Stalinit (Kasëm Trebeshina)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Stalinit është poemë e shkrimtarit Kasëm Trebeshina, e botuar për herë të parë në gazetën Zëri i Popullit me 7 mars 1953, dy ditë pas publikimit të lajmit për vdekjen e Stalinit. Në prill 1953 u botua edhe tek revista "Letërsia Jonë", në një numër të posaçëm kushtuar Stalinit.[1]

Poema[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kasëm Trebeshina ishte i pari shkrimtar shqiptar ndoshta dhe botëror, që shkroi për vdekjen e Stalinit.[2][1] Autori e përjeton si tragjedi botërore vdekjen e tij. Në këtë poemë përforcon mitin e Prometeut dhe të atit të botës, mite kryesore të propagandës komuniste. Trebeshina vëren me admirim se edhe Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu qajnë për Stalinin.[1]

Ka 31 strofa dhe 124 vargje 11 rrokëshe.[1]

Kritikë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bavjola Shatro e ka quajtur të palexueshme dhe sipas saj nuk mund të konsiderohet poezi e vërtetë.[2] Sipas studiuesit Sadik Bejko kjo poemë e shkruar më 1953 e vërteton stalinizmin e Trebeshinës prandaj promemorja antistaliniste që supozohet se i dërgoi Enver Hoxhës po atë vit nuk mund të jetë e vërtetë.[3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d Sadik Bejko (2007). Disidentët e rremë. Tiranë: 55. f. 74-75. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Shatro, Bavjola (2016). Between(s) and Beyond(s) in Contemporary Albanian Literature. Cambridge Scholars Publishing. f. 55.  9781443899970. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Sadik Bejko (2007). Disidentët e rremë. Tiranë: 55. f. 59. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Poezia "Stalinit"