Daniel Agger
Agger me Danimarkën në Euro 2012 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Daniel Munthe Agger[1] | ||
Datëlindja | [2] | 12 dhjetor 1984||
Vendlindja | Hvidovre, Danimarkë | ||
Gjatësia | 1.91 m (6 ft 3 in) | ||
Pozicioni | Qëndër-mbrojtës | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1996–2004 | Brøndby | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2004–2006 | Brøndby | 34 | (5) |
2006–2014 | Liverpool | 175 | (9) |
2014–2016 | Brøndby | 43 | (2) |
Gjithsej | 252 | (16) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
2003–2004 | Danimarka U20 | 9 | (1) |
2004–2006 | Danimarka U21 | 10 | (3) |
2005–2016 | Danimarka | 65 | (12) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Daniel Munthe Agger (Danisht [danjəl ˈɑɡ̊ʌ]; lindur më 12 dhjetor 1984) është një ish futbollist profesionist danez dhe artist tatuazhesh i cili luante si qëndër-mbrojtës.
Agger e ka shpenzuar karrierën e tij me Brøndby në Danimarkë dhe Liverpoolin në Angli, si dhe ka qënë kapiten i kombëtares daneze. Ai është përshkruar si një "lexues i mirë i lojës, i cili është komod me topin në këmbë dhe i bekuar me një gjuajtje të egër."[3]
Ai filloi karrierën e tij profesioniste në korrik 2004 me Brøndby, ku arriti të fitoj Superligën daneze dhe Kupën Daneze, përpara se të kalonte te Liverpooli në vitin 2006. Ai zhvilloi 175 ndeshje me klubin në Premier Ligë dhe fitoi Kupën FA, Kupën e Ligës dhe FA Community Shield. Ai u rikthye te Brøndby për arsye personale në gusht 2014, dhe u tërhoq nga futbolli dy vite më vonë në moshën 31 vjeç.
Një lojtar i rregullt i kombëtares që nga viti 2005, Agger luajti 75 ndeshje dhe shënoi 12 gola për Danimarkën. Ai përfaqsoi vendin e tij në Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012; te turnamenti i dytë, ai ishte kapiten.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Brøndby IF
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në korrik 2004, Agger kaloi nga skuadra e të rinjëve në skuadrën e parë, kjo falë tërheqjes nga futbolli të mbrojtësit suedez Andreas Jakobsson. Agger shpejt e vendosi veten si një lojtar që nuk e kishte vendin e siguruar në formacion, ai nuk ishte një nga lojtarët kyç të skuadrës që fitoi kampionatin danez në sezonin 2004–05. Pavarësisht se ishte i ri, Agger luante me autoritet të madhë nën drejtimit e kapitenit Per Nielsen, dhe pas pjesës së parë të sezonit, Agger u emërua si "Talenti i Vitit" nga Spillerforeningen (ekuivalenti danez i PFA).
Pas sezonit 2004–05 të suksesshëm, Agger u thirr nga Kombëtarja e Danimarkës për një ndeshje miqësore kundër Finaldës më 2 qershor 2005, ndeshja u fitua nga kombëtarja e tij me rezultatatin 1–0, ai luajti në të gjithë ndeshjen. Agger nuk luajti ndeshjen tjetër kombëtare, por ai u rikthye të luante 90 minuta në fitoren 4–1 kundër Anglisë më 17 gusht 2005, në atë ndeshje ai pati probleme me sulmuesit anglezë, vaçanërisht me Wayne Rooneyn. Ai luajti sërisht 90 minuta edhe në dy ndeshjet e tjera kombëtare, përpara se të dëmtoheshe në fillim të sezonit 2005–06 në shtator, ai u detyra të mos luante për pjesën tjetë të sezonit, Vetëm 20 vjeç, Daniel Agger u nderua me çmimin "Talenti Danez i Vitit" i të gjitha sporteve më 6 dhjetor 2005.
Liverpool
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Agger ishte i lidhur për një kohë të gjatë për mundësinë për tu transferuar në një klub të madhë, ai kishte dëshirë të transferohej tek Liverpooli, që në atë kohë ishte kampioni në fuqi i Champions Leagues [4]. Agger nuk udhëtoi me shokët e tij të Brøndby në kampin e stërvitjes në janar të vitit 2006 dhe më 12 janar ai firmosi një kontratë 4½ me Liverpoolin [5]. Transferimi i tij prej 6 Milion £, e bënë atë lojtarin danezë më të shtrenjtë në historinë e futbollit.
Sezoni 2006–07
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në gjysmën e parë të sezonit tek Liverpooli, ai luajti vetëm në 4 ndeshje sepse dëmtimet e shumta nuk e lejuan. Në maj të vitit 2006, ai luajti 10 ndeshje dhë shënoi 3 Gola për kombëtaren daneze U21, dhe gjithashtu ishte zgjedhur pë të luajtur në kampionatin europian U21.
Agger luajti në të gjithë ndeshje në fitimin e FA Community Shield në vitin 2006. Akoma pa u përshtatur me lojën angleze, ai u bë lojtar i formacionit të parë, duke konkuruar me zëvëndës–kapitenin Jamie Carragher dhe me ish–kapitenin e finlandës Sami Hyypiä për dy vende në qëndër të mbrojtjes. Agger shënoi Golin e parë më fanellën e Reds më 26 gusht 2006 në një fitore 2–1 kundër West Ham United. Agger shënoi një supergol nga 35 metra distancë. Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benítez tha se ai nuk ishte i befasuar nga Goli i tij, gjithashtu tha se ai shënon Gola të tillë në stërvitje [6]. Goli u emërua si Goli i muajit për muajin gusht nga BBC dhe më vonë u quajt si Goli i Premier Leagues nga Liverpooli [7][8].
Agger shënoi Golin e dytë me Liverpoolin kundër Birmingham City në një ndeshje jashtë fushe në Football League Cup, ai shënoi 7 minuta para fundit të pjesës së parë. Golin e tretë e shënoi kundër Arsenalit më 31 mars 2007 në fitoren 4–1, ai shënoi me kokë. Në gjysmë–finalen e parë të 2006–07 Champions League, Agger mori disa kritika me Liverpoolin që humbi nga Chelsea me rezultatin 1–0, pasi sulmuesi Didier Drogba tribloi danezin për të dhënë pasën e Golit të fitores [9]. Në ndeshjen e kthimit, Agger u përgjigj kritikave duke shënuar Golin e fitores në minutën e 22 pas një krosimi të Steven Gerrard dhe ndihmoi që skuadra ta mbante portën e paprekur, Liverpooli fitoi me penallti me rezultatin 4–1. Ai luajti edhe në finalen e Champions Leagues ku Liverpooli humbi me rezultatin 2–1 nga AC Milan.
Sezoni 2007–08
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Agger filloi ndeshjet para–sezonale si një golashënues, duke shënuar 2 Gola në 4 ndeshje. Ndërkohë, ai pësoi një dëmtim mestar në muajin shtator, duke humbur sërisht vendin e tij si titullar kundër Sami Hyypiä. Në janar të vitit 2008, Agger u rikthye dhe filloi stërvitjen në palestër pas dëmtimit, por dëmtimi i tij u përsërisht sërisht duke bërë që ai të humbiste pjesën e dytë të sezonit. Gjithsej ai arriti të luante vetëm 7 ndeshje.
Sezoni 2008–09
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Agger u rikthye në stërvitje plotësisht në muajin e parë të fazës përgatitore në Melwood dhe më 12 korrik, Agger u rikthye në fushat e lojës duke u aktivizuar si zëvëndësues në miqësoren ndaj Tranmere Rovers.[10] Ai deklaroi pas ndeshjes: "Unë pothujase po nis karrierën time me Liverpoolin sërisht."[11] Ai ishte titullar në ndeshjen e parë zyrtare të Liverpoolit ndaj Standard Liège në fazën eliminatore të Ligës së Kampioneve, e cila u mbyll në barazim pa gola. Agger më e gjeti vetën të mënjanuar gjatë muajve gusht dhe shtator, dhe madje nuk u përfshi në ekip për ndeshjen ndaj Manchester United. Kjo gjë u pasua edhe nga raportimet për një debat verbal midis atij dhe trajnerit Benítez. Megjithatë, Benítez deklaroi se nuk kishte asnjë mosmarëveshje midis tij dhe lojtarit.[12]
Pas rreth një muaji pa luajtur, Agger u rikthye titullar në ndeshjen kundër Crewe Alexandra për Kupën e Ligës, duke luajtur 90 minuta të plota; ai gjithashtu shënoi një nga golat e fitores 2–1, duke mposhtur portierin kundërshtar me një goditje dënimi.[13]
Duke përfituar nga dëmtimi i Škrtel, Agger u rikthye në formacionin e parë edhe në ndeshjen e Premier Ligës kundër Wigan, duke regjistruar ndeshjen e parë në kampionat për këtë sezon. Në këtë ndeshje, ai ishte pjesërisht fajtor në golin që i dha avantazhin e përkohshëm Wiganit, pasi humbi topin e pasuar nga Pepe Reina ndaj Zakit i cili shënoi.[14] Megjithatë, ai u vetëkorrigjua duke asistuar golin e Dirk Kuyt, me Liverpoolin që fitoi 3–2 në shtëpi.[14] Më 11 prill 2009, Agger shënoi golin e tij të tretë për Liverpoolin me një gjuajtje nga 30 metra në fitoren 3–0 ndaj Blackburn Rovers. Agger festoi, si të tjerët që kishin shënuar më parë në ndeshje, duke drejtuar gishtat në qiel në kujtim të viktimave në fatkeqsinë e Hillsborough.[15]
Në maj 2009, Agger rinovoi kontratën e tij me klubin deri në qershor 2014.[16]
Sezoni 2009–10
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Agger j'u nënshtrua një operacioni për shkak të një dëmtimi që j'u përsërit sërisht në gusht 2009. Ai u rikthey më 25 tetor në fitoren 2–0 kundër rivalëve të Manchester United në Anfield.[17]
Më 28 shkurt 2010, Agger luajti ndeshjen e tij të 100të zyrtare me Liverpoolin në fitoren 2–1 kundër Blackburn Rovers.[18] Agger luajti 34 ndeshje në sezonin 2009–10, duke shënuar golin e shtatë të tij me klubin, e cila erdhi më 1 prill 2010 në Ligën e Evropës ndaj Benficës,[19] duke ndihmuar Liverpoolin të përparonte në gjysëm-finale.
Sezoni 2010–11
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Agger luajti si titullar në ndeshjen e parë zyrtare të Liverpoolit në kampionat kundër Arsenalit më 15 gusht, por u zëvëndësua në fillim të pjesës së dytë pasi pësoi një trondje.[20] Kjo tronditje e mbajti jashtë fushave për disa ndeshjeve. Ai u penalizua edhe nga dëmtime të tjera që e mbajtën jashtë deri në dhjetor.[21] Si pasojë, Agger humbi edhe vendin e titullarit në formacion nga Martin Škrtel, i cili preferohej më shumë nga trajneri Roy Hodgson. Kjo bëri që Agger të kërcënonte me një largim nga klubi, kjo edhe pas interesimit të klubit italian Juventus.[22] Pas largimit të Hodgson, Agger filloi të luante më shpesh nën drejtimin e trajnerit të ri Kenny Dalglish.[23] Më 2 prill 2011, në ndeshjen ndaj West Brom,[24] Agger pësoi një dëmtim në gju; pas ekzaminimeve, u konfirmua se mbrojtësi do të humbiste pjesën e mbetur të sezonit 2010–11.[25][26] Ai luajti 21 ndeshje në të gjitha kompeticionet gjatë këtij sezoni.
Sezoni 2011–12
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1 gusht 2011, Agger shënoi dy gola në një ndeshje miqësore para-sezone ndaj Vålerenga Fotball; goli i parë u shënua me kokë nga një goditje këndi, kurse i dyti u shënuar me një gjuajtje volley, përsëri nga një goditje këndi.[27] Më 29 tetor, ai luajti ndeshjen e tij të 100të në Premier Ligë në fitoren 2–0 në transfertë ndaj West Bromwich Albion.[28]
Më 28 janar 2012, Agger i dha përkohësisht avantazhin Liverpoolit në ndeshjen ndaj Manchester United e vlefshme për raundin e katërt të Kupës FA, në një fitore 2–1.[29] Ky ishte goli i tij i parë që nga ai ndaj Benficës në Ligën e Evropës në prill 2010. Më 26 shkurt, Agger ndihmoi Liverpoolin të fitonte Kupën e Ligës, duke mposhtur në finale Cardiff City nga gjuajtjet e penalltive.[30] Ai u zëvëndësua në minutën e 86të nga Jamie Carragher për shkak të një dëmtimi në brinjë.[31] Ky ishte trofeu i parë i klubit që nga viti 2006.
Agger u rikthye nga dëmtimi më 7 prill në ndeshjen ndaj Aston Villës në shtëpi, duke u aktivizuar në pjesën e dytë si zëvëndësues; në këtë ndeshje, ai goditi shtyllën me një gjuajtje me kokë që solli edhe golin e barazimit 1–1.[32] Më 8 maj, ai shënoi golin e parë të tij në Premier Ligë për sezonin 2011–12 në fitoren 4–1 në Anfield ndaj Çelsit; ky ishte edhe goli i fundit i Liverpoolit si vendas për këtë sezon.[33]
Sezoni 2012–13
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Agger luajti ndeshjen e tij të parë si titullar në kampionat më 18 gusht në disfatën 3–0 ndaj West Bromwich Albion; ai ishte protagonist negativ në këtë ndeshje, duke u përjashtuar me karton të kuq pas një faulli të shkaktuar ndaj Shane Long, e cila rezultoi në një penallti për vendasit.[34] Më 5 tetor, ai firmosi një kontratë të re katër-vjeçare me klubin.[35] Në nëntor, ai u shpall "Lojtari Danez i Vitit" për herë të dytë në karrierën e tij.[36] Më 1 dhjetor, Agger regjistroi golin e parë të sezonit në fitoren minimale 1–0 ndaj Southampton në shtëpi, duke shënuar me kokë në minutën e 43të.[37] Goli i tij i dytë erdhi në fitoren 3–0 ndaj Queens Park Rangers më 30 dhjetor.[38] Pas kësaj, Agger luajti ndeshjen e tij të 200të me Liverpoolin në të gjitha kompeticionet më 21 shkurt 2012 në ndeshjen e kthimit të raundit të 32-tave të Ligës së Evropës ndaj Zenit Saint Petersburg.[39] Fitorja 3–1 në këtë ndeshje nuk ishte e mjaftueshme për The Reds,[40] që u eliminuan me rregullin e golit jashtë fushe pas humbjes 2–0 në ndeshjen e parë.[41]
Sezoni 2013–14
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 9 gusht 2013, u konfirmua se Agger do të bëhej zëvëndës–kapiteni i ekipit. Ky vendim erdhi menjëherë pas raportimeve të mediave për një interesim të Barcelonës për mbrojtësin danez, por trajneri Brendan Rodgers tha se Agger e kishte informuar klubin duke i thënë se kishte dëshirë të qëndronte në Anfield. Ai asistoi golin e Daniel Sturridge me kokë në fitoren 1–0 kundër Manchester United. Megjithatë, ai nuk u aktivizua rregullisht gjatë pjesës së parë të sezonit, duke përfunduar në disa raste si rezerva e francezit Mamadou Sakho. Në ditën e parë të 2014, ai u rikthye në qëndër të mbrojtjes në ndeshjen kundër Hull Cityt në Anfield dhe shënoi në fitoren 2–0.[42] Në pjesën e dytë të sezonit, ai e fitoi sërisht vendin titullar në formacion, duke ndarë qëndrën e mbrojtjes sëbashku me Škrtel. Pavarësisht spekullimeve për largimin e tij, ai u vendos si titullar në ndeshjen e 11 majit 2014 kundër Newcastle dhe shënoi golin e barazimit 1–1 pas një krosimi të Steven Gerrard nga një goditje e lirë.
Rikthimi te Brøndby
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 30 gusht 2014, Liverpool njoftoi se Agger kishte firmosur një kontratë dy-vjeçare me ish klubin e tij Brøndby. Kjo kontratë parashikonte një reduktim madhor të pagës, kurse shuma e transferimit nuk u zbulua.[43]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 2 qershor 2005, Agger bëri debutimin e tij në miqësoren e fituar kundër Finlandës me rezultatin 0–1. Ai shënoi Golin e tij të parë me kombëtaren më 7 shtator në fitoren 6–1 kundër Gjeorgjisë për kualifikueset e Kupës së Botës 2006.
Agger ishte një nga 23 lojtarët që u thirrën nga trajneri Morten Olsen për të luajtur në Kupën e Botës 2010, ndërkohë ai kishte luajtur në 8 nga 10 ndeshjet kualifikuese duke arritur të shënoj edhe 1 Gol kundër Maltës. Ai luajti në tre ndeshjet e fazës së grupeve me Danimarkën që e mbylli Grupin E në vendin e tretë me 3 pikë.
Agger gjithashtu u thirr për të luajtur në UEFA Euro 2012, ai u bë edhe kapiten i skuadrës pasi Christian Poulsen u tërhoq nga futbolli ndërkombëtarë. Ai luajti në të tre ndeshjet e fazës së grupeve, Danimarka e përfundoi grupin në vendin e tretë me 3 pikë.
Në kualifikueset e Kupës e Botës 2014, Agger u shpall golashënuesi më i mirë i skuadrës me 4 Gola (të gjitha të shënuara nga penalltia), Danimarka e mbylli grupin B në vendin e dytë me 16 pikë, por dështoi të kualifikoheshe sepse kishte më pak pikë se të gjithë vendet e dyta të grupeve.
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kushuriri i vogël i tij (Nicolai Agger) është gjithashtu një futbollist që luan aktualisht me Vejle Boldklub Kolding. Në maj 2010, Agger u martua me të dashurën e tij Sofie Nelson në Danimarkë. Ai ka dy djem të quajtur Jamie dhe Mason. Agger është një tifoz i çmendur i tatuazheve.
Tatuazhet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jashtë futbollit, Agger është i kualifikuar si një artist tatuazhi,[44] dhe i ka ofruar shokëve të skuadrës modele të veçanta përkujtimore kur ata të fitojnë titullin e Premier Ligëss.[45] Ai ka një numër të madhë tatuazhesh në trup, përfshirë një Viking në krahun e sipërm të djathtë të tij, një vizatim të madhë në të gjithë kurrizin e tij që paraqet një varrezë dhe disa vikingë,[46] si dhe ditëlindjen e tij dhe moton latine "Mors certa, hora incerta" (Vdekja është e sigurtë, ora e saj është e pasigurtë).[47] Në gusht 2012, gjatë një periudhe të spekulimeve intensive lidhur me të ardhmen e tij në klub, Agger bëri një tatuazh dedikuar klubit në gjishtat e tij të dorës së djathtë; tazhuazhi ishte "YNWA" që i referohet motos së Liverpoolit, "You'll Never Walk Alone".[48]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi: [49]
Skuadra | Sezoni | Liga | Kupa | Kupa e Ligës | Evropa | Tjetër | Gjithsej | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Brøndby IF | 2004–05 | Superliga Daneze | 26 | 5 | 5 | 0 | — | 1 | 0 | 4 | 0 | 36 | 5 | |
2005–06 | 8 | 0 | 0 | 0 | — | 5 | 0 | 0 | 0 | 13 | 0 | |||
Gjithsej | 34 | 5 | 5 | 0 | — | 6 | 0 | 4 | 0 | 49 | 5 | |||
Liverpool | 2005–06 | Premier League | 4 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | — | 4 | 0 | |
2006–07 | 27 | 2 | 1 | 0 | 2 | 1 | 12 | 1 | — | 43 | 4 | |||
2007–08 | 5 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | — | 6 | 0 | |||
2008–09 | 18 | 1 | 1 | 0 | 2 | 1 | 5 | 0 | — | 26 | 2 | |||
2009–10 | 23 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 12 | 1 | — | 36 | 1 | |||
2010–11 | 16 | 0 | 1 | 0 | 1 | 0 | 3 | 0 | — | 21 | 0 | |||
2011–12 | 27 | 1 | 3 | 1 | 4 | 0 | — | — | 34 | 2 | ||||
2012–13 | 35 | 3 | 0 | 0 | 0 | 0 | 4 | 0 | — | 39 | 3 | |||
2013–14 | 20 | 2 | 2 | 0 | 1 | 0 | — | — | 23 | 2 | ||||
Gjithsej | 175 | 9 | 9 | 1 | 10 | 2 | 37 | 2 | 1 | 0 | 232 | 14 | ||
Brøndby IF | 2014–15 | Superliga Daneze | 19 | 1 | 0 | 0 | — | — | — | 19 | 1 | |||
2015–16 | 24 | 1 | 0 | 0 | — | 1 | 0 | — | 24 | 1 | ||||
Gjithsej | 160 | 7 | 7 | 1 | 9 | 2 | 37 | 2 | 1 | 0 | 215 | 12 | ||
Gjithsej karriera | 252 | 16 | 9 | 1 | 10 | 2 | 38 | 2 | 1 | 0 | 299 | 21 |
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi: [50]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Danimarka | 2005 | 4 | 1 |
2006 | 6 | 0 | |
2007 | 8 | 1 | |
2008 | 5 | 1 | |
2009 | 6 | 0 | |
2010 | 9 | 0 | |
2011 | 6 | 2 | |
2012 | 9 | 1 | |
2013 | 8 | 4 | |
2014 | 5 | 2 | |
2015 | 7 | 0 | |
2016 | 2 | 0 | |
Gjithsej | 75 | 12 |
Golat me Kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Golat dhe rezultatet e Daniel Agger me Danimarkën.
# | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1. | 7 shtator 2005 | Parken Stadium, Kopenhagen | Gjeorgjia | 3–1 | 6–1 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2006 |
2. | 2 qershor 2007 | Parken Stadium, Kopenhagen | Suedia | 1–3 | (a) | Kualifikueset e UEFA Euro 2008 |
3. | 11 tetor 2008 | Parken Stadium, Kopenhagen | Malta | 2–0 | 3–0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
4. | 9 shkurt 2011 | Parken Stadium, Kopenhagen | Anglia | 1–0 | 1–2 | Ndeshje Miqësore |
5. | 15 nëntor 2011 | Blue Water Arena, Esbjerg | Finlanda | 1–1 | 2–1 | Ndeshje Miqësore |
6. | 2 qershor 2012 | Parken Stadium, Kopenhagen | Australia | 1–0 | 2–0 | Ndeshje Miqësore |
7. | 26 mars 2013 | Parken Stadium, Kopenhagen | Bullgaria | 1–1 | 1–1 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2014 |
8. | 10 shtator 2013 | Hrazdan Stadium, Yerevan | Armenia | 1–0 | 1–0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2014 |
9. | 15 tetor 2013 | Parken Stadium, Kopenhagen | Malta | 2–0 | 6–0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2014 |
10. | 15 tetor 2013 | Parken Stadium, Kopenhagen | Malta | 4–0 | 6–0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2014 |
11. | 28 maj 2014 | Parken Stadium, Kopenhagen | Suedia | 1–0 | 1–0 | Ndeshje Miqësore |
12. | 3 shtator 2014 | TRE-FOR Park, Odense | Turqia | 1–0 | 1–2 | Ndeshje Miqësore |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Skuadra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Brøndby
- Superliga Daneze (1): 2004–05
- Kupa Daneze (1): 2004–05
- Liverpool
- FA Cup (1): 2005–06
- League Cup (1): 2011–12
- FA Community Shield (1): 2006
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Futbollisti danez i vitit (2): 2007, 2012
- Premier League Goli i muajit (1): gusht 2006
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Premier League Clubs submit Squad Lists" [Klubet e Premier Ligës dorëzojnë listën e skuadrave] (PDF) (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 31 korrik 2013. Marrë më 10 tetor 2013.
- ^ Hugman, Barry J., red. (2010). The PFA Footballers' Who's Who 2010–11 (në anglisht). Mainstream Publishing. fq. 15. ISBN 978-1-84596-601-0.
- ^ Jonathan Wilson (1 qershor 2012). "Euro 2012: Denmark" [Euro 2012: Danimarka] (në anglisht). Sports Illustrated. Marrë më 5 qershor 2012.
- ^ Bascombe, Chris. Anfield bound Agger jets in. Liverpool Echo (11 January 2006). Retrieved on 2008-12-19.
- ^ Jens Gjesse Hansen, Daniel Agger skifter til Liverpool Arkivuar 13 janar 2006 tek Wayback Machine. Danmarks Radio (11 January 2006). Retrieved on 2008-12-19.
- ^ Hunter, Steve (26 August 2006). Rafa full of praise for Agger Arkivuar 3 shtator 2014 tek Wayback Machine. Liverpool F.C.. Retrieved on 2008-12-19.
- ^ Goal of the month: August. BBC Sport (11 September 2006). Retrieved on 2008-12-19.
- ^ Hunter, Steve (15 June 2007). Agger Scoops LFC Goal Of The Season Arkivuar 3 shtator 2014 tek Wayback Machine. Liverpool F.C.. Retrieved 2008-12-19.
- ^ Smith, Alan (23 May 2007). Agger shows bottle to leave Drogba thirsty Arkivuar 16 tetor 2007 tek Wayback Machine. The Daily Telegraph. Retrieved 2008-12-19
- ^ Jimmy Rice (3 korrik 2008). "Rafa: Agger loss cost us title shot" [Rafa: Humbja e Agger na kushtoi titullin] (në anglisht). Liverpool F.C. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2015. Marrë më 18 tetor 2013.
- ^ Jimmy Rice (13 korrik 2008). "Agger: It Feels Like A New Start" [Agger: Duket si një nisje e re] (në anglisht). Liverpool F.C. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2015. Marrë më 18 tetor 2013.
- ^ "Benitez plans Agger offer" [Benitez planifikon ofertën e Aggerit] (në anglisht). Sky Sports. 23 shtator 2008. Marrë më 19 dhjetor 2008.
- ^ Andy Hunter (24 shtator 2008). "Pope's fallibility spares 'best ever' Benítez an Anfield inquisition" [Shkathtësia e Papës e kursen 'më të mirit ndonjëherë' Bentez një pyetje nga Anfield] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 19 dhjetor 2008.
- ^ a b Russell Barder (18 tetor 2008). "Liverpool 3–2 Wigan" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 16 qershor 2016.
- ^ Chris Burton (18 tetor 2008). "Kuyt inspires Reds revival" [Kuyt frymëzon ringjalljen e të kuqve] (në anglisht). Sky Sports. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2009. Marrë më 19 tetor 2013.
- ^ "Daniel Agger agrees contract extension with Liverpool" [Daniel Agger rinovon kontratën me Liverpoolin] (në anglisht). The Daily Telegraph. 2 maj 2009. Marrë më 16 qershor 2016.
- ^ Phil McNulty (25 tetor 2009). "Liverpool 2–0 Man Utd" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 16 qershor 2016.
- ^ Alistair Magowan (28 shkurt 2010). "Liverpool 2–1 Blackburn Rovers" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 16 qershor 2016.
- ^ Mark Ashenden (1 prill 2010). "Benfica 2–1 Liverpool" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 16 qershor 2016.
- ^ Mandeep Sanghera (15 gusht 2010). "Liverpool 1–1 Arsenal" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 16 qershor 2016.
- ^ "Daniel Agger out for the 'long-term' with calf injury" [Daniel Agger jashtë për një kohë të gjatë pas një dëmtimi në gju] (në anglisht). BBC Sport. 7 nëntor 2010. Marrë më 16 qershor 2016.
- ^ "Juventus Move For Liverpool Duo Daniel Agger & Glen Johnson" [Juventus lëviz për dyshen e Liverpoolit Daniel Agger & Glen Johnson] (në anglisht). Goal.com. 10 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2016. Marrë më 16 qershor 2016.
- ^ "I'm enjoying being fit under Kenny Dalglish's Liverpool F.C. regime – Daniel Agger" [Po e shijoj të qënit në formë nën regjimin e Kenny Dalglish te Liverppol F.C. – Daniel Agger] (në anglisht). Liverpool Echo. 22 shkurt 2010. Marrë më 16 qershor 2016.
- ^ Phil McNulty (2 prill 2011). "West Brom 2–1 Liverpool" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 16 qershor 2016.
- ^ "Daniel Agger out for season as Liverpool's injury woe continues" [Daniel Agger jashtë për pjesën e mbetur të sezonit, mjerimi i dëmtimeve të Liverpoolit vazhdon] (në anglisht). The Guardian. 6 prill 2011. Marrë më 24 dhjetor 2019.
- ^ "Agger out for season" [Agger jashtë për pjesën e mbetur të sezonit] (në anglisht). Eurosport. 6 prill 2011. Marrë më 24 dhjetor 2019.
- ^ Steve Hunter (1 gusht 2011). "Carroll & Agger net in Oslo draw" [Carroll & Agger shënojnë në barazimin në Oslo] (në anglisht). Liverpool F.C. Marrë më 24 dhjetor 2019.
- ^ Jack Prescott (29 tetor 2011). "Daniel Agger happy after 100 games" [Agger i lumtur pas 100 ndeshjeve] (në anglisht). Sports Mole. Marrë më 24 dhjetor 2019.
- ^ Phil McNulty (28 janar 2012). "Liverpool 2–1 Manchester United" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 24 dhjetor 2019.
- ^ Chris Bevan (26 shkurt 2012). "Cardiff 2–2 Liverpool (Liverpool win 3–2 on penalties)" [Cardiff 2–2 Liverpool (Liverpool fiton 3–2 me penallti)] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 24 dhjetor 2019.
- ^ "Daniel Agger out for 'a few weeks' with rib injury - Kenny Dalglish" [Daniel Agger jashtë për 'disa javë' me një dëmtim në brinjë - Kenny Dalglish] (në anglisht). BBC Sport. 1 mars 2012. Marrë më 24 dhjetor 2019.
- ^ Mandeep Sanghera (7 prill 2012). "Liverpool 1–1 Aston Villa" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 24 dhjetor 2019.
- ^ Andy Hunter (9 maj 2012). "Liverpool exact final revenge thanks to Chelsea errors" [Liverpool hakmerret për finalen falë gabimeve të Çelsit] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 13 shkurt 2014.
- ^ Andy Hunter (18 gusht 2012). "West Brom give new Liverpool manager Brendan Rodgers nightmare start" [West Brom i jep trajnerit të ri të Liverpoolit Brendan Rodgers një nisje makthi] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 24 dhjetor 2019.
- ^ Andy Hunter (5 tetor 2012). "Daniel Agger signs new long-term contract with Liverpool" [Daniel Agger firmos një kontratë të re afatgjate me Liverpoolin] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 24 dhjetor 2019.
- ^ Peter Bruun (13 nëntor 2012). "Agger named Danish player of the year" [Agger emërohet lojtari daniez i vitit] (në anglisht). UEFA. Marrë më 24 dhjetor 2019.
- ^ Mandeep Sanghera (1 dhjetor 2012). "Liverpool 1–0 Southampton" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 24 dhjetor 2019.
- ^ "QPR 0 Liverpool 3: Luis Suarez and Daniel Agger score in win at Loftus Road" [QPR 0 Liverpool 3: Luis Suarez dhe Daniel Agger shënojnë në fitoren në Loftus Road] (në anglisht). Sky Sports. 31 dhjetor 2012. Marrë më 24 dhjetor 2019.
- ^ Steve Hunter (19 shkurt 2013). "200 up: Agger's LFC career in photos" [200 dhe lartë: Karriear e Agger te LFC në foto] (në anglisht). Liverpool F.C. Marrë më 24 dhjetor 2019.
- ^ Matt Monaghan (21 shkurt 2013). "Liverpool 3–1 Zenit Saint Petersburg" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 24 dhjetor 2019.
- ^ "Europa League: Liverpool beaten 2-0 at Zenit St Petersburg" [Liga e Evropës: Liverpool mposhtet 2-0 në Zenit St Petersburg] (në anglisht). Sky Sports. 15 shkurt 2013. Marrë më 24 dhjetor 2019.
- ^ Aimee Lewis (1 janar 2014). "Liverpool 2-0 Hull City" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 1 janar 2014.
- ^ Ben Smith (30 gusht 2014). "Daniel Agger: Liverpool defender returns to Danish club Brondby" [Daniel Agger: Mbrojtësi i Liverpool rikthehet te klubi danez Brondby] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 30 gusht 2014.
- ^ "Liverpool's big tattoo artist to United's smash hit – what footy stars get up to" (në anglisht). Metro. 30 mars 2009. Marrë më 13 qershor 2012.
- ^ "Daniel Agger will tattoo Liverpool squad if they win the league" [Daniel Agger do të bëjë tatuazh ekipin e Liverpoolit nëse ata fitojnë ligën] (në anglisht). The Sun. 1 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2014. Marrë më 13 qershor 2012.
- ^ "Brasil Mundial FC » Cemitério nas costas » Arquivo" (në spanjisht). Globoesporte.globo.com. 18 tetor 2006. Marrë më 13 qershor 2012.
- ^ "Daniel Agger shows off latest tattoo after Carling Cup win" [Daniel Agger shfaq tatuazhin e tij të më të fundit në fitoren në Carling Cup] (në anglisht). Daily Mail. 27 shkurt 2012. Marrë më 13 qershor 2012.
- ^ Steve Hunter (8 tetor 2012). "Agger: Why I got YNWA tattoo" [Pse e bëra tatuazhin YNWA] (në anglisht). Liverpool F.C. Marrë më 24 dhjetor 2019.
- ^ "Daniel Agger" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 30 gusht 2014.
- ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Daniel Agger" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 24 dhjetor 2019.
Lidhje të jashtëme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Profili te Kombëtarja daneze Arkivuar 22 korrik 2019 tek Wayback Machine
- Daniel Agger Profili jozyrtarë
- Website zyrtarë i The Agger Foundation
- Profili te LFCHistory.net
- Profili te Liverpool FC
- Profili te Brøndby IF
- Profili te FIFA.com Arkivuar 4 tetor 2012 tek Wayback Machine
- Profili te ESPN Arkivuar 9 maj 2010 tek Wayback Machine