Toka jonë (film)
| Toka jonë Arkivi i filmit | |
|---|---|
| Titulli shqip | Toka jonë |
| Vendi i prodhimit | Petroshan Shkodër Shqipëri |
| Viti i prodhimit | 1964 |
| Koha (Zëri) - (PAL/DVD) | 73:57 |
| Gjuha origjinale | Shqip |
| Ekipi realizues | |
| Regjia | Hysen Hakani |
| Skenari | Peçi Dado |
| Muzika e filmit | Çesk Zadeja |
| Kameramani | Dhimitër Anagnosti |
| Drejtori artistik | Shyqyri Behri |
| Prodhuesi i filmit: | Shqipëria e re |
| Aktorë kryesorë | |
| Marie Logoreci Mario Ashiku Loro Kovaçi Vangjel Heba | |
| Aktorët tjerë | |
| Roza Anagnosti Gaqo Spiro | |

"Toka Jonë" është një film shqiptar, prodhim i Kinostudios "Shqipëria e Re", në vitin 1964.[1] Regjisor i filmit është Hysen Hakani, skenari nga Peçi Dado dhe muzika nga Çesk Zadeja. Data e premierës është 1 maj 1964, Shkodër.[2]
Përmbajtja e filmit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ngjarjet zhvillohen në një fshat të Shqipërisë së Veriut gjatë viteve të para pas Çlirimit. Pas shumë vitesh, Lokja kthehet te fëmijët e saj me shpresën për të jetuar së bashku me ta. Por djali i saj i madh, Leka, duke qenë nën ndikimin e kulakut Tuç Maku, e përzë sërish nga shtëpia. Tuçi ka luajtur një rol të lig në shkatërrimin e familjes së Gjokës. Murrashi, i cili është vëllai më i vogël, ekspozon Tuçin dhe në familje vendoset harmoni e plotë. Pushteti i popullit po bën realitet ëndrrën shekullore të fshatarit: reformën agrare. Për të mbrojtur pronat e tij, Tuçi bashkëpunon me Vatën, një njeri me një të shkuar të errët, për të vrarë Murrashin. Krimi indinjon të gjithë fshatarët të cilët kapin banditët dhe Tuç Makun.
- Marie Logoreci (Artiste e Popullit) në rolin e Lokes në filmin "Toka jonë"
Aktorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Loro Kovaçi - Tuç Maku
- Mario Ashiku - Leka
- Marie Logoreci - Lokja
- Vangjel Heba - Murrashi
- Roza Anagnosti - Filja
- Luixhina Leka - Mara
- Gaqo Spiro - Meti
- Qemal Mehmeti - Vata
- Ndoc Sheldija - Gjon Bardhi
- Enver Dauti - Bardhoku
- Tef Pali - Pali
- Mihal Stefa - Mullisi
- Besim Levonja - Roja
- Lazër Vlashi - Prifti
- Luan Qerimi - Cubi
- R. Neushati
- Çesk Vuksani
- Qenan Toro
- Zef Makashi
- Ilia Shyti
- Neki Shkaba
- Xhevat Serezi
- V. Peci
- Seit Boshnjaku
- R. Fisniku
- I. Shomo
- Gjon Karma
