Adam Smith
Adam Smith (5 qershor 1723 – 17 korrik 1790) është një filozof dhe ekonomist skocez i Iluminizmit. Ai qëndron në histori si babai i shkencës ekonomike moderne, vepra kryesore e të cilit, Pasuria e kombeve, është një nga tekstet themeltare të liberalizmit ekonomik. Profesor i filozofisë morale në Universitetin e Gllasgout, ai i kushtoi dhjetë vite të jetës së tij këtij teksti që frymëzoi ekonomistët e mëdhenj pasardhës, ata që Karl Marks do t’i quante « klasikët » dhe që do të hidhnin parimet kryesore të liberalizmit ekonomik.
Shumica e ekonomistëve e konsiderojnë Smithin si «babain e ekonomisë politike» megjithatë, disa, si austriaku Jozef Shumpeter dhe amerikani Murrej Rothbard, e kanë quajtur një autor të vogël, duke konsideruar që vepra e tij përmbante pak ide origjinale dhe që këto të fundit ishin të gabuara.[1][2].
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Schumpeter, Joseph, History of Economic Analysis
- ^ Rothbard, Murray N., Economic Thought Before Adam Smith
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]