Friedrich Hayek

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
F. A. von Hayek

Friedrich August von Hayek (8 maj 189923 mars 1992) është një nga ekonomistët më eminentë të shkollës Austriake (të ekonomisë), dhe një nga anëtarët themelues të Mont Pelerin Society. Fitues i Çmimit Nobel për Shkencat Ekonomike në vitin 1974.[1]

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Origjinat[redakto | redakto tekstin burimor]

Von Hayek lindi në Vjenë, në një familje aristokratike me intelektualë të rëndësishëm. Gjyshi i tij Gustav von Hayek ishte një ornitolog dhe natyralist. I ati August von Hayek ishte një botanist i rëndësishëm i njohur për studimet e tij mbi fitogjeoografinë korologjike. E ëma ishte kushërirë e filozofit të famshëm Ludwig Wittgenstein.

Me shpërthimin e luftës në 1914, von Hayek u fut në ushtrinë austro-hungareze, pavarësisht se nuk e kishte akoma moshën anagrafike. I mbijetoi luftës pa dëmtime të rëndësishme dhe u dekorua për kurajon e tij. Pasi largohet nga ushtria rifillon studimet, duke u regjistruar në universitetin e Vjenës. Në vitin 1921 dhe 1923, përkatësisht, fitoi doktoratë në jurisprudencë dhe në shkenca politike, dhe njëkohësisht studioi prikologji dhe ekonomi. Mendimi ekonomik hayekian u ndikuar fortësisht nga mësimdhënës si Ludwig von Mises dhe Friedrich von Wieser, dy nga eksponentët më të mëdhenj të liberalizmit ekonomik të kohës së vet.

Nga viti 1923 në 1924 punoi si ndihmës profesor i Jeremiah Jenks-it në New York University. Më pas ndihoi qeverinë austriake të kalkulonte detajet ekonomike dhe ligjore të traktateve ndërkombëtare që shënjuan fundin e Luftës së Parë Botërore.

Ludwig von Mises e ndihmoi të organizonte Institutin austriak për studimin e ciklit ekonomik, të cilin e drejtoi von Hayek (nga viti 1927 me bashkëpunimin e Oskar Morgenstern-in). Në shkurt të vitit 1931 Lionel Robbins e ftoi të mbante disa seminarë në London School of Economics and Political Science (nga këta seminarë u përftua vepra Prices and Production, 1931).

Transferimi në Angli[redakto | redakto tekstin burimor]

Periudha në Amerikë[redakto | redakto tekstin burimor]

Mendimi ekonomik[redakto | redakto tekstin burimor]

Teoria e ciklit ekonomik[redakto | redakto tekstin burimor]

Teoria austriake e ciklit ekonomik (Austrian business cycle theory) është një teori ekonomike e zhvilluar nga ekonomistët e Shkollës Austriake të ekonomisë, që merret me fenomenin e cikleve ekonomike, se si ndodhin dhe se nga çfarë shkaktohen.

Teoria i pati fillesat e veta në veprën e ekonomistëve si Ludwig von Mises dhe Friedrich Hayek. Në vitin 1974 von Hayek fitoi çmimin Nobel për Ekonominë, pjesërisht falë punës së tij mbi këtë teori.

Ekonomistët e shkollës austriake argumentojnë se bankat qëndrore janë shkaktaret e të ashtuquajturit cikël ekonomik, nëpërmjet një rritje konstante të ofertës së monedhës (inflacioni monetar) falë sistemit monetar të Fiat Currency (rritje artificiale e kreditit bankar). Rezultatet e një politike të tillë monetare janë norma interesi të ulura dhe të mbajtura ulur në mënyrë artificiale. Kjo ulje artificiale e normave të interesit shkakton të ashtuquajturat boom-e që karakterizohen nga një kërkesë më e madhe për investime të cilat në një situatë zhvillimi ekonomik normal (pa ndërhyrje shtetërore, të bankës qëndrore) nuk do të mund të zhvilloheshin. Boom-et karakterizohen nga një kolokim deficitar dhe i rremë i investimeve (malinvestment). Korrektimi i një situate të tillë të krijuar nga ndërhyrja qeveritare, ndodh në të ashtuquajturat reçesione, në të cilat ndodh një rikolokim apo ripozicionim optimal i resurseve.

Filozofia[redakto | redakto tekstin burimor]

Citime[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Një kërkesë për barazi të pozitave materiale mund të përmbushet vetëm nga një qeveri me fuqi totalitare. - F.A.Hayek, Law, Legislation, and Liberty

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca dhe shënime[redakto | redakto tekstin burimor]