Maqedonia e Veriut
Koordinatat: 41°36′V 21°42′L / 41.6°V 21.7°L
![]() | Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Republika e Maqedonisë së Veriut | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Република Северна Македонија | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
Maqedonia e Veriut (maqedonisht: Северна Македонија/Severna Makedonija), zyrtarisht Republika e Maqedonisë së Veriut (maq.: Република Северна Македонија/Republika Severna Makedonija), është shtet që shtrihet në pjesën juglindore të Evropës (koordinatat gjeografike: 41°50' V, 22°00' L) e që kufizohet në lindje me Bullgarinë në një vi kufitare të gjatë 148 km, në jug me Greqinë dhe rajonin e saj Maqedonia e Jugut në një vi kufitare prej 246 km, në perëndim me Shqipërinë në një vi kufitare prej 151 km dhe në veri me Kosovën dhe Serbinë.
Historia
Njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Jugosllavia në vitin 1991 është kundërshtuar nga Greqia për shkak të flamurit dhe emrit Maqedoni (të konsideruara si simbole të Helenëve). Marrëdhëniet me Greqinë përfundimisht u normalizuan në vitin 1995. Ndryshimi i statusit politik të Kosovës, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, që shënoi fundin e luftës së shqiptarëve në vitin 2001, si dhe zhvillimi i ulët ekonomik vazhdojnë të jenë çështje diskutimi për këtë shtet.
Politika
Njësitë administrative
Maqedonia e Veriut është e ndarë në 84 Komuna dhe qytetin e Shkupit, si komunë e veçantë e qeverisjes lokale.
Gjeografia
Sipërfaqja e përgjithshme e Maqedonisë së Veriut është 25,333 km2. Vendi shtrihet në koordinatat gjeografike 41 50 V, 22 00 L ku 24,856 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 477 km2 ujë. Vija kufitare e Maqedonisë së Veriut është 25,333 km ndërsa vijë bregdeare nuk ka. Klima e Maqedonisë së Veriut është ngjashme me të Mesdheut e nxehtë me vera të thata e dimra të ftohta me reshje dëbore të mëdha. Pjesa më e madhe e relievit është terren i vrazhdë, përpos luginës së Vardarit këtë e zbusin edhe rrethina e liqeneve të mëdha. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Vardar (50m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,764 metrave në vendin e quajtur maja e Korabit (maq.: Golem Korab).
Ekonomia
BVP: $17.26 miliard
(2007);
BVP - shkalla reale e rritjes: 6.6% (2007);
BVP për banorë: $8,400 (2007);
BVP - i ndarë sipas sektorëve:
bujqësia: 21.7%, industria: 32.6%, shërbime: 45.7% (shtator 2006)
Fuqia punëtore: 890,000 (2007);
Niveli i papunësisë: 35% (2007);
Popullsia nën moshën për punë: 30% (2005);
Niveli i inflacionit (çmimi konsumatorë): 2% (2007);
Investime (rritja fikse): 18% e BVP (2007);
Buxheti: të ardhura : $2.381 miliard, shpenzime: $2.456 miliard (2007);
Borxhi publik: 26.1% nga BVP;
Elektriciteti - prodhim: 5.935 miliard kWh (2006),
harxhim: 8.929 miliard kWh (2006), eksport: 0 kWh (2003),
import: 2.994 miliard kWh (2006);
Nafta - prodhimi: 0 fuçi/ditë (2005), konsumi: 20,000 fuçi/ditë (2005);
Bilanci i tanishëm kontabël: $5 milion (2007).
Exporti: $2.844 miliard (2007); Eksporton: ushqim, cigare, hekur, çelik; Eksporton në: Serbi dhe Mal të Zi 23.2%, Gjermani 15.6%, Greqi 15.1%, Itali 9.9%,
Bullgari 5.4%, Kroaci 5.2% (2006);
Importi: $4.079 miliard (2007); Importon: makineri dhe pajisje, automobilë, kemikale, derivate,
produkte ushqimore; Importon nga: Rusia 15.1%, Gjermania 9.8%,
Sërbia dhe Mali i Zi 7.5%, Bullgaria 6.7%, Italia 6% (2006).
Demografia
Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Maqedoninë e Veriut jetojnë:
- Maqedonët 1,297,981 (65.17%);
- Shqiptarë 506,083 (25.17%);
- Turq 77.959 (3,85%);
- Romë 53.879 (2,66%);
- Serbë 35.939 (1,78%);
- Boshnjakë 17.018 (0,84%);
- Arumunë 9.695 (0,48%);
- Të tjerë 20.993 (1,04%).
Kultura
Telekomunikacioni
Kompanitë telekomunikative janë : Vip.one Telekom MK
Transporti
Mbrojtja
Turizmi
Shih edhe këtë
Lidhje të jashtme


- Qeveria: Qeveria e Maqedonisë së Veriut
- Presidenti: Kryetari i Maqedonisë së Veriut
- Kuvendi: Kuvendi i Maqedonisë së Veriut
- Ministritë: Mbrojtjes, Puneve të jashtme, Kulturës, Transportit dhe Komunikacionit, Ambientit, Çështjeve Sociale, Edukimit dhe Arsimit Arkivuar 22 mars 2016 tek Wayback Machine, Qeverive lokale, Shëndetësise
- Opinioni ndërkombëtar: DASH me raport shqetësues për Maqedoninë e Veriut[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] - Të drejtat e njeriut gjithnjë e më keq
|
|
![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |