Jump to content

Artmotion

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Artmotion
Themeluar në2004
Zyrat qendrore,
Zona e shërbimit
Kosovë
Njerëzit kyç
Kushtrim Gojani (drejtor ekzekutiv)
ProdhimiSherbime të telekomunikimit
ShërbimetISP
Cable TV
Faqja e internetitwww.artmotion.net

Artmotion SH.P.K. është kompani kosovare e angazhuar me ofrimin e internetit dhe televizionit kabllor, si dhe kompani mediatike e angazhuar me prodhimin e programeve televizive origjinale dhe transmetimin e programeve të licensuara. Ajo ofron televizion përmes teknologjisë IPTV dhe OTT. Ajo është ndër shërbimet dominante të televizionit kabllor dhe internetit në Kosovë, duke qëndruar në konkurrencë me kompanitë IPKO, Kujtesa dhe TelKos.

Kompania u themelua në vitin 2004, fillimisht si ofrues i internetit në rajonin e Prishtinës. Në vitin 2008 i zgjeroi operacionet përrreth Kosovës dhe në 2011 filloi shërbimin e televizionit kabllor. Pas një ribrendimi në 2018 filloi si platformë kabllore televizive për herë të parë me kanale vetanake, me ç'rast u inkuadrua që atëherë edhe televizioni privat Klan Kosova.

Në vitin 2022, Artmotion njoftoi që do të fillonte marrëveshje me kompaninë mediatike shqiptare DigitAlb, për t'i sjellur kanalet e platformës së saj (duke përfshirë Top Channel) në Kosovë. Kjo vjen pasi DigitAlb ndërpreu kontratën e vet me Ipkon.[1]

Platforma në 2022 ka bashkuar programacionin me platformën Kujtesa, duke kombinuar kanalet televizive dhe duke blerë së bashku licensat e ligave sportive. Ajo gjithashtu prodhon emisionin Big Brother VIP Kosova përmes një bashkëpunimi me Banijay [en].[2]

Kampionate sportive

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2018 kompania nisi me transmetimet e basketbollit vendor nga Superliga, Liga e Parë, Liga e Femrave, Ligat e të rinjëve dhe kombëtarja. Pas basketbollit vendor në platformë u shtuan edhe garat rally me vetura si dhe futbolli argjentinas dhe Kupa e Gjermanisë, si dhe liga të ndryshme nga hendbolli, volejbolli, atletika dhe noti.

Muajt në vazhdim sollën në Artmotion edhe garat e shpejtësisë në Formula 1 dhe Moto GP si dhe Judon e kikboksin që erdhi me Enfusion dhe One Championship, para se më pas të arriheshin edhe të drejtat nga liga më e rëndësishme e basketbollit në botë, NBA dhe poashtu ABA Liga Rajonale. Artmotion gjatë kësaj kohe poashtu bëri të ditur se ka blerë të drejtat e UEFA Ligës së Kampionëve, Europa League dhe Conference League duke nisur nga sezoni 2021/22.

Fillimi i sezonit 2020/21 në këtë platformë nisi me Superligën e Kosovës në Futboll teksa ndeshja e parë e transmetuar ishte Trepça - Arbëria. Në muajin tetor platformës iu bashkua edhe Bundesliga, duke vijuar me hyrjen në esport me Counter Strike: Global Offensive.

Me të përfunduar stinori 2020/21 në verën e vitit 2021, Artmotion bëri zyrtare edhe blerjen e të drejtave të La Ligas dhe Ligue 1 e më pas poashtu platformës përmes kanaleve Arena Sport iu bashkangjit edhe Serie A italiane.

Komentatorë sportivë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo listë përfshin komentatorë të rregulltë. Në raste ka komentatorë të përkohshëm që përcjellin garat e Formula 1, NBA dhe CS:GO.

  • Agon Fehmiu
  • Arlind Sadiku
  • Andi Shabani
  • Arbon Flugaj
  • Engjëll Bërbatovci
  • Emanuell Syla
  • Lirim Peci
  • Naim Selmani
  • Ulpiana Emra
  • Valon Krasniqi

Artmotion ka një stancë të rreptë kundër piratërisë. Në vitin 2019, Artmotion iu drejtua Autoritetit të Mediave Audiovizive duke iu ankuar që platforma TiboShqipëri po i bënte piratëri. Sipas saj, Tibo transmetonte RTK-në, Klan Kosovën, Radio Televizionin Dukagjini, dhe televizionin maqedonas Alsat pa leje. Artmotion pretendoi që ajo i pati të drejtat ekskluzive për shpërndarjen dhe transmetimin e tyre. DigitAlb dhe Tibo u njoftuan nga AMA që nga 1 nëntor 2019 nuk do t'i kishin të drejtat e transmetimit për ato kanale.[3] Në maj 2020, kjo ankesë iu zgjat edhe kanaleve të 21 Media-s - RTV21 dhe TV 21 Maqedoni. Përmes Gazetës Shqip (që ndan të njëjtën kompani prind si DigitAlb), DigitAlb e deklaroi këtë ide si lajm të rremë, duke thënë se i pati shkëputur lidhjet me disa prej televizioneve në fjalë përpara ankesës.[4]

Ndërkohë Tibo, që ka pasur probleme ligjore me DigitAlb-in që disa vite, e konsideroi Artmotion-in si aleat në shtyrje të qëllimeve të tij - meqë konstatoi se për shumicën e kanaleve që u emërtuan si "pa leje" i ka të drejtat përmes DigitAlb-it. Kontrata dhjetëvjeçare mes Tibo-s dhe DigitAlb-it u parapa që t'i përfitonte të drejtat, me DigitAlb-in si nënlicensues i kanaleve në pyetje (përveç Alsat-it). Gjithashtu konstatoi që marrëveshja për transmetimin e Alsat-it u nënshkrua me Alsat-in personalisht. Tibo gjithashtu deklaroi që i përmbahej kërkesës, duke i dhënë një kohë tranzitore pas shkëputjes së kontratës.[5][6]

Vitin tjetër, operatori kosovar TelKos priti shkëputjen e marrëveshjeve me T7, Dukagjinin, Kanal10 dhe Alsat dhe ndalimin e njëkohshëm të sinjalit, si pasojë e kalimit të të drejtave tek Artmotion. Me \ë ndodhur kjo, Klan Kosova pretendoi që TelKos "nuk ka treguar gatishmëri" për të bërë marrëveshje, dhe se pati provuar për "tre muaj e fundit". Një gjë të tillë korroboruan edhe T7, Dukagjini dhe Kanal10.[7] Në një komunikatë përmes Koha.net, TelKos e quajti këtë veprim "tejet tendencioz dhe me prapaskenë diskriminuese me qëllim për të dëmtuar imazhin e kompanisë".[8] Me blerjen e licensës së kanaleve vendore në 2021, TelKos i riktheu kanalet e lartpërmendura, por përfitoi edhe kanalet ekskluzive të plaformës Artmotion, duke sygjeruar që blerja e kanaleve vetanake ishin kushti për të rikthyer T7, Dukagjinin, Kanal10 dhe Alsat në shërbimin kabllor.[9]

Kanale ekskluzive

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Kino 1
  • Kino 2
  • Kino 3
  • Doku 1
  • Doku 2
  • Sport 1
  • Sport 2
  • Sport 3
  • Sport 4
  • Sport 5
  • Sport 6
  • PRIME
  • Episode
  • Prince Kids
  • Beat TV
  • Gurmania Channel
  • Big Brother VIP Kosova 1
  • Big Brother VIP Kosova 2
  1. ^ webadmin (2022-03-30). "Digitalb tani me ekskluzivisht ne Artmotion". Artmotion. Marrë më 2023-06-09.
  2. ^ "Big Brother Reaches 65th Market". Banijay (në anglisht). 2022-11-30. Arkivuar nga origjinali më 2023-03-04. Marrë më 2022-12-06.
  3. ^ "Art Motion i drejtohet AMA-s/ DigitAlb e Tibo po bëjnë pirateri". cna.al. 2020-05-10. Marrë më 2023-06-09.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ "Art Motion mashtron publikisht, DigitAlb nuk transmeton kanalet Klan Kosova dhe Alsat M". Gazeta Shqip. 2020-05-11. Marrë më 2023-06-09.
  5. ^ "DGA-TIBO - Kontrata 2020" (PDF). tibo.tv. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 2023-06-09. Marrë më 2023-06-09.
  6. ^ "TIBO i përgjigjet Digitalb-it: Transmetimet sipas fazës tranzitore të kontratës". TIBO NEWS (në anglishte amerikane). 2021-12-25. Marrë më 2023-06-09.
  7. ^ Z, Sh (2021-04-21). "Operatorit "Telkos" ia ndalin sinjalin tri kanale televizive vendore, nuk iu ofroi marrëveshje". Klan Kosova. Marrë më 2023-06-09.
  8. ^ "Telkos: Komunikatë për media". Koha.net. 2022-05-22. Marrë më 2023-06-09.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  9. ^ Mehmeti, Besarta (2022-09-30). "Nga nesër Telkos pasurohet edhe me 64 kanale të reja, prej tyre 21 sportive". tëvë1.info. Marrë më 2023-06-09.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]