Portal:Lezha
Katedralja e Shën Nikollës në Lezhë ka një rëndësi të posaçme historike për shqiptaret, jo vetëm për Kuvendin e Lezhës, por edhe si vendvarrim i Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kjo katedrale, në shek. XVII, qe shndërruar ne xhami. Themelet e saj janë të shek. XIV, katedralja është e tipit bazilikar me gjatësi 17 m dhe gjerësi 8 m. Ruhet në muret e saj një afresk i Shën Nikollës.>>>
...qyteti daton që të paktën në shek. VIII pes. Rreth 385 pes, një koloni greke u themelua nga Dionisi I i Sirakuzës me emrin Lissos (Λισσός);
...qyteti ishte me rëndësi të madhe për luftën civile romake. Në kohët romake, qyteti ishtë pjesë e krahinës së Epirit Nova, emri i tij u latinizu si Lissus;
...sipas historianëve, Lezha konsiderohet si vend i Lidhjes së Lezhës ku Skënderbeu bashkoi princat shqiptarë në luftën kundër Perandorisë Osmane;
...prej vitit 2004 filloi një gërmim rreth Akropolit të lashtë të Lissos dhe Përkujtimit Skënderbeut, i cili zbuloi ndërtesat helenistike, romake dhe të hershme bizantine, varret dhe gjetjet e tjera;
...Lezha gjithashtu është njohur nga forma italiane e emrit të saj, Alessio;
...sa i përket fesë, Lezha ka një shumicë katolike (70-80%) dhe një pakicë myslimane (30-20%);
Artikuj: | ||
---|---|---|
Rrethi i Kurbinit | Rrethi i Lezhës | Rrethi i Mirditës |
Laçi | Lezha (Portal) | Rrësheni |