Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/Arkiva/2020
redakto Arkivat: 2012 - 2013 - 2014 - 2015 - 2016 - 2017 - 2018 - 2019 - 2020 - 2021 - 2022 - 2023 - 2024 - 2025 - 2026 |
Java 1[Redakto nëpërmjet kodit]Garfield lindi më 19 qershor 1978, në kuzhinën e restorantit italian të Mamma Leoni nag nëna dhe babai i tij pa emër? Garfield është protagonisti kryesor i serisë me të njëjtin emër krijuar nga Jim Davis. Ai potretizohet si një mace portokalli, e trashë dhe përtace. Atij i pëlqen lazanja dhe të flejë. E urren ditën e hënë, maçokun Nermal dhe ushtrimet. Jeton me pronarin e tij të ngathët, të pakëndshëm shoqëror Jon Arbuckle dhe qenin e tij të zbehtë, Odie, dhe merr kënaqësi nga satirikisht duke tallur me veprimet marrëzira të kryera nga të dy ata. Është i njohur për posedimin e monologjeve të brendshëm që shndërrohen në tekst përmes flluskave të mendimit.
Java 2[Redakto nëpërmjet kodit]Evolucioni eksperimental është përdorimi i eksperimenteve laboratorike ose manipulimeve të kontrolluara në terren për të eksploruar dinamikën evolucionare? Padashur, njerëzit kanë kryer eksperimente evolucioni që kur jane marrë me zbutjen e bimëve dhe kafshëve. Shëmbuj janë varietetet e lakrës, misrit, ose numri i madh i racave të ndryshme të qenve. Studimi shkecor i eksperimenteve te evolucionit filloi pas punës së Charles Darwin mbi Origjinën e Specieve. Eksperimente janë kryer me njëqelizorë për t'i përshtatur të jetojnë në temperatura më te larta, me afide për ti përshtatur në terrene të tjera, me minjtë laboratorikë për ti bërë të rrotullojnë më shpejt rrotën vrapuese, peshqit Gasterosteidae për ti bërë të jetojnë në temperatura më të ulta. Eksperimenti më i madh i kontrolluar u nis nga Richard Lenski më 24 shkurt 1988 dhe vazhdon ende. Qëllimi është studimi i baktereve të cilat janë rritur për më shumë se 60,000 gjenerata.
Java 3[Redakto nëpërmjet kodit]Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2020/3 Java 4[Redakto nëpërmjet kodit]... një traditë thotë se Raffaele Esposito pronar i një picerie, shpiku gatimin e quajtur "Pica Margarita" në qershor 1889 për nder të Mbretëreshës së Italisë, Margarita e Savojës dhe përfundimit të bashkimit të Italisë, pasi domatja (e kuqe), mozzarella (e bardhë) dhe borziloku (i gjelbër) përfaqësojnë ngjyrat e flamurit të Italisë? Sidoqoftë një picë e të njëjtit lloj ishte prezente në Napoli mes viteve 1796 dhe 1810, edhe pse nuk kishte emrin "Margarita".
Java 5[Redakto nëpërmjet kodit]... Carrie Matilda Derick ishte profesoresha e parë femër në një universitet kanadez dhe themeluesja e Departamentit të Gjenetikës së Universitetit McGill e njohur për punën e saj në gjenerikë dhe botanikë? Ajo ishte një nga gratë e pakta që u regjistrua në Burrat Amerikanë të Shkencave (1910). Universiteti McGill i dha Derick-ut titullin e nderit të "profesorit emerita", duke e bërë atë si profesoreshën e parë femër emeritus në Kanada. Derick u caktua si një person Historik Kombëtar në vitin 2007. Në ditëlindjen e saj të 155-të në 2017-ën, ajo u nderua përmes një Google Doodle.
Java 6[Redakto nëpërmjet kodit]... koronavirus i ri i përcaktuar si 2019-nCoV, u identifikua së pari në Wuhan, kryeqytetin e provincës Hubei të Kinës, pasi te njerëzit filluan të paraqiteshin pneumoni pa një arsye të qartë dhe për të cilat vaksinat ose trajtimet ekzistuese nuk ishin efektive? Që nga 30 janari 2020, afërsisht 8,287 raste janë konfirmuar, përfshirë këtu çdo pjesë të krahinës Wuhan të Kinës. Vdekja e parë e konfirmuar nga infeksioni koronavirus ndodhi më 9 janar dhe që atëherë 171 vdekje janë konfirmuar. Është përhapur në disa vende në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Azinë e Paqësorit.
Java 7[Redakto nëpërmjet kodit]Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2020/7 Java 8[Redakto nëpërmjet kodit]... Shtëpia e Urtësisë ose Biblioteka e Madhe e Bagdadit, ishte një akademi, qendër intelektuale dhe bibliotekë e madhe abaside në Bagdad gjatë Epokës së Artë Islame? Shtëpia e Urtësisë u themelua fillimisht si një bibliotekë për koleksionet e kalifit Harun al-Rashid (766 - 809) në fund të shekullit të VIII ndërsa kulminacionin e zhvillimit të saj e arriti gjatë sundimit të të birit Al-Me'mun (786 - 833) kur edhe u shndërrua në një institucion të rëndësishëm edukativ, arsimor dhe kulturor.
Java 9[Redakto nëpërmjet kodit]... Sherlock Holmes është një detektiv privat fiktiv i krijuar nga autori britanik Arthur Conan Doyle në vitin 1891? Duke iu referuar vetes si një "detektiv këshillues" në tregime, Holmes është i njohur për aftësitë e tij në vëzhgim, deduksion, shkencë mjekoligjore dhe arsyetim logjik deri në kufijtë e fantazisë, të cilat ai i përdor kur heton çështjet për një larmi klientësh, përfshirë Scotland Yard. Paraqitja e tij e parë ishte në botimin A Study in Scarlet, duke e popullarizuar më tej personazhin me serinë e parë të tregimeve të shkurtra në The Strand Magazine, duke filluar me tregimin Një Skandal në Bohemi.
Java 10[Redakto nëpërmjet kodit]... Nemes ishin pjesë të rrobave të veshura nga faraonët në Egjiptin e lashtë. Ajo mbulonte tërë kurorën dhe pjesën e pasme të kokës dhe napën e qafës (nganjëherë edhe duke u zgjatur paksa poshtë shpinës) dhe kishte dy shirita të mëdhenj të varur pas veshëve dhe para të dy supeve. Nuk është një kurorë në vetvete, por prapë simbolizon fuqinë e faraonit. Prova më e hershme e përdorimit të nemes, së bashku me një uraeus është nga Dinastia e Parë. Java 11[Redakto nëpërmjet kodit]... Lojërat Olimpike Antike fillimisht ishin një festival, ose festë për nder të Zeusit, ndërsa aktivitetet si gara në ecje, vrapim dhe ndeshjet e mundjes u shtuan më vonë? Lojra Olimpike Antike ishin një seri garash atletike midis përfaqësuesve të qyteteve-shteteve dhe një prej Lojërave Panelenike të Greqisë antike. Ato u mbajtën për nder të Zeusit, e ku grekët u dhanë atyre një origjinë mitologjike . Olimpiada e parë datohet tradicionalisht në 776 p.e.s. Ato vazhduan të festoheshin edhe kur Greqia ra nën sundimin Romak, derisa perandori Theodosius I i ndaloi ato në vitin 393 si pjesë e fushatës për të imponuar krishterimin si fe shtetërore të Romës. Lojërat (olimpiadat) mbaheshin çdo katër vjet, duke u bërë një njësi e kohës në kronologjitë historike.
Java 12[Redakto nëpërmjet kodit]... Göbekli Tepe është një zonë arkeologjike në Shanllëurfas të Turqisë e banuar nga mijëvjeçari 10–8 p.e.s dhe kësaj periudhe i përkasin megalitet më të vjetra në botë që janë shtylla masive guri të skalitura në formën e shkronjës T? Më shumë se 200 shtylla në rreth 20 rrathë janë të njohura aktualisht përmes hulumtimeve gjeofizike. Secila shtyllë ka një lartësi deri në 6 metra dhe peshon deri në 10 ton. Detajet e funksionit të strukturës mbeten një mister. Gërmimet kanë vazhduar që nga viti 1996 nga Instituti Arkeologjik Gjerman, por pjesë të mëdha ende mbesin të pashpjeguara. Më 2018, vendi u caktua një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-së. Java 13[Redakto nëpërmjet kodit]... Agoga quhej programi rigoroz arsimor dhe stërvitor i mandatuar për të gjithë qytetarët meshkuj spartanë, përveç djalit të parë të lindur të dy familjeve spartane në pushtet, Euripontid dhe Agiad? Trajnimi përfshinte kultivimin e besnikërisë ndaj grupit spartan, trajnime ushtarake (p.sh., tolerancën e dhimbjes), gjuetinë, vallëzimin, këndimin dhe përgatitjen sociale (komunikuese). Në greqishten e lashtë, kjo fjale kishte kuptimin rritje por shikuar në këtë kontekst në përgjithësi do të thoshte udhëheqje, udhëzim ose trajnim.
Java 14[Redakto nëpërmjet kodit]... pulat mund të hipnotizohen duke i mbajtur kokën poshtë me fytyrë në tokë, dhe duke trasuar/vizatuar një vijë përgjatë tokës me një shkop ose gisht, duke filluar nga sqepi dhe duke u shtrirë drejtpërdrejt përpara pulës? Nëse pula hipnotizohet në këtë mënyrë, do të mbetet e palëvizshme për diku midis 15 sekondave dhe 30 minutave, duke vazhduar të vëzhgojë vijën. Etologët i referohen kësaj gjendje si "palëvizshmëri tonike" dmth një gjendje natyrale gjysmë paralizimi në të cilën disa kafshë hyjnë kur përballen me një kërcënim, që ndoshta është një mekanizëm mbrojtës që synon të imitojë vdekjen, megjithëse jo aq bindës.
Java 15[Redakto nëpërmjet kodit]... ndeshja me dema i gjurmon rrënjët e saj në adhurimin dhe sakrificën parahistorike të demit në Mesopotami dhe rajonin e Mesdheut? Këto lojëra u përhapën në Afrikë, Evropë dhe Azi gjatë kohës së Romës së lashtë. Mendohet se u fut në Hispani nga Perandori Klaud, si një zëvendësim i lojërave të gladiatorëve pasi ato u ndaluan. Forma më e njohur e ndeshjes është ajo e stilit spanjoll edhe sot ështe e përhapur në disa vende përfshirë Spanjën, Portugalinë, pjesë të Francës jugore, Meksikës, Kolumbisë, Ekuadorit, Venezuelës dhe Perusë.
Java 16[Redakto nëpërmjet kodit]... që Ndërtesa e Nju Jorkut (në foto) kryesohet nga një çati me gjashtë kate me tjegulla 22 ari karat? ... që ndërsa jetonte në Kinë, udhëzuesi i turneut në Zelandën e Re Troy Collings bashkë-themeloi një kompani të specializuar në turne në Korenë e Veriut? ... që në një rast të Gjykatës Supreme të SHBA në vitin 1902, një pronar anije pretendonte se qëllimi i vërtetë i ligjeve të karantinës së Luizianës ishte të mbanin emigrantët italianë nga New Orleans? ... që Hiyori Nitta u frymëzua të bëhej aktore japoneze me zë, pasi shikoi HeartCatch PreCure !, e vetmja anime që iu lejua të shikonte ndërsa studionte për provimet e saj? ... që himni i Pashkëve i vitit 1775 "E di që jeton Shëlbuesi im" u bë i njohur si në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, megjithëse me fjalë të ndryshme? ... që disa ndeshje snooker në Gibraltar Open 2020 u luajtën pa gjyqtar? Java 17[Redakto nëpërmjet kodit]... Vrapuesja e Prizrenit që është një figurinë prej bronzi që daton rreth viteve 520-500 p.e.s. ndodhet në Muzeun Britanik dhe paraqet artefaktin më të famshëm që ka Kosova jashtë vendit? U zbulua në vitin 1876 në Prizren dhe paraqet një grua duke vrapuar dhe si e tillë është një gjë shumë e rrallë për botën antike. Statuja ka bërë xhiro nëpër punime shkencore gjithandej botës. E po të njëjtës periudhë është edhe statuja Menada e Tetovës. Java 18[Redakto nëpërmjet kodit]
Java 19[Redakto nëpërmjet kodit]... universitetet mesjetare në Evropë kanë evoluar nga disa shkolla shumë të vjetra të njohura si shkollat e katedraleve dhe shkollat e manastireve? Këto universitete u shfaqën në fund të shekullit XI ndërsa gjatë shekullit XIV pati një rritje të numrit të tyre. Që nga periudha e hershme moderne e tutje, kjo formë organizative e stilit perëndimor u përhap gradualisht nga perëndimi mesjetar latin në të gjithë globin, duke zëvendësuar përfundimisht të gjitha institucionet e tjera të arsimit të lartë mesjetar dhe duke u bërë modeli kryesor i arsimit të lartë. Ndër universitetet më të hershme të këtij lloji ishin Universiteti i Bolonjës (1088), Universiteti i Parisit (mësimdhënia mesi i shekullit XI, njohja formale 1150), Universiteti i Oksfordit (mës. 1096, njoh. 1167), Universiteti i Kembrixhit (1209), Universiteti i Vjenës (1365), Universiteti Heidelbergut (1386) dhe Universiteti i Shën Andreut (1413). Universiteti i parë mesjetar në Gadishullin Ballkanik konsiderohet të jetë Universiteti Mesjetar i Durrësit.
Java 20[Redakto nëpërmjet kodit]... loja go u shpik në Kinë, 2500 vjet më parë dhe është një nga lojërat në tavolinë më të vjetra në botë që vazhdon luhet edhe sot. Emri vjen nga japonishtja igo në Kinë njihet me emrin uei çi dhe ne Kore me emrin baduk. Një studim i vitit 2016 nga Federata Ndërkombëtare e Go shkroi se ka mbi 20 milion lojtarë në të gjithë botën shumica e e të cilëve jetojnë në Azinë Lindore.
Java 21[Redakto nëpërmjet kodit]... disa prej produkteve të industrisë dhe teknologjisë të prodhuara gjatë 4 dekadave të fundit në Bullgari janë, automjetet Sofia, supermakina SIN, avioni Delta Thruster dhe droni Armstechno NITI?
Java 22[Redakto nëpërmjet kodit]... Tulipa albanica është një bimë e lulëzuar në gjininë e tulipanit, familja Liliaceae që është vendase në Shqipëri e cila u zbulua në afërsi të fshatit Surroj në vitin 2010? Bima është e rrezikuar në mënyrë kritike pasi rritet në një zonë më të vogël se 100 hektarë e rrethuar nga aktivitete minerare. Kërcelli mbart një lule të vetme të madhe, të ngritur, kampanulare. Mund të gjendet në dy ngjyra: e verdhë në të artë ose e kuqe e ndezur deri në të kuqërremtë-kafe. Speciet te ngjashme janë Tulipa scardica dhe Tulipa schrenkii.
Java 23[Redakto nëpërmjet kodit]... Rrapi i Hipokratit është një pemë e rrapit i cili ndodhet në ishullin Kos të Greqisë ku nën hijen e tij, sipas legjendës, Hipokrati (që konsiderohet babai i mjekësisë) u mbante ligjërata studentëve të tij në fushën e artit të mjekësisë? Aktiviteti dhe veprimtaria edukative dhe arsimore nën hijën e këtij rrapi kishte vazhduar edhe shumë kohë pas vdekjes së Hipokratit, madje mes studentëve të cilët kishin studiuar këtu kishte qenë edhe Pali i Tarsosit (Shën Pali). Trupi i pemës së tanishme është vetëm rreth 500 vjet i vjetër, por ndoshta mund të jetë një pasardhës i pemës origjinale. Shumë kolegje mjekësore, biblioteka ose institucione tjera kanë, ose pretendojnë të kenë, degë të prera ose fara origjinale të kësaj peme në Kos. Java 24[Redakto nëpërmjet kodit]... Samurai ishin fisnikëria e trashëguar ushtarake dhe kasta e oficerëve e Japonisë mesjetare dhe të hershme moderne nga shekulli XII deri në shfuqizimin e tyre në vitet 1870? Ata ishin daimyō (pronarë të mëdhenj feudalë) të paguar mirë, kishin prestigj të lartë dhe privilegje të veçanta, siç ishin veshja e dy shpatave. Ata kultivuan kode bushido të virtyteve luftarake, indiferencë ndaj dhimbjes dhe besnikëri të palodhur, duke u përfshirë në shumë beteja lokale. Gjatë epokës paqësore të Edo (1603-1868) ata u bënë stjuardët dhe dhomat e bashkive të pasurive daimyō, duke fituar përvojë menaxheriale dhe arsimim. Në vitet 1870 ata perbënin 5% të popullsisë. Revolucioni Meiji i dha fund roleve të tyre feudale dhe ata kaluan në role profesionale dhe sipërmarrëse. Kujtesa dhe armatimi i tyre mbeten të spikatura në kulturën popullore japoneze.
Java 25[Redakto nëpërmjet kodit]...Saturni ose shtuni (dikur Shëtuni) u emërtua sipas zotit romak Saturnus, i quajtur Kronos në mitologjinë greke? Simboli i Saturnit është ♄, që është simboli i drapërit të Saturnusit. Saturni është planeti i dytë për nga madhësia në Sistemin Diellor pas Jupiterit. Si Jupiteri, Urani dhe Neptuni, Saturni është më së shumti i përbërë nga gazet dhe nuk ka një sipërfaqe të ngurtë. Brendësia e Saturnit është e ngjashme me atë të Jupiterit. Ka një bërthamë të vogël shkëmbore në qendër dhe ajo është shumë e nxehtë; temperatura e tij arrin deri në 15,000 K (26,540 °F, 14,730 °C). Është aq nxehtë sa ajo lëshon dy herë e gjysëm herë më shumë nxehtësi sesa sasia që merr nga Diellit. Saturni është më së shumti i njohur për unazat e tij që lehtësisht shihen me teleskop. Unazat e bëjnë Saturnin një nga gjërat më interesante për t'u parë në qiellin e natës. Unazat u zbuluan për herë të parë nga Galileo Galilei në vitin 1610, i cili përdori teleskopin. Në fakt ato nuk dukeshin si unaza për Galileon, por ai i quajti ato "veshë".
Java 26[Redakto nëpërmjet kodit]... sake është një pije alkoolike e përmëndur që në vitin 712 nga fermentimi i orizit me origjinë Japoninë. Ndryshe nga vera, në të cilën alkooli prodhohet duke fermentuar sheqer që është i pranishëm në fruta (zakonisht rrushi), për sake dhe në fakt çdo verë me oriz të Azisë Lindore, prodhohet nga një proces krijimi më i ngjashëm me atë të birrës, ku amidoni shndërrohet në sheqerna, të cilat fermentohen në alkool. Në periudhën Heian, sake përdorej për ceremoni fetare, festa në oborre mbretërore dhe në lojëra me pirje. Prodhimi i saj ishte një monopol qeveritar për një kohë të gjatë, por në shekullin X, tempujt dhe faltoret filluan të nxirrnin sake, duke u bënë qendrat kryesore të prodhimit për 500 vitet e ardhshme. Gjatë Restaurimit Meiji, u hartuan ligje që lejonin këdo me para dhe njohuri si të ndërtojë dhe të operojë një vend ku prodhohen sake. Rreth 30,000 punishte u shfaqën në të gjithë vendin brenda një viti.
|
Java 27[Redakto nëpërmjet kodit]... Qyteti i Ndaluar është një kompleks pallatesh në Pekinin qendror i cili shërbeu si selia e perandorëve kinezë dhe familjeve të tyre dhe ishte qendra ceremoniale dhe politike e qeverisë kineze për gati 500 vjet, që nga dinastia Ming deri në fund të dinastisë Qing, midis viteve 1420 dhe 1924? Ajo strehon Muzeun e Pallatit, dhe ishte ish-pallati perandorak kinez dhe përbëhet nga 980 ndërtesa. Pallati ilustron arkitekturën tradicionale palatale kineze. Qyteti i Ndaluar u shpall vend i trashëgimisë botërore në vitin 1987 dhe pret më shumë se 19 milion vizitorë në vit. Java 28[Redakto nëpërmjet kodit]... gjatë mesjetës , gëzofi i kunadheve ishte mall me shumë vlera dhe përdorej si një formë pagese në Sllavoni , Littorale Kroate dhe Dalmaci. Banovac, një monedhë e përdorur në mes të viteve 1235 dhe 1384, kishte imazhin e një kunadheje. Kjo është një nga arsyet pse fjala kroate për kunadhen, kuna , është emri i monedhës moderne Kroate. Kunadhja paraqtet në kokën e monedhës 1, 2, dhe 5 Kuna, të emetuara që nga viti 1993, dhe në pjesën e pasme tëm monedhës përkujtimore 25 kuna. Një kunadhe vrapuese tregohet në stemën e Sllavonisë dhe më pas në modelin modern të stemës së Kroacisë. Vula zyrtare e Saborit (parlamentit) kroat nga 1497 deri në fund të shekullit XVIII kishte një model të ngjashëm.
Java 29[Redakto nëpërmjet kodit]... Julius Robert Oppenheimer është në mesin e atyre që janë quajtur si "baballarët e bombës bërthamore" për rolin e tyre në Projektin Manhatan, që ishte një ndërmarrje e Luftës së Dytë Botërore për të zhvilluar armët e para bërthamore? Bomba e parë bë u shpërthye me sukses në 16 korrik 1945, në provën e Trinitetit në New Mexico. Oppenheimer më vonë tha se gjatë kësaj ngjarje i kishin ardhur në mendje fjalë e Gita Bhagavad : "Tani unë jam bërë vdekja, shkatërruesi i botëve". Në gusht 1945, këto armët u përdorën në bombardimin e Hiroshimas dhe Nagasakit.
Java 30[Redakto nëpërmjet kodit]... Koleksioni i Fojnicës , i njohur edhe si Stematika ilire është një katalog prej 139 stemash, përfshirë këtu edhe heraldikën e historisë së Sllavëve të Jugut, që ka të bëjë me idetë e hershme të nacionalizmit romantik dhe ilirizmit në Ballkan? Dorëshkrimi është emëruar sipas manastirit françeskan në Fojnica ku edhe është ruajtur. Ekziston një shënim i shtuar në latinisht, i datës 1800, i cili dëshmon se dorëshkrimi ishte mbajtur në manastirin e Fojnicës "që nga kohëra të lashta". Pastaj ka një faqe që tregon një stemë të kombinuar të përbërë nga njëmbëdhjetë pjesë. Pas kësaj, ekzistojnë dhjetë grupe stemash të sferave të vonshme mesjetare të rajonit, si, Maqedonia ( Macedoniae ), " Illyria " ( Vllvriae ), Bosnja ( Bosnae ), Dalmatia ( Dalmatie ), Kroacia ( Crovatiae ), Slavonia ( Slavoniae ), Bullgaria (Bvlgariae), Serbia (Svrbiae), Rashka (Rasciae) dhe "Primordia" (Primordiae), e pasuar nga emblemat e familjeve më të njohura fisnike të kohës.
Java 31[Redakto nëpërmjet kodit]... trikekët, morsët ose lopët e detit kanë luajtur një rol të rëndësishëm në kulturat e shumë popujve indigjenë të Arktikut? Këto popuj kanë gjuajtur trikekët për mish, yndyrë, lëkurë, çataj dhe kocka. Gjatë shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, trikekët u gjuajtur dhe u vranë gjerësisht për dhjamë, fildish dhe mish. Popullsia e trikekëve ra me shpejtësi në gjithë rajonin e Arktikut. Popullsia e tyre është rimëkëmbur disi që nga ajo kohë, edhe pse popullsia e trikekëve të Atlantikut dhe Laptevit mbetën të fragmentuar dhe në nivele të ulëta në krahasim me kohën para ndërhyrjes njerëzore.
Java 32[Redakto nëpërmjet kodit]... Pyjet gjetherënëse ilire janë një ekoregjion tokësor në Evropën Jugore, i cili shtrihet përgjatë bregdetit lindor të detit Jon dhe Adriatik, dhe zë një sipërfaqe prej 40,600 square kilometres (15,700 sq mi) duke u nisur nga Greqia Veriore, Shqipëri, Kosova, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia dhe Italia Veriore përreth Triestes? Ekoregjioni kufizohet nga pyjet sklerofile dhe të përziera të Egjeut dhe të Turqisë Perëndimore (në Greqi), pyjeve të përziera të Maleve Pindus (në Greqi dhe Shqipëri), pyje të përziera të Maleve Dinarike (në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Slloveni dhe Itali) dhe pyjeve të përziera të Basenit Po (në Itali).
Java 33[Redakto nëpërmjet kodit]...vuvuzela i takon grupit të instrumenteve me frymë dhe është simboli i futbollit jugafrikan? Instrumenti ka formën e tubës, me gjatësi një metër. Lëshon një zë të ngjashëm si zëri i elefantit që del nga surla e tij. Përdoret në stadiume, dhe kur fryhen bashkë japin një zë të mërzitshëm të ngjashëm me gumëzhimëne bletëve në vapë. Vuvuzela i njohur gjithashtu si lepatata, zakonisht plastike, prodhon një zë monoton, është patentuar nga Neil Van Schalkwyk. Një instrument i ngjashëm, i njohur si corneta, është përdorur në Brazil dhe në vende tjera të Amerikës Latine. Vuvuzela përdoret në ndeshjet e futbollit në Afrikën e Jugut. Ajo është bërë një simbol i Afrikës së Jugut. stadiumet janë të mbushura me zërin e saj të lartë dhe të mprehtë.
Java 34[Redakto nëpërmjet kodit]... përveç pikturës, Kandinski ishte një teoricien i artit; ndikimi i tij në historinë e artit perëndimor rrjedh ndoshta më shumë nga veprat e tij teorike sesa nga pikturat e tij. Ai ndihmoi në gjetjen e Neue Künstlervereinigung München (Shoqata e artistëve të rinj të Mynihut), duke u bërë presidenti i saj në 1909. Megjithatë, grupi nuk mund të integronte qasjen radikale të Kandinskit (dhe të tjerëve) me konceptet konvencionale artistike dhe grupi i tretur në fund të vitit 1911. Kandinski pastaj formoi një grup të ri, Blue Rider ( Der Blaue Reiter ) me artistë me prirje të ngjashme si August Macke, Franz Marc, Albert Bloch dhe Gabriele Münter. Grupi realizoi një almanak ( The Blue Rider Almanac ) dhe mbajti dy eksponate. Më shumë ishin planifikuar, por shpërthimi i Luftës së Parë Botërore në 1914 përfundoi këto plane dhe e dërgoi Kandinski-n përsëri në Rusi nëpërmjet Zvicrës dhe Suedisë.
Java 35[Redakto nëpërmjet kodit]... Sllovenia e sotme ka qenë e banuar që nga kohët parahistorike? Një kockë me vrima e një ariu shpelle, që daton nga 43100 ± 700 Para Krishtit, e gjetur në vitin 1995 në shpellën e Divje Babe pranë Cerknos, është ndoshta instrumenti më i vjetër muzikor i zbuluar në botë. Në vitet 1920 dhe 1930, objekte që i përkasin Kro-manjonit tilla si kocka të çpuara, kocka me majë dhe gjilpëra kocke janë gjetur nga arkeologu Srecko Brodar në Shpellën e Potokut.
Java 36[Redakto nëpërmjet kodit]Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2020/36 Java 37[Redakto nëpërmjet kodit]... Kuidiçi është një sport imagjinar shpikur nga autorja J. K. Rowling për serinë e librave fantazi Harry Potter. Është një sport i rrezikshëm, por popullor që luhet nga shtrigat dhe magjistarët që hipin në bishta fshesash. Ndeshjet luhen në një fushë të madhe ovale me tre gola në formë unaze me lartësi të ndryshme në secilën anë, midis dy skuadrave kundër njëra-tjetrës me nga shtatë lojtarë secila: tre Ndjekës, dy Goditës, Portieri dhe Kërkuesi.
Java 38[Redakto nëpërmjet kodit]... Jordan Henderson është kapiteni i parë i klubit Liverpool që e ka fituar garën FIFA Kupa e Botës për Klube. Ai luan si mesfushor në Premier Ligë për klubin Liverpool dhe ekipin kombëtar të Anglisë. Henderson ka bërë mbi 50 paraqitje për vendin e tij që nga debutimi i tij në vitin 2010. Ai është paraqitur në katër turne ndërkombëtarë me Anglinë, UEFA Kampionatet Evropiane 2012 dhe 2016 dhe FIFA Kupat e Botës 2014 dhe 2018.
Java 39[Redakto nëpërmjet kodit]... Në ekspeditën e vitit 2005, arkeologia Edi Shukriu zbuloi një seri pikturash shkëmbore në vendndodhjen Mrrizi i Kobajës (1.5 km në perëndim të vendndodhjes së sotme të fshatit Vlashnjë) në një kodër, nga e cila shihet lumi Lumbardhi. Arti i hapur shkëmbor është pikturuar në gur gëlqeror me bojë të kuqe - një përzierje e gjakut të kafshëve dhe dyllit ose okrës. Datimi i tyre është i paqartë pasi Vlashnja ka shumë zona nga epoka të ndryshme, por ajo specifikohet gjerësisht midis neolitit të vonë (rreth 3600 p.e.s.) dhe epokës së hershme të bronzit (rreth 2000 p.e.s.) në Ballkan.
Java 40[Redakto nëpërmjet kodit]... kur një kolonel gjerman e mori vesh se kapiteni finlandez Salomon Klass ishte hebre, duke u ngritur i tha: "Unë nuk kam asgjë personale kundër jush si hebre", duke bërë përshëndetjen e Hitlerit. Ai ishte kapiten në Ushtrinë Finlandeze, komandant kompanie dhe një nga tre hebrenjtë finlandezë, të cilët u emëruan për t'u dhënë Kryqin e Hekurt nga Gjermania Naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, të gjithë ata refuzuan për ta pranuar atë. Java 41[Redakto nëpërmjet kodit]...Magjistralja për Evropën shërben si një lidhje për afro 34 milionë njerëz në pesë shtete evropiane? Gjatësia e përgjithshme e itinerarit nga Parisi në Budapest është 1,592 kilometra. Ajo është renditur si projekti TEN Nr. 17 Paris — Budapest nga ana e Komisionit Evropian në vitin 1995 dhe është tashmë në proces e sipër. Java 42[Redakto nëpërmjet kodit]... Trilogjia Winternight është një seri romanesh fantastike historike për të rritur të shkruara nga autorja amerikane Katherine Arden? Trilogjia përbëhet nga tre libra: "The Bear and the Nightingale" (2017), "The Girl in the Tower" (2017), dhe "Winter of the Witch" (2019). Në fillim, historia zhvillohet në një fshat mesjetar rus. Vasilisa "Vasya" Petrovna ka marrë një dhuratë shpirtërore, duke e përdorur atë për të parë krijesat fantastike që banojnë në fshatin e saj. Kjo e çon atë në një konflikt me kishën ortodokse e cila është e bindur se ajo është një shtrigë.
Java 43[Redakto nëpërmjet kodit]... TikTok është një shërbim rrjetesh sociale për shpërndarjen e videove virale në pronësi të kompanisë kineze ByteDance? Përdoret për të krijuar video muzikore të shkurtra, sinkronizime buzësh, vallëzime, komedi dhe talente prej 3 deri në 15 sekonda dhe video që ripërsëriten prej 3 deri në 60 sekonda. Është një version ndërkombëtar i Douyin që u lëshua fillimisht në tregun kinez në shtator të 2016-ës. Që nga hedhja e tij në treg në 2016-ën, TikTok / Douyin fituan popullaritet me shpejtësi në Azinë Lindore, Azinë Jugore, Azinë Juglindore, Shtetet e Bashkuara, Turqi, Rusi dhe në pjesë të tjera të botës. Deri në tetor të vitit 2020, TikTok tejkaloi mbi 2 miliardë shkarkime në celularë në të gjithë botën.
Java 44[Redakto nëpërmjet kodit]... Festivali Evropian i Këngës 2020 duhej të ishte edicioni i 65-të i Festivalit Evropian të Këngës? Festivali ishte planifikuar të zhvillohej në Holandë, pas fitores së atij vendi në konkursin e vitit 2019 në Tel Aviv, Izrael, me këngën "Arcade" kënduar nga Duncan Laurence, por u anulua për shkak të pandemisë së COVID-19.
Java 45[Redakto nëpërmjet kodit]Hell's Kitchen Albania (e njohur edhe si Kuzhina e Djallit ) është një seri televizive shqiptare e konkursit të gatimit, bazuar në serinë britanike me të njëjtin emër. Premiera u shfaq në Top Channel më 19 tetor 2018. Shfaqja drejtohet nga shefi i kuzhinës shqiptare Renato Mekolli.
Java 46[Redakto nëpërmjet kodit]Titani është hëna më e madhe e Saturnit dhe sateliti i dytë më i madh natyror në Sistemin Diellor. Është hëna e vetme që dihet të ketë një atmosferë të dendur dhe i vetmi trup i njohur në hapësirë, përveç Tokës, ku janë gjetur prova të qarta të trupave të qëndrueshëm të lëngut sipërfaqësor. Titan është hëna e gjashtë e rrumbullakosur gravitacionale nga Saturni. Shpesh përshkruar si një hënë e ngjashme me planetin, Titan është 50% më i madh (në idiametër) se hëna e Tokës dhe 80% më masiv. Është hëna e dytë më e madhe në Sistemin Diellor pas hënës së Jupiterit Ganimedi, dhe është më e madhe se planeti Mërkur, por vetëm 40% si masiv. Zbuluar në vitin 1655 nga astronomi holandez Christiaan Huygens, Titani ishte hëna e parë e njohur e Saturnit, dhe sateliti i gjashtë planetar i njohur (pas hënës së Tokës dhe katër hënave galileiane të Jupiterit). Titani orbiton Saturnin në 20 rrezet e Saturnit. Nga sipërfaqja e Titanit, Saturni fsheh një hark prej 5.09 gradë dhe, po të ishte i dukshëm përmes atmosferës së trashë të hënës, do të shfaqej 11.4 herë më i madh në qiell sesa Hëna nga Toka.
Java 47[Redakto nëpërmjet kodit]... Banksy është një artist anglez anonim në fushën e graffiti-t, aktivist politik dhe regjisor filmash? Veprat e tij janë plot me komente politike dhe elemente sociale dhe janë paraqitur në rrugë, mure, dhe ura të qyteteve në të gjithë botën. Banksy u zhvillua si artist gradualisht nga e ashtuquajtura skena e Bristol, ku artisë nga zhanre të ndryshme bashkëpunojnë mes artistëve dhe muzikantëve.
Java 48[Redakto nëpërmjet kodit]... Hyperloop është një mënyrë e propozuar e transportit të pasagjerëve dhe mallrave, e përdorur për herë të parë për të përshkruar një dizajn treni me vakuum me burim të hapur të lëshuar nga një ekip i përbashkët i Tesla dhe SpaceX? Hyperloop është një tub i mbyllur ose sistem tubash me presion të ulët të ajrit përmes të cilit një kapsulë mund të udhëtojë në mënyrë të konsiderueshme pa rezistencë të ajrit ose fërkime.
Java 49[Redakto nëpërmjet kodit]Veterinaria është dega e mjekësisë që merret me parandalimin, kontrollin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve, çrregullimeve dhe dëmtimeve te kafshët. Së bashku me këtë, ajo ka një rëndësi të madhe për mbarështimin dhe rritjen e kafshëve, blegtorinë, zooteknikën, shumimin, hulumtimet përkatëse shkencore mbi ushqimin dhe zhvillimin e produkteve. Shtrirja e mjekësisë veterinare është e gjerë, duke mbuluar të gjitha llojet e kafshëve, të zbutura dhe të egra, me një gamë të gjerë kushtesh të cilat mund të prekin specie të ndryshme.
Java 50[Redakto nëpërmjet kodit]Justitia (Latinisht: Iustitia) është një personifikim alegorik i forcës morale në sistemet gjyqësore. Atributet e saj janë me sy të lidhur, një peshore dhe një shpatë. Ajo shpesh shfaqet si një palë me Prudentia, e cila mban një pasqyrë dhe një gjarpër. Ajo ka prejardhjen nga Iustitia, perëndesha e drejtësisë në mitologjinë romake, ekuivalente me perëndeshën greke Dike.
Java 51[Redakto nëpërmjet kodit]Rostov Arena (rusisht: Ростов Арена) është një stadium futbolli në Rostov-on-Don, Rusi? Është një nga vendet për Kupën Botërore FIFA 2018. Ai gjithashtu pret FC Rostov të Premier League Ruse, duke zëvendësuar Olimp-2. Ka një kapacitet prej 45,000 spektatorësh.
Java 52[Redakto nëpërmjet kodit]Djathi Livno (boshnjakisht: Livanjski sir/Ливанњски сир) është një djathë i prodhuar së pari në shekullin XIX në zonën Livno, Bosnjë dhe Hercegovinë? Djathi Livno prodhohet në bazë të teknologjisë franceze për të bërë djathin Gruyère. Fillimisht, ajo ishte bërë nga qumështi i deleve dhe në ditët e sotme ajo bëhet kryesisht nga një përzierje e qumështit të deles dhe lopës. Periudha e tij e pjekurisë është midis 60 dhe 66 ditë në një mjedis të kontrolluar. Aroma është e fortë, dhe tek djathrat më të moshuar shija është pak e prekur. Prodhuesit më të mëdhenj janë Mljekara Livno dhe Lura Dairy doo Livno, me një prodhim vjetor që tejkalon 500 tonë metrikë.
Java 53[Redakto nëpërmjet kodit] |