Jump to content

Çmimi i madh i Monakos 2008

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
  F1 Monako - 2008
Statistikat
Gara e 6 nga 18 në vitin 2008.

Data 25 maj, 2008
Vendi Circuit de Monaco
Drejtimi Qarku rrugorë
2.08 mi / 3.34 km
Distanca 76 xhiro, 158.08 mi / 253.84 km
Moti Wet
Pol pozita
Piloti Brazil Felipe Massa Ferrari
Koha 1:15.787
Xhiro më e shpejtë
Piloti Finlanda Kimi Räikkönen Ferrari
Koha 1:16.689 (74)
Podiumi
I pari Britania e Madhe Lewis Hamilton McLaren Mercedes
I dyti Polonia Robert Kubica BMW Sauber
I treti Brazil Felipe Massa Ferrari

Çmimi i Madh i Monakos për vitin 2008 ishte F1 gara e gjashtë ve sezonit të vitit 2008 në Formula Një e organizuar nga FIA¨. Gara u zhvillua më 25 majCircuit de MonacoMonte Carlo dhe La CondamineMonaco. Garën e fitoi britanezi Lewis Hamilton, pjestarë i ekipit McLaren Mercedes, kurse i dyti u radhit polaku Robert Kubica nga BMW Sauber dhe Felipe Massa nga Ferrari ishte i treti.

Kjo ishte gara e 200-të e pilotit Giancarlo Fisichella i cili në karierën e tijë ishte pjesë e ekipeve Minardi, Sauber, Jordan, Renault, Benetton, kurse në këtë garë ishte pjesë e ekipit Force India.

Kjo ishte gara e parë e sezonit me pistë të lagur. Gara duhej të përfundonte pas 78 xhirove, por përfundoi pas 76 xhirove pasi që u arrit koha e kufizuar 2 orëshe.

Piloti i Ferrarit, Kimi Räikkönen, ishte piloti më i shpejtë në sesionin e parë të ushtrimeve, kurse Lewis Hamilton ishte i dyti megjithëse ishte më i shpejtë në pjesën më të madhe të sesionit.[1] Në sesionin e dytë Hamilton ishte më i shpejtë se Räikkönen dhe për gjysmë sekonde më i shpejtë se piloti i Williamsit, Nico Rosberg.[2] Kolegu i Hamiltonit, Heikki Kovalainen, ishte më i shpejti në sesionin e tretë, por pak më vonë kishte një aksident dhe dëmtoi makinën.

Sesioni i parë

Sesioni filloi me pilotin e ekipit Toro Rosso, Sebastien Vettel i cili u dënua me pesë pozita zhvendosje prapa për shkakë të ndërrimit të ndërruesit të shpejtësive të veturës. Shkaku i ndërrimit ishte ndërruesi i përdorur në garën e mëparshme në Turqi, nuk mund të përdorej në modelin e ri STR3.[3] Më vonë në pistë u paraqit dhe Giancarlo Fisichella i cili gjithashtu u dënua me pesë pozita zhvendosje prapa për arsyen e njetë.[4]

Felipe Massa arriti kohën më të shpejtë ne sesionin e parë i përcjellur nga Hamilton si i dyti dhe Kovalainen i treti, kurse nga pilotët që nuk arritën të kualifikoheshin në sesionin e dytë ishin Nelson Piquet Jr., Sebastien Vettel, Adrian Sutil dhe Giancarlo Fisichella.

Sesioni i dytë

Përsëri Massa arriti xhiron më të shpejtë i përcjellur nga Rosberg dhe pas tijë dy pilotët e ekipit McLarens. Këtë herë Timo Glock, Jenson Button, Nick Heidfeld, Kazuki Nakajima dhe Rubens Barrichello ishin ata që nuk u kualifikuan. Kjo ishte hera e parë që Heidfeld ishte më dobët se dhjet të parët.[5]

Sesioni i tretë

Në sesionin e fundit të dy pilotët e Ferrarit arritën në dy pozitat e para, Massa i pari dhe Räikkönen i dyti.[6] Në rreshtin e dytë u radhitën dy pilotët e ekipit McLarens, pastaj Robert Kubica, Rosberg, Fernando Alonso, Jarno Trulli dhe Mark Webber. David Coulthard ishte i vetmi i cili nuk arriti të shënojë kohë kualifikimi në këtë sesion për shkak të dëmtimeve të veturës së tijë në sesionin e dytë.

Garën e fitoi britanezi Lewis Hamilton për ekipin McLaren.
Felipe Massa arriti pozitën e parë në kualifikime, por arriti vetëm pozitën e parë prapa pilotit Robert KubicaBMW Sauber.

Gara filloi nën reshje të shiut që zgjati për njëzet minuta të garës, kështu pilotët filluan garën me goma të lagura.

Gjatë kohës së xhiros së radhitjes motori i veturës së Kovalainen-it ndaloi kështu që ai duhej të e fillonte garën nga vija e mekanikëve në vend të të filloite si i katërti. Në fillim të garës Hamilton tejkaloi Räikkönen dhe u radhit i dyti. Në xhiron e dytë Button u ndesh me Heidfeld duke dëmtuar pjesën e përparme të veturës së vetë dhe u detyrua të largohej nga gara.

Në xhiron e tetë David Coulthard u ndesh me barierat në kthesën Casino Square. Pak më vonë Sebastian Bourdais bëri të njejtin gabim dhe u ndesh me veturën e Kult'hardit duke bërë që të paraqitej vetura e sigurisë dhe të qëndrojë për dy xhiro. Në ndërkohë Fernando Alonso u fërkua me barierat dhe dëmtoi pjesën e djathtë të veturës. Ai u paraqit tek mekanikët dhe montoi gomat për kohë ekstreme të lagët. Vetura e sigurisë u largua në fund të xhiros së dhjetë 10.

Massa rrëshqiti në xhiron e 15-të duke i mundësuar që Kubica të merrte udhëheqjen. Dy xhiro më vonë Heidfeld u gjet në telashe duke humbur disa pozita. Ai u paraqit tek mekanikët në fund të xhiros së 18-të duke u rikthyer në garë si i 11-ti.

Pasi shiu u ndal në xhiron e 18-të, koha për relizimin e një xhiroje filloi të bie nga 1 minutë e 34 sekonda për xhiro në 1 minutë e 30 sekonda.

Në xhiron e 26 disa pilotë filluan të paraqiten tek mekanikët për goma dhe derivate. Räikkönen bëri gabim në kthesën e parë dhe dëmtoi krahun e tijë të përparmë duke u detyruar të paraqitej tek mekanikët ku qëndroi relativisht gjatë shkakë edhe i mbushjes me derivate. Në pistë u rikthye i gjashti, pas Sutil të ekipit Force India.

Në xhiron 33, Massa u paraqit tek mekanikët për goma dhe derivate duke i mundësuar që Hamilton të merrte udhëheqjen. Massa u rikthye para Kubicës. Disa xhiro më vonë, vetura e Fizikellës kishte problem me ndërruesin e shpejtësive duke e bërë që të largohej nga gara.

Meqë pista filloi të thahej pilotët filluan të ndërronin gomat për pistë të tharë, Alonso mori këtë hap i pari në xhiron e 46-të i përcjellur sëshpejti nga Webber dhe Piquet. Në xhiron e 47-të Piquet përfundoi në barierë dhe u largua nga gara.

Në xhiron e 61-të Nico Rosberg përfundoi gjithashtu në barierë duke shkaktuar që pjesë nga vetura të shpërndaheshin në pistë dhe duke detyruar që përsëri në pistë të paraqitej vetura e sigurisë.

Gara rifilloi në xhiron e 68-të, ku në dalje të tunelit Räikkönen humbi kontrollin dhe u ndesh me pjesën e prapme të veturës së gjermanit Adrian Sutil i cili ishte i katërti pasi kishte filliar si i 18-ti. Sutil u detyrua të largohej nga gara kurse Räikkönen vazhdoi garën duke përfunduar si i nënti dhe duke arritur xhiron më të shpejtë në garë.

Nuk kishte ndryshime tjera gjersa gara u mbyll pas dy orëve të kufizurara gjë që bëri që të zhvilloheshin 76 xhiro në vend të 78 xhirove të parapara për garë.

Poz. Nr. Piloti Ekipi Pjesa 1 Pjesa 2 Pjesa 3 Lëvizje
1 2 Brazil Felipe Massa Ferrari 1:15.190 1:15.110 1:15.787 1
2 1 Finlanda Kimi Räikkönen Ferrari 1:15.717 1:15.404 1:15.815 2
3 22 Britania e Madhe Lewis Hamilton McLaren-Mercedes 1:15.582 1:15.322 1:15.839 3
4 23 Finlanda Heikki Kovalainen McLaren-Mercedes 1:15.295 1:15.389 1:16.165 4
5 4 Polonia Robert Kubica BMW Sauber 1:15.977 1:15.483 1:16.171 5
6 7 Gjermania Nico Rosberg Williams-Toyota 1:15.935 1:15.287 1:16.548 6
7 5 Spanja Fernando Alonso Renault 1:16.646 1:15.827 1:16.852 7
8 11 Italia Jarno Trulli Toyota 1:16.306 1:15.598 1:17.203 8
9 10 Australia Mark Webber Red Bull-Renault 1:16.074 1:15.745 1:17.343 9
10 9 Britania e Madhe David Coulthard Red Bull-Renault 1:16.086 1:15.839 pa kohë 15
11 12 Gjermania Timo Glock Toyota 1:16.285 1:15.907 10
12 16 Britania e Madhe Jenson Button Honda 1:16.259 1:16.101 11
13 3 Gjermania Nick Heidfeld BMW Sauber 1:16.650 1:16.455 12
14 8 Japonia Kazuki Nakajima Williams-Toyota 1:16.756 1:16.479 13
15 17 Brazil Rubens Barrichello Honda 1:16.208 1:16.537 14
16 14 Franca Sébastien Bourdais Toro Rosso-Ferrari 1:16.806 16
17 6 Brazil Nelson Piquet Jr. Renault 1:16.933 17
18 15 Gjermania Sebastian Vettel Toro Rosso-Ferrari 1:16.955 19
19 20 Gjermania Adrian Sutil Force India-Ferrari 1:17.225 18
20 21 Italia Giancarlo Fisichella Force India-Ferrari 1:17.823 20
  • ' Sebastian Vettel u dënua me pes pozita prapa.[7]
  • ' Giancarlo Fisichella u dënua me pes pozita prapa.[8]
  • ' David Coulthard u dënua me pes pozita prapa.[9]
Poz. Nr. Piloti Ekipi Xhiro Koha/Mbetja Lëvizje Pikë
1 22 Britania e Madhe Lewis Hamilton McLaren-Mercedes 76 2:00:42.742 3 10
2 4 Flamuri Robert Kubica BMW Sauber 76 +3.064 5 8
3 2 Brazil Felipe Massa Ferrari 76 +4.811 1 6
4 10 Australia Mark Webber Red Bull-Renault 76 +19.295 9 5
5 15 Gjermania Sebastian Vettel Toro Rosso-Ferrari 76 +24.657 19 4
6 17 Brazil Rubens Barrichello Honda 76 +28.408 14 3
7 8 Japonia Kazuki Nakajima Williams-Toyota 76 +30.180 13 2
8 23 Finlanda Heikki Kovalainen McLaren-Mercedes 76 +33.191 4 1
9 1 Finlanda Kimi Räikkönen Ferrari 76 +33.792 2
10 5 Spanja Fernando Alonso Renault 75 +1 xhiro 7
11 16 Britania e Madhe Jenson Button Honda 75 +1 xhiro 11
12 12 Gjermania Timo Glock Toyota 75 +1 xhiro 10
13 11 Italia Jarno Trulli Toyota 75 +1 xhiro 8
14 3 Gjermania Nick Heidfeld BMW Sauber 72 +4 xhiro 12
Pilotët që nuk mbaruan garë
Ret 20 Gjermania Adrian Sutil Force India-Ferrari 68 18
Ret 7 Gjermania Nico Rosberg Williams-Toyota 61 6
Ret 6 Brazil Nelson Piquet Jr. Renault 47 17
Ret 21 Italia Giancarlo Fisichella Force India-Ferrari 37 20
Ret 14 Franca Sébastien Bourdais Toro Rosso-Ferrari 7 16
Ret 9 Britania e Madhe David Coulthard Red Bull-Renault 7 15
  1. ^ Matt Beer (22 maj 2008). "Raikkonen fastest in practice 1 - Monaco" (në anglisht). Autosport.com. Marrë më 26 maj 2008.
  2. ^ Matt Beer (22 maj 2008). "Hamilton controls practice 2 - Monaco" (në anglisht). Autosport.com. Marrë më 26 maj 2008.
  3. ^ Noble, Jonathon (2008-05-24). "FIA confirms Vettel's grid penalty". Autosport.com. Marrë më 2008-05-26. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Noble, Jonathon (2008-05-24). "Fisichella facing grid penalty". Autosport.com. Marrë më 2008-05-26. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Monaco Saturday quotes: BMW". Autosport.com. 2008-05-24. Marrë më 2008-05-26. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Post-qualifying press conference - Monaco". Autosport.com. 2008-05-24. Marrë më 2008-05-26. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Vettel to get gearbox change penalty". Autosport.com. 19 maj 2008. Marrë më 19 maj 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Fisichella frustrated by poor qualifying". Autosport.com. 24 maj 2008. Marrë më 24 maj 2005. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Coulthard gets five-place grid penalty". Autosport.com. 25 maj 2005. Marrë më 26 maj 2005. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "【F1】一貴"納豆走法"で7位!モナコで日本人初入賞". Sankei Sports. 2008-05-26. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2008. Marrë më 2008-05-26. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]