Winona Ryder (lindur si Winona Laura Horowitz; më 29 tetor, 1971) është një aktore Amerikane. Një nga aktoret ikonë të viteve 1990, ajo debutoi në filmin e vitit 1986, Lucas. Si Lydia Deetz, një adoleshente e errët në filmin e Tim BurtonBeetlejuice (1988), ajo mori kritika të mira dhe u njoh gjerësisht. Pas disa shfaqjeve në filma dhe televizion, Ryder e vazhdoi karrierën e aktores me filmin kult Heathers (1988), një satirë e vetëvrasjes së adoleshentëve dhe jetës së gjimnazit i cili që atëherë është bërë një pikë referimi për filmat e adoleshentëve. Më vonë u shfaq në dramën Mermaids (1990), duke marrë një nominim për Golden Globe, dhe në të njëjtin vit u shfaq në krah të Johnny Depp në përrallën e errët të Tim Burton Edward Scissorhands (1990), dhe pak më vonë në krah të Keanu Reeves në romancën e errët të Francis Ford CoppolaBram Stoker's Dracula (1992).
Për shkak të roleve të ndryshëm në filma shumë të mirëpritur në mesin e viteve 1980 dhe fillimin e viteve 1990, Ryder fitoi një çmim Golden Globe si Aktorja më e Mirë Mbështetëse dhe mori një nominim Oskar në të njëjtën kategori për rolin e saj në filmin e vitit 1993 The Age of Innocence, gjithashtu dhe një nominim tjetër për Oskar si Aktorja më e Mirë në përshtatjen e librit Little Women një vit më vonë. Ajo më pas u shfaq në hit-in e Generation XReality Bites (1994), Alien: Resurrection (1997), komedinë e Woody AllenCelebrity (1998), dhe në Girl, Interrupted (1999), në të cilën ishte dhe producente. Në vitin 2000, Ryder pranoi yllin e saj në Hollywood Walk of Fame, i cili nderon trashëgiminë e saj në industrinë e filmit.
Jeta personale e Ryder e ka tërhequr goxha vëmendjen e medias. Lidhja e saj me Johnny Depp në fillimin e viteve 1990 dhe arrestimi i saj në vitin 2001 për shkak të një vjedhjeje në dyqan kanë qenë subjekte konstante të gazetave. Ajo ka qenë e hapur për vuajtjet e saja personale me ankthin dhe depresionin.
^"Welcome". Palm Springs International Film Festival –Shortfest. 23 gusht 2007. Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2011. Marrë më 30 mars 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)