Diagrami i sekuencës
Diagrami i sekuencës (en:Sequence diagram) përshkruan veprimet e një sekuence të cilat ndodhin në sistem, thirja e çdo metode në objekt, dhe radha se ku ndodh thirrja në diagramin e sekuencës.
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Diagrami i sekuencës është dy dimensional. Në boshtin horizontal ai tregon jetën e objektit të cilën e përfaqëson, përderisa në boshtin vertikal ai tregon sekuencën e krijimit thirrës te këtyre objekteve. Pasi që kjo përdor emër klase dhe emër objekti, diagrami i sekuencës është shumë i përdorshëm në elaborimin dhe detajimin e dizajnit dinamik, sekuencës dhe origjinës së thirjes së objektit[1].
Shembull nga diagrami i sekuencës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lloji i dytë i përfaqësimit të sjelljes, e quajtur diagrami i sekuencës në UML , tregon se si ngjarjet shkaktojnë tranzicione nga objekti në objekt. Pasi ngjarjet janë identifikuar duke shqyrtuar një diagram të rastit të përdorimit (Use case diagram), modelues-i krijon një diagram sekuencë- një përfaqësim se si ngjarjet shkaktojë rrjedhje nga një objekt në tjetrin si një funksion të kohës. Në thelb, diagrami sekuencë është një version i shkurtuar i use case. Sekuencë diagrami përfaqëson klasat kyçe dhe ngjarjet që shkaktojnë sjellje si rrjedhojë e lëvizjes nga klasa në klasë. Figura 1.1 ilustron një pjesë nga diagrami i sekuencës për funksionin e sigurisë SafeHome(Shtëpi e Sigurtë). Secila nga shigjetat përfaqëson një ngjarje dhe dëshmon se si kanalet e ngjarjes sillen midis objekteve SafeHome.Koha është e matur vertikalisht (poshtë), dhe drejtkëndëshat e ngushtë vertikal paraqesin kohën e kaluar gjatë përpunimit të një aktiviteti.Strukturat mund të shfaqen përgjatë një linje kohore vertikale. Ngjarja e parë, sistemi i gatshëm, rrjedh nga mjedisi i jashtëm dhe kanalet të cilat sillen në objektin Homeowner(Pronari i shtëpisë). Homeowner fut një fjalëkalim e cila më pas është e pasuar në Sistem, i cili sheh fjalëkalimin në një bazë të të dhënave dhe shfaq rezultatin (është gjetur ose nuk është gjetur) tek ControlPanel(paneli i kontrolleve). Fjalëkalimi valid rezulton në fjalëkalimi=I saktë në Sistem, e cila aktivizon Senzorët me kërkesën për aktivizimin e rastit. Përfundimisht, kontrolli është kaluar përsëri në Homeowner me rastin e aktivizimit të suksesshëm[1].
Definimi i diagramit të sekuencës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Diagrami i sekuencës është i përbërë nga objekte dhe mesazhe. Objektet janë të përfaqësuara saktësisht ashtu siç janë prezentuar në të gjitha UML diagramet.[2].
Elementet e diagramit të sekuencës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Diagrami i sekuencës përbëhet nga këto elemente operative(Figura në të djathtë):[2]