Jump to content

Xhamitë e Ulqinit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Në këtë listë janë të përfshira xhamitëKomunën e Ulqinit. Në hapësirën e qytetit ndodhen 7 xhami, ndërsa në rrethinë 20 xhami. Xhamitë e para në Ulqin u ndërtuan gjatë kohës së Perandorisë Osmane. Xhamia kryesore, në të cilën prinë krye-imami është Xhamia e Namazgjahut.

Në regjistrimin e pronave të vakëfit të vitit 1888 në territorin e Ulqinit, si dhe në rrethinën e ti kishte 12 prona të vakëfit: 11 xhami (Xhamia e qytetit, të Rrotlla - Xhamia e Pashës, Xhamia e Meterizit, Xhamia e Ranës, Xhamia e Mezgjahut, Xhamia e Kryepazarit, Xhamia e Lamit, Xhamia e Merasë, Xhamia e Bregut, Xhamia e Kollomzës, Xhamia e Zogajve) si dhe mejtepi “Fejzije”, me 2.385 rrënjë ullinj, 37 rallë toke dhe 17 shtëpi, duke i llogaritur edhe dyqanet me 4 bahçe.[1]

Xhamitë e tanishme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Emri Fotografia Viti Vendndodhja Përshkrimi
↓ Xhamitë në qytetin e Ulqinit ↓
Xhamia e Lamit
1689 Mëhallë të Re, Ulqin
41°55′53″N 19°12′24″E / 41.931387°N 19.206718°E / 41.931387; 19.206718 (Xhamia e Lamit)
Xhamia e Lamit është ndërtuar nga Haxhi Alia në vitin 1689. Në kompleksin e xhamisë hyn edhe gasulhanja.[2]
Xhamia e Pashës
1719 Ranë, Ulqin
41°55′33″N 19°12′14″E / 41.925833°N 19.203792°E / 41.925833; 19.203792 (Xhamia e Pashës)
Xhamia e Pashës është ndërtuar nga Kliç Aliu nga Stambolli. Kjo xhami posedon hamamin (banjo turke), të vetmin në Mal të Zi.[3]
Xhamia e Pashës është monument i mbrojtur kulturor i kategorisë III. [4]
Xhamia e Namazgjahut
1728 Çarshi, Ulqin
41°55′47″N 19°12′27″E / 41.929741°N 19.207574°E / 41.929741; 19.207574 (Xhamia e Namazgjahut)
Xhamia e Namazgjahut është ndërtuar nga Sulejman Mujali dhe sot është xhamia kryesore e Ulqinit, xhamia e kryeimamit. Njihet edhe si Xhamia e Mezgjahut ose e Pazarit.[2]
Xhamia e Namazgjahut është monument i mbrojtur kulturor i kategorisë III. [4]
Xhamia e Kryepazarit
1749
1995
Çarshi, Ulqin
41°55′51″N 19°12′33″E / 41.930737°N 19.209182°E / 41.930737; 19.209182 (Xhamia e Kryepazarit)
Xhamia e Kryepazarit është ndërtuar nga Nuradin Begu. Pas termetit të 1979-ës xhamia pësoi dëmtime të mëdha dhe më 1995 përfundoi restaurimi i saj.Njihet ndryshe si Xhamia e majapazarit.[5]
Xhamia e Bregut
1783
1986
Merajë, Ulqin
41°55′51″N 19°12′42″E / 41.930765°N 19.211586°E / 41.930765; 19.211586 (Xhamia e Bregut)
Xhamia e Bregut është ndërtuar nga Ahmet Gjyli. Pas termetit të 1979-ës xhamia pësoi dëmtime të mëdha dhe më 1986 përfundoi restaurimi i saj.[6]
Xhamia e Detarëve
1798
2012
Ranë, Ulqin
41°55′28″N 19°12′16″E / 41.924338°N 19.204497°E / 41.924338; 19.204497 (Xhamia e Detarëve)
Xhamia e Detarëve është ndërtuar nga Ibrahim Pashë Bushatliu nga Shkodra më 1789, ndërsa më 1931 u shkatërrua nga pushteti jugosllav. Në vitin 2012 përfundoj rindërtimi i xhamisë, falë dhurimeve të qytetarëve të Alaniasë, Turqi dhe të Ulqinit. Njihet edhe si Xhamia e Marninarëve ose e Ranës.[7][8][9]
Xhamia e Pinjeshit
2020 Pinjesh, Ulqin
41°55′33″N 19°12′48″E / 41.9257376°N 19.2133337°E / 41.9257376; 19.2133337 (Xhamia e Pinjeshit)
Ndërtimi i xhamisë ka filluar në vitin 2018, i financuar me mjete nga Kuvajti, ndërsa një e treta e parave është mbledhur nga qytetarët e Ulqinit. Përfundoi në vitin 2020, megjithatë, për shkak të pandemisë së COVID-19 nuk u hap zyrtarisht.[10]
↑ Xhamitë në qytetin e Ulqinit ↑
↓ Xhamitë në rrethinën e Ulqinit ↓
Xhamia e Kollomzës 1813
2015
Kollomzë
41°56′32″N 19°14′37″E / 41.942328°N 19.243727°E / 41.942328; 19.243727 (Xhamia e Kollomzës)
Xhamia e Pistullit 1890 Pistull
41°56′58″N 19°15′23″E / 41.949369°N 19.256358°E / 41.949369; 19.256358 (Xhamia e Pistullit)
Xhamia e Zogajve 1760 Zogaj
41°56′45″N 19°17′04″E / 41.945762°N 19.284531°E / 41.945762; 19.284531 (Xhamia e Pistullit)
Xhamia e Kërruçit 1890 Kërruç
41°58′52″N 19°10′18″E / 41.981051°N 19.171752°E / 41.981051; 19.171752 (Xhamia e Kërruçit)
↑ Xhamitë në rrethinën e Ulqinit ↑
↓ Xhamitë në Anën e Malit ↓
Xhamia e Bojkut 19982001 Bojk
42°02′16″N 19°17′02″E / 42.0376838°N 19.2838886°E / 42.0376838; 19.2838886 (Xhamia e Bojkut)
Xhamia e Klleznës
1917
1984
2013
Kllezën e Epërme
41°59′45″N 19°16′00″E / 41.995932°N 19.266600°E / 41.995932; 19.266600 (Xhamia e Klleznës)
Xhamia e Klleznës është ndërtuar në vitin 1917 me kontributin e besimtarëve vendas. Por, supozohet se xhamia për herë të parë është ndërtuar rreth vitit 1696, gjëgjësisht në kohën e ndërtimit të Urës së Klleznës. Xhamia është riparuar para vitit 1966, ndërsa në vitin 1984 u ndërtua plotësisht xhami e re, në themelet e xhamisë së rrënuar nga termeti i vitit 1979. Në vitin 2013 Xhamia e Klleznës u rindërtua përsëri.
Xhamia e Krythës
1725 Krythë
42°00′52″N 19°14′57″E / 42.014411°N 19.249298°E / 42.014411; 19.249298 (Xhamia e Krythës)
Xhamia e Katërkollës 1971 Katërkollë
42°00′17″N 19°18′36″E / 42.004586°N 19.309921°E / 42.004586; 19.309921 (Xhamia e Katërkollës)
Xhamia e Shasit 1880 Shas
41°59′27″N 19°19′29″E / 41.990844°N 19.324654°E / 41.990844; 19.324654 (Xhamia e Shasit)
Xhamia e Shtodrit 1835 Shtodër
41°59′05″N 19°22′28″E / 41.984731°N 19.374350°E / 41.984731; 19.374350 (Xhamia e Shtodrit)
Xhamia e Millës
1916
1969
1981
Millë
42°01′58″N 19°15′53″E / 42.032727°N 19.264676°E / 42.032727; 19.264676 (Xhamia e Millës)
Xhamia u ndërtua nga banorët e fshatave Kaliman, Bojk, Kosiq dhe Millë në vitin 1916. Në termetin e viti 1968 u rrënua, dhe në themelet e saj u ngrit xhamia e re. Në termetin e vitit 1979, xhamia u shkatërrua plotësisht. U rindërtua në vitin 1981.
Xhamia e Brajshës 1785 Brajshë
42°01′17″N 19°18′53″E / 42.021444°N 19.314722°E / 42.021444; 19.314722 (Xhamia e Brajshës)
Xhamia e Selitës 1835 Selitë
42°00′15″N 19°19′40″E / 42.004183°N 19.327795°E / 42.004183; 19.327795 (Xhamia e Selitës)
Xhamia e Dragajve 1856 Dragaj
42°00′46″N 19°21′01″E / 42.012861°N 19.350221°E / 42.012861; 19.350221 (Xhamia e Dragajve)
Xhamia e Sukobinës 1820 Sukobinë
42°00′54″N 19°21′28″E / 42.015039°N 19.357785°E / 42.015039; 19.357785 (Xhamia e Sukobinës)
Xhamia e Rashtishës së Poshtme 1801 Rashtishë e Poshtme
42°01′50″N 19°20′32″E / 42.030457°N 19.342188°E / 42.030457; 19.342188 (Xhamia e Rashtishës së Poshtme)
Xhamia e Rashtishës së Epërme 1983 Rashtishë e Epërme
42°02′51″N 19°19′36″E / 42.047434°N 19.326558°E / 42.047434; 19.326558 (Xhamia e Rashtishës së Epërme)
Xhamia e Kravarit të Poshtëm 1875 Kravar i Poshtëm
42°01′48″N 19°21′53″E / 42.030131°N 19.364732°E / 42.030131; 19.364732 (Xhamia e Kravarit të Poshtëm)
Xhamia e Kravarit të Epërm
1849
2014
Kravar i Epërm
42°03′06″N 19°21′04″E / 42.051640°N 19.350988°E / 42.051640; 19.350988 (Xhamia e Kravarit të Epërm)
Xhamia e Leskocit 1895
1981
2014
Leskoc
42°02′03″N 19°13′11″E / 42.0342444°N 19.2196691°E / 42.0342444; 19.2196691 (Xhamia e Leskocit)
Xhamia e Leskocit u ndërtua nga Abdyl Hamiti II në vitin 1895. Pas termetit të 1979-ës xhamia pësoi dëmtime të mëdha dhe më 1981 u ngrit xhamia e re. Xhamia u rinovua më 2014.
↑ Xhamitë në Anën e Malit ↑

Xhamitë e mëparshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Emri Fotografia Viti Vendndodhja Përshkrimi
Xhamia e Meterizit 1670 Meteriz, Ulqin
41°55′32″N 19°12′03″E / 41.925619°N 19.200859°E / 41.925619; 19.200859 (Xhamia e Meterizit)
Xhamia e Meterizit ishte xhamia e parë e ndërtuar në Ulqin më 1670, para portës veriore të Kalasë. Më 1890 është rrënuar nga malazezët, 10 vjet pasi Mali i Zi pushtoj Ulqinin. Sot, në vendin e xhamisë ekziston një kishë ortodokse serbe.[2]
Xhamia e Kalasë
1510
1571
1693
Kala, Ulqin
41°55′28″N 19°12′05″E / 41.924570°N 19.201312°E / 41.924570; 19.201312 (Xhamia e Kalasë)
Ndërtesa e Xhamisë së Kalasë është ndërtuar origjinalisht si Kisha e Shën Mërisë më 1510, kurse më pushtimin osman të Ulqinit kisha u kthye në xhami, e njohur si Xhamia e Sulltan Selimit II. Më 1693, Haxhi Halil Skura ia shton minarenë xhamisë, edhe më vonë njihet si Xhamia e Halil Skurës. Pas pushtimit të Ulqinit nga malazezët më 1880, funksioni fetar i saj përfundon. Pas vitit 1880 do të përdoret si depo, e nga viti 1975 si ndërtesa e sektorit arkeologjik të Muzeut të Ulqinit. Sot kjo ndërtesë njihet si Kisha-Xhami e Ulqinit.[11][12]
Kisha-Xhami e Ulqinit është monument i mbrojtur kulturor i kategorisë II. [4]
Xhamia e Merasë 1779 Merajë, Ulqin
41°55′48″N 19°12′44″E / 41.929907°N 19.212286°E / 41.929907; 19.212286 (Xhamia e Merasë)
Xhamia e Merasë është ndërtuar nga kapiten Lika Ceni nga Ulqini më 1779. Më 1968 ajo do të rrënohet nga qeveria komuniste jugosllave, sepse sipas tyre xhamia paraqiste "nacionalizëm të tepruar". Sot në vendin e xhamisë ekziston një vendparkim, i cili i takon vakëfit të xhamisë, edhe pse inekzistente.[13]
Emri Fotografia Viti Vendndodhja Përshkrimi
Teqeja e Sa'adive Kodra, Ulqin
Teqeja e Sa'adive është teqeja e vetme në Ulqin dhe i përket urdhërit dervish sa'adi. Njihet edhe si Teqeja e Shejh Rasim Llollës.[14]
  1. ^ Objektet fetare dhe historike Islame ne Ulqin (I)Gazeta Islame Elif
  2. ^ a b c Objektet fetare dhe historike Islame ne Ulqin.1
  3. ^ "Xhamia e Pashës". Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2013. Marrë më 27 maj 2014.
  4. ^ a b c MONUMENTET E MBROJTURA KULTURORE NË ULQIN
  5. ^ "Xhamija në krye të pazarit". Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2013. Marrë më 27 maj 2014.
  6. ^ "Xhamia e Bregut". Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2013. Marrë më 27 maj 2014.
  7. ^ "Xhamija e marinarëve". Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2013. Marrë më 27 maj 2014.
  8. ^ Në Ranë të Ulqinit u perurua objekti i xhamisë së detarve
  9. ^ Ali BARDHI: DILEMAT RRETH XHAMISË NË MAHALLËN E RANËS NË ULQIN
  10. ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
  11. ^ Shënime për xhaminë e “Kalasë”
  12. ^ "Kisha Xhamija". Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2013. Marrë më 27 maj 2014.
  13. ^ Xhamia e “Merasë” në Ulqin
  14. ^ Tekija „Saadi“ u Ulcinju: CUVARI TRADICIJE

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]