Jump to content

Sharri (qytezë)

Coordinates: 42°03′40″N 20°39′10″E / 42.06111°N 20.65278°E / 42.06111; 20.65278
Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sharri (Kosovë))
Dragashi
  • Dragash ose Dragashi,
    Sharr ose Sharri
    Драгаш / Dragaš
Official logo of Dragashi
Location of Dragashi
Koordinatat: 42°03′40″N 20°39′10″E / 42.06111°N 20.65278°E / 42.06111; 20.65278
ShtetiKosova Kosova
RajoniPrizreni
Qeveria
 • KryetariBehxhet Xheladini
 • Komunal430 km2 (170 sq mi)
Popullsia
 • Urban
1.098
 • Komunal
34.827
 • Dendësia (Komunal)81/km2 (210/sq mi)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
22000
Prefiksi+381
Targa e automjeteve04
Faqja zyrtarekk.rks-gov.net/dragash

Dragashi ose Sharri (Cirilik serb: Драгаш, Dragaš), është qytezë dhe komunë që gjendet në Rajonin e PrizrenitKosovës. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, qyteti i Dragashit ka 1,098 banorë, ndërsa komuna ka 34,827 banorë. Emri shqiptar Sharri është një referencë për Malet e Sharrit.

Dragashi u emërua sipas familjes fisnike mesjetare serbe me të njëjtin emër, e cila i shërbeu Dushanit të Fuqishmit (r. 1331-1355) dhe Uroshit të Dobtit (r. 1355-1371). Nga viti 1877 deri në vitin 1913, Dragashi ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Nga viti 1929 deri në vitin 1941, Dragashi ishte pjesë e Banovinës së VardaritMbretërisë së Jugosllavisë. Nga viti 1941 deri në vitin 1999 Dragashi ishte pjesë e krahinës autonome të Kosovës në kuadër të republikës së Serbisë dhe pjesë e federatës jugosllave.

Komuna e Gorës dhe rajoni i Opojës (i bashkangjitur komunës së Prizrenit) mbetën të ndara gjatë periudhës së Millosheviqit.[1] Gjatë luftës së Kosovës (1999), shqiptarët nga Opoja ikën në Shqipërinë fqinje me makina, kamionë dhe traktorë së bashku me të tjerët në këmbë dhe pas konfliktit u kthyen në shtëpi. Pas luftës, komuna e Gorës me shumicë gorane u bashkua me rajonin e banuar me shqiptarë të Opojës për të formuar komunën e Dragashit nga Misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK) dhe njësia e re administrative ka një shumicë shqiptare.[2]

Qyteti i Dragashit është qendër rajonale dhe komunale për rajonin e Gorës dhe Opojës të komunës së Dragashit.[1] Pas vitit 1999, Dragashi ka një popullsi të përzier gorane, të cilët jetojnë në lagjen e poshtme dhe shqiptarë në lagjen e sipërme që përbëjnë shumicën e banorëve.[1]

Përveç qytetit multietik të Dragashit, goranët e Kosovës vazhdojnë të jetojnë në fshatra të banuara kryesisht nga komuniteti i tyre në Gorë dhe marrëdhëniet me shqiptarët mbeten të tensionuara. Shqiptarët jetojnë kryesisht në rajonin e Opojës.[2] Martesa e përzier në mes të dy komuniteteve nuk ka me përjashtim të disa familjeve gorane që kanë emigruar në Prizren.[1]

Territori i komunës së Dragashit shtrihet në gjerësinë gjeografike veriore prej 41 52' 30" deri në 42 09' 03" dhe gjatësisë gjeografike prej 20 35' 39" deri në 20 48' 26". I gjithë territori është i rrethuar nga Malet e Sharrit, pastaj mali i Koritnikut, mali Gjalic dhe Cylen në drejtim të Prizrenit. Vetëm një pjesë e territorit në drejtim të Prizrenit është kodrinore me një pjerrësi relativisht të vogël me të cilën ky territor lidhet me pellgun e Prizrenit dhe përmes Prizrenit me botën.

Punëdhënësit kryesorë në këtë zonë janë Komuna, Policia e Kosovës dhe kompanitë private si “KUK Commerc”, “Meka” dhe ish-ndërmarrjet shtetërore.

Të gjitha kompanitë kryesore vendore kanë qenë më parë shtetërore dhe, si kudo në Kosovë, aktualisht janë nën përgjegjësinë e AKM-së. Strategjia origjinale e UNMIK-ut ndaj këtyre ndërmarrjeve publike konsistonte në kryerjen e një procesi të 'komercializimit'. Ky proces besohej se ishte mënyra më e mirë për të ringjallur ndërmarrjet, megjithëse asnjë investitor i huaj nuk vendosi të investonte.

Sipas regjistrimit të fundit zyrtar të bërë në vitin 2011, komuna e Dragashit ka 34,827 banorë. Bazuar në vlerësimet e popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në vitin 2016, komuna ka 34,349 banorë. Popullsia e komunës kryesisht jeton në zonat rurale (97%).

Komuna është e ndarë në rajonet e Opojës dhe Gorës. Shumica e goranëve jetojnë në Gorë, ndërsa shumica e shqiptarëve jetojnë në Opojë dhe janë popullsi shumicë e gjithë komunës..[1][2]

Për shkak të rrethanave gjeopolitike, disa nga goranët vendas me kalimin e kohës janë deklaruar si shqiptarë, maqedonas, boshnjakë, bullgarë myslimanë, serbë, turq dhe myslimanë (kombësi).[3] [4]

Përbërja etnike
Viti/Etnia Shqiptar  % Goran  % Total
1991 regj.1 22,802 59% 16,112 41% 38,914
Janar 1999 llog.2 27,633 61% 17,470 39% 45,103
Mars 2000 llog.3 24,856 72% 9,706 28% 34,562
2006 llog.3 22,800 57% 17,975 43% 40,775
Burimet: Është për tu theksuar se të dhëat për vitin 1991 janë politike dhe numrar janë të zmadhuara pa kuptimIt. 1.Federal Office of Statistics in Serbia 2. UNHCR Kosovo Village List 3.OSCE Field Office Sharr
Ref: osce Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine

Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990 - 1999,, komuna e Sharrit ka pasur 7 biblioteka publike me një numër prej gjithsejt 52.300 librash. Biblioteka kryesore ka pasur 14.600 libra, derisa degët në Brod, Kurshevë, Breznë, Bellobradë, Bresanë dhe Blaqë kanë pasur 37.700 libra. Fatmirësisht, gjatë masave shtypëse serbe dhe luftës, librat nuk janë dëmtuar dhe është e vetmja komunë ku librat janë të paprekura. Së këndejmi, pas luftës, komuna e Sharrit ka 7 biblioteka me një numër prej gjithësejt 52.300 librash.


Tyrbja e Dragashit

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b c d e Schmidinger, Thomas (2013). Gora: Slawischsprachige Muslime zwischen Kosovo, Albanien, Mazedonien und Diaspora (në anglisht). Wiener Verlag. fq. 65. ISBN 9783944690049.
  2. ^ a b c Krasniqi, Elife (2016). "Social Change in Relation to Patriarchy after 1999 war in Opoja, Kosovo". përmbledhur nga Roth, Klaus; Kartari, Asker (red.). Culture of Crisis in Southeast Europe, Part I: Crises Related to Migration, Transformation, Politics, Religion, and Labour (në anglisht). LIT Verlag. fq. 191. ISBN 9783643907639.
  3. ^ "Albania's Gora Minority Takes Bulgarian Route to EU: Balkan Insight". www.balkaninsight.com (në anglisht). 2016-04-18. Marrë më 15 shtator 2017.
  4. ^ Bardhoshi, Nebi (2016). "Small Numbers, Big issues: The Border areas as Social Arena of Legal Systems". përmbledhur nga Schüler, Sonja (red.). Exchange, Dialogue, New Divisions?: Ethnic Groups and Political Cultures in Eastern Europe (në anglisht). LIT Verlag. fq. 85. ISBN 9783643802095.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]