Preng Doçi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 37: Rreshti 37:


=== Veprimtaria kulturore ===
=== Veprimtaria kulturore ===
Më 1899 themeloi shoqërinë "Bashkimi" në Shkodër, shoqëri e cila kishte për qëllim lëvrimin e gjuhës shqipe. Duke qenë se në Vilajetin e Shkodrës toleroheshin tekstet thjesht fetare katolike në gjuhën shqipe, zgjodhi që shumicën e bashkëpunëtorëve t'i kishte klerikë në mënyrë të tillë që mos të binte në sy të autoriteteve. Shoqëria synoi të njësonte shkrimin e shqipes rreth një alfabeti latin dhe pasi e farkëtoi alfabetin, në shtatë vite u shkruan 32 vepra, u ndoq nga "Albania" e [[Faik Konica|Konicës]], "Shpnesa e Shqypnís", "Kombi" i Bostonit dhe "Albania e Vogel". Përpos të përkohshmeve, alfabetin e "Bashkimit" e përdorën për veprat e tyre edhe autorë si [[Asdreni]], [[Çajupi]], Faik Konica, [[Sotir Peci]], [[Fan Noli]], etj.<ref name=":1" />


== Referencat ==
== Referencat ==

Versioni i datës 24 prill 2018 17:12

Fotoporteti
Preng Doçi
Emri
Mbiemri
Lindur më 25 shkurt 1846
Lindur në Bulgër, Perandoria Osmane
Vdiq më 22 shkurt 1917
Vdiq në Shkodër, Principata e Shqipërisë
Kombësia Shqiptar
Profesioni prelat, poet, veprimtar politik e kulturor
Mirënjohje
#Mirënjohjet

Abat Preng ose Prend Doçi (1846 - 1917) ka qenë prelat, figurë kulturore e politike me ndikim dhe poet shqiptar. Qe themeluesi dhe kontributori më i madh i Shoqërisë "Bashkimi".

Biografia

U lind në lagjen Paraspor të fshatit Bulgërkazasë së Lezhës, i biri i Prendit dhe i Mrikës, më 25 shkurt 1846.[1] Studimet i mori në Shkodër, më 2 gusht 1859 hyri në të porsahapurin Seminar Papnor dhe më tej vijoi shkollimin në Romë në Kolegjin e Propagandës Fide më 1861.[1][2][3]

Më 1871 u kthye në vendlindje, ku shërbeu si famullitar në Korthpulë, Orosh si kapelan i Imzot Gaspër Krasniqit[4] dhe sërish famullitar në Kalvare. Më 1877 përfshihet në një rrymë revolte, për të cilën[3] shkoi shpesh në Cetinjë për të siguruar si ndihma financiare ashtu dhe mosndërhyrje. Kryengritja u parandalua nga autoritetet osmane dhe ipeshkvi i Lezhës F. Malčinski e pezulloi nga veprimtaria fetare. Doçi u fsheh në Vuthaj, pranë Gucisë. Më vonë u arrestua, e dërguan në burgun e Selanikut dhe më pas në Stamboll.[4] Me ndërhyrjen e Patriarkut armen Stefan Azarian, mori nofkën Pére Achile mori rrugën për në Romë me kusht që të mos kthehej në vendlindje.[5]

Sipas P. Pashk Bardhit, kryengritja u bë për shkak të mospajtimit të parisë mirditore me dënimin me syrgjynosje që i ishte dhënë Preng Bibë Dodës si zëvendëskryetar i Degës së Shkodrës për Lidhjen e Prizrenit.[4]

Pasi qëndroi disa muaj në Tivar, me ndërhyrjen e Kardinalit Giovanni Simeoni të Propagandës Fide, u dërgua në Bregun Perëndimor të Amerikës, në ishullin Newsfoundland, Wayne të Pensivelnias, Pennsylvania dhe New Brunswick, ku shërbeu si misionar gjer më 1881. Doçit i mveshet atributi, për aq sa ç'mund të thuhet, se qe shqiptari i parë në Shtetet e Bashkuara. Pasi u kthye në Romë, u dërgua në Indi, ku qe sekretar i delegatit apostolik - më vonë Kardinalit - Antonio Agliardi.

Më 1888, pas kërkesave të shumta dhe apelimit tek Patriarku i Kostandinopojës, më në fund Doçi muar lejen nga autoritetet osmane për t'u kthyer në vendlindje. Mbërriti më 6 nëntor 1888[6] dhe u bë abat i Mirditës[1] janarit e vitit që pasoi, në krye të Abacisë nullius të Shën Llezhdrit në Orosh të Mirditës.[7] Më 1890 dhe më pas në vitin 1894, shumë famulli iu bashkuan abacisë me në krye Doçin.

Ndërroi jetë më 22 shkurt 1917.

Vepra

Shkrime

Doçi shkroi poezi, dy prej të cilave u botuan: njëra u botua në Livorno në një libër të Dhimitër Kamardës ku qenë mbledhur poezi në dialekte të ndryshme të gjuhës shqipe që i ishin kushtuar Elena Gjikës. Kjo vjershë është shkruar në 10 strofa me 6 vargje, me varg dhjetërrokësh. Titullin e ka "Kâjkë per Zojen Doren d'Istries" dhe fillon "Dheu i em! me trima plot nji herë,...".1925 P. Justin Rrota e riboton në veprën “Literatyrës Shqype” që vjersha të ishte në duart e shkollarëve të rinj.[4]

Tjetra e ka titullin "Nji kushtrim Shqyptarvet" e cila fillon me fjalët "Trima, mrend! me dorë, me dorë!", e shkruar në tetë strofa me nga gjashtë rreshta tetërrokësh. Edhe kjo poezi, si e para, u botua gjatë kohës kur ishte student në Propagandën Fide. Përpos poezive të botuara kishte edhe të tjera në dorëshkrim.[4]

Veprimtaria kulturore

Më 1899 themeloi shoqërinë "Bashkimi" në Shkodër, shoqëri e cila kishte për qëllim lëvrimin e gjuhës shqipe. Duke qenë se në Vilajetin e Shkodrës toleroheshin tekstet thjesht fetare katolike në gjuhën shqipe, zgjodhi që shumicën e bashkëpunëtorëve t'i kishte klerikë në mënyrë të tillë që mos të binte në sy të autoriteteve. Shoqëria synoi të njësonte shkrimin e shqipes rreth një alfabeti latin dhe pasi e farkëtoi alfabetin, në shtatë vite u shkruan 32 vepra, u ndoq nga "Albania" e Konicës, "Shpnesa e Shqypnís", "Kombi" i Bostonit dhe "Albania e Vogel". Përpos të përkohshmeve, alfabetin e "Bashkimit" e përdorën për veprat e tyre edhe autorë si Asdreni, Çajupi, Faik Konica, Sotir Peci, Fan Noli, etj.[4]

Referencat

  1. ^ a b c Skendi 1967, p. 170
  2. ^ Oliver Jens Schmitt (2010), Religion und Kultur im albanischsprachigen Südosteuropa, Peter Lang GmbH, Internationaler Verlag der Wissenschaften, fq. 66, ISBN 978-3631602959 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Nikaj, Dom Ndoc (1938). "Imzot Abat Preng Dochi". bksh.al. Leka v. X nr. 4-5. fq. 73–76. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b c d e f Bardhi, P. Pashk (1942). "Emzot Prend Doçi". bibliotekashkoder.com. Hylli i Dritës vj. XVIII nr. 3-4. fq. 107–134. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Robert Elsie (2010), Historical Dictionary of Albania, Historical Dictionaries of Europe, vëll. 75 (bot. 2), Scarecrow Press, Inc., fq. 113–114, ISBN 978-0-8108-6188-6 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Ndoc Nikaj (2003), Kujtime të nji jetës së kalueme, Plejad, fq. 49, ISBN 9789992792452, OCLC 61324941, Më 6 nentor 1888 abati Preng Doçi, pas 11 vjet mërgimi, arriti në Orosh të Mirditës. {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Franz Baron Nopcsa (1907), "Das Katholische Nordalbanien", Foldrajzi Kozlemenyek, Budapest: Societe Hongroise de Geographie, XXXV (supplement 5-6): 45, OCLC 241308879 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Literatura