Jump to content

Zëri përmes IP

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga VoIp)
Telefoni VoIP

Voice over Internet Protocol (shkurt VoIP) është teknologji e komunikimit e cila mundëson telefonimin nga një PC në tjetrin apo nga PC në telefon fiksë apo mobilë. Programet me të cilat mundësohet kjo teknologji janë të shumët, por, më të njohur janë Skype pastaj VOIP stunt, etj.

Funksionimi i VoIP-Teknologjisë bazohet në rrjetin e rëndomtë Telefonikë i cili është i ndërtuar mbi Standardet e Internetit. Ku si përçime tipike të Informatave të një aktiviteti të tillë janë p.sh: Zëri dhe Informatat dirigjuese, p.sh për ndërtimin e lidhjës, nëpërmes një rrjeti i cili edhe është i paraparë për përçimin e të dhënave të atij lloji. Pjesëmarrësi mund të lidhet me bashkëbiseduesin e caktuar nga Kompjuteri me një nga Programët e shumtë që mbështesin VoIP-në, poashtu edhe me Telefona të rëndomtë,të cilët kanë të integruar Adapterin (për përshtatjen e të dhënave që mundëson leximin e tyre nga mjeti përdorues,pra,Telefoni) e posaçëm për realizim e lidhjes.

IP-Teknologjia është një teknologji moderne e cila mundëson realizimin e telefonisë mbi IP-Infrastrukturë, e cila pa dyshim zëvendëson të gjitha komponentet e Teknologjisë Telefonike si p.sh: ISDN (Integrated Services Digital Network) dhe rrjetin e rëndomtë Telefonikë.

Përgjatë rrjetit Telefonikë, duke filluar në vitët e '70-ta,u themelua edhe një Infrastrukturë-Komunikimi, shumë shpesh duke përdorur rrjetin e rëndomtë Telefonikë,me disa ndryshime të vogla. Ndërsa, intenziteti zhvillues i Internetit ishte pak më i dukshëm në vitët e '80-ta, kurse, me përlidhjën e EDV-Systemeve, i cili pason në vitët e '90-ta me një elan të paparë zhvillimi, vendoset një kapitull i ri në Teknologjinë moderne komunikuese.Me plotë të drejtë vitët e '90-ta quhën edhe "Revulucioni i Internetit",(ndryshe: Internet-Boom). Fillimisht dërgimi anasjelltë i të dhënave realizohej me një shpejtësi prej 300 Bit/s (Bit për sekondë),me ndihmën e një përçuesi akustik. Sot shpejtësia e përçimit është e pabesueshme, deri në 100.000.000 Bit/s.

Me 1973 realizohet dërgimi parë i të dhënave në gjuhën dixhitale nga ARPANET me ndihën e NVP (Network Voice Protocol) dhe Kompjuterit PDP-11, shpejtësia 3.490 bit/s.

Me 1977 përshkruhet mënyra punuese e NVP në RFC 741

Me 1980 bëhet përshkrimi i Internet Protocol (IP) në RFC 791 dhe sygjerimet e para për ITU-T (dikurë CCITT) për ISDN-në.

Me 1989 bëhet futja ISDN-së në përdorim, nëpërmes të cilit realizohen Telefonata me një kualitet më të lartë dhe njëkohësisht ky sistem sjellë me vete edhe ndryshime në rrjetin telefonikë. Dërgimi i anasjelltë i të dhënave realizohet fillimisht me 64 kbit/s. Në vitin e njejtë ,pra, me 1989 fillon zhvillimi i World Wide Web, i cili më vonë tregon rëndësinë e tij që ka për Internetin.

Me 1996 futet në Shqipëri rrjeti i parë mobilë, ndërsa në Kosovë në vitin 2000.

Në të njejtin vit (1996) ndërmarrja Quick Time paraqet një Program ku biseduesit i mundëson jo vetëm komunikimin (bisedën) nëpërmes zërit por, edhe Videobisdën me ndihmën e Apple-Talk dhe IP-Rjetin.Ndërsa, Real-Time Transport Protocol lansohet po të njejtin vit në 1889.

Me 1999 prezentohet Session Initiation Protocol (shk. SIP) në RFC 2543. Ndërsa me 2002 ripërtrihët zhvillimi i tij në RFC 2543.

Me 2004 paraqitët Skype™, ky Pogram që është i ndërtuar në bazë të teknologjisë Peer to Peer edhe sot klasifikohet (nga shumë individë) si "Mbret" nën VoIP-Programet. Skype™ përdorë një teknikë vetjake, ku struktura koduese dhe mënyra e funksionimit janë të panjohura, vetëm dihët se edhe Skype është i ndërtuar në themelet e teknikës Peer to Peer.