Winona Ryder
Winona Ryder | |
---|---|
U lind në | 29 tetor, 1971 (45 vjeç) |
Profesioni | Aktore |
Vite aktiviteti | 1985 ─ e tashme |
Prind/ër | Michael Horowitz (babai) Cynthia Istas Palmer (mamaja) |
Winona Ryder (lindur si Winona Laura Horowitz; më 29 tetor, 1971) është një aktore Amerikane. Një nga aktoret ikonë të viteve 1990, ajo debutoi në filmin e vitit 1986, Lucas. Si Lydia Deetz, një adoleshente e errët në filmin e Tim Burton Beetlejuice (1988), ajo mori kritika të mira dhe u njoh gjerësisht. Pas disa shfaqjeve në filma dhe televizion, Ryder e vazhdoi karrierën e aktores me filmin kult Heathers (1988), një satirë e vetëvrasjes së adoleshentëve dhe jetës së gjimnazit i cili që atëherë është bërë një pikë referimi për filmat e adoleshentëve. Më vonë u shfaq në dramën Mermaids (1990), duke marrë një nominim për Golden Globe, dhe në të njëjtin vit u shfaq në krah të Johnny Depp në përrallën e errët të Tim Burton Edward Scissorhands (1990), dhe pak më vonë në krah të Keanu Reeves në romancën e errët të Francis Ford Coppola Bram Stoker's Dracula (1992).
Për shkak të roleve të ndryshëm në filma shumë të mirëpritur në mesin e viteve 1980 dhe fillimin e viteve 1990, Ryder fitoi një çmim Golden Globe si Aktorja më e Mirë Mbështetëse dhe mori një nominim Oskar në të njëjtën kategori për rolin e saj në filmin e vitit 1993 The Age of Innocence, gjithashtu dhe një nominim tjetër për Oskar si Aktorja më e Mirë në përshtatjen e librit Little Women një vit më vonë. Ajo më pas u shfaq në hit-in e Generation X Reality Bites (1994), Alien: Resurrection (1997), komedinë e Woody Allen Celebrity (1998), dhe në Girl, Interrupted (1999), në të cilën ishte dhe producente. Në vitin 2000, Ryder pranoi yllin e saj në Hollywood Walk of Fame, i cili nderon trashëgiminë e saj në industrinë e filmit.
Jeta personale e Ryder e ka tërhequr goxha vëmendjen e medias. Lidhja e saj me Johnny Depp në fillimin e viteve 1990 dhe arrestimi i saj në vitin 2001 për shkak të një vjedhjeje në dyqan kanë qenë subjekte konstante të gazetave. Ajo ka qenë e hapur për vuajtjet e saja personale me ankthin dhe depresionin.
Në 2002, ajo u shfaq përkrah Adam Sandler në filmin që pati shumë sukses në biletari, Mr. Deeds. Në 2006, Ryder u rikthye në ekran pas një pushimi të shkurtër në filma të profilit të lartë si Star Trek. Në 2010, ajo u nominua për dy Screen Actors Guild Awards: si aktorja kryesore në When Love Is Not Enough: The Lois Wilson Story dhe si pjesë e kastit të Black Swan. Ajo gjithashtu u ribashkua me Tim Burton për Frankenweenie (2012). Që nga viti 2016, ajo luan rolin e Joyce Byers në serialin horror-mbinatyror të Netflix Stranger Things.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Film
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Televizion
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Videoklipe muzikore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | title | Artisti |
---|---|---|
1989 | "Debbie Gibson Is Pregnant with My Two-Headed Love Child" | Mojo Nixon, Skid Roper |
1990 | "The Shoop Shoop Song (It's In His Kiss)" | Cher |
1992 | "Love Song for a Vampire" | Annie Lennox |
1993 | "Locked Out" | Crowded House |
1998 | "Talk About The Blues" | John Spencer Blues Explosion |
2012 | "Here With Me" | The Killers |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Welcome". Palm Springs International Film Festival –Shortfest. 23 gusht 2007. Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2011. Marrë më 30 mars 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)