Portal:Tivari
Masakra e Tivarit është një masakër që ju bë të rekrutuarve shqiptarë nga Kosova në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Tivar, Mali i Zi dhe në rrugë për në Tivar. Numri i të vrarëve në këtë masakër varësisht prej burimeve sillet 1700-4300.
Kur nazistë ishin në tërheqje nga territori i ish-Jugosllavisë, frontet u krijuan në Srem të Vojvodinës dhe në atë të Adriatikut në veriperëndim të Jugosllavisë. Shqiptarët u rekrutuan për tu dërguar në luftime në këto fronte ndërsa brigadat Serbe i forcuan pozitat e tyre në territorin e Kosovës. Gjithsejtë 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset tjera etnike u rekrutuan dhe u dërguan në luftime larg Kosovës për ta zvogëluar rrezikun e çfarëdo rezistence ndaj autoritetit serb/jugosllav që do të vendosej në Kosovë.>>>
Sipas rezultateve preliminare të regjistrimit të popullsisë së vititi 2011, komuna e Tivarit ka pasur 42368 banorë me 14211 ekonomi familjare dhe 33312 banesa.
Përberja nacionale e popullsisë se komunës sipas regjistrimit të vitit 2003 Shqiptarë kan qenë - 3.046 (7,60%).