Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/Arkiva/2022
|
redakto Arkivat: 2012 - 2013 - 2014 - 2015 - 2016 - 2017 - 2018 - 2019 - 2020 - 2021 - 2022 - 2023 - 2024 - 2025 - 2026 |
Java 1Java 2Java 3Java 4Java 5Java 6Java 7Java 8Java 9Java 10Java 11Java 12Java 13Java 14Java 15Java 16Java 17Java 18Java 19Java 20Java 21Java 22Java 23Java 24Java 25Java 26Evolucioni eksperimental është përdorimi i eksperimenteve laboratorike ose manipulimeve të kontrolluara në terren për të eksploruar dinamikën evolucionare? Padashur, njerëzit kanë kryer eksperimente evolucioni që kur jane marrë me zbutjen e bimëve dhe kafshëve. Shëmbuj janë varietetet e lakrës, misrit, ose numri i madh i racave të ndryshme të qenve. Studimi shkecor i eksperimenteve te evolucionit filloi pas punës së Charles Darwin mbi Origjinën e Specieve. Eksperimente janë kryer me njëqelizorë për t'i përshtatur të jetojnë në temperatura më te larta, me afide për ti përshtatur në terrene të tjera, me minjtë laboratorikë për ti bërë të rrotullojnë më shpejt rrotën vrapuese, peshqit Gasterosteidae për ti bërë të jetojnë në temperatura më të ulta. Eksperimenti më i madh i kontrolluar u nis nga Richard Lenski më 24 shkurt 1988 dhe vazhdon ende. Qëllimi është studimi i baktereve të cilat janë rritur për më shumë se 60,000 gjenerata. |
Java 27Java 28Java 29Java 30Java 31Java 32Java 33Java 34Java 35Java 36Java 37Java 38Java 39Java 40Java 41Java 42... Vrapuesja e Prizrenit që është një figurinë prej bronzi që daton rreth viteve 520-500 p.e.s. ndodhet në Muzeun Britanik dhe paraqet artefaktin më të famshëm që ka Kosova jashtë vendit? U zbulua në vitin 1876 në Prizren dhe paraqet një grua duke vrapuar dhe si e tillë është një gjë shumë e rrallë për botën antike. Statuja ka bërë xhiro nëpër punime shkencore gjithandej botës. E po të njëjtës periudhë është edhe statuja Menada e Tetovës. Java 43...Saturni ose shtuni (dikur Shëtuni) u emërtua sipas zotit romak Saturnus, i quajtur Kronos në mitologjinë greke? Simboli i Saturnit është ♄, që është simboli i drapërit të Saturnusit. Saturni është planeti i dytë për nga madhësia në Sistemin Diellor pas Jupiterit. Si Jupiteri, Urani dhe Neptuni, Saturni është më së shumti i përbërë nga gazet dhe nuk ka një sipërfaqe të ngurtë. Brendësia e Saturnit është e ngjashme me atë të Jupiterit. Ka një bërthamë të vogël shkëmbore në qendër dhe ajo është shumë e nxehtë; temperatura e tij arrin deri në 15,000 K (26,540 °F, 14,730 °C). Është aq nxehtë sa ajo lëshon dy herë e gjysëm herë më shumë nxehtësi sesa sasia që merr nga Diellit. Saturni është më së shumti i njohur për unazat e tij që lehtësisht shihen me teleskop. Unazat e bëjnë Saturnin një nga gjërat më interesante për t'u parë në qiellin e natës. Unazat u zbuluan për herë të parë nga Galileo Galilei në vitin 1610, i cili përdori teleskopin. Në fakt ato nuk dukeshin si unaza për Galileon, por ai i quajti ato "veshë". Java 44... një traditë thotë se Raffaele Esposito pronar i një picerie, shpiku gatimin e quajtur "Pica Margarita" në qershor 1889 për nder të Mbretëreshës së Italisë, Margarita e Savojës dhe përfundimit të bashkimit të Italisë, pasi domatja (e kuqe), mozzarella (e bardhë) dhe borziloku (i gjelbër) përfaqësojnë ngjyrat e flamurit të Italisë? Sidoqoftë një picë e të njëjtit lloj ishte prezente në Napoli mes viteve 1796 dhe 1810, edhe pse nuk kishte emrin "Margarita".
Java 45Java 46Java 47Java 48Java 49Java 50Java 51Java 52Java 53 |



