Jump to content

Albanofilia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Flamuri i Shqipërisë .

Albanofilia (fjalë për fjalë dashuria për Shqipërinë dhe shqiptarët) është shprehje e dashurisë nga një person joshqiptar me interes ose vlerësim të fortë për gjuhën shqipe, kulturën shqiptare, letërsinë shqipe, historinë shqiptare ose popullin shqiptar .

Albanofilia në Evropë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Austriaku Theodor IppenShkodër me kostum tradicional. (1900)

Johann Erich Thunmann në shekullin e 18-të mbështeti teorinë e autoktonisë së shqiptarëve [1] dhe gjithashtu prezantoi teorinë e origjinës ilire të shqiptarëve. [2] [3] Më vonë Gustav Meyer vërtetoi se gjuha shqipe ishte pjesë e familjes indo-evropiane . [4]

Në vitin 2001 gjatë kryengritjes në Maqedoni ministri i Jashtëm gjerman Joschka Fischer deklaroi se çështja shqiptare në Ballkan nuk është zgjidhur si duhet. Rreth vitit 1912 Gjermania dhe Austria mbështetën një Shqipëri të Pavarur, duke përfshirë në kuadër të saj edhe qytete si Parga, Tetova dhe Prishtina . [5]

Albanofilia në Ballkan

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pallati Shqipëria natën

Partia Federaliste Malazeze ishte e vetmja parti në Mal të Zi që promovoi teorinë e prejardhjes së përbashkët ilire me shqiptarët. Teoricieni i partisë, Sekula Drljević, promovoi idetë e një etnie të veçantë malazeze (ide këto që u bënë më ekstreme gjatë viteve 1930), duke argumentuar se malazezët ashtu sikurse shqiptarët ishin ilirë . [6] Ai mes tjerash shkroi:

Racat janë bashkësi gjaku, ndërsa njerëzit janë krijesa të historisë. Me gjuhën e tyre populli malazez i përket komunitetit gjuhësor sllav. Me gjakun e tyre, megjithatë, ata i përkasin [popujve dinarik]. Sipas shkencës bashkëkohore të racave evropiane, popujt [dinarik] e kanë prejardhjen nga ilirët. Prandaj, jo vetëm farefisnia, por identiteti i formave të caktuara kulturore midis popujve dinarikë, që nga shqiptarët e deri te tirolozët e jugut, të cilët janë ilirë të gjermanizuar. [7]

Albanofilë të shquar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Partitë politike proshqiptare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Elsie, Robert (19 mars 2010). Historical Dictionary of Albania. Scarecrow Press. fq. 159. ISBN 978-0-8108-7380-3. Johann Erich Thunmann (1746–1778) of the University of Halle first disseminated the theory of the autochthony of the Albanians {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Schwandner-Sievers, Stephanie; Fischer, Bernd Jürgen (2002). Albanian Identities: Myth and History. Indiana University Press. fq. 75. ISBN 0-253-34189-2. Although the first major exposition of the Illyrian theory, published by the German scholar Johann Thunmann in 1774... {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Stipčević, Aleksandar (1977). The Illyrians: history and culture. Noyes Press. fq. 73. ISBN 978-0-8155-5052-5. The first one who clearly formulated the thesis of the Illyrian origin of the Albanians, was the German historian Johannes Thunmann in the eighteenth century. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Philip Baldi (1983). An Introduction to the Indo-European Languages. SIU Press. fq. 87–88. ISBN 978-0-8093-1091-3. In fact, Albanian was not established definitively Indo-European until the latter part of the nineteenth century, when certain structural and lexical correspondences that demonstrated the Indo-European character of the language were noted (especially by Gustav Meyer) {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "deutschland-und-die-albanische-frage". blaetter. Marrë më 17 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Morrison, Kenneth (2009). Montenegro: A Modern History. I.B. Tauris. fq. 47–49. ISBN 978-1845117108. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Banac, Ivo (1984). The National Question in Yugoslavia: Origins, History, Politics. Ithaca, New York: Cornell University Press. fq. 290. ISBN 978-0-8014-9493-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Péter, László; Rady, Martyn C.; Studies, University of London. School of Slavonic and East European (1 janar 2004). British-Hungarian relations since 1848. Hungarian Cultural Centre. fq. 170. ISBN 978-0-903425-73-5. Edith Durham, the noted Albanophile, comes here to mind. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)