Jump to content

Shqipëri 1–1 Danimarkë (11 Tetor 2014)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Danimarka

Portugali 0–1 Shqipëri ishte ndeshja e dytë e Grupit I të kualifikueseve të Euro 2016 e luajtur në stadiumin e ri Elbasan Arena. Kjo ishte ndeshja e nëntë midis tyre në histori, me Shqipërinë që më parë kishte marrë vetëm një fitore, një barazim dhe gjashtë humbje [1]. Ndeshja u luajt më 11 tetor 2014 dhe Shqipëria barazoi ndeshjen me rezultatin 1–1.[2]. Shqipëria kaloi e para në avantazh me Ermir Lenjanin, por Lasse Vibe barazoi pak minuta para fundit të ndeshjes. Me këtë fitore, Shqipëria kryeson Grupin I sëbashku me Danimarkën me katër pikë, por Danimarka renditet e para për shkak të golavarazhit më pozitiv.

Skeda:Daniel Agger Euro 2012.jpg
Mungesa më e madhe e Danimarkës, Daniel Agger.

Disa ditë para ndeshjes, mesfushori shqiptar Odise Roshi u dëmtua gjatë një ndeshje të skuadrës së tij kundër FC St. Pauli, duke bërë që të humbiste ndeshjen [3][4]. Megjithatë, për Shqipërinë u rikthyen Alban Meha dhe Valdet Rama të cilët munguan ndeshjen e parë, i pari për shkak dëmtimi, kurse tjetri për shkak se sapo kishte gjetur klub. Për shkak se pranoi thirrjen e kombëtares, Meha u dënua nga klubi i tij Paderborn [5]. Risitë e Shqipërisë për këtë ndeshje ishte thirrja për herë të parë e portierit Alban Hoxha dhe mbrojtësit Amir Rrahmani, të dy lojtarë të Partizanit [6][7].

Nga ana tjetër, për Danimarkën u dëmtuan dy mbrojtësit e qëndrës, Daniel Agger dhe Simon Kjær, por ky i fundit u rikuperua në kohë dhe u aktivizua në ndeshje [8]. Për këtë ndeshje, gjygjtar u zgjodh hungarezi ndërkombëtarë Viktor Kassai, i cili për herë të parë në karrierën e tij gjykon një ndeshje të Shqipërisë [9]. Risitë e Danimarkës për ndeshjen kundër Shqipërisë ishte thirrja për herë të parë të mbrojtësit Kian Hansen dhe të sulmuesve Yussuf Poulsen & Uffe Bech, me këta dy të fundit që bënë debutimin gjatë ndeshjes.

Disa ditë para fillimit të ndeshjes, Shqipëria luajti një ndeshje miqësore kundër Elbasan U–19 duke e fituar me rezultatin 17–0, në ditën e hapjes së stadiumit të ri Elbasan Arena, i cili u ndërtua posaçërisht për ndeshjet kualifikuese të UEFA Euro 2016 [10].

Ndeshja nis e qetë dhe shumë e kujdesshme për të dyja skuadrat, që studiojnë njëra-tjetrën. Lenjani bën krosimin e parë në minutën e 4-t, por mbrojtja mike largon topin në këndore. E para në këtë ndeshje, që nuk sjell ndonjë rezultat, edhe pse pretendojmë për një penallti. Lenjani pengohet në zonën daneze, por Viktor Kassai vijon lojën. Goditja e parë në portën e Berishës vjen në minutën e dhjetë, edhe pse ishte e lehtë, thuajse në formë pasimi. Danezët organizohen mirë në mesfushë, e qarkullojnë dendur dhe tokazi topin, ndërsa mundohen të infiltrojnë topa pas krahëve të mbrojtjes sonë. Të gjithë futen në aksion, të gjithë në pasime, duke krijuar epërsi numerike kur sulmojnë. Kjo i detyron tanët të bëjnë jo pak gabime në ndërtimin e manovrës sulmuese në 30 minutat e para. Mungon fantazia, sepse i tillë është formacioni që ka hedhur De Biazi. Në lojë mungon Meha dhe Rama, lojtarë kreativë dhe driblues.

Lojtarët tanë vuajnë në organizim, nuk arrijnë të dalin dot nga gjysmëfusha e tyre. Komandën e kanë danezët, që janë tepër të qartë e të saktë në veprimet e tyre. Eriksen tenton në minutën e 19-të me një goditje nga distanca, por mbi traun e portës kuqezi. I vetmi që e sheqetëson kundërshtarin nga kuqezinjtë është Lenjani me inkursionet e tij nga e majta. Ai i jep mundësinë skuadrës të dalë përpara hera-herës. Krahu tjetër është “i vdekur”, me Andi Lilën. Xhaka bën goditjen e parë në kuadrat për tanët, në minutën e 32-të. Kundërpërgjigjet “flakë për flakë” Poulsen, që teston gadishmërin e Berishës, i cili grushton topin në këndore. Dukej se presioni në rritje i nordikëve të Morten Olsenit do të sillte rezultat, por Shqipëria shfrytëzon në maksimum mundësitë e krijuara, si në Averio. Minuta e 38-të bën që të shpërthejë “Elbasan Arena”. Taulant Xhaka rikuperon bukur një top në mesfushë, në dyluftim me kundërshtarin, dhe e pason shpejt për te Lenjani, që përparon disi dhe nuk heziton të godasë nga rreth 25 metra. Topi devijohet paksa edhe nga një mbrojtës danez, duke bërë që portieri mik, djali i legjendës Peter Schmeichel, të mos e ndalojë. Rrjetë dhe Shqipëria e sheh veten në epërsi. Balaj ka mundësinë për të dyfishuar shifrat në limitin e kohës së rregyullt të pjesës së parë. Xhaka merret vesh shumë mirë me Agollin në të majtë dhe ish-lojtari i Tiranës kroson diagonal, tokazi. Sulmuesi shkodran godet pa u menduar dy herë, si në rastin e golit ndaj Portugalisë, por këtë herë nuk ka shënjestrën e duhur. Pjesa e parë mbyllet me epërsinë minimale të kuqezinjve, që u shfaqën disi të ndrojtur, por ndoshta kjo kishte të bënte më shumë me kujdesin dhe përqendrimin e lartë karshi një kundërshtari që mund të të godasë në cdo moment.

Nis me një zëvendësim te danezët. Trajneri Olsen kërkon të rregullojë dicka në formacionin e tij, posaqërisht në sulm, teksa i duhet të rikuperojë disavantazhin tashmë. De Biazi vijon me të njëjtën 11-she. Ai u ka kërkuar të tijve të vijojnë me këtë stil loje në pushimin 15-minutësh, por pa u tërhequr shumë në gjysmëfushën tonë. Fati është me tanët në minutën e 55-të, kur Cana bëhet shpëtimtari i portës sonë. Një pasim i bukur i infiltruar nga danezët e zë në befasi mbrojtjen tonë, e cila aplikon pozicionin jashtë loje gabim, duke e nxjerrë sulmuesin kundërshtar të vetëm me Berishën. Eriksen superon edhe “gardianin” kuqezi, por goditja e tij drejt rtrjetës ndesh një pengesë tjetër. Zhytja e kapitenit të Shqipërisë është vendimtare, duke e devijuar topin në shtyllë e prej andej sërish në lojë. Dtrithërima për kombëtaren tonë. Danimarka duket qartë se nuk pajtohet me rezultatin, ndaj është dominuese me aksionet e shumta të saj. Në minutën e 60-të kemi mundësi të artë për të dyfishuar shifrat. Lenjani kroson nga e majta, ndërkohë që Bala dhe Lila ngatërrohen me njëri-tjetrin në goditjen me kokë, duke minimizuar mundësinë e shënimit, pak metra larg portës kundërshtare. De Biazi vendos të bëjë lëvizjen e parë, duke bërë zëvvendësim kokë për kokë në sulm. Del Balaj dhe futet Cikalleshi në minutën e 69-të. Kavajasi, i freskët fizikisht, ka për detyrë që ta mbajë nën presion mbrojtjen daneze. Madje ai jep një assist për Lenjanin në minutën e 72-të, që përparon bukur, godet fort tokazi, por ngjitur me shtyllën pingule. Autori i golit kuqezi është njeriu që e shtyn përpara kombëtaren shqiptare, i jep frymëmarrje asaj në krahun e majtë. Olsen i bën të tria zëvendësimet, por skuadra e tij e ka të pamundur të cajë “murin” kuqezi, të ndërtuar nga De Biazi. Tanët tërhiqen të tërë në gjysmëfushën kuqezi kur sulmojnë danezët, duke mos lejuar hapësira për kundërshtarin. Gjithsesi, kjo nuk ndodh në minutën e 81-të, kur Bendtner bën cfarë të dojë me mbrojtësit tanë të qendrës, e nxjerr topin për te Vibe, i futur në pjesën e dytë, i cili barazon shifrat. Ndëshkohemi nga një shpërqendrim në momentin më të padëshirueshëm, kur gjithcka po shkonte sipas planeve kuqezi. Disa minuta lojë edhe për Valdet Ramën, por që nuk arriti të ingranohet dhe të bëjë dicka, I vendosur të në djathtë të mesfushës, në vend të Lilës, që pak më tej ia lë vendin Currit. Tashmë mendojmë të mbrojmë barazimin, një rezultat përfundimtar që ndan nga një pikë për të dyja skuadrat, të cilat vijojnë të ecin me të njëjtin hap, si kryesuese të Grupit I, me nga 4 pikë secila.

Flamuri Shqipëria0–1Flamuri Danimarka
Lenjani 38' Raporti Vibe 81'
Pjesëmarrja: 12,600
GK 1 Flamuri Etrit Berisha
CB 15 Flamuri Mërgim Mavraj
CB 5 Flamuri Lorik Cana (c)
LB 7 Flamuri Ansi Agolli
RB 4 Flamuri Elseid Hysaj
MF 13 Flamuri Burim Kukeli
MF 22 Flamuri Amir Abrashi
MF 14 Flamuri Taulant Xhaka downward-facing red arrow 82'
MF 3 Flamuri Ermir Lenjani
MF 2 Flamuri Andi Lila downward-facing red arrow 87'
CF 19 Flamuri Bekim Balaj downward-facing red arrow 69'
Zëvëndësimet:
FW 23 Flamuri Sokol Cikalleshi upward-facing green arrow 69'
MF 11 Flamuri Valdet Rama upward-facing green arrow 82'
CB 4 Flamuri Debatik Curri upward-facing green arrow 87'
Trajneri:
Flamuri Gianni De Biasi
GK 1 Flamuri Kasper Schmeichel
CB 3 Flamuri Simon Kjær
CB 12 Flamuri Andreas Bjelland
LB 5 Flamuri Nicolai Boilesen
RB 2 Flamuri Peter Ankersen downward-facing red arrow 71'
MF 7 Flamuri William Kvist (c)
MF 23 Flamuri Pierre Højbjerg downward-facing red arrow 79'
MF 10 Flamuri Christian Eriksen
MF 9 Flamuri Michael Krohn-Dehli
MF 19 Flamuri Yussuf Poulsen downward-facing red arrow 46'
CF 11 Flamuri Nicklas Bendtner
Zëvëndësimet:
FW 21 Flamuri Lasse Vibe upward-facing green arrow 46'
FW 20 Flamuri Uffe Bech upward-facing green arrow 71'
MF 15 Flamuri Thomas Kahlenberg upward-facing green arrow 79'
Trajneri:
Flamuri Morten Olsen

Lojtari i ndeshjes
Flamuri Ermir Lenjani (Shqipëria)

Ndihmësit e Arbitrit:
Flamuri Gyorgy Ring (Hungaria)
Flamuri Vencel Toth (Hungaria)
Arbitri i katërt:
Flamuri Robert Kispal (Hungaria)

Rregullat e ndeshjes

  • 90 minuta.
  • 7 zëvëndësime të lejuara.
  • Vetëm 3 zëvëndësime mund të përdoren.
Statistika [12] Shqipëria Danimarka
Gola të shënuar 1 1
Gjuajtje në total 7 9
Gjuajtje në portë 1 3
% e topit 37% 63%
Korne 2 1
Faulla 8 9
Pozitë jashtë loje 2 1
Karton të verdhë 0 0
Karton të kuqë 0 0

Ky barazim u cilësua si me fat por edhe pa fat, pasi në disa raste Danimarka mund të shënonte por edhe Shqipëria kishte mundësitë e veta [13].

Pas mbarimit të ndeshjes, trajneri Gianni De Biasi tha [14]:

Unë mendoj se luajtëm shkëlqyeshëm, edhe pse ishim të qartë se do të shueshim në fund të ndeshjes. Por pasi shënuam Golin e parë, ne kishim shumë raste për të dyfishuar rezultatin dhe ne mund të fitonim ndeshjen. Megjithatë, lojtarët e mi duhet të mbajënë kokën lart, sepse ne kemi luajtur kundër kundërshtarëve shumë të fortë.

Pas mbarimit të ndeshjes, trajneri Morten Olsen tha [15]:

Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne, sidomos në pjesën e parë. Shqipëria dha një performancë të mirë dhe mbrojtja e tyre ishte e fortë gjithashtu. Për fat të mirë ne kemi luajtur më mirë në pjesën e dytë dhe treguam se kemi një stol të mirë. Në përgjithsi, nuk jam i kënaqur me rezultatin, por unë e pranoj rezultatin pasi në pjesën e parë ishim në disavantazh dhe ishte e vështirë për në për të shënuar Golin e barazimit.

  1. ^ "Albania v Denmark". Eu-Football.info. Marrë më 12 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Flirtuam me fitoren, por bashkëkryesojmë me Danimarkën". Panorama Sport. 11 tetor 2014. Marrë më 12 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Dëmtohet Odise Roshi. Mesfushori humbet dy kualifikueset e tetorit me Kombëtaren". Panorama Sport. 30 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2014. Marrë më 13 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Roshi: Do ia dal, pres të luaj kundër Serbisë". Panorama Sport. 7 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2014. Marrë më 13 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Meha: Paderborni më ndëshkoi se i thashë "po" De Biazit". Panorama Sport. 8 tetor 2014. Marrë më 13 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  6. ^ "Alban Hoxha: I lumtur që do të jem pjesë e Kombëtares". Panorama Sport. 5 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2014. Marrë më 13 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Rrahmani: I lumtur që jam pjesë e Kombëtares". Panorama Sport. 7 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2014. Marrë më 13 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Danimarka në alarm, Ager dhe Kjaer të dëmtuar". Panorama Sport. 9 tetor 2014. Marrë më 13 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  9. ^ "Viktor Kasai, hungarezi i top-listës gjykon Shqipëri-Danimarkë". Panorama Sport. 9 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2014. Marrë më 13 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Goleadë e Kombëtares në inaugurimin e stadiumit". Panorama Sport. 9 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2014. Marrë më 13 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Albania vs. Denmark - 11 October 2014". Soccerway. 11 tetor 2014. Marrë më 13 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Albania vs Denmark - 11 October 2014 - General Game Stats Chart (Statistics)". Soccerway. 11 tetor 2014. Marrë më 13 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Shqipëri-Danimarkë, sa me (pa) fat!". Super Sport. 12 tetor 2014. Marrë më 20 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  14. ^ "Giovanni de Biasi, Albania coach". UEFA.com. 12 tetor 2014. Marrë më 20 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Morten Olsen, Denmark coach". UEFA.com. 12 tetor 2014. Marrë më 20 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)