti   atyre që i rrinin afër dy herë fjalët "e vërteta".[3]

Veprat[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Ligji (La Loi; The Law)

Kuriozitete[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Frederic Bastiat është varrosur në Romë, në kishën e San Luigi dei Francesi, ku është i pranishëm një lapidar përkujtimor i shkruajtur në gjuhën franceze.
  • Bastiatit i është dedikuar një rrugë në Paris, në zonën e Champs-Elysees.
  • Gjatë një seminari në verën e vitit 2007 të organizuar nga Cato University, Bastiatit iu dedikua një bursë studimi për studentët universitarë (tëë kolegjit).
  • Në vitin 2005 Instituti Bruno Leoni (ita) organizoi çmimin “Frederic Bastiat” me shpërblim një bursë studimi për të marrë pjesë në një seminar në SHBA.

Shiko dhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Libra[redakto | redakto tekstin burimor]

Në gjuhën franceze[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Bastiat, Frédéric (1848). Propriété et loi, Justice et fraternité (in French). Paris: Guillaumin et Cie. Marrë më 12 May 2012. 
  • Bastiat, Frédéric (1849). L'État, Maudit argent (in French). Paris: Guillaumin et Cie. Marrë më 12 May 2012. 
  • Bastiat, Frédéric (1849). Incomptabilités parlementaires (in French). Paris: Guillaumin et Cie. Marrë më 12 May 2012. 
  • Bastiat, Frédéric (1849). Paix et liberté ou le budget républicain (in French). Paris: Guillaumin et Cie. Marrë më 12 May 2012. 
  • Bastiat, Frédéric (1849). Protectionisme et communisme (in French). Paris: Guillaumin et Cie. Marrë më 12 May 2012. 
  • Bastiat, Frédéric (1983). Oeuvres économiques. Libre échange (in French). Textes présentés par Florin Aftalion. Paris: PUF. ISBN 2-13-037861-7. 
  • Bastiat, Frédéric (2005). Sophismes économiques. Bibliothèque classique de la liberté (in French). Préface de Michel Leter. Paris: Les Belles Lettres. ISBN 978-2-251-39038-3. 
  • Bastiat, Frédéric (2009). Pamphlets. Bibliothèque classique de la liberté (in French). Préface de Michel Leter. Paris: Les Belles Lettres. ISBN 978-2-251-39049-9. 

Në gjuhën angleze[redakto | redakto tekstin burimor]

Titujt e mëposhtëm janë përkthyer së pari nga Foundation for Economic Education në Irvington-on-Hudson, NY, dhe janë mundësuar onlajn nga The Library of Economics and Liberty.
Një koleksion me veprat kryesore të Bastiatit është i lexueshëm nga Ludwig von Mises Institute:
  • 2007. The Bastiat Collection, Volume 1, Mises.org dhe Volume 2, Mises.org - Ludwig von Mises Institute.
  • The Man and the Statesman, The Correspondence and Articles on Politics (2009) Jacques de Guenin, General Editor; Introduction by Jacques de Guenin and Jean-Claude Paul Dejean; Dennis O'Keeffe, Translation Editor; David M. Hart, Academic Editor. Liberty Fund. Book overview
  • Bastiat, Frédéric (1995). Selected Essays on Political Economy. Translated from the French by Seymour Cain, Edited by George B. de Huszar, Introduction by F.A. Hayek. Irvington-on-Hudson: Foundation for Economic Education. ISBN 0-910614-15-6. Marrë më 12 May 2012. 

Referenca dhe shënime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b c Thornton, Mark (11 prill 2011) "Why Bastiat Is Still Great," Mises Institute
  2. ^ "Frederic Bastiat". Encyclopædia Britannica.
  3. ^ a b c Roche III, George Charles (1971). Frédéric Bastiat: A Man Alone. New Rochelle, New York: Arlington House. ISBN 0-87000-116-7.
  4. ^ a b DiLorenzo, Thomas. "Frédéric Bastiat (1801–1850): Between the French and Marginalist Revolutions.Mises.org.
  5. ^ Richman, Sheldon. (2000) "Frédéric Bastiat: An Annotated Bibliography." The Library of Economics and Liberty.