Wikipedia:Vërejtje e Ankesa/Arkivi 2

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Vista-file-manager.png Kjo faqe është një arkiv e diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.

Njerëz të papërgjegjshëm dhe pa njohuri bazë te gjuhës shqipe

Përshëndetje të nderuar Redaktor/Administrator të Wikipedia-s në gjuhën shqipe. Nuk dua të zgjatem shumë por vetëm desha të di se si dhe ne c'mënyrë administrohet Wikipedia në gjuhën shqipe gjegjësisht kush mund të bëhet redaktor apo Administrator, dhe se (ndoshta po bëj një pyetje të pavënd por unë gjithsesi po e bëj) a paguhen personat qe mirëmbajnë këtë faqe.Për te sqaruar pse e bëra pyetjen e lartëpermendur, dua te di se kush i mirëmban gjegjësisht kush i korrigjon gabimet e bëra ne faqet e Wikipedisë (me duket punë vullnetare mirëmbajtja/redaktimi i faqes prandaj qëndrojnë gjithë keto gabime dhe jo te vërteta), sepse me sa cpo shoh dhe cpo lexoj ketu nëper faqe te ndryshme, nuk po shoh ndonjë kujdes të madh për faqet gjegjësisht ka plot artikuj qe sduhet të jenë fare pjesë e Wikipedias ne gjuhën shqipe, pasi nuk i plotsojnë aspak kriteret për te qënë pjesë e një eciklopedia publike/të lirë siq që ështe Wikipedia. Këtu po shoh që njerëz të papërgjegjshëm dhe pa njohuri bazë te gjuhës shqipe po shkruajn zhgarravina te cfarë do lloji kështu psh. nëse lexoni artikuj të tille si : "aktori" etj mund te vini re shum lehtë se personi në fjalë nuk zotëron njohuri bazë te gjuhes shqipe. Prandaj per hir të asaj qe kjo Enciklopedi të jetë vërtet një e tillë kërkoj nga ju te gjithë por edhe nga lexuesit/shkruesit/vizitorët që të mos shkrujn asgjë nesë nuk janë plotësisht te saktë dhe te sigurtë në përmbajtjen e artikullit gjegjësisht te informacionit që duan te shkruajnë në këtë Enciklopedi.

jam shume  pakenaqur me informacionet te paraqitura ne wikipedia , disa jan t perkthyera me google translate ndrsa te tjerat thjesht te pasakta


Sinqerisht Simbad Detari.

Si duket nuk e ke kuptuar akoma konceptin e Wikipedisë. Ajo është e lirë dhe e korigjueshme nga secili. Dhe nëse e kupton këtë rregull mundesh menjëherë ta korigjosh dhe përmisosh artikullin, ashtu që secilit do ti pëlqente në të ardhmen. Sa i përket punës apo pagesës këtu, secili punon në mënyrë vullnetare këtu, me dëshirën e vet dhe në artikujt që i zgjedh vetë dhe mendon se mundet të kontibuojë vetë. Redaktor është secili që korigjon këtu, qoftë dhe një shkronjë, kurse administratorët zgjidhen nga redaktuesit/përdoruesit e tjerë, pasi që e kanë fituar besimin e tyre me një punë të vazdhueshme. Sa i përket pagesës këtu, këtu është gjithçka pa pagesë. tung —bet_0 14 Mars 2007 14:19 (UTC)


O Trim po ishte vetem nje pyetje banale mo keshtu qe mos e potenco disa here punen e pagese se i del boja mo. Por edhe nje gje mo i trim i Xha Simbadid mos u trego aq prepotent mo ne pergjigje qe jep. Shnet se edhe ti qenka nga ato qe nuk zoterojn sa qe duhet shqipen er lal.

Sinqerisht Simbad Detari.

Ti pyete, unë tu përgjigja, ti pyete për pagesën, unë tu përgjigja. Nuk e di ku është problemi. Nëse nuk të pëlqejnë përgjigjet problemi yt. Sa i përket shqipes time, mundesh lirisht ti korrigjosh shkrimet e mia. —bet_0 14 Mars 2007 15:54 (UTC)


Dalngadal po e heq masken sic duket o trim :-). Shnet lali se qenka nga ata njerezit pa pune pasi kalon tere diten duke redaktuar shkrimet ne Wikipedia.
Nuk e di Bet_0 pse iu pergjigjes ketij njeriut, ky sic po doket nuk eshte i afte per diskutim njerzore, sic kallxohet, dhe lidhje me Wikipedia nuk ki asnje si po kallxohesh, te puna "aktori", ti e ndryshove artikullin palidhje, pa dhane arsyje, artikulli u perkthy nga en.wiki dhe ti largove disa informacione, puno drejt e jo shtremt. --Ko.S.ys diskuto°) 14 Mars 2007 16:38 (UTC)
Redaktimi i jote qe u fshi me drejte, dhe sipas Wikiquette/Etiquette jane ashtu ofendimet te ndaluar, dhe e tregove karakterin tende me ate redaktim. tung Sinbad. --Ko.S.ys diskuto°) 14 Mars 2007 17:19 (UTC)
E di që jam pak vonë me këtë koment por më mirë vonë se kurrë! Më mirë të harxhosh ca kohë në Wikipedia se kot më kot nëpër forume dhe chate, sepse ka edhe nga ata njerëz që piqen e digjen dhe nuk dinë të shkruajnë dy fjalë për qytetin e tyre ose për çfarë do që të jetë!!! --Lagoon 14 Prill 2007 08:47 (UTC)
Vone nuk eshte kurre, mundesh edhe pas dy vitesh me dhane komentin, ky eshte diskutim, dhe qata me Chat dhe forum, shume njerzi i humbin kohe palidhje, duke shkrua ne forume, qe askund nuk interson, dhe shume vende, ne dialekte province/qytetor, nuk po di qysh me thone me mire cfare lloj dialekti. --Proud To Be Albanian diskuto°) 14 Prill 2007 10:36 (UTC)

Wikipedia është një projekt i lirë dhe pjesë e tij mund të jetë çdo njeri i këtij planeti, zakonisht në gjuhë të caktuara redaktojnë ata që e zotërojnë pak apo edhe e kanë gjuhë amëtare gjuhen e atij projekti. D.m.th edhe një p.sh një gjerman (tek ne zakonisht bijë të shqiptarëve) që e llogaritë veten që mund të japë kontribut në gjuhen shqipe ka të drejtë të provojë. Wikipedia funksionon sipas meritokracisë (në sasi dhe kualitet) në moton aty ku ka edhe mund të bëhet pastrimi (korigjimi, seleksionimi, përmisimi ... ).

  • Gabimet e shumta rrjedhin si pasojë e përkthimeve që zakonisht bëhen nga një person e që ato përkthime nuk janë shikuar (korigjuar) nga një person tjetër. (Nëse merreni me përthime atëher është lehtë ta kuptoni se sa vështirë është gjendja në mes të dy botëkuptimeve)
  • Administratorët nuk kanë përgjegjësin mbi përmbajtjen e artikujve por mbi mirëmbajtjen e krijimin e një klime pune për redaktorët e ndryshem si dhe për shmanjen e keqpërdorimeve për qëllime komerciale dhe propagandë të nivelit të lartë. Rregullat e zgjedhjes dhe zgjedhja e administratorve zakonisht bëhet nga anëtarët aktiv të komunitetit, si thashë meritokraci.
  • Nëse jeni i interesuar që të ketë më pakë gabime drejtëshkrimi apo përmbajtje urdhëroni dhe provoni të ndikoni duke korigjuar artikujt dhe nëse konsoderoni veten se keni aftësi provoni edhe ndërë redaktorët. Fyerjet janë të ndaluara për qëllim ë mirëmbajtjes së ambientit të punës.--Hipi Zhdripi 13 Tetor 2007 03:55 (UTC)

Upsss!!! Dikush është zanatli, dikush daktilograf, dikush lektorë, dikush gjuhëtarë dhe kështu tulla-tulla bëhet artikulli.--Hipi Zhdripi 13 Tetor 2007 03:59 (UTC)

pershendetje

ju lutem mund te gjejm diqka nga pjeset e medicines p sh disa spjegime nga librat apo mjekët

Kjo faqe eshte per ankesa, per pyetje eshte Wikipedia:Kuvendi, por per artikuj rreth medicines shiko: Portal:Medicinë dhe Category:Mjekësi. --Ko.S.ys diskuto°) 22 Mars 2007 16:39 (UTC)

te elementet kimike

pom duhen xehet e elementeve kimike dhe ne ket faqe kam shikuar e gjitha kerkova edhe ne disa vende tjera mirepo nuk munda ti gjej mundesisht nese mundem t'i gjej dikun me njoftoni ne lilinda-rock@hotmail.com ju lutem brenda mundesive deri me 05.04.2007 pershndetje..Ju falemenderit

Fatkeqesisht shume me vones e lexova ankesen tende , kurse ne anen tjeter sme prenton per neser kohe per te te ndihmuar dic ne kete drejtim, me shume shume keq ardhje. Helidon 4 Prill 2007 23:22 (UTC).


Te behet nje liste e nobelisteve

Tung tung,

Kam nji propozim por sjam e sigurte se a ka ndonje faqe ne wikipedin tone (?), propozimi im eshte qe te hapim dhe nje faqe ku do te perfshiheshin emrat e nobelisteve, dhe pastaj ato te ndahen ne kategorit, p.sh. nobelist per paqe, per letersi, kimi, fizik, ect ect, si thoni? Helidon 4 Prill 2007 23:31 (UTC).

Nëse ta merr mendja ta bësh nise. Nuk e di sakt se çka ke ndërmend të bësh, vetëm listë apo edhe artikuj, si do që të jetë filloe ti mbas idesë tënde, të korigjojn të tjerët në gabime të mudshme. nuk bie aspak në kundështim me asnjë rregull të wikipedisë. një këshill për të ardhmen, kjo faqe është menduar për aknesa të ndryshme, rreth regullave, përdoruesve, administratorëve, etj. për tema diskutimi të lira e kemi Kuvendin. tung --bet_0 5 Prill 2007 09:33 (UTC)

Pershednetje

Ju pershendes gjithve juve ne ket shoqat veq sa po shof une 5 veta qenkan e tjeret qe jan ne ket shoqat spska emer tyne ketu...?Qa eshte puna qe nuk jan emrat e aktorve tjer ne ket faqe.........?

Statistik hesapi, çyshtu e kish demokracia. Po nejse nuk ashtë edhe jaqë keqë. Spo di si mo të thonë ashtë një fjalë "Ku ka tim, ka edhe zjamë". Te na shpesh timi na nxenë nuk shihet e zjarmi shihet e nuk nxenë. (Ti po shkrun e nuk po të shkrun kush po shkrun, hynë brenda)--Hipi Zhdripi 11 Prill 2007 18:24 (UTC)

Kjo ankese disi me shqetesoj :D, sidoqoft tegjith njerezit e kesaj shoqate i ketu: SHOQATA E PAVARUR e GRAVE edhe ti mundesh te behesh pjese e shoqates. (Puntori 12 Prill 2007 09:23 (UTC))

... hej na falni e kom gjet ni begj te akr edhe ni leternjoftim te fatmire drenovit .. le tum thirr nqit numer edhe tja jeep .. se mka hup niher leternjoftimi e e di qka osht :D met hup diqka .. kshtu qi nese don ajo qika me marr .. 044 418 633

mundesat me te mire te te gjitha koherave

quhem sefedin krasniqi nga prishtina jetoj ne qeki me intereson pse nuk rezultojn rezultatet e mia ne wikipedi por keni emra qe eshte qesharake dhe pa merite une isha kampion i ish jugoslavis 8 here prej kategoris pioner e deri senior fitues i medaljes se bronzet ne festivalin boteror te kadeteve ne france dhe vendi i trete ne kampionatin evropian 1986 ne burse te turqis.une mbas mustaf syles kam rezultate me se shumti ne kosove.besoj se i permirsoni gabimet me nderime sefedin krasniqi

Se pari pronare/pergegjes sipas mendimit tende ky projekt nuk ka. Pronare dhe pergjegjes (sipas mendimit tende) per mire e per keqe mund te jete edhe Sefedin Krasniqi. Si do qe te jete, Sefedin, do te ishte mire qe ta provoshe te i paraqesesh rezulltate e tua duke u bazuar ne ndonje librer apo shkrese ashtu qe ne njefare menyre lexuesi te mund te dalloje "sheqerin prej panxharsheqerit- apo si po thu keni emra qe eshte qesharake. Edhe per ty nese shkruan dicka qe nuk ka mbeshtetje ne ndonje shkese te njohur nder shqiptaret do te thote dikush keni emra qe eshte qesharake.--Hipi Zhdripi 22 Gusht 2007 04:06 (UTC)

Pse nuk pranoni artikuj shkencorë!..

Më mirë shkarravira apo artikuj shkencorë!

Nuk po ju kuptoj se pse nuk pranoni artikuj shkencorë. Unë mund të editoj në këtë enciklopedi vetëm artikuj shkencorë, dhe jam konfuz, se pse janë hequr artikujt e mi!. P.sh pse nuk mund të pranohet një artikull shkencor për energjinë e ripërtritshme , kur e i tërë globi ka probleme me energjinë, e sidomos ne në Kosovë. Pse refuzohet një artikull i tillë kur ai është absolutisht i krijuar nga unë, dhe unë jam autori e artikullin nuk mund ta gjesh askund tjetër.

Unë e respektoj, autorësinë e dikujt tjetër, por mendoj se askush nuk e ka respektuar, e as që e respekton në tërësi 100%, marrjen e pjesëve të artikujve fragmenteve nga autorë tjerë. Ska libër, së paku shkencorë që nuk i referohet librave tjerë analog, gjë të cilën ata e paraqesin në literaturën e shfrytëzuar!...

Unë kam shumë artikuj të gatshëm shkencorë, dhe me dëshirë dë ti botoja disa prej tyre, me qëllim të pasurimit të kësaj enciklopedie, por kërkoj që shkrimet e mia të mos abuzohen apo shpërdorohen nga dikush në bazën e të dhënave - database të Wikipedia-s.

Përndryshe unë nuk jam i disponuar për shkarravira apo biseda boshe si dhe gjëra tjera të pavlerë, por për të kontribuar sado pak për gjëra me rëndësi për shoqërinë tonë.


Do të doja përgjigje prej bet_0 sepse është i vetmi që gati fare nuk bën gabime në përgjigjet e veta!.

Me nderime: K. Baraliu / violadhearti@gmail.com

Me falni qe u pergjigja une ne vend te Bet_0, dhe me falni edhe qe nuk kam kohe per tju dhene nje pergjigje te plote. Mund te shikoni Wikipedia:Rreth per nje pergjigje te shpejt ndaj pyetjes qe bete. Dhe artikujt behen nga persona qe jan te interesuar ndaj asaj gjeje: Nje qe eshte i interesuar ne informatik, mund te redaktoi/ndihmoi vetem ne artikuj qe e interesojne ate. Eshte komuniteti qe flet Gjuhen Shqipe qe formon artikuj. Shume veta ne bote jane te interesuar per "Filan Fistekun" nje aktor hollywood-iane sesa per IT (teknologjin e informacionit), por nuk eshte faji i askujt.
Çdo material i vene ne Wikipedia, duhet te jete nen liçensen GFDL, qe domethene pa copyright, dhe mund te perdoret nga te tjeret si te duan (kopim i materialit, riprodhim i materialit, perdorim tregetar, etj...). Me respekt Eagleal  3 Gusht 2007 22:41 (UTC)
Me falni, edhe nje gje te fundit. Ne qofte se jeni te interesuar ne ndihmen e ketij projektit per gjuhen Shqipe, jeni i mireseardhur. --Eagleal  3 Gusht 2007 22:46 (UTC)
Nuk lejohen artikujt me materiale kerkimore origjinale pasi projekti eshte per nje enciklopedi dhe kjo do te thote qe materialet duhet te jene te vertetueshme. Eagleal, e ke gabim per sa i perket te drejtave te autorit. GFDL eshte a bazuar ne te drejtat e autorit (dmth copyright) dhe redaktoret ruajne te drejtat e autorit por duhet te leshojne disa nga keto te drejta per perdorimin nen licensen GFDL. Sigurisht mund t'i leshojne te gjitha po te duan. Dori | Diskuto 4 Gusht 2007 00:42 (UTC)

Toleranca i duhet shoqerise sone. Pershembull cka eshte per mua shkence per simpatizuesit e muzikes eshte "budalleki" e le me shkarravine! Po nese une interesimin e tyre e quaj "shkarravine" ateher kam ra ne nivel te tyre dhe kam kriju njesi matese me ta. Me nje fjale ato ekzistojne dhe sipas shkences kane aq vlere sa te i vleresojme. Pasi qe ju e mbani veten per shkencore dhe i quani punen e te tjereve shkarravin, kjo eshte shenje e mire sepse jeni duke punuar ne tolerancen e juaj. O te lutem, bota shqiptare eshte shume me e gjere se ajo e juaja personale. Por leri keto dhe mundohu qe ate qe ke ta plasoshe ne shoqeri ashtu si di e si e lejone shoqeria me se miri. Ate cka nuk e lejone shoqeria nuk eshte shkence, sepse ligjet e shkences i bene shoqeria per tja spjeguar vete vetes natyren.--Hipi Zhdripi 22 Gusht 2007 04:25 (UTC)

Shembull: 1 njeri + 1 njeri bejne 2 njerze, pohim shkencore apo. por edhe ky eshte pohim shkencore 1 njeri + 1 njeri pas 9 muajve bejne 3 njerze. --Hipi Zhdripi 22 Gusht 2007 04:38 (UTC)

paraburgimi gijlanit

as kundi nuk muj ta gjej adressen apo doni nummer te paraburgimit Gijlanit per me Kontaktuar me antaren e familjes kurr gijden jasht Kosoves

Perkthimi ne Shqip i artikujve te huaj

Pershendetje, kisha nje kerkim, ose nje lutje, nuk eshte shum nje ankese, nga ju, qe te mundsoni perkthimin e artikujve prej anglishtes ti perktheni edhe ne shqip sepse kemi veshtire te kuptojme disa artikuj, psh mua me nevojitet shum ai artikulli per INtegralet ne MAtematike, ky eshte linku , http://en.wikipedia.org/wiki/Integral, ju kisha lutur qe te beni nje perkthim nese keni mundsi ne gjuhen shqipe. Flm per mirekuptim, Email i imi eshte lati001@hotmail.com – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga 82.114.68.125 (diskutimiredaktime) 30 Shtator 2007 18:37 (UTC).

Shiko Wikipedia:Artikuj të dëshiruar, aty mundesh me be kërkes per artikuj, kjo amo nuk do me thone qe krijohet shpejt ai artikull, amo nese ka dikush interes e krijon nje artikull per ate teme, dhe ne moment jane shume pak aktiv, keshtu qe shanca jote shume e vogel qe krijohet ai artikull. flm per mirkuptim. --Proud To Be Albanian diskuto°) 30 Shtator 2007 18:37 (UTC)

Lutje - Koment

Ne rubriken Vera dhe per objektet e lidhura per veren si pije kam shkruar disa rreshta lidhur me fuçite e drurit si mjet per deponimin dhe ruajtjen e veres dhe rakise. Ju lutem qe nese mundeni qe t"i bashkangjitni keto rreshta kesaj rubrike ne nenrubriken e mjeteve te lidhura me veren si pije dmth ne nenrubriken Fuçitë ose Fuçite vjeteruese. Le te jete kjo si nje informim i vogel per kureshtare dhe adhurues te veres. Ju faleminderit per mirekuptim.

Me nderime Aliriza Hasku, prodhues i fuçive te drurit. Rahovec Kosovë

www.beha-n.com

Shqiptarët në Uddevalla të Suedisë

Përse kjo faqe më është grisur? Këtu nuk patur asgjë që ka shtrembëruar të vërteta ose ofendime përsonale. Faqja nuk është marrur as me politikë. Në këte faqe ka pasur vetëm informata për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në qytetin Uddevalla të Suedisë. Faqja ka qenë e hapur për redaktime për të gjithë, tolerante dhe e hapur. Ju lutemi më japni një përgjegje për shkakun e grisjes së kësaj faqe. Nëse ka pasur edhe një gabim më të vogël ose të pavërtetë më të vogël, atëherë ju kuptoj për veprimin tuaj. Nëse Wiki është Portal i të gjithëve, atëherë është edhe i imi. Ju faleminderit për mirëkuptim.

Agron Sapunxhiu nga Suedia agron@eurosurf.se +46707944407 begin_of_the_skype_highlighting +46707944407 end_of_the_skype_highlighting

sepse nuk është artikull enciklopedik. Shiko këtu, këtu dhe këtu rregullat për artikuj.

ankes

përse disa tekste dalin në anglisht e jo në gjuhën shqipe ju lutem të kthehen edhe në shqip

për cilat tekste e ke fjalën, sqarohu më mirë. tung —bet_0 13 Maj 2008 20:00 (UTC)

une dua te gjej romanin me emer Kozeta ?!

Une deshiroj te gjej romanin me emer Kozeta !!! Dhe nuk di se si ta gjej ne wikipedi ok ju lutem me dergoni nje ndihme nese eshte e mundur ne kete msn : Jeton_-toni-_@live.com ju lutem mereni parasysh ankesen time se kam shum qejf ta lexoj ket rroman nga te cili di shum pak ngjarje interesante nga ky rroman !! I cili thone qe eshte i mrekullueshem!!!

na vjen keq por nuk e kami këtë artikull/libër, ndoshta do të mund ta gjeje tek Wikilibrat --Cradel 12 Qershor 2008 23:59 (CEST)

Kërkesë për ndihmë

Adem Berisha : Përshëndetje

Unë nuk kam ndonjë ankesë dhe kam konsideratë për Wikipedia-n si një enciklopedi e vërtetë.

Megjithate, unë kerkoj ndihmë dhe sqarim lidhur me mënyren e postimit dhe të stilit te të shkruarit sepse ka disa herë që tentoj të shkruaj një poezi (saqë jam bërë edhe monoton tek lexuesit) ndërsa ajo në fund nuk merr formen e poezisë por del në vargje në formë proze. Mbase unë ende nuk po mund të gjëndem por konsideroj se kjo çështje do të duhej thjeshtësuar dhe lehtësuar për perdoruesit. Poezia qe kam postuar, sigurisht se nuk do të ishte e vetmja dhe Wikipedia veq sa do të pasurohej edhe me postime tjera në rast se kjo do të bëhej më me lehtësi.

Me rrespekt, Adem Berisha i njohur si perdorues me Adberi.

Përshëndetje. Si gjë e parë ju këshillojë të hapni një llogari (ose të hyni-login). Për ndihmë rreth redaktimit shikoni Wikipedia:Si redaktohet një faqe. Një listë me ndihma të tjera gjendet te Wikipedia:Ndihmë (lidhjet me ngjyrë të kuqe, janë faqe që nuk ekzistojnë). Për ndihmë të mëtejshme më kontaktoni mua ose ndonjë përdorues aktiv te Ndryshime së fundmi (ndihmë për faqen). Të fala dhe mirëseerdhe në Wikipedia në Shqip. --  eagleal  11 Korrik 2008 21:49 (CEST)

Ne listen e personave te dekoruar nga presidenti i republikes se shqiperise nuk eshte vendosur viti 2005 ,nje nga te dekoruarit e ketij viti jam dhe une,suzana lushka, vertet eshte per tu cuditur...


Titull shembull

une kisha pas deshir te kethehem ne vendlindje dhe te kam nje pun te sigurt per te jetuar ne vendin tim te bukur. jam 28 vjeqar...tung...

Vërejtje të vogla.

Punë e mirë deri më tani por ka shumë vend për përmirsime.


Të hiqen dialektizmat. Kush dëshiron mund të ndërtojë një gjuhë të veçantë me dialektin që zotëron.
Po nuk njohe gjuhën shqipe që ke mësuar në shkollë mos pretendo, por lërja të tjerëve ta bëjnë.

Përdorimi i zh-së pa vend duke parë që nga kjo faqe: Vendos - çvendos.
Kujdes 'zh'-në, 'xh'në dhe 'ç'-në e lë pastaj 'q'-në e cila shkon me shqiptimin e saktë të 'qeni'-t apo 'qepa' 'qepës'.
'Fshih' ose fshihu në shqip ka kuptimin e mbulimit ose maskimit dhe jo fshirjes!!!!
Fjalët e bashkëngjitura nuk duan 'ë' mbi-kqyr sepse duket si mbi-kë-kqyr (përmbi çati) Shikoni p.sh dorshkrim dhe jo dorëshkrim, 'bashkrendim' dhe jo 'bashkërendim' etj. 'Ë'-ja e bën më të vështirë ta shqiptosh, e lë pastaj kur je në mes të fjalisë.
Të përdoret urdhërorja në vetën e parë. p.sh. redakto
Emri të vihet në fillim. Në sintaksë vjen kryefjala e para e ndjekur nga kallzusi dhe më pas kundrinorët e pjesët e tjera përbërëse. p.sh Faqja-projekt.....
'Së fundmi', nuk është me drejtshkrim. Nuk ekziston forma ....mi ! ??
Thuhet: më të fundit (shumës) ose më e fundit (njëjës) në rastin tonë 'më së fundi'
'Kryej ndryshimet' thjeshtë ndrysho ose 'Parapamje' me vrojto (ndryshimin kuptohet) etj. Vazhdohet më tutje; -Ki kujdes, se kjo është vetëm një vrojtim i tekstit dhe dijenia, ende nuk është ruajtur.
'Kontribo' kemi fjalen shqipe ndihmo që 'kontribut' kthehet në ndihmesë
Shikoni shkallët krahasuse në gramatikë. Mos harroni edhe trajtat që ka gjuha shqipe. Dalloni trajtën e shquar nga e pashquara. Eshtë shumë i rëndësishëm përdorimi i ë-së me kriter. (emrat e gjinisë mashkullore apo foljet nuk duan 'ë' në fund !!!???)
'Skeda' është një fletë e përgatitur që ndihmon për ta mbushur me të dhëna.
'File'-i me mbaresën jpg ose flv nuk është scheda(italisht)!!!????? Lotto calcio :)as schedule (në anglisht)
'File' (fashikull) është përdorur nga FBI-ja në fillimet e përdorimit të kompjutrave kur nuk njihej ende grafika. Dosjet ishin të mbushura me fashikuj dhe për të lehtësuar punën ata i kaluan ato në memorinë e kompjuterit.
Skedar në shqip quhet një vend ku janë të radhitura të dhëna ndihmëse për të gjetur një libër apo autor.
Kartotekë quhet një renditje kartash apo kartelash p.sh. dikur në Klinikë apo Polici.
'File' mund të zëvendesohet pa pikë dyshimi shumë më së miri me fjalën dijeni sepse bën të ditur se çfarë përmban.
Mund të jetë grafikë, pra dijeni grafike ose muzikë, dijeni muzikore ose video, dijeni filmike ose tekst, dijeni shkrimi.
Nga ku rrjedhin formate tjera: shkarko dijeninë, prano dijeninë, dërgo dijeninë, ngarko dijeninë, kontrollo dijeninë, hape dijeninë, etj, etj.
Vetë fjala 'Skedë' mund të përdoret në vend të fjalës 'Tab' që veçon p.sh. faqet e një libri ose të dy kollonave me të dhëna etj.
Personalisht nuk kam kohë të jap ndihmesën time direkt.
Po patët ndonjë kërkesë më shkruani në dërgesën time elektronike (posta-e ose dërgesa-e).

Suksese të më tutjeshme!!!

Mirë se na kini-vini në Wikipedia:Drejtshkrim--Hipi Zhdripi 10 Shkurt 2009 03:32 (CET)

pse nuk bashkangjitet foto?

perse nuk mund te bashkangjis nje foto ne artikullin tim??? e kopjoj linkun sipas kodit dhe e vendos tek Shembull'jpg por foto nuk figuron. mund te me ndihmoni ju lutem?

faleminderit

Foton së pari duhesh ta ngarkosh në Wikipedia e pastaj ta bashkangjitësh në artikull. Tung. --Λeternus 28 Shtator 2008 01:06 (CEST)

Pse nuk hapen faqet e MASHT-it?!!

Ju lutemi a ka mundesi dikush me me tregu nese ekziston ndonje email adrese apo ndonje menyre tjeter kontakti me MASHT-in e Kosoves ka shume faqe por asnjera nuk hapet !!! Do jem shume mirenjohes nese dikush me dergon email adresen e kesaj Ministrie, adresa ime eshte dolche_008@hotmail.com

Persehndetje

Desha te ju pershendes dhe te kerkoj te dije arsyen se pse nje pjese e mire e materialit tek tema ,, LLAPUSHA ", me eshte fshire. Ju lutem dua ta dij arsyen , sepse pjesa e fshire ishte nje pjese e rendesishme e kesaj teme dhe tani me tema eshte shume e pergjysmuar. Mungojne nenetemat : Vargmalet Gremnik-Gjurgjevik, Rrafshnalta e Llapushes, Lugina e Mirushes, Lugina e Pagarushes , pastaj nenetemat vendbanimet e Llapushes, aspekete etnografike etj. Me shprese se nuk mi keni humbur keto materiale pres pergjigjije . Shkoza

Asgje nuk te eshte fshire tek ajo teme, komplet artikulli Llapusha ashtu sic e ke hedhur eshte. Artikullit vetem i jan shtuar disa stampa te cilat tregojne se cka duhesh permiresuar. Puntori 21 Tetor 2008 13:38 (CEST)

Figura

Une dua të fus një figurë në një artikull, pse nuk më lejohet? ç'duhet të bëj? është një fotografi që kam bërë vetë - d.m.th. të drejtat autoriale i posedoj dhe nuk është e kopjuar. Pse duhet të jem përdorues i vërtetuar? S'e kuptoj...Dhe askund nuk shkruan se si mund të bëhesh një kësi përdoruesi apo Uploader.

Pershendetje,
Pa dyshim se ju mund te ngarkoni fotografi dhe te vendosni ne artikull. Fotografia mund te vendoset ne artikull vetem nese eshte e ngarkuar ne sq.wikipedia (dnmth e bere upload) ose nese eshte ne Commons, perndryshe nuk mundet nga faqe tjera duke e kopjuar linkun. Se si te beni ngarkimin dhe vendosjen e nje fotografie ne wikipedia shih. Wikipedia:Si_redaktohet_një_faqe. Puntori 25 Nëntor 2008 00:59 (CET)

Unë këto i pata lexuar, dhe provova përsëri të ngarkoj një fotografi, mirëpo më del se fotografi mund të ngarkohen vetëm nga përdorues të vërtetuar automatikisht, administrator ose "uploader". Unë s'ka shumë kohë që jam regjistruar këtu, ndoshta është kjo arsyeja? çfarë duhet të bëj që të quhem përdoruese e vërtetuar automatikisht? Mirëmbetshi! V.B.

E kuptoj, prisni 4 dit pas regjistrimit pastaj mund te ngarkoni foto. Puntori 26 Nëntor 2008 11:36 (CET)


Reagim kundër faqes"Pëllumbi ilir"

Përshëndetje të nderuar Redaktor/Administrator të Wikipedia-s në gjuhën shqipe. Nuk dua të zgjatem shumë por vetëm desha të di se kush po e ndryshon tekstin në këtë rubrik? Teoria mbi pëllumbin ilir e cila është e vendosur në këtë rubrik është e gabueshme. Disa her po e bëj ndryshimin e kësaj rubrike, por prap se prap mbas një kohe të caktuar po kthehet teksti i mëparshëm.Disa nga pjesët e tekstit të cilat i kam ndryshuar gjenden në këtë rubrik së nashku me tekstin e gabuar.Teksi në fjal është një teori e sllavit Josip Pekanovic të cilët ilirët i konsiderojn si të ardhur dhe jo autokton. Prandaj ju lutemi!! Unë jam kultivues i pëllumbit ilir dhe se kjo racë pëllumbash nuk gjendet në Serbi dhe se fluturuesit serb (Srpski visokiletac) nuk jan pëllumba ilir. Pëllumbi ilir bën pjes në grupin e pëllumbave me ngjyra dhe nuk ka asgjë të bëj me pëllumbin serb.

Ju lutemi reagoni ndaj këtij shkrimi dhe kësaj dukurie të pa vërtetë!!!

Tumla e Kosovës është pasardhësi direkt i pëllumbit ilir e cila e ka ruajrur formën e vjetër! Unë ju mundësoj vërtetimin me an të fotografive.

Ne nuk kemi qen shtet dhe se armiku ka punuar në të gjutha drejtimet për të fituar një bindje te opinioni i gjetë. Nga të gjitha racat e pëllumbave të Kosovës, Serbia e ka paraqitur në Evropë vetëm një pëllumb: Dunekun e Prishtinës me emrin "Pristina Tumble". Pëllumbat me xhufkë as që i ka përmendur fare.

Me nderime nga Enver Gashi

Pershendetje,
kthimin e artikullit po e bej une. Arsyja e kthimit eshte ajo se ju nuk po sillini referenca rreth artikullit. Ju po ndrroni te dhenat qe ndoshta jane te pa verteta, por ne vend te tyre po thoni fjale tuajat e jo material perkates me renfenrenca.
Artikullin e mbylla per nje kohe te caktuar dhe editimin mund te e bjene vetem administruesit, ju nese jeni te interesuar te vendosni material atehere postoni materialin ne faqen e diskutimit dhe ne dota rregullojme. Puntori 30 Nëntor 2008 20:30 (CET)


I nderuri administrator! Unë jam i interesuar të bashkëpunoj me ju sa përket artikujve të pëllumbave. Jam studiues i pëllumbave dhe së shpejti do ta përfundoj edhe librin e pare shqip mbi pëllumbat e Kosovës dhe pëllumbat në përgjithësi. Unë e kuptova arsyen e kthimit të artikullit dhe e kuptova se keni kërkuar referenca rreth artikullit. Sa për ilustrim po i dërgoj disa prej tyre:

Standardi i Evropës, dokumenti i datuar me 01.04.2008: Mbi racat e pëllumbave.

Libër mbi pëllumbat: Handbuch Der Taubenrassen :Dien taubenrassen der Welt:1994

  • Schutte Joachim
  • Stach Gunter
  • Wolters Josef

Përshkrimi: Gimpel (pëllumbat me ngjyra) nr.:ABB163

Faqet e librit: http://www.guvercinbirligi.com/Arsiv_Makaleleri/Hakkimizda/almankitabi.htm

Faqet e internetit në gjuhën daneze ku përshkruhet standardi i pëllumbit ilir:

Faqet e internetit ku gjenden grupet e pëllumbave- sipas racave:

Faqet e internetit ku gjenden grupet e pëllumbave- sipas racave:

Me nderime nga Duneku – Enver Gashi

Pershendetje,
une po e liroj artikullin, keshtu qe ju mund te e punoni dhe permiresoni, kuptohet gjithmone duke futur referencat. Puntori 1 Dhjetor 2008 23:00 (CET)
Pershendetje,

Ju falemnderit dhe ju deshiroj te gjitha te mirat!

per artikullin mbi limon stanecin

Jam nip i limon stanecit dhe pash kete biografi te shkurter rreth gjyshit. Si dhe me ke duhet te kontaktoje qe mundesisht te vendos edhe foton.

kastriotss@yahoo.com kastriotss@gmail.com

Unë nuk munda ta gjej këtë artikull. A mund të më orientosh me një link? --Λeternus 10 Dhjetor 2008 17:16 (CET)
Shiko: Limon (Asllan) Staneci. --Proud To Be Albanian diskuto°) 10 Dhjetor 2008 17:21 (CET)
Pak më lartë (kliko këtu) e ki spjegimin për futjen e fotos në artikull. --Λeternus 10 Dhjetor 2008 17:33 (CET)

me falni po nuk keni shume shenime per "ankesen" ju lutemi shkruani per te ju faleminderit

Per fjalor

Pse nuk perdoren(shfrytzohen)fjaloret qe jane te vendosur ne kete faqe.

E kom lexu tri herë librin PSE po hala nuk e di PSE. Shakat anash. Pyetja nuk është e kjartë si do mos pjesa fjaloret. Për cilat fjalore e ke fjalën? Këtu - është një projekt i termave që mund të hynë në punë gjatë redaktimit Wikipedia:Projekti Fjalori dhe Atje është fjalori i gjuhës shqipe http://sq.wiktionary.org/wiki/Faqja_Kryesore --Hipi Zhdripi 10 Shkurt 2009 03:40 (CET)

Gramshi- Historia

         ANKESE-PROTESTE! EDHE GRAMSHI KA HISTORINE E VET! JU LUTEM MOS NA FYENI!

ANKESA IME QENDRON LIDHUR ME FAQET: JO VETEM QE NUK JANE SERIOZE, POR JANE FYESE DHE POSHTERUESE. NESE NUK KENI MUNDESI TE BEHEN ME CILESI DHE TE RUHEN TE PAPREKURA, TE PAKTEN MOS NA FYENI ME ATO SHARLATANIZMA QE SHKRUAJNE TE PAPERGJEGJSHMIT. P.SH. HISTORIA E "GRAMSHIT" ESHTE FYESE JO VETEM PER MUA QE PREKEM DIREKT, PO PER TE GJITHE. ÇDOKUSH QE E LEXON E KUPTON GJUHEN E RRUGAÇERISE,E KUPTON SE ASGJE SERIOZE NUK KA, POR PERSE? PERSE? TE MERREN MASA! IDENTIFIKIMI DHE NDESHKIMI QE MUND TE BENI NUK JANE TE VESHTIRA. Faleminderit!

Faleminderit për vërejtjen dhe bashkëpunimin, përmbajtja vandale u largua nga artikulli Gramshi, na vjen keq për këtë por është e pamundur të mbikëqyren të gjithë artikujt dhe ata që shkruajnë, faleminderit për mirëkuptim --Cradel 7 Mars 2009 13:40 (CET)

ashtu kot fare

me quajne joni rista jam ne vit te dyte te shkolla ali demi. jam njeshi i shkolles

ndihme

pse nuk keni shkruar pak permbajtje nga vepra xha gorio? ? i duhet cdo nxenesi sepse i ndihmon.

kerkese per shtim informacioni

pershendetje stafi i Wikipedia.

Pergezimet e mia, edhe une jam tashme anterai juaj. Quhem Isidor. Jam i interesuar per besimet fetare dhe te Kisha Orotodokse kam pare qe ka disa mangesi ne informacion. Nuk e di nese eshte e mundur qe te shtoni nje informacion rreth 18 viteve te fundit, zhvillimi i Kishes Orotodokse Autoqefale te Shqiperise. jam ne pritje te pergjigjes te adresa ime isidorkoti@hotmail.com

Me respekt,Isidori.

Ju lutem mä ndihmoni si ta gjej personin qe ka shkruar ne wikipedia se ku e ka gjetur ilaqin per sherimin e smundjes se lekures vitiligo qe ky person e din ku esht ilaqi ne kete imel e-mail

Ou tu rritë nderi more burr dhe vërtetë uroj të kesh më shumë nderë. Falemnderit që ke grisur faqen time sepse ke bërë një nder dhe punë të mrekullueshme. Tamam, faqet joabuzuese dhe të cilat nuk cenojnë dinjitetin e integritetin e Wikipedias dhe askujt tjetër duhet të grisen. Po punë e madhe, unë më tepër doja të afirmoja faqen tuaj e jo veten time por, shyqyr që nuk është vetëm Wikipedia dhe ju administratorët arbitrarë në net po ka dhënë zoti e ka mijëra e mijëra faqe tjera interneti në shqip. Tung dhe kurrë mos paqa punë me juve. Adem Berisha me nofken e identifikimit Adberi.

Kutitë!

E kam vënë re se kutitë e informacionit në Wikipedinë shqipe janë shumë të vjetëruara dhe të papërshtatshme për punë. Çka na e pamundëson neve prej ripunimit të shablloneve për kuti informacione (shtete, burrështetas, etj.) sikur në Wikipedinë anglisht? A ka mundësi të bëhet kjo?--Getoar TX 6 Korrik 2009 22:56 (CEST)

Pershendetje. Isha duke shikuar Wikin ne shqip dhe verejta shum gabime ne drejtshkrim & shkrim. Nje shembull i thjesht i gabimit qe e verejta : Ndihmonani me përkthime! Ju kerkoni me ju ndihmuar ne perkthime shqip shqip, apo si?

tung

Mund te me ndihmoni dua te fus nje foto tek artikulli im Çeliku po muk di se si ta bej...

Perse u lejua pas tri vitesh qe te demtohet artikulli im per heroin Sak Faslia

Te nderuar, Artikulli im per heroin Sak Faslia, i publikuar ne vitin 2006, tash ka nje nderhyrje te turpshme dhe te papranueshme. Si eshte e mundshme qe te lejohet nga redaktoret apo mbikqyresit e Wikipedias qe nje artikull te ndryshohet ne ate menyre dhe ne te te futen fjale fyese dhe denigruese per nje personalitet si Sak Faslia. E kujt eshte pergjegjesia????? Shpresoj qe menjehere do te ktheni artikullin burimor, te pa poshtruar, si ky qe ndodhet tani ne wikipedia. Nese ka nevoje, mund t'ju ndihmoj me artikullin burimor. Me shprese se do te reagoni shpejte, ju pershendes! Perdoruesi "Gunishta"

Si të krijosh ose redaktosh një faqe

pershendetje pash ketu qe dikush ka gjet ilaqin epr semundjen VITILIGO kush mund te me ndihmoj te gjej edhe une ket ilaq ose si mund te kontaktoj per at person qe ka gjet ket ilaq sepe vllau im vuan nga kjo semundje dhe jam ne gjendje te jap gjdo gje per ti ndihmuar vllavt tim shpresoj te me ndhmon dikush ju faleminderit emaili eshte endrit_krasniqi2@hotmail.com

Si të krijosh ose redaktosh një faqe

Jam nje fillestar, edhe ne Internet në teresi, por në Wikipedia ne veçanti, andaj Ju kisha lutur që të jepni udhëzime sa më të thjeshta- të shkurtëra e të kuptueshme. Kjo ndimë mendoj se do te vlente edhe per shume fillestar. Kam lexuar edhe disa here, Wikipedia per fillestar, por shumë pak kam kuptuar. Jam munduar të krijoi disa artikuj, duke ia futur ashtu kot, dhe jane krijuar, në faqen: Duke redaktuar Përdorues diskutim: (Andi Ballshi), (kam pasur edhe vërejtje) por nuk kam mbetur i kënaqur. Askund nuk kam gjetur Duke krijuar, mendoj se nuk është njësoj "Redaktim" dhe Krijim, andaj pse mos te hapet një faqe e re:"Duke krijuar, por edhe me thjeshte edhe me lehte: "Këtu mund të hapesh - krijosh - shkruash - dërgosh një Temë; Artikull etj. Ju përshëndet Andi


Andi Ballshi: Ende pa përgjegje!!!

Perse ende nuk kam përgjegje në pyetjen: Si hapet një Faqe-Dritare e Re dhe si hapet Titulli i Ri, si dhe të jipen skjarime-udhëzime për fillestarë rreth termit "redaktim" dhe "krijim".

Udhëzimet që jipen në Wikipedin Shqip, nuk janë të një nivel të dwshiruar. Nëse nuk dini (apo nuk doni) lëshojani vendin atyre që qinë edhe që munden, e mos veproni mu si politikanwt tanë të sotit që as nuk po dinë as nuk po munden dhe nuk ka as topi që i luan nga fotelja! Andi -- "" 4 Shkurt 2010 22:32 (CET)

Njo, Njo e gjysë, Ja pafshë herin, merre përsipër këtë çështje me rëndësi për ty.--Kurreshtja 4 Shkurt 2010 22:36 (CET)

Shih Wikipedia:Fillimi --Cradel 4 Shkurt 2010 22:45 (CET)

Kërkim faljeje publike

Sinçerisht, edhe nga administruesit edhe nga bashkëpunëtoret kërkoj Falje Publike, për këtë gabim " i vogël - vetem per një shkronjë - e me domethenie tejet të madhe! Kurren e kurres nuk do te më lejonte karakteri im ta beja nje gje te till- Ta zëvendesoja foljen "DI" me ate se si ka dalë: (..!!!). Pershendetje Andin, por me mbeteni borxh per pergjegje. Pra Andi Ballshi pret përgjegje. Tatjeta

Thjeshte po beja shaka, mos e merr kaq seriozisht mor shoku.Sidoqofte me qe keto ketu Wikipedia:Çfarë është një artikull, Wikipedia:Për Fillestarë, Wikipedia:Për Anëtarë nuk jane te mjaftueshme per ty, po te ndihmoj une qe te besh nje artikull. Thjeshte shkruaje dhe ma trego, pastaj dhe me mundesine time (pra po pata kohe) do e rregulloj une si duhet. Thjeshte thuaj temen dhe parashtro materialin... --Lagoon 8 Shkurt 2010 18:35 (CET)

Emri " Maqedoni "

Do tju lutesh administruesve të Wikipedia të ndryshonin menjëherë në artikullin IRJM emrin me term " Republika e Maqedonisë " ky shtet nuk ekziston askund në dokumentet ndërkombëtare në listën e shtetve të OKB emri me të cilin njihet shteti ballkanik me kryqëndër Shkupin është " Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë". Përdoruesi:IH

hi

ju lutem kam nevoje per nje qendrim pune ne australi jam jetim dhe kam shume nevoje me ndihmoni ju lutem 0035532235542 eshte numri im edhe nje here kam shume nevoje per nje qendrim pune ne australi se jam jetim nuk kam le ke te ha as buke -- (10 Shtator 2010 21:53 nga 79.106.7.19)

Andrea Scagnetti nuke ka cene kombsi Shqiptare,

Kobesia e tia ka cene Italiane.Une sternipi i ti Ernesto Andracchio.

Kerkese per te fshire nje faqe

Pershendetje, a ka mundesi te fshini kete faqe: http://sq.wikipedia.org/wiki/Arber_Spaho Nuk e di kush e ka hapur, qe kur eshte hapur, por une jam personi ne fjale dhe nuk me pelqen te kem nje faqe ne wikipedia. Ju lutem merreni parasysh kerkesen time, pasi kam tentuar ta fshij disa here por faqja eshte rikthyer pas pak kohe gjithmone. Falemnderit paraprakisht. Arbri

U bërë. --Mikullovci 1 Janar 2011 11:54 (CET)

Perse nuk mundem te krijoj konto edhe ne gjuhen angleze

Pershendetje,

Jam i kuçyr me Nofken Saluki,deshiroj te kyqem me te njëjtën nofke në gjuhën angleze dhe kursesi nuk po kam sukses.

me respekt, Saliu,Prishtinë

salih.morina@gmail.com

Enciklopedia e kontrolluar

Dashta me punu I LIR për ENCIKLOPEDIN E LIRË, po kur e trusa ndryshimin këtu më dul diçka tjeter. Nuk e di, a u bo ENCIKOPEDI E AUTORIZUAR, apo ENCIKLOPEDI E KONTROLLUAR. Nejse njona pa tjetren nuk bonë, veq E LIRË, nuk o. E si o me kontrolla, veq hapni syt e kqyrni shka kini bo, ju të autorizumt. Ka sa herë po e përsëritni veten. "Kur kish marr dhija me asish si ELefanti, ju kish asish ajo".--Porrnoferr 29 Mars 2011 01:39 (CEST)

ORIGJINA E FLAMURIT SHQIPETARE

TE NDERUAR ZONJA DHE ZOTRERINJ,GJATE FEMIRISE SIME ,RRETH VITEVE 1990,PATA LEXUAR NJE LIBER QE FLISE PER ORIGJINEN E FLAMURIT SHQIPETARE.SIPAS KETIJE AUTORI,FLAMURI SHQIPETAR ME SHQIPONJE DY KRENARE E KA HISORINE KESHTU..KUR PIRRO(PYRO OF EPIR) ISHTE NJE DJALE I VOGEL DHE JETONTE TEK CA PJETARE TE AFERT TE FAMILJES SE TE ATIT TE TIJ ,ATA ME QELLIMIN QE TE MBESIN TRASHEGIMTARE TE VETEM ,PASI PIRRO ISHTE NJE PRINC,VENDOSEN QE TA BRAKTISIN NE NJE PYLL ME SHPRESEN QE UJQERIT DO TA HANIN ATE.DHE ASHTU PO NDODHTE SEPSE DY UJQER PO AFROHESHIN QE TA SULMONIN PIRRON E VOGEL,POR FATMIRSISHT DY SHQIPONJA TE MEDHA I SULMUAN KETO UJQER.KESHTU QE,QE NGA AJO DITE PIRRO IKU NGA KETA TE AFERMIT E TIJE.PAS DISA VJETESH AI PO LUFTONTE SI NJE KAPITEN APO KOMANDAND I SUKSESHEM NE USHTRINE EGJYPJANE DHE SI EMBLEME TE FLAMURIT TE TRUPAVE TE TIJE VENDOSI QE PER NDER TE DY SHQIPONJAVE QE I SHPETUAN JETEN TE KETE DY SHQIPONJA DHE DIZANJI ME I PERSHTATUR ISHTE NJE SHQIPONJE POR ME DY KOKA QE TE NEN KUPTOJE DY SHQIPONJA.

Ju lutemi hiqni foton.

Ushtari shqiptare me AK-47 tek faqja e AK-47 ka vdekur tre muaj me pare me sakte vrau veten prandaj ju lutemi shume hiqeni fotografine e tij me arme zjarri AK-47. Me kete shprehim edhe deshiren e familjareve te tij te cilet kane kontaktuar me ne. Ju faleminderit per mirekuptimin. Me rrespekt per punen tuaj albaniantrojan.

Figurat

Duhet bere dicka per figurat se shume perdorues po ngarkojne figura pa licence! --Olsi (diskuto) 22 nëntor 2011 15:23 (CET)

Ne artikullin Special Operations Battalion (Albania) ata te cilet po marrin pjese ne rregullimin e kesaj faqje jane anetare te Albmilitary forum keshtu qe te jeni me korrekt me ndryshimet qe beni. Mund te kontaktoni me ne ne kete forum www.albmilitary.com. Ju faleminderit.

Keni ngaterruar vend. Artikulli nuk ekziston ne Wikipedian shqipe por ne ate angleze, per cdo gje mund te diskutoni (anglisht) ne te artikullit. --Olsi (diskuto) 10 dhjetor 2011 21:37 (CET)